Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Atje ku fle uji, ėshtė mė i thellė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 105 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Albasoul :: Gėzuar 8 vjetorin e komunitetit Albasoul
Postuar nga: Albo

Albasoul Mė 25 dhjetor, ditėn e lindjes sė Krishtit, 8 vjet mė parė, lindi njė faqe e thjeshtė nė Internet nė gjuhėn shqipe qė kish vetėm 4 albume me muzikė shqiptare. Risia e asaj faqeje te thjeshtė ishin jo vetem tingujt e parė nė gjuhėn shqipe nė Internet, por edhe vetė gjuha shqipe e pėrdorur nė tė gjithė faqen. Faqja e Albasoul nuk ishte faqja e parė e ndėrtuar nga shqiptarė nė Internet, por ishte faqja e parė shqiptare 100% nė gjuhėn shqipe qė nuk pėrpiqej tė prezantonte Shqipėrinė e shqiptarėt tek tė huajt, por kish pėr qėllim krijimin e njė komuniteti shqiptar nė Internet; njė vend ku shqiptarėt nga mbarė bota do tė mund tė mblidheshin pėr tė dėgjuar njė kėngė shqiptare, pėr tė diskutuar mbi problematikėn shqiptare, pėr tė biseduar me njėri-tjetrin, pėr tė krijuar njohje dhe shoqėri tė reja.

Ajo qė nisi si njė faqe e thjeshtė 8 vjet mė parė, sot ėshtė kthyer nė komunitetin shqiptar mė tė madh dhe mė divers nė botė, si nė atė botėn e madhe virtuale edhe nė atė botėn reale. Janė me qindra mijėra shqiptarė qė kanė vizituar komunitetin tonė nė kėto 8 vjet. Albasoul ėshtė sot vendtakimi mė i madh i shqiptarėve nga mbi 100 shtete tė botės dhe vendtakimi i vetėm ditor ku mblidhen shqiptarė nga tė gjitha krahinat shqiptare pėr tė diskutuar sė bashku. Faqja kryesore e Albasoul nė kėto 5 vjetėt e fundit numėron 2000 artikujt tė publikuar dhe 40.5 milion shfletime faqesh; forumi shqiptar nė katėr vjetėt e fundit numeron 28000 anėtarė tė regjistruar, 30000 tema diskutimesh dhe 600000 postime nė gjuhėn shqipe; seksioni muzikės qė nisi me 4 albume sot numėron 321 albume dhe 3761 kėngė; rrjeti Albasoul i bisedimit nė gjuhėn shqipe (chat) ėshtė rrjeti mė i madh shqiptar i bisedimit dhe ka mesatarisht 400 vizitorė nė linjė nė ēdo moment tė ditės; stafi i Albasoul qė nisi me 1 njeri sot numėron 150 shqiptarė nga mbarė bota qė kontribuojnė vullnetarisht kohėn, energjitė dhe mbulojnė vetė shpenzimet financiare tė kėsaj inisiative jo-fitimprurėse.

Pavarėsisht nga statistikat impresionuese, vlera reale e kėtij komuniteti duhet kėrkuar gjetkė: tek shkatėrrimi i tabuve dhe kufijve ndarės sė botės shqiptare kur shikon se si shqiptarėt e krahinave tė ndryshme diskutojnė sė bashku pėr problemet shqiptare; tek lėvrimi i gjuhės shqipe edhe nga fėmijėt e shqiptarėve qė po rriten nė mėrgim; tek ruajtja dhe trashėgimi i kulturės dhe traditės shqiptare; tek kompaktėsimi i komuniteteve shqiptare nė mėrgim ku Albasoul ka qenė pikėnisja e njohjeve dhe kontakteve tė para midis shqiptarėve; tek forca shprehėse e mendimit tė lirė tė shqiptarėve nė forumin shqiptar; tek ndėrgjegjėsimi i shqiptarėve pėr tė pranuar barrėn e vetė tė pėrgjegjėsisė si shqiptarė pėr fatet e vendit; tek nismat e shumta shqiptare nė Internet qė duke marrė shkas nga suksesi i Albasoul e kanė pasuruar prezencėn shqiptare nė Internet. Bota shqiptare ka flakur tej shumė tabu nė kėto 8 vjet dhe Albasoul si njė sipėrmarrje e lirė dhe modeste ka dhėnė kontributin e vetė nė kėtė drejtim. Dhe kjo ėshtė kėnaqėsia qė gjithė stafi vullnetar i Albasoul merr, kjo duhet tė jetė edhe kėnaqėsia qė ju si anėtarė e vizitorė tė kėtij komuniteti duhet tė merrni sa herė qė na vizitoni, pasi ky komunitet ėshtė meritė e tė gjithė shqiptarėve qė e vizitojnė atė prej 8 vjetėsh.

Edhe pse shumė punė ėshtė bėrė dhe shumė arritje janė realizuar nė kėto 8 vjet, shumė punė ngelet pėr tu bėrė nė ditėt, muajt e vitet nė vazhdim. Qė prej krijimit tė tij, Albasoul ėshtė konceptuar nė formėn e njė stafete, ku tė gjithė vizitorėt dhe anėtarėt qė janė tė gatshėm pėr tė ndihmuar nė mirėmbajtjen e komunitetit tė mund ta bėjnė kėtė. Prandaj nė kėtė 8 vjetor, unė dua ta mbyll kėtė pėrshėndetje me nje urim tė sinqertė nga zemra dhe njė ftesė. Uroj dhe falenderoj tė gjithė stafin e Albasoul pėr punėn e tyre vullnetare dhe pėrkushtimin maksimal. Pa punėn e pėrkushtimin tuaj ditor ky komunitet jo vetėm qė nuk do tė arrinte dot tė ishte ai qė ėshtė sot, por nuk do tė ekzistonte fare. Pa harruar as ata ish-anėtarė te stafit qė kanė dhėnė kontributin e tyre nė kėto 8 vjet. Emrat e tyre janė tė shumtė qė tė renditen nė kėtė mesazh. Nga ana tjetėr, ftoj tė gjithė anėtarėt e vizitorėt e shumtė tė Albasoul qė tė bėhen pjesė e stafit tė Albasoul dhe tė mund tė vazhdojnė mė tej stafetėn 8 vjeēare duke ndėrtuar shėrbime tė reja pėr mbarė komunitetin.

Gėzuar 8 vjetorin e komunitetit tuaj Albasoul!

Ilirjan Papa
Nismėtari i Albasoul
webmaster@albasoul.com



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.