|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Ai qė han hudėr nuk e ndien erėn e vet, por ia ndijnė tė tjerėt
--- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 98 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Dhimitėr Pasko
Nė 4 maj 1966 mbylli syė Dhimitėr Pasko ose shumė i njohuri Mitrush Kuteli, shkrimtar, ekonomist, publicist dhe pėrkthyes. E pati nisur krijimtarinė letrare qysh nė vitet '30, kur botonte "Net shqiptare", "Kapllan Aga i Shaban Shpatės", "Ago Jakupi", si dhe hartonte mjaft vepra ekonomike. Pas ēlirimit, Kuteli botoi "Pylli i gėshtenjave", "Tregime tė moēme shqiptare", "Baltė nga kjo tokė" , "Nė njė cep tė Iirisė sė Poshtme", etj, si dhe bėri mjaft pėrkthime tė paarritshme tė shkrimtarėve tė mėdhenj botėrore, qė e vendosin nė piedestalin e pėrkthyesve tanė mė tė mirė.
Alberto Blest Gana'
Nė 4 maj 1830 lindi shkrimtari kilian Alberto Blest Gana', themeluesi i realizmit kritik nė letėrsinė e vendit tė vet dhe nė atė latinoamerikan. Veprat e tij mė tė mira, romane, jane: "Dashuria e parė", "Babai i familjes", "Martin Rives", "Aritmetikė e dashuri", etj. Vdiq nė vitin 1920.
Antuan Augustini
Nė 4 maj 1900 lindi nė Paris Antuan Augustini, skulptor kroat, i cili ndėrmjet veprave tė shumta qė krijoi, u dallua veēanėrisht pėr portretet. Ndėrmjet kėtyre portreteve ėshtė edhe njė portret i heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastrioti Skendėrbeu.
Xhovani Batista Graci
Nė 4 maj 1925 u nda nga jeta Xhovani Batista Graci, fiziolog, qė u mor mjaft me sėmundjet ngjitėse dhe sidomos me malarjen. Ai pėrshkroi ciklin e plotė tė zhvillimit tė mikrobit tė kėsaj sėmundjeje , duke vėrtetuar se bartėsi i vetėm i tij ishte mushkonja anofele.
|
|
|
|
| |
|
Shuhet Bilbili i Ballkanit
Ka vite qė ėshtė shkėputur nga skena. Por emri i saj ėshtė lidhur gjithėmonė ngushtė me tė. Nė orėt e para tė para dites sė djeshme, kėngėtarja e njohur popullore, Luēie Miloti ka ndėrruar jetė nė Tiranė. Pėr probleme shėndetėsore jeta e kėngėtares ėshtė mbyllur nė moshėn 76- vjeēare, vetėm pak ditė pasi ka festuar kėtė pėrvjetor.
Miqtė e artit dhe tė afėrm tė tjerė, sot do tė bėjnė homazhe nė Teatrin e Operas dhe Baletit nga ora 11.00 deri mė 12.00. Mė pas trupi i saj do tė pėrcillet pėr nė banesėn e fundit.
Rruga e njė kėngėtareje Brezat e sotėm, Luēie Milotin ndoshta e kanė dėgjuar vetėm si emėr, por ajo ka qenė njė artiste e fuqishme nė skenė. E njohur pėr zėrin e rrallė me tė cilin i dha jetė kėngės shkodrane, Miloti e ka pėrqafuar herėt skenėn. Ishte vetėm 12 vjeē kur kėndon pėr herė tė parė nė qytetin e saj tė lindjes nė Shkodėr. Do tė spikaste qė nė fillim si njė zė i veēantė. Luēie Miloti ka lindur nė 11 maj 1930 nė njė familje me tradita muzikore. Rruga e saj artistike do tė niste nė Radio Shkodra dhe mė pas do tė angazhohej nė shtėpinė e Kulturės tė qytetit tė Shkodrės, nėn dirigjimin e Preng Jakovės. Transferimi i familjes nė vitin 1946 do ta afronte nė jetėn artistike kryeqytetase. Fillimisht emėrohet si soliste nė Radio Tirana nėn drejtimin e Paulin Palit dhe njė vit mė vonė emėrohet si soliste nė filarmoninė shqiptare me krijimin e institucioneve tė tjera kulturore artistike profesioniste tė kryeqytetit, Luēija u aktivizua nė Estradėn e Tiranės dhe nė 1957, emėrohet soliste nė Ansamblin Shtetėror tė Kėngėve dhe Valleve Popullore. Gjatė kėsaj periudhe do tė jenė tė shumta kėngėt qė do tė kompozohen pėr zėrin e saj. Do tė vazhdojė si soliste nė Ansamblin Popullor deri nė moshėn 45 vjeēare, kur del edhe nė pension. Kjo ishte njė periudhė e vėshtirė pėr kėngėtaren qė e ndjente se mund tė jepte edhe mė tepėr. Por kjo kohė do tė shėnonte edhe pėrfundimin e karrierės sė saj artistike.
Vlerėsimet Nė kujtimet e artistėve bashkėkohės me tė, Luēie Miloti vjen si njė kėngėtare e veēantė. Skenėn e pushtonte vetėm me zėrin e saj, sepse asnjėherė nuk i pėrdorte gjestet shoqėruese. Nė repertorin artistik numėrohen 500 kėngė tė cilat kėngėtarja i ka pėrcjellė edhe nė botėn e huaj. Ēila sytė, due me te pa, Pėr mue paska kane kysmet, Bishtalecat palė palė, Shpend ma i parė i bukurisė, Zanusha, Me zaman asaj furije?, Ēu ēue Rushja, etj do tė ishin disa nga kėngėt qė dėgjoheshin nėpėrmjet Radio Tiranės. Nė formimin profesional tė mėtejshėm do tė kėndonte kėngė si Kaēurrelat e tu, Synin tėnd larushe mij ēike, Me tshi hajtshamos etj. Luēie Miloti nė karrierėn e saj ka marrė pjesė nė festivale kombėtare dhe ndėrkombėtare, si nė skenat e shume kryeqyteteve tė Ballkanit dhe madje tė botės. Nė Varshavė ėshtė vlerėsuar me titullin Bilbili i Ballkanit, ndėrsa nė Bullgari muzikologėt e kanė cilėsuar si Bilbili me zė kristalor. Pėr kontributin e saj muzikor, mė 1961 ka marrė titullin Artiste e Merituar dhe urdhrin Mjeshtėr i madh nga ish-Presidenti Rexhep Mejdani.
|
|
|
|