Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Alleancat ne politike nderkombetare eshte bashkimi i dy hajduteve, ku dora e sejcilit eshte e zhytur thelle ne xhepin e tjetrit, per te mos ta lene ate te vjedhe nje te trete.

--- Ambrose Bierce

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 95 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Elita :: Lidia Capa, shqiptarja qė komunikon nėpėrmjet artit
Postuar nga: Albo

Elita Piktorja shqiptare Lidia Capa, ēmim nga Shtėpia e Bardhė

Ne boten e saj mungojne fjalet. As realiteti i zhurmshem nuk deperton dot tek ajo. Cdo gje qe sheh, per te eshte si nje film pa ze. Por nuk i mungon ndjesia. Ajo "flet" permes ngjyrave te piktures se saj. Lidia Capa eshte nje vajze gjimnaziste. Por jeta e ka privuar. Nuk mund te flase dhe as te degjoje. Jo rralle kjo gje e ka bere te ndjehet keq, por jo te dorezohet. Ajo eshte dhene me pasion pas piktures, ku talenti nuk i mungon. Ndjek liceun artistik "Jordan Misja" ne klasen e piktures. Fillimisht, per te, te pikturuarit ka lindur si nje domosdoshmeri shprehese. Tani mund te thuhet se ka marre permasa te verteta perfaqesuese.

Kete e verteton edhe pjesemarrja e saj ne konkurse nderkombetare pikture. Vetem pak muaj me pare, Lidia eshte vleresuar me nje cmim nga VSA arts me qender ne Uashington D.C te Amerikes, ku ajo ka perfaqesuar Shqiperine. Piktura e saj eshte zgjedhur nga organizatoret per te qene pjese e temes "Nje pamje nga dritarja ime", organizuar nen mbeshtetjen e Shtepise se Bardhe. Ne edicionin e 57-te te ketij konkursi kane marre pjese 50 shtete te SHBA-se, Argjentina, Ekuadori, Arabia Saudite, Kolumbia, Shqiperia dhe Sri Lanka.

Kjo shoqeri eshte themeluar ne vitin 1974 nga ambasadori Jean Kennedy Smith, si mundesi e personave me aftesi te kufizuar per te shprehur artin e tyre. Teksa shohim disa piktura te saj, Lidia ka shume per te folur. Komunikimi me te shkon nepermjet halles se saj, e cila perpiqet te perktheje ne fjale gjuhen e shenjave. "Kur me thane te merrja pjese jashte shtetit, une u befasova. Ne fillim nuk ndjeva asnje lloj emocioni. Me erdhi nje ftese qe une isha zgjedhur si pjesemarrese nga shkolla "Jordan Misja". Me vone, kur mora cmimin, mesuesit po tregonin se kisha marre dicka nga Amerika. Une nuk po kuptoja asgje, deri sa te gjithe nxenesit kthyen syte nga une. Atehere mendova se dicka po ndodhte. Kur mesuesit nuk po ma percillnin dot, ma shkruan ne nje cope leter. Kur arrita ne shtepi, atehere me thane se kisha fituar nje cmim ne Amerike", - tregon ajo. Nderkohe qe disa piktura sapo i jane kthyer nga Estonia, ku jane ekspozuar dhe se shpejti do te shkoje ne nje ekspozite tjeter ne Itali. Por te arrish deri ketu per te nuk ka qene e lehte. I duhet qe shume gjera t'i kap me intuite. Dhe kjo e ka bere te jete shume krijuese. Jo vetem ne pikture. Ajo tregon se i pelqen shume fotografia. E sidomos natyra. Pastaj ka fantazi te krijoje gjera te vecanta me objekte te zakonshme. Halla e saj tregon se ajo eshte nje "sajuese" e mire e zbukurimeve. Ajo punon edhe qeramiken. Por Lidia e sheh kete edhe si menyre mbijetese. Eshte e vetedijshme per gjendjen e saj dhe me shenja tregon se "Duhet te perballesh me jeten. Ndoshta do te me duhen per me vone".

Piktura
Piktura e pare qe Lidia Capa ka realizuar tregon nje kep te vogel, nje anije dhe nje det te gjere. "Ka shume gjera brenda meje. Ndonese shume objekte i shoh ashtu sic jane, ato marrin forma te ndryshme ne perfytyrimin tim", - tregon ajo. Ne shtepine e saj ka rreth 30 piktura qe shtohen nga dita ne dite. Punon me laps, por edhe me ngjyra. I pelqejne te dyja. Por varet edhe nga momenti qe jeton. Tregon se kur eshte e merzitur, i pelqen piktura e zymte. Me pare se te merret me pikture, ne perpjekje per t'i dhene nje zanat qe do t'i siguronte dicka, Lidian e kane regjistruar ne nje kurs rrobaqepesie. Nuk ndjehej rehat. Kur shihte xhaxhain e saj te pikturonte, dicka e grishte. Pak nga pak, ajo arrin te pikturoje. "Punoj deri vone. Frymezohem kur jam ne qetesi. Diten nuk dua asnjehere qe koha te me kaloje kot dhe merrem me aktivitete te ndryshme", - tregon ajo. Tani jeta e saj rrjedh me ndryshe, por nuk e ka pasur te lehte te arrije deri ketu.

Veshtiresite
Lidia Capa eshte ne vitin e trete te Liceut artistik "Jordan Misja", ne degen e piktures. Eshte nje beteje mes privimeve qe i ka dhene natyra dhe deshires per t'u bere dikush ne jete. Tregon se kur u regjistrua ne vitin e pare e ka pasur shume te veshtire. Asnje nuk e kuptonte dhe nuk kishte as shoqe. Jo pak te veshtire e ka me oret e mesimit. Nuk kupton asgje nga ato qe shpjegon mesuesi dhe shkolle te vecante per ta nuk ka. E ka te veshtire edhe te lexoje. "Une dua te flas, dua te degjoj, dua te jem aktive ne shoqeri. Nuk dua te menjanohem", -eshte thirrja "rebeluese" e saj ndaj botes. Gjithcka e hedh ne pikture. Tek i sheh, tablote e saj duken shume te thella. Ne te shumten e rasteve jane copeza natyre te qete. Mundohet te shprehe me gjuhen e shenjave dhe kjo nuk e sikletos fare. Mendon se eshte nje gje normale qe ajo e ka te domosdoshme ta beje. Nuk mendon se ketu ka per ta paragjykuar. Vetem keshtu ajo mund te jete ne kontakt me permbajtjen e botes. Te cilen do te vazhdoje ta shohe bardh e zi dhe penelata ngjyrash. E gjithe bota "tkurret" ne kornizat e tablove te saj, teksa ajo shpreson se jeta nuk do t'i privoje te tjera gjera.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.