Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Prej gruas te ndare dhe prej mallit te vjeter, duhet te heqesh dore.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 89 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Hil Mosi
Nė 16 prill 1917 Komisia Letrare nė Shkodėr hapi Bibliotekėn e saj me drejtues atdhetarin Hil Mosi. Qėllimi i kėsaj biblioteke ishte pėrhapja e gjuhės shqipe dhe ndihma pėr zgjidhjen e problemeve tė shqipes, veēanėrisht pas Kongresit tė Manastirit.

Peter Apian
Nė 16 prill 1495 u lind astronomi dhe kartografi gjerman Peter Apian, i cili propozoi njė metodė tė re pėr pėrcaktimin e gjatėsive gjeografike, qė u quajt " Gjatėsia hėnore ", dhe pėr herė tė parė botoi hartat e Botės nė njė projeksion oval.

Anatol Frans
Nė 16 prill 1844 u lind Anatol Frans, shkrimtar i madh francez, njė nga penat mė tė fuqishme letrare tė fundit te shekullit tė 19 dhe fillimit te shekullit tė 20, autor i veprave-kryevepra " Krimi i Silvestėr Bonarit ", " Ishulli i pinguinėve ", " Histori bashkėkohore ", " Perėnditė kane etje ", etj. Vdiq nė vitin 1924.

Charlie Chaplin
Nė 16 prill 1889 u lind nė Ist Lejn tė Londrės aktori komik mė i madh i kohėrave -Ēarli Ēaplin, artisti qė krijoi personazhin e pavdekshėm tė Sharlotit dhe realizoi filmat e mrekullueshėm " Dritat e qytetit ", " Diktatori i madh ", " Emigranti ", " Njė mbret nė Nju-Jork ", e shumė tė tjerė, ku ishte edhe aktor, edhe regjisor, edhe skenarist, edhe kompozitor e grimier. Ēaplini i madh mbylli sytė nė vitin 1977 .
Gjuha :: Del ne shitje studimi i Anila Omarit mbi "Ēetėn e Profetėve"
Postuar nga: Albo

Gjuha Pas njė punė disavjeēare, studiuesja Anila Omari, promovoi dje nė Akademinė e Shkencave studimin e saj kritik mbi “Ēetėn e profetėve”

Shqipja fle tek “Ēeta e profetėve”

Tashmė “Ēeta e profetėve” nuk ėshtė vetėm njė privilegj i gjuhėtarėve dhe studiuesve. Ēdo lexues mund tė shfletojė e tė hyjė nė botėn e njė prej autorėve tė parė tė shqipes sė shkruar, Pjetėr Bogdanit. Pas njė punė disavjeēare, studiuesja Anila Omari, promovoi dje nė Akademinė e Shkencave studimin e saj kritik mbi “Ēetėn e profetėve”. Pas “Mesharit” tė Gjon Buzukut, transkriptuar dhe studiuar nga prof. Eqerem Ēabej, “Ēeta” ėshtė vepra e dytė e madhe qė i ofrohet lexuesit nė formėn e njė botimi tė tillė. I botuar pėr herė tė parė nė Padova nė vitin 1685, me njė shkrim ku gėrshetoheshin alfabetet latine, sllave e greke, libri i Bogdanit vjen sot me alfabetin e sotėm shqip. Studiuesja Omari thotė se ishte njė punė e gjatė dhe e vėshtirė, por qė tė ēon nė rezultatin qė gjuha e Bogdanit ėshtė njė gur i fortė themeli nė shqipen e sotshme dhe prej saj mund tė pėrfitohet ende. Po dje, nė ambientet e Akademisė sė Shkencave u promovuan edhe botimet “Tekstet shqipe dhe shkrimi i shqipes nė vitet 879-1800” nga Dhimitėr Shuteriqi, “Buzuku dhe gjuha e tij”, njė botim i Institutit tė Gjuhėsisė dhe Letėrsisė dhe “Leksikografia shqipe – trashėgimi dhe perspektivė”.

Pas kėtij studimi voluminoz, si do ta pėrkufizonit “Ēetėn e profetėnve”?

Libri “Cuneus Prophetarum”, apo sipas pėrkthimit tė Justin Rrotės “Ēeta e profetėve” e Peshkopit Pjetėr Bogdani, botuar pėr herė tė parė nė Padova nė vitin 1685, ėshtė njė nga veprat mė tė rėndėsishme tė trashėgimisė sonė tė vjetėr letrare. Fakti qė ėshtė e para vepėr origjinale nė gjuhėn shqipe, nė krahasim me veprat e autorėve paraardhės qė ishin kryesisht pėrkthime, e bėn tepėr tė rėndėsishėm kėtė libėr. Karakteri origjinal i veprės duhet marrė nė mėnyrė relative pėr karakterin fetar qė kishte, por duhet thėnė qė nuk ėshtė mbėshtetur nė ndonjė autor tė caktuar nė formė pėrkthimi. Tematika e larmishme i shton rėndėsinė veprės. Aty gjejmė qė nga tematika fetare, historiografike, tė shkencave tė natyrės, por edhe letėrsi artistike, poezi. Kjo larmishmėri temash ēon edhe nė larmishmėri stilesh, qė ėshtė njė tregues i shkallės sė lartė tė pėrpunimit tė gjuhės pėr atė kohė. Dhe padyshim ky ėshtė njė gur i rėndėsishėm nė themelin e gjuhės sė sotshme shqipe.

Sa ka mbetur sot nga gjuha e Bogdanit?

Prej kohės sė Bogdanit duhej tė kalonin dy shekuj deri nė rilindjen e gjuhės dhe letėrsisė shqipe me bazė nė Shkodėr. Gjatė kėsaj periudhe gjuha shqipe pėsoi shumė ndryshime, u futėn shumė turqizma gjatė pushtimit osman, kėshtu qė gjuha e Bogdanit ėshtė shumė mė e pasur se ajo e rilindjes sė veriut. Megjithatė pati njė vazhdimėsi gjuha e Bogdanit, pasi libri i tij ishte i pranishėm nė shumė shtėpi shkodrane. Sė fundi ėshtė hedhur ideja e rigjallėrimit tė shqipes sė vjetėr duke marrė pėr bazė gjuhėn e Bogdanit, apo neologjizmat qė krijoi ai, pėr t’iu pėrgjigjur termave dhe zhvillimeve filozofike, politike, shoqėrore tė kohės. Mund tė thuhet qė gjuha e Bogdanit ėshtė burim i pashtershėm, i cili mund tė shfrytėzohet edhe sot.

Si lindi nevoja e kėtij studimi kritik dhe si ėshtė ndėrtuar ai?

Nevoja e studimit kritik tė shkrimtarėve tė vjetėr lindi vite mė parė. Nė vitet ’50 ishte i pari Selman Riza dhe mė pas Eqerem Ēabej. Ai ishte i pari qė bėri njė studim mbi “Mesharin” e Gjon Buzukut, qė ėshtė njė studim kritik model. Kjo punė nuk pati vazhdimėsi deri sa nė vitin 1985-1986 doli botimi i plotė kritik i veprave tė Budit. Pas viteve ’90 u shtrua sėrish kjo nevojė dhe nga departamenti i Gjuhėsisė mu ngarkua mua studimi kritik i veprės sė Bogdanit. Ky ėshtė njė libėr qė i drejtohet kryesisht njė kategorie tė caktuar si studentėve tė gjuhės, studiuesve, filologėve, por ėshtė ndėrtuar nė mėnyrė tė tillė qė tė shfrytėzohet edhe nga njė rreth mė i gjerė lexuesish. Pėr kėtė arsye, nė aparatin kritik janė dy lloj shėnimesh, sė pari ato kritike, qė janė ndėrhyrje tė studiuesit nė lidhje me transkriptimin e tekstit dhe pjesa e dytė qė merret me shpjegime fjalėsh tė rralla, shndėrrime morfologjike, etj. Botimi kritik i Bogdanit pėrmban nga njėra anė riprodhimin anastatik tė tekstit origjinal, nė faqen pėrbri transkriptimi fonologjik me aparatin kritik dhe paraprihet nga njė studim hyrės mbi kriteret e transkriptimit dhe disa momente tė jetės sė autorit.

Sa i vėshtirė ishte transkriptimi i shqipes sė vjetėr tė Bogdanit?

Ky libėr ishte njė fushė e re studimi pėr mua, pasi mė parė isha marrė me studimin e marrėdhėnieve mes gjuhėve sllave dhe asaj shqipe. Ishte njė punė e vėshtirė dhe qė kėrkonte shtrirje tė gjatė nė kohė, pasi studiuesi duhet ta bluajė e ta njohė mirė gjuhėn e Bogdanit. Fillimisht duhen gjetur tė gjitha problemet qė shfaq grafika e autorit, tė cilat grupohen dhe nxirren kriteret shkencore mbi tė cilat do bėhet transkriptimi. Duke qenė voluminoze, rreth 400 fq, ka kėrkuar njė punė tė pėrqendruar. Megjithatė them se ia dola mbanė dhe mund tė pėrballoj dhe njė sprovė tė dytė nė kėtė drejtim.

Thatė se mė parė duhet tė bėni ndarjen grafike tė shkrimit, ēfarė elementėsh ndeshen mė sė shumti nė shkrimin e Bogdanit?

Nė krahasim me shkrimtarėt e mėparshėm, Bogdani ėshtė mė i stabilizuar nė grafinė e tij, ndėrsa sa i pėrket drejtshkrimit paraqitet mė i vėshtirė sesa Buzuku qė ishte shkrimtari i parė, mė sė shumti nė segmentimin e fjalėve. Alfabeti ėshtė pėrgjithėsisht latin, por duke qenė se shqipja ka disa tinguj qė nuk gjenden nė alfabetin latin, pėrdori shenja tė tjera, tė pėrdorura edhe nga paraardhėsit, nga Budi kryesisht. Pėr shembull shkronjėn y e ka marrė nga njė shenjė e glagolitishtes, i shkrimit tė vjetėr sllav, pėr disa fonema tė tjera tė shqipes, mori shkronja nga greqishtja, si pėr th-nė, dh-nė, z-nė. Pėr shkallėn e ortografizmit tė paqėndrueshėm tė shqipes nė atė kohė kishte luhatje dhe nuk ishte konsekuent deri nė fund nė zbatimin e kritereve grafike dhe studjuesi duhet tė kuptojė dhe unifikojė shenjat grafike pėr fonema tė caktuara e t’i ndjekė ato deri nė fund.

Kortezi e Shekulli


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.