|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Nuk ka te ardhme. Ne fakt nuk ka pasur kurre te ardhme. E ardhmja e vertet eshte sot.
--- Miguel de Unamuno
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 174 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".
Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.
Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".
Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.
Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
|
|
|
|
| |
|
Tė Njohim Shkrimtarėt Shqiptarė
Albasoul nė bashkėpunim me anėtarėt dhe moderatorėt e forumit tė Letėrsisė ka krijuar njė kėnd letrar kushtuar autorėve shqiptarė. Cikli do tė ketė pėr qėllim t'ju jap lexuesve kėnaqsinė tė njihen me veprat dhe krijmtarinė e autorėve tė mirėnjohur, si dhe tė atyre qė janė akoma nė hapat e para nė rrugėn e bukur por edhe tė vėshtire tė artit tė fjalės.
Nė kėtė artikull do tė njiheni me krijimtarinė e shkrimtarit Koēi Petriti.
Koēi Petriti lindi me 1941 ne Korēė, ku kreu shkollen fillore dhe te mesme. Studimet e larta pergjuhe-letersi shqipe i kreu ne Universitetin e Tiranes. Pas mbarimit te studimeve, nga vitit 1967 deri ne 1990, punoi si mesues i letersise ne LIbrazhd. Prej vitit 1990 punon ne Tirane, se pari ne Lidhjen e Hskrimtareve, pastaj ne Fakultetin e Historise e te Filologjise si pedagog. Ka botuar vellimet poetike: "Lirikat e majit", "Perseri ne udhe", "Firma e popullit tim", Prush ne shekuj", "TE dashurova ty", si dhe permbledhjen e kolanes "Poezia shqipe". Ne Prishtine eshte botuar permbledhja poetike "Lulėkuqet". Vjersha te Koci Petritit jane botuar neper disa antologji shkollore dhe me librin "Prush ne shekuj" ka fituar cmimin si libri me i mire i vitit. Koēi Petriti mbetet i vecant me lirizmin qe pershkon krijimet e tij ne cdo kohe, qe nga ato te shkruara vite me pare, e deri tek me te fundit.
Dashuri
Ish nje vajze e ish nje djale, vajza e donte e djali e donte, po Shkumbini i madh me vale i kish ndare e s'i bashkonte.
Dhe therrisnin: O o o, te dua! po kjo klithme e lashte fjalesh u degjohej: Jooo, s'te dua! neper thashetheme valesh.
E humbisnin te dy shpresen e shpresonin prap me teper, sic humbet dhe drita vesen dhe e gjen mengjesin tjeter.
Ooo, te duuaa, nisej fjala, Jooo, s'te duuaa, mberritne zallit, vajza thosh: Me pifte vala! Te perpifte! I vinte djalit.
Bot me buze, bot me duar anes dallgeve nderkryer, here per jete dashuruar, here per vdekje te zhgenjyer.
Hidhnin fjalen ta kalonin, shprishej porsi plisi i kumit, hidhnin gurin te qellonin, binte mu ne mes te lumit.
Nje cast lumi s'ish me lume mes dy brigjeve te mallit dhe u bind e ra ne gjume dhe u hap e fjeti zallit.
Rendi vajza e rendi fjali sa u ngrit nje ere e marre, qe rrezoi shkembinj nga mali e nje bresher qe s'ish pare.
Zgjaten duar, vune gure, shtruan dhimbjet qe nuk thuhen gjer mbi lume u bene ure, te kalojne ata qe duhen.
***
S'rri dot me ty, s'bėj dot pa ty, nata ka vesh, dita ka sy.
Fshehur po dal' vjedhur po hyj, nata ka vesh, dita ka sy.
Nėn qiell veē, nėn dhe tė dy, s'rri dot me ty, s'bėj dot pa ty.
Pėr ty qė tė dua
Unė emrin tėnd e zė rrallė nė gojė kjo do tė thotė qė nė zemėr e ruaj thellė veē nė ndodhtė tė kthehem nė rrenojė do tė dalėsh si legjenda mbi njė kėshtjellė
Unė emrin tėnd s'e kam vėnė nė asnjė vjershė E s'do ta shkruaj as nė vargun mė me bujė Kjo do tė thotė qė gjėrat me peshė rrinė nė thellėsi dhe ėshtė zor t'i ngresh mbi ujė
Vallja gorare
Me nje shtyrje gjuri ngjitet Me nje thyerje gjuri zbret Sikur ecėn nėpėr vitet Po ēon historinė e vet
Sa shpalos njė trill shamie Nga mėngoret e mėdha Del njė re thėllėzėrie Ēgushėkuqe e ēguguēe ka
Me ēdo palė fustanelle Fllade mbledh, furtunė pėrcjell Herė muros njė mur kėshtjelle Herė pėrkulet lule mbjell
Pa kur shenjė bėn me vetull Ēgurrė gėrrnetash rrokullis! Njėqind shqipe mbledh nėn sqetull Treqind shqipe larg i nis
E me nje shtrėngim tė dorės Shoku shokun supit kap Brof te shohė nga Guri i Gorės Mbi Tomorr e mbi Korab
Nėn opingat xhufkėkuqe Tokėn dredh e ajrin gris Herė pėrzen njė nisje lufte Herė nė hon njė xhind gremis
Dhe nėn vetėtimė tė xhufkės Shoku shokun rrok perkrah Brof tė shohė nga sheshi i luftės Pėrtej maleve ēfarė ka?
Me njė shtyrje gjuri ngjitet Me njė thyerje gjuri zbret Sikur ecėn nėpėr vitet Pėrcjell historinė e vet
Ju kujtova te gjithave
Ju kujtova te gjithave juve qe them se ju desha qe nga m'e hershmja gjer tek e vona, ate qe ish e paputhura, ate qe ish virgjeresha, ate qe ish moll' e sherrit e pelė e harbimeve tona.
Ate qe flijoi per tre grosh dashurizen e pare ate qe briroi fill pas muajit te mjaltit nen mua ate qe nguroi n'udhekryq djall a ėngjėll te marre ate qe kuptoi qe s'e desha, qe sapo i thashe "Te dua"
Ja, po me ngjan sikur ngrihi nga heshtja e honeve te ndryshme, te shumta si ngjyrat, si zogjte ju fluturuat mbi prushin epshor te pasioneve donit te ngroheshit, pendet e bukura dogjte
Vjen perendisht edhe ti qe te desha se pari pikez e arte, flurorja, si rreze e perthyer mbi lote te shtrij e te shkoj permbi buze serish si dikur nje fill bari ti nis kendon edhe qan: Dashuria ben xhiro ne bote!
Prap une u desha pa ty ti prape u puthe pa mua erdhen pas teje te tjera, shuan c'rindizet e digjet erdhen, po s'hyri askush gjer ne pronat e tua mes njeri tjetrit shkon lumi qe ndan e bashkon te dy brigjet
Zbriti dhe suta e Veriut mbrriti edhe krrilla prej Jugut une i pranova te gjitha, te gjitha, te gjitha toka, grua beronje, palluar prej plugut qan kur s'ngarkohet me peme qesh kur mbulohet me drithra
Ja, ku po vjen dhe m'e vona, mjellma e fundit mjellma e fundit brymuar nga vjeshta hirin henor te flijimit kalimthi ma shkundi brymen e ikjes pa kthim me brymoi permbi vjersha
Une keshtu dimeroj gjer ne flirtet e vona here i rishuar, here i rindezur, sa mund jam gati cdonje ta ridua sikur t'ish vertet Dezdemona pastaj ta harroj si nje liber qe s'mund ta lexosh gjer ne fund
p.s. Per me shume krijime te Koēi Petritit mund tė shkoni tek Letėrsia Shqiptare - Koēi Petriti
|
|
|
|