Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 147 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Kongresi i Lushnjės
Nė 28 janar 1920 ēeli punimet Kongresi i Lushnjės, nė tė cilin u miratua njė akt kushtetues pėr pavarėsinė e plotė tė shtetit shqiptar; si dhe zgjodh njė kėshillin e lartė prej 4 vetash, qė do tė kryente funksionet e kryetarit tė shtetit dhe njė kėshill kombėtar me 37 veta. Kryeministėr u zgjodh Sulejman Delvina.

Ismail Kadare
Nė 28 janar 1936 lindi nė Gjirokastėr shkrimtari ynė i madh Ismail Kadare, mjeshtri i prozės sė gjatė, autor i veprave-kryevepra: "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur", "Ura me tri harqe","Koncert nė fund tė dimrit", " Ėndėrr mashtruese","Dimri i madh", "Pesha e kryqit", "Spiritus", etj.

Xhovani Boreli
Nė 28 janar 1608 lindi shkencėtari italian Xhovani Boreli, shpikėsi i Heliostatit, i cili u shqua pėr punimet nė fushėn e fizikės, astronomisė dhe fiziologjisė.

Blasko Ibanjez
Nė 28 janar 1928 mbylli sytė shkrimtari spanjoll Blasko Ibanjez, njėri nga krijuesit mė tė mirė nė vendin e tij, me njė famė botėrore pėr romanet: "Miku i paftuar", "Maha lakuriqe", "Atdheu" dhe nė veēanti pėr romanin "Kasollja".
Forum :: Kadare: E keqja prapa njė abuzimi tė madh
Postuar nga: Albo

Forum Pėrshtatur nga fjala e mbajtur dje nė Tiranė nė takimin “Identiteti ynė evropian dhe inteligjenca e sotme,” mbi librin “Identiteti evropian i shqiptarėve” i Ismail Kadaresė

E para njė herė, duhet ditur qė shprehja identiteti shqiptar ose identitet evropian shqiptar ėshtė njė term pune, ėshtė njė term shumė relativ, sepse kam dėgjuar shpesh qė hapin fjalorėt njerėzit dhe se si duan tė gjejnė kuptimin e parė, tė dytė, tė tretė shkencor. Kėtu ėshtė pėrdorur si term pune qė relativisht ėshtė i saktė. E dyta, libri qė kam shkruar unė ėshtė njė sprovė. Sprovė do tė thotė pjesė e letėrsisė, nuk ėshtė shkencė, nuk ėshtė polemikė politike, as filologjike, as politologjike, ėshtė sprovė letrare. Njė sprovė letrare ka ligjet e saj, ajo i shikon dukuritė qė ndodhin nėpėrmjet mėnyrės sė saj, ligjeve tė saj. E treta, jam dakord me tė gjithė ata njerėz qė kanė shfaqur dhe nė shtyp mendimet qė ndoshta e kanė vėnė nė dyshim domosdoshmėrinė e njė diskutimi tė tillė. Unė kam qenė njė nga ata qė mė ėshtė dukur ky diskutim pėr identitetin shqiptar ose shqiptar evropian, njė gjė e ditur, e mirėqenė dhe e panevojshme tė shtjellohet, siē ėshtė e panevojshme tė hapet njė derė e hapur. Shtysa e parė kundėr kėsaj ideje tė vjetėr qė kam pasur unė, sikurse e kanė disa njerėz ende, ka qenė nga kontaktet dhe pėrkitjet e shumta qė kam pasur nė botėn perėndimore ku njė nga bisedat e parapėlqyera nėpėr pritje, darka, konferenca, forume, ėshtė ēėshtja e identitetit. Dhe mė ka habitur kėmbėngulja e shumė njerėzve tė shtresave tė ndryshme pėr tė pyetur, pėr tė thėnė kėtė shprehje qė mė ėshtė dukur shumė e trishtueshme pėr kombin shqiptar: ju shqiptarėt tashti keni njė problem themelor tė identitetit. Gjithmonė kam qeshur, e kam kundėrshtuar, dhe mė vonė kam menduar se nuk ėshtė kaq e thjeshtė, se nuk ėshtė pėr tė qeshur, por ėshtė pėr tė qarė. Dhe njė pjesė e kėtij paragjykimi vrasės, teksa ka paragjykime vrasėse pėr njė komb, ka qenė shpėrndarė natyrisht nga propaganda dhjetėvjeēare, shumė, shumė, shumėvjeēare jugosllave e cila ka kėmbėngulur nė njė ide tė tillė, qė shqiptarėt janė popull pa identitet. Ne nuk e kemi marrė kėtė gjė seriozisht, siē nuk iu jemi pėrgjigjur shumė gjėrave gjė qė tregon edhe bėhet pjesė e fatit tė njė kombi. Kėtu ėshtė zanafilla e parė pėr tė shkruar kėtė libėr. Ka qenė ky kujtim i hidhur i kontakteve me opinionistė, ose njerėz tė Perėndimit, nuk do tė thosha njerėz tė thjeshtė, por njerėz pak a shumė tė ndėrlikuar. Mė e trishtueshme ėshtė pamja qė ka, ose pėrftimi qė i bėhet kombit shqiptar nė shtresat mė tė gjera tė popullsisė nė Perėndim. Do tė thoni ju nuk na interesojnė shumė shtresat e gjera. Po, na interesojnė shumė sepse nė qoftė se e kemi seriozisht pjesėmarrjen tonė nė Evropė, janė edhe kėto shtresa tė gjera qė do tė lozin rol pėr kėtė gjė, sepse do tė vijė puna qė do tė votojnė po ose jo kundėr Shqipėrisė, siē votojnė, ose siē kanė votuar nė sondazhet pėr Turqinė. Nė kėto shtresa, pėrftimi i saj, imazhi i Shqipėrisė ėshtė njė popull jo vetėm pa identitet, por nė shumė raste popull qė nuk janė evropianė, janė turq shqiptarėt. Ja dhe njė klishe jugosllave, dhe jo vetėm jugosllave, por e pjellė nga brenda hapėsirės shqiptare nė Ballkan. Kam kujtuar edhe unė sikur kėto janė klishe tė gjitha tė jugosllavėve. Jo, disa herė kanė qenė tonat dhe kėto tonat janė mė dėmprurėse sesa tė tė huajve. Dhe plasi mė nė fund, na plasi mu nė duar, gjė qė unė s’e prisja, qė dalin tashi edhe akademikė, edhe shkencėtarė e thonė nuk jemi turq, po pothuaj thonė jemi gjysmė turq, nuk thonė jemi gjysmė turq, po thonė jemi gjysmevropianė, gjė ėshtė e njėjta gjė. Dikush thotė turk, dikush thotė kurd, tjetri mund tė thotė, njė injorant, nga Tibeti. Fakt ėshtė qė ti ke pranuar tė heqėsh gjysmėn e identitetit tėnd. Nesėr, pasnesėr, po kjo logjikė do t’u kėrkojė kosovarėve, meqė ėshtė hedhur teza qė njė pushtim i gjatė tė heq identitetin. Ėshtė quajtur normale kjo gjė qė ėshtė njė nga shpifjet mė tė rėnda pėr njė popull. Njė popull qė e pėson kėtė, ėshtė njė popull i degraduar. Dhe ne shqiptarėt duhet tė zgjedhim, jo tė themi me gjysmė identitet, po tė themi a jemi vėrtet njė popull gjysmak, pa vlerė, ose me gjysmėn e vlerės qė kanė popujt e tjerė tė Ballkanit tė cilėt, i njėjti pushtim otoman nuk ua hoqi dot identitetin, na i ka hequr ne apo jo. Dhe paska shqiptarė dhe me tituj, qė dalin e thonė qė ne na e kanė hequr dhe duhet ta mbrojnė kėtė gjė, duhet ta himnizojnė kėtė pushtim, kėtė dhunim qė i ėshtė bėrė qenies tonė, kėtė gjymtim, kėtė masakrim. Ky ėshtė thelbi i kėtij diskutimi. Sipas kėsaj ideje populli shqiptar qė jeton nė Kosovė, ka tė drejtė, po kėta shkencėtarė tė thonė nesėr qė tashti, kemi qenė njė shekull gati nė sundimin serb dhe natyrisht njė ēereku i identitetit tonė ėshtė serb. Ata nuk e thonė, po tė jeni tė sigurt qė po tė ishin tė lirė do ta thoshin pas disa vjetėsh, sepse ėshtė e njėjta mėnyrė arsyetimi: d.m.th njė pushtim i gjatė tė heq identitetin qė varet sipas gjatėsisė. Ky ka qenė pra befasimi im nga ky diskutim. Ėshtė njė diskutim delikat, njė polemikė e cila ėshtė gjėja mė e lehtė nė botė tė deformohet, tė shtrajtohet, si i thonė shqip, tė shfytyrohet dhe tė abuzohet me tė. Pėr mua ka qenė gjithnjė njė gjė e padiskutueshme, pėr fat tė keq e vėnė nė diskutim nga realiteti shqiptar. Tashti thelbi i sprovės qė kam shkruar ėshtė pėr tė vėrtetuar qė historia shqiptare, kombi shqiptar, aksioni shqiptar, pėr fat tė mirė ka qenė i njėjtėsuar, ka qenė njė. Nuk ka histori shqiptare tė veēantė pėr fetė e ndryshme tė shqiptarėve, nuk ka aksion shqiptar tė veēantė pėr ortodoksėt, myslimanėt, katolikėt ose pėr ateistėt. Deri tani sė paku historia shqiptare ėshtė zhvilluar nė njė unitet tė tillė pėr fat tė mirė. Ēfarė kemi bėrė tė mirė ose tė keqe e kemi bėrė bashkė, tė krishterė e myslimanė. Pėr ēka ankohemi, duhet tė ankohemi bashkarisht, pėr ēka krenohemi, duhet tė krenohemi bashkarisht, tė paktėn deri mė sot. Nė qoftė se populli shqiptar siē ka bėrė disa punė qė i kanė vajtur mbrapsht, ka bėrė sigurisht ose ka pasur shansin tė ketė edhe punė qė i kanė vajtur mbroth, qė i kanė vajtur mbarė. Njė nga kėto punė tė mėdha tė rėndėsishme ėshtė qė Shqipėria, nė fund tė fundit, me gjithė kėtė histori tė trazuar, ka pėrfunduar sot si njė aleate e botės perėndimore dhe me njė vullnet jashtėzakonisht tė pėrgjithėsuar te shqiptarėt, pėr tė qenė pjesė e kėtij qytetėrimi, e kėsaj bote qė ėshtė botė e saj e natyrshme. Dhe kur themi kėtė, merita, ose nė rast se do tė ishte e kundėrta, mosdashja pėr tė marrė pjesė nė kėtė botė, e keqja i takon gjithė popullit shqiptar, po i takon nė radhė tė parė myslimanėve shqiptarė, meqenėse pėrbėjnė, siē themi, mė shumė se gjysmėn e kėtij kombi. Pra, nė qoftė se ka njė vullnet shqiptar pėr tė shkuar drejt Evropės, nė qoftė se ka njė brengė shqiptare qė kjo po vonon dhe mund tė vonojė, ėshtė brengė e gjithė e popullit shqiptar dhe nė radhė tė parė e kėsaj shumice. Prandaj, ēdo gjė mund tė gjendet nė kėtė sprovėn time, por nuk mund tė gjendet kundėrmyslimanizėm, sepse ėshtė jologjike, ėshtė absurde. Njė mendim i tillė i thėnė, ėshtė dashkeqės. Unė nuk e di t’i jetė bėrė ndonjėherė provokim mė i rėndė kombit shqiptar sesa ky qė po i bėhet tashti duke i thėnė qė tė pranojė qė ka humbur gjysmėn e identitetit, tė pranojė dhe t’i kundėrvihet Evropės me shprehjen “identitet mysliman”. T’i propozohet pra kombit shqiptar qė dalėngadalė, nė qoftė se tė tjerė po bėhen gati ta pranojnė nė Evropė, pas disa vjetėsh, ai duhet tė fillojė tė shpalli kundėrevropianizmin e tij, tė bėjė pra njėfarė opozite me kėtė mendim historik qė ka 600 vjet qė po vazhdon. Thelbi i sprovės sime ka qenė kjo, qė jo vetėm nuk ka asgjė kundėr myslimanėve shqiptarė, por ka avokatinė mė tė madhe, mbrojtjen mė tė madhe tė myslimanėve shqiptarė duke thėnė disa herė qartė qė myslimanėt shqiptarė janė po aq evropianė sa katolikėt, sa ortodoksėt, qė ata kanė marrė pjesė nė gjithė aksionin e madh shqiptar pėr ēlirimin nga tė kėqijat, kanė qenė nė vijėn e parė, janė vrarė e janė prerė njėlloj si tė tjerėt, nė mos mė shumė, sikurse ortodoksėt shqiptarė kanė qenė nė vijėn e parė kundėr shovinizmit ortodoks grek dhe janė vrarė e janė prerė, ndoshta mė shumė se tė tjerėt. Kėshtu qė ky ėshtė njė problem i zgjidhur. Por pėr fat tė keq, shpeshherė problemet e ditura, tė zgjidhura, bėhen dhe problemet mė tė mėdha pėr tė ngritur mashtrimet mė tė mėdha. Dihet se nė emėr tė lirisė janė bėrė mashtrimet mė tė mėdha, nė emėr tė ēlirimit, shumica e tiranėve janė tiranė disa herė tė zgjedhur ata mė tė kėqijtė, qė vijnė nėpėrmjet njė farė demokracie ose njė demokracie. Kėshtu dhe problemi qė po e shtrojmė, nė emėr tė kėsaj ideje tė Evropės, po bėhet nė Shqipėri, ose ka filluar tė bėhet, ose bėhej dhe ne nuk e shikonim, ishim tė verbėr, njė propagandė kundėrevropiane duke u gjetur si shkak myslimanizmi shqiptar, duke i vėnė pra myslimanėt shqiptarė nė pozitėn mė tė palakmueshme dhe nė pozitėn mė tė pavėrtetė, sepse nuk kanė qenė kurrė tė tillė. Nė kėtė sprovė, kush e ka lexuar, kush s’e ka lexuar, do ta shikojė edhe njėherė, se unė nuk e kam kėtė ide tė pėrsėritur, se janė myslimanėt shqiptarė ata qė i japin ngjyrėn evropiane popullit shqiptar bashkė me fetė e tjera. Prandaj nga kjo anė, ky diskutim, kjo polemikė qė kanė abuzuar, ndoshta tė vetėm gjė mė pozitive ka qenė qė nxori njė tė keqe qė rrinte e fshehur prapa njė abuzimi tė madh.

Njė nga kėto punė tė mėdha tė rėndėsishme ėshtė qė Shqipėria nė fund tė fundit, me gjithė kėtė histori tė trazuar, ka pėrfunduar sot si njė aleate e botės perėndimore dhe me njė vullnet jashtėzakonisht tė pėrgjithėsuar te shqiptarėt, pėr tė qenė pjesė e kėtij qytetėrimi, e kėsaj bote qė ėshtė botė e saj e natyrshme.

Dhe kur themi kėtė, merita, ose nė rast se do tė ishte e kundėrta, mosdashja pėr tė marrė pjesė nė kėtė botė, e keqja i takon gjithė popullit shqiptar, po i takon nė radhė tė parė myslimanėve shqiptarė, meqenėse pėrbėjnė, siē themi, mė shumė se gjysmėn e kėtij kombi.

Ismail Kadare



Shenim: Ndiqni debatin tė plotė nė Forumin Shqiptar


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.