Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 110 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Intimitet :: Eliza Dushku viziton pėr herė tė parė Shqipėrinė
Postuar nga: Albo

Intimitet Grabocka e sjell nė Tiranė. Deklaratat e para nė aeroport

Mbėrrin ylli shqiptar i Hollivudit

Pėrshėndetje” nga Eliza Dushku. Jo nga ekrani, por nė tokėn shqiptare. Kishte ditė qė flitej pėr mbėrritjen e saj. Pas 26 vjetėsh aktorja e njohur hollivudiane Eliza Dushku do tė zbriste nė vendin e origjinės. Njė fluturim nga Amerika e largėt e solli mbrėmė nė tokėn e tė parėve.

E presim nė aeroportin e Rinasit. Ora shėnon 20.00 kur nė daljen e vipave Eliza Dushku shkel pėr herė tė parė tokėn shqiptare. Mjaft sportive dhe e qeshur hyn nė sallėn ku tė gjithė po e prisnin. Pasi i ka dėrguar ftesėn, Vera Grabocka e ka pritur atje pėr t’i uruar mirė-seardhjen. Nuk kishte ardhur vetėm. As e shoqėruar nga agje-ntė apo staf tjetėr qė punon me tė, siē ndodh nė raste tė tilla. Dy vėllezėrit, i ati dhe i dashuri i saj ishin bashkė me tė nė kėtė zbritje tė parė pėr tė njohur Shqipėrinė. Nė fakt ėshtė ndjerė pėrnjėherėsh pjesė e grupit qė e priste. Madje kėtė intimitet nuk deshi t’ia cėnonin as kamerat dhe aparatet fotografike qė fokusonin ēdo ēast. “Ka kohė qė tė flasim”, ishte reagimi qė e mbronte. Nė ato momente nuk ishte Eliza e kopertinave. Njė palė xhinse, bluzė e thjeshtė sportive dhe njė kapele ushtarake nė kokė, kishin zėvendėsuar fustanet dekolde tė skenave. Pas udhėtimit tė gjatė nuk i dukej vetja e bukur pėr tė pozuar dhe vazhdimisht kėrkonte qė tė mos fotografohej. Sharmin e saj do t’ia lėrė ngjitjes nė skenėn e pallatit tė Kongreseve, ku do tė dorėzojė ēmimin e “Eurovideo Grand Prix. Prezantimi i parė ka pasuar me njė moment shplodhje qė do tė nxiste edhe njė bisedė mes miqsh. Jemi ende nė ambjentet e aeroportit para se tė marrim rrugėn drejt Tiranės. Emocionet e para tė saj do tė ngelen aty.

Eliza shqiptare

“Ndjehem shqiptare”, ėshtė shprehur aktorja Eliza Dushku nė momentin e parė qė ka mbėrritur. Ishte pėrgjigjja qė tė gjithė e kėrkonin. Shqipėrinė nuk e ka parė asnjėherė, pėr tė vetėm ka dėgjuar. Por e ka pranuar dhe theksuar nė botėn e madhe hollivudiane origjinėn e saj. E ndėrsa nė bisedė e sipėr i thonė qė t’i ke fytyrė shqiptare, fillon tė qeshė. Tregon se njė gjė tė tillė ia kishte thėnė edhe dikush nė avion. “Pavarėsisht se jam e lodhur, jam shumė e entuziasmuar. Mezi pres tė njoh Shqipėrinė dhe tė udhėtoj drejt qytetit tim”, shprehet Eliza, mendimin e tė cilės e thekson edhe mė fort familja e saj. Kanė dashur tė jenė bashkė nė kėrkim tė sė shkuarės sė largėt. Duke qeshur shqipton disa fjalė shqip, por premton se kėto ditė do t’i japė “njė furēė” shqipes sė saj. Pėrveē mbushjes shpirtėrore kėrkon diēka mė shumė shqiptare. “Mė gjeni dikė qė bėn tatuazhe tė bukura”, thotė nė bisedė e sipėr. “Dua tė bėj nė shpatulla njė shqiponjė tė madhe. Vendosa qė ta bėja qė nė Amerikė, por modeli i atjeshėm nuk i kishte tė bukura krahėt”, vazhdon Eliza duke thėnė se njė gjė tė tillė do ta bėnte edhe vėllai nė krah. Kėto janė bisedat e para. E nesėrmja ėshtė e mbushur me takime zyrtare dhe miqėsore. Do tė qėndrojė rreth 5 ditė nė vendin tonė. Sigurisht qė nuk mjafton pėr tė mbushur mungesėn 26-vjeēare, por Shqipėria nuk do tė ngelet vendi i imagjinuar.

Udhėtimi

Brenda Shqipėrisė, origjinėn qė prezanton nėpėr botė, familja e Elizės do tė udhėtojė drejt Korēės. Diku nė rrethinat e saj gjenden kujtimet. Tė parat ia kanė zgjuar disa fotografi tė vjetra qė u ranė nė dorė. Kėto janė vetėm fillimi. E ndėrsa nisemi nga aeroporti, rrugės nuk mund tė dallohet asgjė. Ėshtė errur dhe njė shi i hollė shoqėron udhėtimin drejt hotelit. Aty mbyllet edhe nata e parė shqiptare e Elizės. Aktorja, qė ndoshta publiku shqiptar e njeh mė pak se ai botėror, do tė kthehet nė Amerikėn e madhe me njė pjesėz reale shqiptare.


Dje nė mesditė, aktorja Eliza Dushku takoi kryeministrin Sali Berisha. Korēa, Akademia e Arteve dhe ndoshta Kosova, ėshtė itinerari shqiptar i Dushkut

Eliza, familjarisht nė zyrėn e Berishės


Ndryshe nga paraqitja e aeroportit, nė zyrėn e kryeministrit Eliza hyri serioze, pa kapelėn ushtarake. E shoqėruar nga babai dhe vėllezėrit Aaron e Ben, aktorja Eliza Dushku e cila mbėrriti mbrėmjen e sė enjtes nė Tiranė, nėn kujdesin e agjencisė sė fluturimit “British Airėays”, takoi kryeministrin shqiptar Sali Berisha. Tė ndodhur para bliceve tė fotografėve dhe kamerave televizive, ata nuk reshtnin sė shprehuri kėnaqėsinė qė Dushku po shkelte nė tokėn e tė parėve, ndėrsa Berisha sepse “po takonte njė yll Hollywood-i, me kaq shumė dashuri pėr Shqipėrinė”. Qė nė minutat e para tė takimit, Eliza i shprehu kryeministrit dėshirėn pėr tė bėrė nė qafė njė shqiponjė tatuazh, si dhe interesin qė kishte ngjallur mbiemri i saj Dushku tek aktori i madh Arnold Shwarceneger. Pas fiksimit tė shtrėngimit tė duarve nga kamerat e aparatėt fotografikė, Berisha dhe Dushku e shoqėruar me familjarėt, fotografin e njohur Fadil Berisha, si dhe regjisoren Vera Grabocka me bashkėshortin Timo Flloko, zhvilluan njė takim rreth 20 minutėsh,pa praninė e mediave. Sipas njoftimit nga zyra e shtypit tė kryeministrisė, veē tė tjerash, Berisha i ka treguar Dushkut edhe pėrpjekjet e qeverisė pėr ndryshimin e imazhit tė vendit, pėrhapjen e gjuhės angleze dhe modernizimin e komunikimit nėpėr shkolla. Pas takimit, gjatė pėrshkimit tė korridoreve kryeministrorė, Eliza nuk mund t’i shpėtonte interesimit tė mediave, megjithė manovrėn e saj pėr tu shpėtuar pyetjeve.
Siē ndodh rėndom nė kėsi rastesh, ajo shprehu kėnaqėsinė e vizitės nė Shqipėri dhe pėrshtypjet e mira pėr shqiptarėt, edhe pse kishte pak orė nė Tiranė. Ajo gjithashtu tregoi kalendarin e qėndrimit nė Shqipėri. “Nesėr kemi show-n e madh “Euro Video Grand Prix”, ku do tė marr pjesė, tė dielėn do shkoj nė Korēė nė vendlindjen e prindėrve tė babait tim. Tė hėnėn do jem nė Akademinė e Arteve, ku do bisedoj me studentėt e arteve. Mendoj tė largohem tė martėn, por ndoshta do shkoj edhe nė Kosovė, le tė shohim. Dua tė mėsoj sa mė shumė qė tė jetė e mundur pėr vendin tim, edhe pse mendoj se kjo nuk ėshtė mundėsia ime e fundit. Jam e bindur se do kthehem sėrisht, por dua tė bėj gjithēka qė tė jetė e mundur pėr tė treguar se sa e lumtur dhe sa krenare ndihem qė jam shqiptare. E ndiej gjakun shqiptar nė dejet e mija”, - tha Eliza. Kur u fut nė makinėn, qė e priste nė shkallėt e kryeministrisė, Eliza nuk harroi tė thoshte “Rroftė Skipėria”. Pėr Eliza Dushkun kjo ėshtė hera e parė qė vjen nė Shqipėri dhe pėr tė Shqipėria ėshtė po aq e panjohur sa edhe ajo pėr shqiptarėt, tė cilėt kanė dėgjuar pak, ose aspak pėr tė. Por mjaftojnė fare pak ditė, qė nė sytė e shqiptarėve, ndoshta thjesht e vetėm pėr faktin qė ėshtė me origjinė shqiptare, Eliza Dushku, tė jetė njė shkurt e thjeshtė “Yll Hollywood-i”. Dje nė mbrėmje, nė orėn 21. 30, Dushku mori pjesė nė njė tjetėr pritje, ku ishte i pranishėm kryeministri Berisha nė Pallatin e Brigadave.



Dushku: Po, nėse njė ditė do tė ofroni njė rol

“Nuk e njoh kinematografinė shqiptare, por nuk do refuzoja asnjė ofertė qė do mė bėhej nga kineastėt shqiptarė”. Kėshtu u shpreh dje gjatė njė takimi me studentė dhe pedagogė tė Akademisė sė Arteve, aktorja Eliza Dushku e cila prej disa ditėsh ndodhet nė Shqipėri. Duke ndjerė interesin e studentėve, Dushku tregoi pėr eksperiencat kinematografike qė nė moshė tė mitur, nė krah tė De Niros dhe Shwarcenegerit, por edhe pėr situatat deri-diku komike qė krijonte origjina shqiptare. Ajo tregoi se po mėson gjuhėn shqipe dhe pėr tė demonstruar pėrpjekjet e saj i pėrshėndeti tė gjithė me “Ju dua shumė!”. Gjithashtu Dushku premtoi se do rikthehet nė Shqipėri shumė shpejt, nė vendin e origjinės, prej nga gjyshėrit u larguan gati njė shekull mė parė.


"Euro Video" ne Pallatin e Kongreseve

Vera Grabocka ringjitet ne skenen e Pallatit te Kongreseve me Festivalin Evropian te Videoklipit ne 3 qershor. Jane 29 kengetare prej 29 shteteve evropiane, qe ne 3 qershor ne Tirane do te sjellin jo vetem kenge, por dhe video. Nder ta jane: Povia, fitues i edicionit te fundit te Festivalit te San Remos, kengetari serb Zeljko Joksimovic, kroatja Severina, kengetari maqedonas Toshe Projevski, qiprioti Kostandin Kristofori, ukrainasen Olena Grebenuk dhe rumunin Mihai Traistariu, pjesemarres ne Festivalin Evropian ne Athine etj. Ndersa Genta Ismajli, eshte ajo qe do perfaqesoje Shqiperine ne kete feste te madhe evropiane. "Grand prix" eshte cmimi qe do te marre videoklipi me i mire, dhe 10 mije eurot do te shkojne tek fituesi i cmimit special. Votimi per cmimin e madh do jete i ngjashem me ate te Eurosong-ut, ku cdo vend pjesemarres ne festival voton per konkurrentet e tjere, por me te vetmin ndryshim, qe votuesit jane te pranishem ne salle. Vera Grabocka vjen ne bashkepunim me regjisorin Ylli Pepo. Festivali do transmetohet nga 25 televizione te huaja, disa prej te cileve do jene ne lidhje te drejtperdrejte. Nata e 3 qershorit transmetohet nga Tv Klan. E ftuar do te jete edhe aktorja origjine shqiptare, Eliza Dushku, e cila ka luajtur perkrah aktorit te madh Robert De Niro, Arnold Shwarceneger, Halle Berry, Kirsten Dunst etj.


Kortezi e Balkanweb, Shekulli, Korrieri


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.