Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Bukė e qepė dhe shėndet
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 76 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Naim Frashėri
Nė 6 maj 1886 poeti i madh i Rilindjes, Naim Frashėri, botoi poemėn-himn pėr natyrėn shqiptare "Bagėti e Bujqėsi", e cila ėshtė njė nga veprat monumetale tė letėrsisė sonė. Me kėtė vepėr nisi edhe botimi i veprave letrare tė Letėrsisė sė Rilindjes sonė Kombėtare.

Pulla Postare
Nė 6 maj 1830 pėr herė tė parė nė Angli u aplikua pulla postare, duke nisur kėshtu historinė e pullave postare, qė, pas Anglisė, u pėrhapėn nė vende tė tjera tė Europės.

Kulla Gjigante Metalike
Nė 6 maj 1880 u pėrurua zyrtarisht nė Paris Kulla Gjigante metalike, njė nga mrekullitė e botės. Mori emrin Eifel nga konstruktori i saj, Aleksandėr Eifel.

Ēmimi Oskar
Nė 6 maj 1921 pėr herė tė parė nė Hollivud , nė qytetin e madh tė filmit, u akordua njė ēmim i ri pėr vlerėsimet maksimale, ēmimi Oskar, i cili shoqėrohet edhe me njė shpėrblim tė mirė, qė e jep ēdo vit Akademia e Artit, Shkencės dhe e Filmit nė Hollivud pėr regjisorin, artistėt dhe tė gjithė pėrbėrėsit mė tė mirė tė njė filmi.
Lajme :: Gjykata e Hagės, pafajėsi pėr veteranėt e UĒK, Kosova feston
Postuar nga: Albo

Lajme Ata u pritėn nė aeroportin e Prishtinės nga mijėra qytetarė, zyrtarė tė Partisė Demokratike dhe pjesėtarė tė trupave mbrojtėse tė Kosovės

Limaj e Musliu priten nė Kosovė si heronj lufte

Fatmir Limaj dhe Isak Musliu kthehen nė Prishtinė pas vendimit tė pafajėsisė tė dhėnė dy ditė mė parė nga Gjykata e Hagės pėr Krime tė Luftės nė ish-Jugosllavi. Limaj e Musliu u pritėn nė aeroportin e Prishtinės nga mijėra qytetarė, zyrtarė tė Partisė Demokratike dhe pjesėtarė tė trupave mbrojtėse tė Kosovės. Qytetarėt kosovarė u kishin rezervuar dy ish -luftėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės njė pritje tė denjė pėr dy heronj tė vjetėr lufte. Tė sapoliruarit nga Gjykata e Hagės iu drejtuan masės sė qytetarėve nė manifestimin e organizuar pėr nder tė lirimit tė tyre. Ata shprehėn keqardhje qė Haradin Balaj vazhdon tė vuajė dėnimin nė Hagė. “Ne jemi ardhur paksa me zemėr tė thyer, sepse popull i dashur, nė kthimin tonė mungon bashkėlufėtari ynė, Haradin Balaj. Shpresojmė dhe jemi shumė tė bindur se mbrojtja e zotit Balaj do t’i paraqesė faktet plotėsuese dhe ai shumė shpejt do tė vjen i lirė nė Kosovėn e lirė”, - tha zoti Limaj. Ai falėnderoi qytetarėt e Kosovės pėr besimin qė kanė treguar nė pafajėsinė e tij dhe tė luftėtarėve tė tjerė tė ish-UĒK-sė. “Asnjėherė nė jetėn time me asgjė nuk kam tentuar asgjė t’i marrė Kosovės, pėrveēse t’i jap ēdo gjė, qoftė edhe jetėn. Mirėpo, pėr dy vite na u cungua kjo e drejtė. Tani, ashtu e shkruajti Zoti, unė jam ende i gatshėm pėr tė dhėnė pėr Kosovėn”, - tha zoti Limaj. Ai u kėrkoi qytetarėve qė e prisnin, qė tė punojnė pėr ndėrtimin e Kosovės demokratike sė bashku me tė tjerėt. Zoti Limaj kėrkoi qė nė Kosovė tė ndėrtohet njė shoqėri demokratike, nė tė cilėn ēdo qytetar do tė jetė i lirė dhe i barabartė para ligjit. Zoti Limaj kėrkoi gjithashtu unitet nė kėto momente kaq tė rėndėsishme pėr Kosovėn, duke u kėrkuar qytetarėve qė tė mos lejojnė pėrēarje nė momentet mė tė punohet pėr ndėrtimin e realitetit tė ri nė Kosovė dhe qė shteti i Kosovės, siē u shpreh ai, tė ndėrtohet sė bashku me tė tjerėt. Ndėrkohė autoritetet mė tė larta vendore tė Kosovė, partitė politike dhe qytetarėt e Kosovės pėrshėndetėn vendimin e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Hagės pėr shpalljen tė pafajshėm dhe lirimin e Fatmir Limajt dhe Isak Musliut, ndėrkohė qė theksuan se beteja ligjore e Haradin Balajt nuk ka pėrfunduar. Nga ana tjetėr, serbėt e Kosovės shprehėn pakėnaqėsinė e tyre pėr kėtė vendim tė gjykatės. Limaj, Musliu dhe Balaj kanė kaluar 33 muaj nė qendrėn e paraburgimit tė Sheveningenit nė Hagė. Gjykata e Hagės nuk parashikon kompensim pėr vitet e kaluara nė paraburgim, nė rastet kur tė akuzuarit shpallen tė pafajshėm.


Festė nė Kosovė pėr lirimin e Limajt e Musliut

Udhėheqėsit e institucioneve tė Kosovės vlerėsojnė se vendimi i Tribunalit tė Hagės pėr lirimin e Fatmir Limajt dhe Isak Musliut ėshtė ngadhnjim i drejtėsisė dhe luftės sė drejtė tė UĒK-sė. Lajmi nė Prishtinė ėshtė pritur mė gėzim tė madh dhe njė lehtėsim, ndėrsa qytetarė tė shumtė kanė vėrshuar nėpėr rrugėt e kryeqytetit, duke shprehur kėshtu gėzimin e tyre. Sekretari i pėrgjithshėm i PDK-sė, Jakup Krasniqi, thotė se me vendimin pėr lirimin e Fatmir Limajt ngadhnjeu drejtėsia ndėrkombėtare.


TMK: Ishim tė bindur pėr pafajėsinė e tyre

Trupat Mbrojtėse tė Kosovės e kanė pritur me gėzim tė madh lajmin pėr lirimin e Fatmir Limajt dhe Isak Musliut dhe e kanė vlerėsuar kėtė ngjarje si njė fitore tė madhe pėr Kosovėn. “Ne qė nga fillimi kemi qenė thellėsisht tė bindur nė pafajėsinė e Limajt, Musliut e Balajt. Ne kemi pasur besim tė plotė se drejtėsia nė fund do tė triumfojė. Me lirimin e Limajt dhe Musliut, fitoi e vėrteta dhe drejtėsia, e cila do tė ishte me e plotė po tė lirohej edhe luftėtari tjetėr i UĒK-sė Hajredin Balaj”, - thuhej nė njoftimin e TMK-sė.

Kortezi e Shekulli


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.