Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ja kur e shoh prosperitetin e nje miku: atehere kur ai nuk ka me kujtese.
--- Balzak

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 104 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Dhimitėr Pasko
Nė 4 maj 1966 mbylli syė Dhimitėr Pasko ose shumė i njohuri Mitrush Kuteli, shkrimtar, ekonomist, publicist dhe pėrkthyes. E pati nisur krijimtarinė letrare qysh nė vitet '30, kur botonte "Net shqiptare", "Kapllan Aga i Shaban Shpatės", "Ago Jakupi", si dhe hartonte mjaft vepra ekonomike. Pas ēlirimit, Kuteli botoi "Pylli i gėshtenjave", "Tregime tė moēme shqiptare", "Baltė nga kjo tokė" , "Nė njė cep tė Iirisė sė Poshtme", etj, si dhe bėri mjaft pėrkthime tė paarritshme tė shkrimtarėve tė mėdhenj botėrore, qė e vendosin nė piedestalin e pėrkthyesve tanė mė tė mirė.

Alberto Blest Gana'
Nė 4 maj 1830 lindi shkrimtari kilian Alberto Blest Gana', themeluesi i realizmit kritik nė letėrsinė e vendit tė vet dhe nė atė latinoamerikan. Veprat e tij mė tė mira, romane, jane: "Dashuria e parė", "Babai i familjes", "Martin Rives", "Aritmetikė e dashuri", etj. Vdiq nė vitin 1920. Antuan Augustini
Nė 4 maj 1900 lindi nė Paris Antuan Augustini, skulptor kroat, i cili ndėrmjet veprave tė shumta qė krijoi, u dallua veēanėrisht pėr portretet. Ndėrmjet kėtyre portreteve ėshtė edhe njė portret i heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastrioti Skendėrbeu.

Xhovani Batista Graci
Nė 4 maj 1925 u nda nga jeta Xhovani Batista Graci, fiziolog, qė u mor mjaft me sėmundjet ngjitėse dhe sidomos me malarjen. Ai pėrshkroi ciklin e plotė tė zhvillimit tė mikrobit tė kėsaj sėmundjeje , duke vėrtetuar se bartėsi i vetėm i tij ishte mushkonja anofele.
Sport :: Erkand Qerimaj, kampion bote nė shtytje
Postuar nga: Albo

Sport Botėrori i Kinės, peshėngritėsit shqiptar fitojmė 3 medalje

Triumfi, Erkand Qerimaj kampion bote nė shtytje

Romela Begaj dhe Erkand Qerimaj kanė arritur suksesin e radhės nė Kampionatin Botėror tė peshėngritjes qė po zhvillohet nė Kinė.

Tė dy sė bashku kanė marrė tri medalje duke ngritur tri herė flamurin kombėtar nė pallatin e sportit tė Hangzhout, ku po zhvillohen garat e kėtij Botėrori. Shkon nė katėr numri i medaljeve tė marra nga Shqipėria nė kėtė aktivitet. Romela Begaj ka marrė medalje bronzi nė shkėputje, ndėrsa Erkand Qerimaj ėshtė shpallur kampion bote nė shtytje dhe nėnkampion nė dygarėsh. E para e ka filluar konkurrimin Romela Begaj nė peshėn 58 kg. Gara nė kėtė peshė ka qenė mjaft e fortė pėr vetė faktin se merrnin pjesė 16 peshėngritėse. Begaj e ka filluar garėn nė stilin e shkėputjes me 91 kg, ka tentuar tė ngrejė nė provėn e dytė dhe tė tretė 95 kg por pa sukses. Gjithsesi me rezultatin 91 kg nė shkėputje ajo ka merituar medaljen e bronztė. Nė stilin e shtytjes ajo ka realizuar nė provėn e parė 105 kg dhe ka dėshtuar nė dy provat e tjera teksa ka tentuar 110 kg. Me kėtė rezultat ajo ėshtė renditur e 8-ta. Kanė qenė tre peshėngritėse qė kanė realizuar 105 kg nė shtytje, por pėr peshė mė tė vogėl, vetėm 10 gram mė pak, peshėngritėsja koreane Yura Mun ėshtė renditur e shtata. Me 196 kg nė dygarėsh Romela Begaj ėshtė renditur e 5-ta nė botė. Tri medaljet e arta nė kėtė peshė i meritoi peshėngritėsja ruse Svetlana Tsarukaeva me 106 nė shkėputje, 125 nė shtytje dhe 231 kg nė dygarėsh, njė rezultat vėrtet fantastik ky. “E rėndėsishme pėr peshėngritėsen tonė, shprehet sekretari i FSHP-sė, Ilir Kraja nėpėrmjet linjės telefonike, ėshtė se ajo arriti tė realizojė ato ēka ka arritur nė stėrvitje. Ky ėshtė aktiviteti i dytė ndėrkombėtar i rėndėsishėm qė Romela Begaj merr pjesė ndaj dhe emocionet kanė qenė tė pranishme”. Mė pas ka konkurruar Erkand Qerimaj nė peshėn 69 kg. Rezultatet e arritura nga peshėngritėsi ynė i kanė dhuruar atij dy medalje, njė ari dhe njė argjendi. Nė shkėputje, ai ka realizuar 136 kg, duke u renditur nė vend tė katėrt. Me rezultat tė barabartė, por vetėm me 10 gr peshė trupore mė tė lehtė, peshėngritėsi grek i mori vendin e tretė, Qerimajt. Peshėngritėsi ynė ka tentuar tė ngrejė 141 kg nė provėn e dytė dhe tė tretė por pa sukses. Nė stilin e shtytjes, ai ka realizuar me sukses dy provat e para teksa ka ngritur 170 kg dhe 175 kg. Ka tentuar tė ngrejė 180 kg nė provėn e tretė por nuk ka mundur. Sipas trajnerit tė tij Genc Barkiēi, ai e ka realizuar kėtė peshė nė stėrvitje, por duket se emocionet edhe Erkandi kanė qenė evidente. Gjithsesi me 175 kg e arritura nė shtytje Qerimaj ka merituar medaljen e artė dhe me 311 kg nė dygarėsh, medaljen e argjendit. Me rezultatet e arritura nė shtytje dhe dygarėsh, Erkand Qerimaj ka thyer rekordin kombėtar pėr tė rritur. Kėto arritje tregojnė edhe njė herė se rezultatet e peshėngritėsve tanė janė tė nivelit botėror.

4 medalje
kaq kanė fituar peshėngritėsit e rinj shqiptarė vetėm pas dy ditėsh konkurrimi nė Botėrorin qė po zhvillohet nė Kinė gjatė kėtyre ditėve. Njė medalje ari, 2 argjendi dhe 1 bronzi

4 sportiste
kaq ėshtė numri i peshėngritėsve tanė qė konkurrojnė nė Kampionatin Botėror tė Kinės. Vetėm njė prej tyre ėshtė femėr (Romela Begaj), ndėrsa tre tė tjerėt janė meshkuj

Kortezi e Panorama


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.