Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Femrat jane bere per tu martuar e burrat per te qene beqar. Ketu eshte burimi i te gjith te keqijave.
--- Guitry

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 101 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Intimitet :: Stilisti i Armanit, Joni Peēi, hap linjėn e vetė tė modės
Postuar nga: Albo

Intimitet Stilisti i Armanit prezaton i pavarur linjėn mė tė re tė modės “Vjeshtė- Dimėr 2007-2008”

Joni Peēi, moda flet shqip nė Londėr

Joni Peēi ėshtė stilisti i parė shqiptar qė hap njė linjė me emrin e tij dhe qė prezantohet nė pasarelat evropiane. Stilistin e njohur shqiptar shumė shpejt do ta gjeni edhe nė website-n e tij, ku do tė jetė i prezantuar me linjėn mė tė re tė modės “Vjeshtė- Dimėr 2007-2008”. Nė njė konferencė pėr shtyp, tė ditės sė martė nė Galerinė Kombėtare tė Arteve, Joni Peēi ka bėrė tė ditur se veshjet do tė jenė tipike shqiptare.

“Njė pjesė do tė jenė me motive folklorike dhe pjesa tjetėr do tė shquhet sėrish nga ngjyra tipike vendase”. Kudo qė do tė shkoj Peēi me sfilatat e tij, nė Francė, nė Londėr a gjetkė, duket s’e moda do tė flas vetėm shqip! Nė njė intervistė qė stilisti Peēi ka dhėnė pėr gazetėn “TemA”, kupton mė mirė se gjithēka ai pretendon, ėshtė njė realitet i pakthyeshėm. Qė nga ky projekt nuk do ketė vetėm veshje tė firmosura me “Pierre Cardin”, “Armani”, “Versace”, “D&G”, “Cavalli”, “Valentino”, por do tė jetė krahas kėtyre edhe firma e shqiptarit “Joni Peēi”, ku do tė promovohet njė linjė e re veshjesh qė pėfshin Shqipėrinė dhe Kosovėn. Fillimisht koleksioni do shpaloset nė Prishtinė e mė pas nė Tiranė, pėr tė vazhduar me pasarelat “alta-moda” tė Londrės e Milanos. Joni Peēi, i cili prej disa vitesh punon nė Itali me emra tė njohur tė modės, siē ėshtė i famshmi Armani, ka pohuar se do tė prezantojė sė afėrmi njė koleksion veshjesh tė realizuar me karakteristika autentike shqiptare. “Kėto janė tė gjitha gjėra qė do tė konkretizohen, jo vetėm nė njė javė fotografike qė do tė prezantohen tė gjitha veshjet dhe koleksionet nga fotografi serb Dejon Milliceviē. Dejon tashmė po merret me tė gjitha fotografitė”, thotė ai. Jo aq rastėsisht Jonit i rri pėrshtat tė stilit tė tij edhe modelja e zgjedhur shqiptare, Linda Poda, e cila do tė jetė prezantuesja ekskluzive e koleksionit “Vjeshtė- Dimėr 2007-2008”. “Linda Poda vjen nė botėn e modės me njė bukuri qė tė tremb”, shprehet Joni Peēi pėr modelen shqiptare, duke komentuar me tej se tek ajo stilisti gjen njė forcė dhe njė personalitet tė jashtėzakonshėm fotografik. Pikėrisht ėshtė kjo vajzė brune, e gjatė dhe me njė elegancė tė rallė qė kėtė periudhė ėshtė shkėputur nga pasarelat e modės pėr t’u pėrgatitur qė tė prezantoj linjėn e re tė stilistit Joni Peēi, dhe nė kėtė sfilatė Linda Poda do tė jetė bashkė me djem dhe vajza tė tjera nga Shqipėria dhe nga Kosova. Stilisti i ri, nuk do tė nguroj (siē e ka zakon) qė me koleksionin e tij tė plotė tė pėrfshijė edhe linjėn e re tė parfumit. Prezantimi i kėtij koleksioni tė plotė do tė bėhet nga modele tė njohura shqiptare dhe ai do tė promovohet nė Tiranė dhe Prishtinė, ndėrsa mė pas programi i kėsaj sfilate do t’u bashkangjitet edhe axhendave tė koleksioneve qė do tė prezantohen nė Londėr dhe nė Milano. Mė tej, Joni Peēi ka bėrė tė ditur se koleksioni i veshjeve do tė shoqėrohet edhe me njė album fotografik, qė do tė realizohet nė vendet turistike dhe antike tė Shqipėrisė. Pas prezantimit nė Prishtinė, Tiranė, Londėr e Milano, sfilata e tij do transmetohet edhe nė njė nga kanalet mė tė mėdha televizive tė modės “Fashion Tv”. Pėrveē frymės shqiptare, Peēi sjell nė pasarela tė Europes edhe modele shqiptare, nga Tirana nė Prishtinė. Deri para pak kohėsh, stilisti Joni Peēi ishte pjesė e stafit tė Armanit, por tani ai pohon se ka ardhur koha qė tė ndahet prej tij pėr tė qenė i pavarur. Megjithatė Peēi pohon se eksperienca qė ka marrė gjatė punės me stilistin e madh ėshtė njė pjesė e ekzistencės sė tij. I arsimuar nė Itali pėr vite tė tėra, stilisti i Armanit, Joni Peēi, ka qenė gjithmonė i njohur pėr publikun shqiptar. Ai ėshtė prezantuar me bashkėpunimin me Inva Mulėn pėr realizimin e kalendarit tė sopranos, ku sėrish Peēi i referohet elementėve tė shkėputur nga veshjet tona popullore. Gjithashtu ai ka realizuar veshjet e konkurrentėve nė “Miss dhe Mister Albania 2005” dhe veshjen e Ledina Ēelos nė festivalin Evropian 2005.



Intervista


Cilat do tė jenė disa nga risitė qė stilisti Joni Peēi sjell nė linjėn mė tė re tė modės “Vjeshtė- Dimėr 2007-2008”?

-Nė linjėn e re do tė ketė prerje klasike, por edhe veshje nė xhins ose me aksesorė tė tjerė. Unė mendoj se risi ėshtė ndėrthurja e elementėve tė veshjeve popullore shqiptare me ato moderne. Kjo ėshtė e reja, qė unė mendoj tė sjell nė botėn e modės, pasi besoj se bota ėshtė e lodhur nga moda, e cila vazhdimisht pėrsėritet. Mendoj se me stilin tonė tė modernizuar, folklorik shqiptar, mund tė sjell diēka mė tė mirė nė botėn e modės dhe nė shijet e njerėzve.

A do tė jenė kėto risi vetėm si stilime luksi, apo linja juaj synon diēka mė konkrete?

-Sigurisht qė gjithēka do jetė e stilizuar, por pa iu referuar shumė materialeve tė veshjeve tona popullore qė nė pėrgjithėsi janė copa tė leshta. Vėrtetė elementi popullor shqiptar ėshtė ai qė do pėrshkojė veshjet e mia, por do tė tentohet drejt materialeve tė lehta e tė buta, qė veshjet tė jenė sa mė komode dhe tė rehatshme gjatė veshjes. Nė shumicėn e veshjeve do tė pėrvijohet elementi shqiptar nė prerje “JP” (Joni Peēi). Elementi shqiptar nuk ėshtė i konsumuar nė veshje dhe shpresoj tė jetė kjo edhe risia e linjės sime. Kėto motive do tė stilizohen nė saten, apo kashmir, nė mėnyrė qė tė jenė sa mė komode. Por kjo linjė do tė ketė dhe prerje “Joni Peēi - Haute Couture”, apo “Joni Peēi - Jeans”.

Cila ka qenė rruga e Joni Peēit pėr tė mbrritur tek pėrfaqėsimi dinjtoz i stilimeve tė tij nė Europė?

-Arrita me shumė punė, me shumė mund. Por duhet edhe pak guxim qė tė bėhen gjėrat, sepse nuk bėhen kurrė kollaj. Punė tė tilla duan kohė, duan menduar mirė. Por them se jam ndihmuar shumė nga menaxheri im dhe nga produksioni qė unė kam rreth vetes sime dhe unė them qė se gjėrat do tė shkojnė e do tė dalin mirė.

Ēfarė ėshtė stilimi pėr ju. Sa rėndėsi ka ai nė jetėn tuaj, kur bėhet fjalė pėr krijimtarinė dhe personalitetin?

Stilimi ėshtė pėr mua njė mėnyrė tė qenuri qė vjen e tė lind nga brenda. Nuk mund tė stilosh pa e ndjerė kėtė dhunnti nė veten tėnde. Kjo dallohėt menjėherė, sepse nėse nuk je komod, nė radhė tė parė me veten tėnde pėr veshjet qė ti dizenjon, aq sa ato tė jenė sa mė konfort, tė kėndshme dhe tė rehatshme pėr tė gjithė njerėzit qė do t’i veshin, nuk do tė guxosh dot mė tej. Stilimi ėshtė pra njė art qė lind brenda teje, si ēdo aftėsi tjetėr krijuese.

Joni, duke qenė ju stilisti, sigurisht qė ne kemi nevojė pėr mendimin tuaj. Jo pak ditė mė parė njė gazetar anglez ėshtė shprehur ndėr tė tjera shumė keq pėr mėnyrėn se si vishen shqiptarėt. Cili ėshtė mendimi juaj dhe ēfarė duhet tė bėjnė tė rinjtė pėr tė pėrmirėsuar veshjen?

-Atėherė unė duhet t’ju them qė sfilatėn time do ta prezantoj nė Londėr dhe jam shumė i kėnaqur qė do t’ju tregoj anglezėve se si vishen nė tė vėrtetė shqiptarėt. Ndoshta ai gazetar rastėsisht ka folur pėr shqiptarėt, nisur thjesht nga njė mendim i tij, por nuk mund tė pėrfaqėsoj mendimin e gjithė Londrės. Por thuhet nganjėherė qė njė mizė e vogėl tė bėnė njė alergji mė tė madhe se pickimi i njė akrepi. Unė kėshtu e konsideroj atė njeri, njė mizė shumė tė vogėl qė ndoshta nuk e njeh Shqipėrinė. Ndoshta duhet tė jetė tipiku i atyre tė huajve qė vinė nė Shqipėri dhe jargaviten, mė fal pėr shprehjen, vetė rrugėve tė pabeve dhe lokaleve dhe qė rrinė gjithė ditėn tapė dhe kur shkojnė nė vendet e tyre s’kanė se ē’tė tregojnė, por vetėm atė qė kanė parė kur kanė qenė tė pirė ndoshta.

Me kėtė rast, jemi kurioz, nėse keni mundėsi tė na rrėfeni pėr tendencat qė janė pėr stinėn e vjeshtės dhe tė dimrit 2007-2008.

-Ok. Ngjyrat do tė jenė shumė tė buta si tendencė, por edhe tė forta nė anėn tjetėr. Stina vjeshtė-dimėr 2007-2008 do tė jetė e pėrqėndruar tek ngjyrat; e zezė, bezhė, ngjyrė shampanjė, gri, e bardhė. Kėto do tė jenė ngjyrat tipike. Do tė ketė shumė nė modė ngjyra shampanjė dhe shumė e zezė, por edhe ngjyra kafe, veēanėrisht pėr vjeshtėn. E zeza do tė jetė shumė dominuese gjatė dimrit.

Ndėrsa ėshtė gjithmonė e pranishme tendenca pėr surprizė dhe ajo spektakolare tek fustanet e femrave, tė cilėn e kemi parė tė prezantuar edhe me fustanet tuaja nė kalendarin e sopranos sė madhe Inva Mula, ēfarė do tė kenė tė veēantė kėmishat e burrave tė stiluara nga Joni Peēi?

-Kėmishat e burrave mund tė kenė shumė gjėra tė reja qė unė do tė doja t’ia lija momentit kur tė dalin nė sfilatė, atėhere le ta shikojnė vetė mė mirė se ēfarė tė reja do kenė kėto kėmisha.

Atėherė ēfarė karakteri do tė ketė mashkulli sipas modės Vjeshtė- Dimėr 2007-2008?

-Unė kam pasur kėtė mendim gjatė krijimit tė modeleve; qė mashkulli do tė ketė njė imazh shumė burrėror, sepse duhet tė jetė shumė mashkull dhe femra do tė jetė shume feminile, por edhe shumė e fortė.


Dhurata Hamzai
Kortezi e Tema


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.