Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E ngrėna e ligė tė sjell dergjen, e dergja tė sjellvdekjen
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 118 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Dhimitėr Pasko
Nė 4 maj 1966 mbylli syė Dhimitėr Pasko ose shumė i njohuri Mitrush Kuteli, shkrimtar, ekonomist, publicist dhe pėrkthyes. E pati nisur krijimtarinė letrare qysh nė vitet '30, kur botonte "Net shqiptare", "Kapllan Aga i Shaban Shpatės", "Ago Jakupi", si dhe hartonte mjaft vepra ekonomike. Pas ēlirimit, Kuteli botoi "Pylli i gėshtenjave", "Tregime tė moēme shqiptare", "Baltė nga kjo tokė" , "Nė njė cep tė Iirisė sė Poshtme", etj, si dhe bėri mjaft pėrkthime tė paarritshme tė shkrimtarėve tė mėdhenj botėrore, qė e vendosin nė piedestalin e pėrkthyesve tanė mė tė mirė.

Alberto Blest Gana'
Nė 4 maj 1830 lindi shkrimtari kilian Alberto Blest Gana', themeluesi i realizmit kritik nė letėrsinė e vendit tė vet dhe nė atė latinoamerikan. Veprat e tij mė tė mira, romane, jane: "Dashuria e parė", "Babai i familjes", "Martin Rives", "Aritmetikė e dashuri", etj. Vdiq nė vitin 1920. Antuan Augustini
Nė 4 maj 1900 lindi nė Paris Antuan Augustini, skulptor kroat, i cili ndėrmjet veprave tė shumta qė krijoi, u dallua veēanėrisht pėr portretet. Ndėrmjet kėtyre portreteve ėshtė edhe njė portret i heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastrioti Skendėrbeu.

Xhovani Batista Graci
Nė 4 maj 1925 u nda nga jeta Xhovani Batista Graci, fiziolog, qė u mor mjaft me sėmundjet ngjitėse dhe sidomos me malarjen. Ai pėrshkroi ciklin e plotė tė zhvillimit tė mikrobit tė kėsaj sėmundjeje , duke vėrtetuar se bartėsi i vetėm i tij ishte mushkonja anofele.
Letersi :: Cikėl letrar: Prezantojmė poetin arbėresh Vorea Ujko
Postuar nga: Fiori

Letersi Nė vazhdim tė ciklit "Tė Njohim Shkrimtarėt Shqiptarė", sjellim sot me rastin e pėrvjetorit tė vdekjes autorin:

Vorea Ujko

… ėshtė pseudonimi i Domeniko Beliēit. Vorea, ka lindur nė fshatin Frasnita (Frascineto, Kalabri, Itali) mė 1931. Ai ka qėnė prift si dhe ka studiuar pėr letėrsi dhe ka punuar si mėsues i letėrsisė nė Firmo.

Poezia e Ujkos shquhet pėr pėrmallimin dhe krenarinė qė ndien poeti pėr Shqipėrinė. Ai bėn pėrpjekje, ashtu si pėrgjithėsisht tė gjithė poetėt e rinj arbėreshė, qė t'i afrohen gjuhės sė sotme shqipe.

Krijimet e Ujkos janė publikuar nė antologji dhe publikime nė Itali, Shqipėri dhe Kosovė. Ai ėshtė pasardhėsi i shkrimtarėve arbėreshė tė shek. tė 19tė De Rada dhe Serembe, krijimet e tė cilėve ai i njihte mirė dhe i admironte. Nė krijimtarinė e Ujkos vihet re jo vetėm ndjenja atdhetare dhe romantike pėr Shqipėrinė, veti kjo e shkrimtarėve shqiptarė nė mėrgim, por edhe ndjenja e forte e lidhjes sė tij me kulturėn dhe paraardhėsit Ballkanas, edhe pse ata kishin pesėqind vjet nė dhe tė huaj.

Vorea Ujko vdiq nė njė aksidenti automobilistik mė 26, Janar 1989.

Publikime:
• Zgjimet e gjakut, Castrovillari;
• Kosovė, Cosenza 1973 (Kosovo);
• Mote moderne, Schiavonea 1976 ;
• Ankth, Priština 1979 (Anguish);
• Stinėt e mia, Corigliano Calabro Stazione 1980;
• Kėngė arbėreshe, Tirana 1982 ;
• Burimi, Tirana 1985 ;
• Hapma derėn, zonja mėmė, Tirana 1990.

Moment Arberesh

E dua kumbonaren bizantine
ne mes te qiellit te kaltert
qe pingultaz zbret ne shpirtin tone
ndersa mbremja merr ngjyra manushaqje
dhe vajza e endrravet
bisedon kokulur
Ne pragun e deres
Keshtu pergjumshem e vetmitar
me vijne para sysh
levizjet e femijnise
dhe fytyra fatkeqe e Garantines
Dhe arrin nga largesia e hijevet
troku i kalit te Konstantinit
qe qaset me shpatulla vdekje
Dhe nje jehone arbereshe
deperton ajrin e zemren
e ngjitet perpjete si mister
me flatrat e veta te lehta
e rrok kacavarset e murit
rrok heshtjen
rrok gjakun tim


Ulqini

E zgjedhur
ne veshtrim te pare
e stolisur per mua
per nje mbremje vallzimi
Nata jote nje dite
dita jote nje jete!
E jeta ime rrumbullake
shtrihet mbi aventuren e valeve
duke harruar gryka ankthi
te perhapura ndaj meje
Neper rruget e tua
une gjeta rruget e mia
e shkova posi enderr
ne shkelqimet e dites
ne hije te mbremjes
Degjova kenge te fjetura
qe me celen buzen
dhe drodha valle
me hapa femijnie
ne nje amfiteater te pakufishem
perballe horizonteve te papritura
Por ti je nuse apo moter?
Shtepi ku une mora
fryme tek ti do te kthehem
qe ta shuaj etjen e shpresave
ta fuqizoj ndiesine e vellezerve
Burimi

Duke ndjekur gjurmėt e stėrgjyshėve
kam ecur pesėqind vjet
me kėngė arbėreshe nė buzė
e sot ua gjej burimin
dhe i lisave, i erėrave
i fshatarėve, i punėtorėve
un jam vėlla.
E shenjtė kjo tokė,
i shenjtė ky qiell
e nga tė gjithė unė ndihem i mbrojtur
dhe juve jua fal kėngėn time.



Natyrė

Tek vrapoja me nėntėdhjetė
u ndesha me njė bagėti.
Ndala sa tė kalonte
e nga xhami i makinės
unė vėshtroja fushėn e blertė
dhe malet me borė pėrpjetė.
Mė arriti nė flegrėn e hundės
aroma e deleve
e mė kapi njė lakmi
jete tė thjeshtė.
Nėse do tė kisha qenė mė i guximshėm,
do ta kisha lėnė makinėn
pėr tė ndjekur delet
bashkė me barinjtė.
Ēfarė kėngėsh,
midis malit dhe fushės.
Kėndova brenda makinės
gjatė tėrė udhėtimit.


Pėr mė shumė krijime tė autorit mund tė lexoni tek faqja jonė letrare ketu.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.