|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Ē'ke nė shtėpi, tregon fėmija, ē'ke nė shpirt tregon rakija
--- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 64 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
| |
|
KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPĖRISĖ
+Anastasi Kryepiskop i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė
Klerit dhe besimtarėve shpresėtarė Orthodhoksė,
Bij tė shtrenjtė mė Zotin,
Krishti u Ngjall sė vdekurish me vdekje vdekjen shkeli
Ky himn paskal do tė tronditė tėrė kėtė kohė mendimet tona, duke pėrfshirė nė mėnyrė mistike gjithė qenien tonė. Dėshira pėr jetė na pushton, por njėkohėsisht, nė ēdo ēast vdekja na kėrcėnon, nė forma tė ndryshme dhe neve na sundon frika e vdekjes. E kremtja e sotme vjen pėr tė na kujtuar se nė pėrleshjen gjigante midis jetės dhe vdekjes, qė mbizotėron nė historinė njerėzore, Jisu Krishti e shpartalloi vdekjen me Ngjalljen e Tij.
Trupi qė mori Zoti ynė kur u bė njeri, edhe pse pa mėkat, ishte, ashtu si trupi ynė, i nėnshtruar ndaj vdekjes. Trupi qė ngriti me Ngjalljen e Tij tė triditėshme, ėshtė i tėrėndritshėm dhe i paprishshėm. Fjala e Ngjallur e Perėndisė u ngjit lart drejt Atit tė Tij, duke marrė me vete natyrėn njerėzore, sė cilės tashmė i ofrohet plotėsia e jetės.
Ngjallja e Krishtit i dhuroi njeriut ēlirimin nga vdekja, lirinė nga frika e vdekjes dhe ankthit qė ajo shkakton. Askush tė mos ketė frikė nga vdekja, shpall Shėn Joan Gojarti, se ne na ēliroi vdekja e Shpėtimtarit. Dhe me fjalėt e Dhiatės sė Re, ai shprehet: Ku ėshtė, o vdekje, thumbi yt? Ku ėshtė, o Hadh, fitorja jote? Dhe falėnderojmė Perėndinė qė na dha fitoren me anė tė Zotit tonė Jisu Krisht (1 Korinthianėt 15:54,57).
Me Pashkėn zė fill shekulli i ri, qė hyn nė kohė dhe e pėrtėrin atė. Pas Ngjalljes ndrit tashmė jeta dhe tek koha rrezaton pėrjetėsia. Kjo siguri, qė nga periudha e Apostujve, tė cilėt ishin dėshmitarė tė ngjarjes unikale tė Ngjalljes, deri nė ditėt tona, pėrfshin Kishėn dhe pėrcakton identitetin e saj.
* * *
Qė njė ditė tė gjithė do tė vdesim, ėshtė e sigurt dhe e dimė. Por ajo qė kėrkohet ėshtė se si do ta kapėrcejmė vdekjen, si do tė rrojmė. Mesazhi i pėrhershėm i Kishės ėshtė se nuk sundon vdekja kur ne jemi nė shoqėri me Krishtin. Sepse Ai ėshtė Ngjallja dhe jeta (Joani 11:25), qė si Perėndi ua transmeton tė gjithė atyre qė bashkohen me Tė.
Kjo shoqėri para sė gjithash ėshtė dhuratė, hir. Njė hir qė nuk imponohet, por qė do tė duhet tė pranohet lirisht nga ndėrgjegjja e njeriut. Ai ka tė bėjė me njohjen, besimin, dashurinė, me pėrfshirjen dhe pjesėmarrjen nė Trupin e Krishtit tė Ngjallur, me misteret e Kishės sė Tij. Jeta e re mė Krishtin na jepet brenda Kishės me hirin e Shpirtit tė Shenjtė. Ēdo Liturgji Hyjnore ėshtė Pashkė dhe kungimi ėshtė dhuratė e hirit tė Shpirtit tė Shenjtė pėr jetė tė amshuar. Liturgjia hyjnore e Vasilit tė Madh e thekson: E pamė tipin e Ngjalljes sate; u mbushėm me jetėn tėnde tė amėshuar.... Jeta jonė merr kuptim nga ajo ēka aspirojmė. Dhe ne presim ngjalljen e tė vdekurve dhe jetėn e ardhshme tė amshuar. Kėshtu, pas Kungatės Hyjnore, kėndojmė himnin: O Pashkė e madhe dhe e tėrėshenjtė, o Krisht... na jep neve mundėsinė pėr tė marrė pjesė nė ditėn qė nuk perėndon tė mbretėrisė sate.
* * *
Me vdekjen pėrballemi pėrditė; me sėmundjet, me humbjen e njerėzve tanė tė dashur, me ndarjet tragjike. Nė kėtė kufi tė frikshėm, vetėm besimi tek Krishti i Ngjallur hap horizontin e mbyllur dhe na jep ngushėllim dhe mundėsinė pėr tė mbajtur lidhjet me tė gjithė ata qė ikėn me lutjen, dashurinė, heshtjen paqėsore. Kujtimi i vdekjes bėhet kujtim ngjalljeje; na ēliron nga ankthi dhe nga tronditja. Askush tė mos ketė frikė nga vdekja, se ajo nuk ėshtė prishje, por pikėnisje e jetės, ngushėllon Vasili i Madh.
Megjithatė, veē shijes sė drejtpėrdrejtė tė vdekjes reale, nė jetėn e pėrditshme ka kundėrmime vdekjeje, qė i lėshojnė nė mėnyrė indirekte jo vetėm rreziqet e shumta qė ushtrojnė trysni nė jetėn tonė, por gjithashtu mėkati, padrejtėsia, shpifjet, smira, urrejtja. Nė kėto kundėrmime helmuese, qė pėrcjellin frymėn e Hadhit nė jetėn tonė tė pėrditshme, ekziston dhe antidoti. Ai ėshtė pėrjetimi i sė vėrtetės sė Ngjalljes me besimin, mendjen, me himnin, me tėrė qenien tonė. Duke fuqizuar brenda nesh sigurinė e Ngjalljes sė Krishtit, Kisha na jep qėndresė tė brendshme pėr t'iu kundėrvėnė qetėsisht frymės sė ēdo lloji vdekjeje. Duke e jetuar brenda Kishės ngjarjen e Pashkės, ne marrim energji tė reja pėr tė qenė mbartės tė jetės sė re, tė vėrtetė, krijuese.
Ritmi i Ngjalljes, qė koordinon jetėn adhuruese Orthodhokse, qė mbėshtet qenien tonė, qė pėrtėrin vazhdimisht shpresėn tonė, qė na jep vizion tė ri dhe entuziazėm pėr jetėn, sundohet nga pėrjetėsia. Morali i Ngjalljes transformon fytyrėn e ashpėr tė sė pėrditshmes. Na ndihmon pėr tė parė edhe nė kushte melankolie, njė pashkė, pra njė kalim, njė dalje nė dritė. Ngjallja, qoftė edhe nė mėnyrė tė pavetėdijshme, ėshtė bėrė burim i pėrtėritjes sė botės. Njerėzit qė i besuan Krishtit tė Ngjallur, mundėn, me fuqinė e Tij, tė transformojnė armiqėsinė nė pajtim, urrejtjen nė dashuri, dhembjen nė gėzim, poshtėrimin nė triumf, tė pėrditshmen pa kuptim nė krijimtari. Brenda rrezatimit tė Ngjalljes, tė gjithė e tė gjitha mund tė transformohen dhe tė mbushen me dritė.
* * *
Krishti u Ngjall sė vdekurish me vdekje vdekjen shkeli
Dy probleme, nė mėnyrė tė veēantė, mundojnė njeriun: I pari, qė do tė vdesė. I dyti, qė do tė rijetojė. Tė dyja, gjejnė kuptim dhe zgjidhje brenda dritės sė Ngjalljes sė Krishtit, i cili ėshtė Mundėsi i vdekjes dhe jeta e botės. Nė besimin dhe nė adhurimin e Orthodhoksisė gjendet njė dinamizėm shumė i madh Ngjalljeje.
Besimi dhe dashuria jonė ndaj Zotit tė Ngjallur, le tė mbushin qenien tonė pėr tė kuptuar dhe pėr tė pėrballuar kėto dy ēėshtje tė mėdha qenėsore: tė vdekjes dhe tė jetės.
Me vėshtrimin dhe mendjen tė pėrqendruar tek Krishti i Ngjallur, le tė pėrballojmė ēdo formė ose ēdo frymė vdekjeje qė transmeton mėkati, smira e padrejtėsia dhe le tė bėhemi frymė ngjalljeje nė mjedisin tonė. Gėzuar Pashkėt! Me Ngjalljen brenda nesh!
|
|
|
|