Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Veprat e mira tonat jane shpesh me turbulluese se sa mekatet tona.
--- Marcel Ayme

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 95 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Dhimitėr Pasko
Nė 4 maj 1966 mbylli syė Dhimitėr Pasko ose shumė i njohuri Mitrush Kuteli, shkrimtar, ekonomist, publicist dhe pėrkthyes. E pati nisur krijimtarinė letrare qysh nė vitet '30, kur botonte "Net shqiptare", "Kapllan Aga i Shaban Shpatės", "Ago Jakupi", si dhe hartonte mjaft vepra ekonomike. Pas ēlirimit, Kuteli botoi "Pylli i gėshtenjave", "Tregime tė moēme shqiptare", "Baltė nga kjo tokė" , "Nė njė cep tė Iirisė sė Poshtme", etj, si dhe bėri mjaft pėrkthime tė paarritshme tė shkrimtarėve tė mėdhenj botėrore, qė e vendosin nė piedestalin e pėrkthyesve tanė mė tė mirė.

Alberto Blest Gana'
Nė 4 maj 1830 lindi shkrimtari kilian Alberto Blest Gana', themeluesi i realizmit kritik nė letėrsinė e vendit tė vet dhe nė atė latinoamerikan. Veprat e tij mė tė mira, romane, jane: "Dashuria e parė", "Babai i familjes", "Martin Rives", "Aritmetikė e dashuri", etj. Vdiq nė vitin 1920. Antuan Augustini
Nė 4 maj 1900 lindi nė Paris Antuan Augustini, skulptor kroat, i cili ndėrmjet veprave tė shumta qė krijoi, u dallua veēanėrisht pėr portretet. Ndėrmjet kėtyre portreteve ėshtė edhe njė portret i heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastrioti Skendėrbeu.

Xhovani Batista Graci
Nė 4 maj 1925 u nda nga jeta Xhovani Batista Graci, fiziolog, qė u mor mjaft me sėmundjet ngjitėse dhe sidomos me malarjen. Ai pėrshkroi ciklin e plotė tė zhvillimit tė mikrobit tė kėsaj sėmundjeje , duke vėrtetuar se bartėsi i vetėm i tij ishte mushkonja anofele.
Politike :: Kryeministri: Tolerancė zero ndaj krimit tė organizuar
Postuar nga: Albo

Politike Fjala e Kryeministrit tė Shqipėrisė e mbajtur dje nė Kuvend

Krimi tentoi tė mė blinte, por unė zgjodha ta luftoja atė

Tė nderuar qytetarė tė Republikės qė sot ndiqni njė debat pėr njė ēeshtje themelore tė vendit.
Nė kuadrin kushtetues tė Republikės sė Shqipėrisė, Prokurori i Pėrgjithshėm ėshtė institucion themelor kushtetues. Nė kėtė kontekst dua tė theksoj se debati pėr Prokurorin ėshtė njė debat i njė rėndėsie parėsore pėr vendin, qeverisjen, shtetin, pėr ēdo qytetar shqiptar. Ndaj dhe sot, jam kėtu pėr t’ju garantuar ju, pėr tė garantuar shqiptarėt se ky debat, aq sa ka tė bėjė me Prokurorin e Pėrgjithshėm aktual, zotin Sollaku, ka tė bėjė me njėrin nga problemet mė themelore, mė parėsore tė qenies, tė identitetit tonė kombėtar, tė tė sotmes, sė ardhmes sonė kombėtare.

E kam nisur kėtė debat dhe unė i qėndroj plotėsisht, pėr arsye tėrėsisht politike, nė funksion tė njė politike e cila ka njė synim tė vetėm madhor: nxjerrjen e shoqėrisė dhe kombit nga honet e historisė nė tė cilat e ka vidhisur dhe mund ta vidhisė mė tej, krimi i organizuar.
Ēdo njeri i qytetėruar, ēdo njeri qė i thotė vetes shqiptar dhe e ndjen veten anėtar tė kėtij kombi, e ka tė ligjshėm krenarinė pėr Ismail Kadarenė dhe veprat e tij qė pėrkthehen dhe botohen kudo, e ka tė ligjshėm krenarinė pėr Inva Mulėn, e ka tė ligjshėm krenarinė pėr Nėnė Terezėn, jo se kėta janė anėtarė tė familjes sime apo tuaj, por kėta janė anėtarė tė kėtij kombi qė ne i pėrkasim dhe ne ndihemi si anėtarė tė tij.
Por secili shqiptar qė ndjen kėtė krenari, nė detyrėn e tij qytetare si qytetar i kėtij kombi, duhet tė ndiejė skuqjen, turpin pėr atė qė vajzat, motrat shqiptare, vajzat tona, motrat tona mbushin rrugėt e Europės me njė ves nga mė dramatikėt mė tragjikėt; duhet tė ndiejnė skuqjen dhe turpin pėr rrugėt e Shqipėrisė, tė Londrės apo tė Parisit qė skuqen me gjak shqiptar apo jo shqiptar nga vrasės shqiptarė; duhet tė ndiejė skuqjen dhe turpin, nė rast se duan tė sillen si qytetarė tė njė kombi tė qytetėruar, pėr baronėt e drogės dhe ata qė kanė shndėrruar vendin nė rrugė kryesore tė drogės dhe krimit tė organizuar.
Nuk mund tė jesh njeri i qytetėruar, ku tė kesh vetėm njėrėn anė tė medaljes; s’ėshtė me njė anė medalja, ajo ka dy, ndaj dhe ne si vend dhe si komb, nė qoftė se duam tė kemi tė ardhme, ne duhet tė qėndrojmė ndaj kėtij fenomeni, i cili ėshtė bėrė simboli mė i keq, pas diktaturės komuniste, pėr Shqipėrinė dhe pėr shqiptarėt.
Jam kėtu, pėr t’iu drejtuar qytetarėve shqiptarė dhe ju, totalisht me njė sens apartiak. Po pse e them kėtė? Sepse dua tė jem shumė i sinqertė me ju. Gjatė kėtyre muajve ka patur, jo vetėm anėtarė tė opozitės, por ka patur dhe anėtarė tė mazhorancės, tė cilėt mė kanė kėrkuar mua simbiozėn, madje kanė insistuar qė pse tė mos i marrim ne ato miliarda para qė burojnė nga kanalet e zeza tė krimit?! Jo dhe jo, ka qenė pėrgjigja ime kategorike. Sepse krimi ėshtė antishteti, sepse paratė e krimit janė shkatėrrimi i shtetit. Pa shtet s’ka liri, s’ka dinjitet, s’ka tė ardhme, s’ka siguri, s’ka asgjė, s’ka komb. Ka vetėm rrėnim tė pėrditshėm tė tij. Ndaj dhe unė kam bėrė zgjidhjen time.
Mos harroni ju, qė nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, bėni sot avokatin e Sollakut. Mund t’ju them se krimi i organizuar shqiptar ka qenė nė gjendje tė mė paguajė mua, jo dhjetra, por qindra milion qė unė tė vazhdoja simbiozėn me ta. Por zero tolerancė; kjo ėshtė politika ime. Pėr shkak tė kėsaj politike unė kam ndėrmarrė kėtė nisėm. Quajeni personale, quajeni politike – unė qėndroj nė njė betejė nė tė cilėn ju garantoj, se shqiptarėt do tė dalin tė fituar. A arriti krimi i organizuar kėto pėrmasa tė cilat u bėnė tė llahtarshme pėr Europėn?! Po dhe po. Prokurori drekonte dhe darkonte me kapobandat. Dhe pse?
Do t’u rrėfej njė gjė shumė interesante. Mė keni dėgjuar gjatė viteve tė shkuara, mė shumė se ēdo shqiptar tjetėr tė lakoj emra vrasėsish, banditėsh, trafikantėsh kėtu nė parlament, para mediave dhe kudo. E bėja me njė qėllim, e bėja pėr t’iu treguar tė gjithėve se nuk mund tė mposhtnin, kėta xhelatė dhe hanxharė krimi, kurajon e njė populli. Nuk mund tė mposhtet kurajoja qytetare, ajo ėshtė mė e fuqishmja.
Gjatė gjithė kėtyre viteve, unė kam jetuar i qetė nė banesėn time pa roje tek dera, bashkė me bashkėshorten time. Po pse? Sepse kjo skuadėr vrasėsish, trafikantėsh, natėn kryente krimet, ditėn drekonte me kryeministra dhe ministra. Ndihej tėrėsisht e sigurtė dhe thoshin: le t’i bjerė qemanesė Sali Berisha, pa ne pasurohemi – dhe ja ku i kemi kėta qė na pėrkrahin; pa lėre kur nė drekat dhe darkat tona vjen dhe Prokurori i Pėrgjithshėm. Zoti Prokuror! Unė e di qė ti nuk ke organizuar dreka, ndonėse edhe ke ftuar nga klani i Zemunit, nė ke ftuar Baren apo ndonjė tjetėr nė drekė, por ke ngrėnė dreka me ta, ke ngrėnė dreka nė dreka tė ministrave me ta. Nderi i shtetit dhe i ligjit tė kėrkonte tė braktisje drekėn.
Zoti Prokuroror, ke diskredituar nė shkallėn mė ekstreme ligjin, nderin, moralin e kėtij vendi me qėndrimin tėnd.
Ēėshtja e Mirit tė Xhikes ėshtė e vėrtetė (zotėri, kėto personazhe nuk ua kemi nxjerrė ne, kėto ia keni nxjerrė ju njėri-tjetrit. Dhe nuk i kanė nxjerrė socialistėt e thjeshtė tė Konispolit, tė Tropojės apo Vėrmoshit – ua ka nxjerrė kryetari juaj i partisė kėto) Edhe Mirin e Xhikes edhe Baēin e kashtės, edhe tjetrin e tjetrin. Po, po, i dini ju kėto, i dini mirė. Por kishit gjetur, jo vetėm avokatin e krimeve tuaja – dhe kėtė e them me dhimbje – (dhe i garantoj socialistėt se kurrė nuk i pėrgjithėsoj; ju garantoj ju si deputetė se kurrė nuk pėrgjithėsoj, sepse shumica juaj s’ka asnjė lidhje me krimin – dhe kam ndėrgjegje shumė tė qetė, por nuk mund tė pėrjashtohet se ky prokuror mbrojti si avokat, kur kriminelėt skuqėn rrugėt e Tiranės, vetėm e vetėm se ju pėrkisnin politikanėve; mbrojti si avokat trafikantė, vetėm e vetėm se trafikonin pėr politikanė. Pra, ka njė moral ky vend?! Ka moralin dhe koshiencėn kombėtare si origjinė kombėtare apo do tė kontraktojė krimin? Jo, shqiptarėt nė tėrėsinė e tyre janė dhe do mbeten njė komb qė do ta ndėrtojnė tė sotmen dhe tė ardhmen bazuar nė ndershmėrinė dhe nė virtytet, pavarėsisht nga vėshtirėsitė qė po jetojnė sot.
Asnjė komb nė Europė nuk vuajti mė shumė nga hanxharėt e krimit tė organizuar sa kombi shqiptar. Asnjė komb nė Europė nuk u pėrkul nė njė mėnyrė kaq tė pamėshirė sa ē’u pėrkulėn qytetarėt e Lushnjės, Tropojės apo qyteteve tė tjera. Po e dini ju pse? Ua them unė: me dhjetra herė mė vinin nė zyrė dhe mė thoshin: ne s’kemi ē’bėjmė, vetėm tė organizojmė kryengritje, sepse ai ėshtė komisariat, sepse ai ėshtė komisariati Nr.2, sepse ai tė bėn gjėmėn. Kryengritja na ngelet.
Jo, u thoja unė. Nuk ka kryengritje, ka vetėm njė rrugė dhe kjo ėshtė rruga demokratike – ne do vazhdojmė betejėn tonė.
Qytetarėt shqiptarė, mė 3 korrik votuan para sė gjithash kundėr hanxharėve tė krimit tė organizuar, votuan kundėr bandave tė cilat nxinė imazhin e shqiptarėve nė Europė, votuan kundėr atyre qė bashkėpunuan me krimin apo pėrjetuan simbiozėn me tė. Nė asnjė vend tjetėr, krimi i organizuar s’ka goditur tetė policė nė njė ditė, siē ka goditur nė Shqipėri dhe foshnjėn nė gjirin e nėnės.
Pėr ata tė cilėt, sot bėjnė publicistikėn e krimit, qė kanė ngrėnė apo jo ēorbėn e miellit tė bardhė, unė them se me kėtė publicistikė shkruani vetėm epilogun e turpit tuaj kombėtar. Sepse krimi s’do kalojė mė mbi kėtė vend. Sepse toleranca do tė jetė zero ndaj tij.
Ē’ju lidh ju me njė njeri i cili u vendos pasi u shkarkua paraardhėsi i tij pa asnjė hetim paraprak. U shkarkua pėr motive politike, sepse akuzoi tė tjerė me shishe aranxhate pėr krime kundėr njerėzimit.
Por zotėria tjetėr qė erdhi pas tij nuk po ikėn pėr motive politike. Po ikėn pėr simbiozėn e tij tė turpshme me krimin. Po ikėn edhe pėr lidhjet e tij.
E kanė qarkulluar shumė problemin e biznesmenit grek, ēėshtjen e dosjes sė tij. Shtroj pyetjen: tė gjithė ata qė sot kundėrshtojnė Sali Berishėn, ēfarė do tė thoshin nė rast se bashkėshortja ime gjykatėse do tė hiqte ty pasurinė? Dhe kujt do t’ia jepte. Do t’ja jepte njė familjari tė tij, pasurinė tėnde. Dhe unė Prokurori i Pėrgjithshėm nuk do tė lejoja hetimin, do tė bllokoja hetimin. Ku ndodh kjo? Nė cilin shtet, nė cilin vend?
Ēfarė do tė thoshin ata qytetarė qė mund tė mendojnė se kėtu ka njė tendencė politike?
Nė rast se kryetari i komisionit tė pronave tė Durrėsit merr 108 vendime tė paligjshme, prokurori nis dhe mbyll hetimin pėr faktin e vetėm se vishen e zhvishen tek “Aiba”.
Ju duhet tė dilni nga ky batak. Unė e kuptoj qė kėtu ka prej jush qė mbrojnė interesa personale, por nė mėnyrė absolute shumica prej jush s’ka asnjė interes personal nė kėtė ēėshtje.
Dhe e them me bindjen mė tė madhe.
Sė fundi dua tė sqaroj dy gjėra.
Largimi i prokurorit nuk bėhet pra, vetėm pėr faktin se prokuroria ėshtė njė organ i centralizuar. Po lexoj disa nga nenet e ligjit pėr prokurorinė:

Neni 3
Prokuroria organizohet dhe funksionon nėn drejtimin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm si strukturė e centralizuar, ku pėrfshihen Zyra e Prokurorit tė Pėrgjithshėm, Kėshilli i Prokurorisė dhe Prokuroritė pranė Sistemit Gjyqsor.

Neni 4
Urdhėrat dhe udhėzimet e Prokurorit mė tė lartė jepen me shkrim dhe janė tė detyrueshme pėr prokurorin mė tė ulėt.
Shkalla e hierarkisė nė organin e prokurorisė pėrcaktohet nga Prokurori i Pėrgjithshėm.

Mė gjeni nė sistemin e institucioneve tė Shqipėrisė njė institucion me shkallė tė tillė centralizimi, qoftė dhe njė tė vetėm.
Gjithēka pra varet prej tij.
A do tė isha unė dakord qė vetėm pėr kėtė tė largohej prokurori? Po. Sepse ėshtė i vdekur moralisht, prokurori me situatėn e krimit.
Po vetėm njė pyetje do t’iu bėj qytetarėve sot.
Nė katėr vjet, Kontrolli i Lartė i Shtetit qė nuk ka qenė nė asnjė rast i drejtuar nga opozita ka denoncuar njė vjedhje, shpėrdorim total nga administrata qeveritare prej 200 milion Eurosh. Kush ėshtė nė burg pėrveē Bujar Himēit dhe Veli Myftarit, (mund tė them gjėnė mė tė vėshtirė qė tė besoj se ka futur para nė xhep ai njeri) S’ėshtė burgosur njeri tjetėr o zotėri. Sepse ishin shokė dhe miq tė prokurorit dhe prokurori toleronte.
Pra kjo ėshtė situata, pse ai ka vdekur moralisht si prokuror.
Por nuk ėshtė vetėm moralisht. Janė njė seri dosjesh tė lidhura direkt, me tė cilat shqiptarėt duhet tė njihen me hollėsi. Dhe nuk mund tė jenė objekt i kėtij diskutimi, por s’mund t’u mohohet kurrė e drejta kushtetuese pėr ta hetuar, hetim qė do tė faktojė lidhjet e tij direkte me krimin e organizuar, me korrupsionin dhe tė tjerė.
Sė fundi, le t’i shtroj njė pyetje: Zoti prokuror qė ke hetuar gjithė jetėn, pse ke frikė nga hetimi? Po ti, nė rast se ndihesh i pastėr, nė rast se nuk janė pėrvetėsuar pasuritė e tė tjerėve, nė rast se ke zbatuar ligjin, nė rast se ndėrgjegja jote ėshtė ligji, nė rast se vėrtet ke zbatuar tė gjitha prerogativat ligjore, nder duhet tė kesh hetimin ti. Se hetimi, tė garantoj unė, do tė tė bėhet para mediave, do tė bėhet para publikut. Hetimi do tė jetė njė proces i hapur, me njė procedurė tėrėsisht ligjore.
Por fakti qė ti prokuror kundėrshton hetimin, fakti qė ti vė nė dyshim se do vish apo s’do vish nė komisionin hetimor, fakti qė ti nxit tė tjerėt tė shkojnė tek Mark Abdia dėshmojnė se “lepuri fle nė barkun tėnd”. Lepurin nė bark nuk ta kanė futur shqiptarėt, ia ke futur vetes. Mbaje.
Ne si komision parlamentarė do tė zbardhim tė vėrtetėn mbi periudhėn qė ti ishte Prokuror i Pėrgjithshėm.
Nuk ka asnjė lloj mėdyshje, nuk ka asnjė hezitim, nuk ka nė mėnyrė absolute asgjė tjetėr, vetėm konsistencė dhe presistencė nė njė politikė kombėtare e cila synon zero tolerancė ndaj krimit tė organizuar.
Ēfarė na thotė prokurori kėto ditė?
Janė tė paligjshme arrestimet. Shqipėria, sipas tij, nuk ėshtė anėtare e Interpolit. Po mbi ē’bazė SHBA-ja, Britania e Madhe, Turqia, Franca apo vende tjera arrestojnė kriminelė tė kėrkuar nga drejtėsia shqiptare paraqitur Interpolit, kurse drejtėsia shqiptare nuk i arrestoka dot ose qenka i paligjshėm arrestimi.
Merri mbrapsht zotėri kėto teorira. Kėto janė teoritė e simbiozės dhe bashkėpunimit me krimin.
Shqiptarėt do tė ndahen njėherė e mirė nga ky kapitull. Ky ėshtė njė kapitull shumė i zi ėshtė njė kapitull shumė i trishtė. Ky ėshtė njė kapitull qė i rrėnoi ata, qė u cėnoi mė shumė se ēdo gjė tjetėr dinjitetin. Ky ėshtė njė kapitull qė u vėshtirėsoi rrugėn drejt Europės. Ky ėshtė njė kapitull qė u vėshtirėsoi rrugėn drejt prosperitetit.
Pėr kėtė kapitull, Prokurori ka njė pėrgjegjėsi tė madhe direkte, pėr tė cilėn ai duhet tė hetohet me transparencė tė plotė, tė dėgjohet sa herė tė dojė.
Ju garantoj se do dėgjohet sa herė tė dojė dhe do ballafaqohet me faktet, dosjet konkrete, pėr tė cilat ai me mosveprimin ose me veprimin e tij i ka krijuar dėme tė pallogaritshme kombit, shoqėrisė, vendit nė tėrėsi.

Prof. Dr. Sali Berisha


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.