|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Sikur te gjitha bamiresite te beheshin vetem nga meshira, te gjithe lypsat do kishin vdekur. Shperndarsja me e madhe bamiresive eshte frika.
--- Nietzsche
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 147 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".
Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.
Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".
Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.
Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
|
|
|
|
| |
|
Iso-polifonia popullore shqiptare, shpallet Kryevepėr e trashėgimisė gojore tė njerėzimit, mbrojtur nga UNESCO
Unesco, Paris 25 Nėndor, 2005
Pa mė tė voglin dyshim, data 25 nėntor 2005 ėshtė njė ditė historike pėr mbarė trashėgiminė kulturore tė shqiptarėve por dhe pėr vetė Shqipėrinė. Nė kėtė ditė Iso-polifonia popullore shqiptare futet nė listėn e Kryeveprave tė trashėgimisė gojore tė njerėzimit mbrojtur nga UNESCO, fakt qė u kumtua nė tė gjitha mediat e botės nga Dr. Koichiro Matscura, Drejtor i Pėrgjithshėm i UNESCO-s, nga selia qėndrore e UNESCO-s nė Paris.
Pėr tė dale me kėtė vendim, Juria Ndėrkombėtare e mbledhur nė Paris nga data 21-24 Nėntor 2005, shqyrtoi mbi 60 kandidatura tė propozuara pėr tu pėrfshirė nė listėn Kryevepėr e njerėzimit, propozime tė bėra nė rrugė zyrtare nga shtete tė ndryshme nė ēdo anė tė botės duke plotėsuar dosjet dhe kriteret e shpallura pėr kėtė qėllim.
Juria vendimarrėse pėrbėhej nga :
1. Dok. Antonio A. ARANTES - President i Institutit Kombėtar Brazilian pėr Trashėgiminė Historike dhe Artistike, Brazil. 2. H.R.H Basma BINT TALAL - Princeshė e Jordanisė 3. Aziza BENANINI - Ambasadore e Marokut nė UNESCO 4. Prof.Georges CONDOMINAS - Pėrfaqėsues i Francės nė UNESCO 5. Prof. Anzor ERMAICHVILI - Profesor nė Institutin Kombėtar tė Kulturės, Gjeorgji. 6. Carlos FUENTES - Pėrfaqėsues i Meksikės nė UNESCO 7. Mister Yoshikazu HASEGAWA - Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit pėr Teatrin e Ri, Japoni 8. Prof. Epeli HAUOFA - Drejtor Themelues i Qendrės pėr Artin dhe Kulturėn, Oqeani 9. Prof. Alpha Oumar KONARE - Kryetar i Komisionit tė Bashkimit Afrikan, ish President i Malit 10.Elvira KUNINA - Drejtore e Shkollės Kombėtare tė Artit Folklorik, Rusi. 11.M.s.Olive W.M.LEWIN - Drejtore e tė Rinjve, Xhamajkė 12.Prof. Armandina LIHAMBA - Profesor nė Universitetin e Dar El Salamit, Tanzani 13.Dokt. Ahmed MORSI - Kryetar i Bibliotekės dhe Librarive Kombėtare, Profesor nė Fakultetin e Arteve nė Universitetin e Kajros, Egjypt. 14.Dok. Zhentao ZHANG - Profesor nė Institutin e Kėrkimeve Muzikore nė Akademinė e Arteve, Kinė.
Nga sot Iso-polifonia jonė popullore, kjo dukuri e jashtėzakonshme e tė konceptuarit dhe e komunikimit njerėzor ėshtė vendosur nė vendin qė meriton: nė listėn e kryeveprave tė botės shpirtėrore tė njerėzimit. Kjo listė e kryeveprave nė thelb pėrbėhet nga fenomene dhe shfaqje dukurish tė kulturave shpirtėrore tė popujve tė ndryshėm tė botės tė cilat qėndrojnė nė themel tė kulturės njerėzore, dhe qė dallohen pėr frymėn dhe llojin unikal qė ato pėrfaqėsojnė. Ndėr to pėrmendim: makamet e Irakut, operan e Pekinit, vedat indiane etj. Pėr tė arritur kėtė rezultat, u desh tė ndiqej njė procedurė tepėr rigoroze e plotėsimit tė dosjes sė kandidimit tė Iso-polifonisė. Dosja, e pėrgatitur nga ne, mbėshtetur kritereve tė shpallura nga UNESCO, ndėr tė tjera, pėrmbante:
I. Dokumenta shkrimorė tė gjitha nė gjuhėn angleze:
1. Kėrkesėn zyrtare tė UNESCOs National Commission of Albania pėr regjistrimin e iso-polifonisė si Masterpiece of the human oral heritage. 2. Formulurin e plotėsuar tė Albanian folk iso polyphony, fq. 1-29. sipas standarteve dhe modelit tė UNESCO-s 3. Bibliografinė e punimeve tė autorėve tė huaj mbi iso-polifoninė. 4. Bibliografinė e punimeve tė autorėve shqiptarė mbi iso-polifoninė. 5. Tė dhėna dhe botime zyrtare mbi zonat ku kėndohet nė iso-polifoni. 6. Draft Aksion Planin 2003-2008 mbi Iso-Polifoninė. 7. 5 format e tjera tė propozuara sic kėrkohet nė Formėn e Aplikimit Tip. 8. Ligjin nė gjuhėn angleze 9048, dt. 07.04. 2003 Pėr trashėgiminė kulturore. 9. Studimin e plotė shkencor mbi iso-polifoninė nga Vasil S. TOLE 10.Studimin Odiseja dhe Sirenat, grishje drejt viseve iso-polifonike tė Epirit, Uegen, 2005, nga Vasil S. TOLE
II. Audio, video materiale dhe libra:
1. Harta tė ndryshme tė Shqipėrisė. 2. 32 fotografi me ngjyra sė bashku me negativėt tė grupeve iso-polifonike shqiptare. 3. Njė dokument video 2 orėsh i cili ilustron tė kėnduarin iso-polifonik me zonat si mė poshtė: a. Himara - Lab iso-polyphony b. Kolonja - Tosk iso-polyphony c. Tepelena - Lab iso-polyphony d. Gjirokastra - Tosk iso-polyphony e. Pėrmeti - Lab iso-polyphony
4. Njė listė tė publikemeve audio dhe video qė do tė shėrbejnė nė mbėshtetje tė dosjes sė paraqitur: a. Albania Intangible Heritage in CD, Tirana 2004 b. Intangible Heritage-Iso-polifonia, Tirana 2003 c. The polyphonic group Kristalet e Smokthinės, Eurostar d. The iso-polyphonic group Djemtė e Vlorės, Eurostar e. The polyphonic group Ergjėria, Eurostar f. The publication Popullsia e Shqipėrisė Albanias population, Tiranė 2001 5. Njė video profesionale e tipit (Betacam SP) e titulluar Albanian Iso-polyphony ~ 10 minutes e cila pasqyron elementet mė tė rėndėsishėm tė fenomenit muzikor tė iso-=polifonisė, pėrgatitur mbėshtetur Annex IV . 6. Autorizime dhe dokumenta qė provojnė Copyrightin e materialeve tė mėsipėrme.
Mbėshtetur kėtij konfirmimi tė rėndėsishėm pėr vlerat qė mbart trashėgimia shpirtėrore shqiptare, mund tė themi me plot gojėn se kultura shqiptare nė tėrėsi po shndėrrohet nė faktorin nr. 1 tė integrimit evropian dhe tė imazhit pozitiv pėr Shqipėrinė. Nuk ėshtė e pakėt qė nė kėto vitet e fundit vetėm nė fushėn e njohjes ndėrkombėtare tė vlerave tė trashėgimisė kulturore kemi: Parkun kombėtar tė Butrintit, qytetin e GJirokastrės dhe sė shpejti edhe qytetin e Beratit, si Pasuri kulturore e njerėzimit mbrojtur nga UNESCO. Vetė shteti shqiptar ka hartuar dhe implementuar ligje tė reja pėr kėtė fushė sic ėshtė ai Pėr trashėgiminė kulturore- 2003 apo Pėr muzetė 2005, por edhe ėshtė bėrė gjithashtu pjesė e standarteve globale ndėr tė tjera edhe duke aprovuar pothuaj tė gjitha konventat ndėrkombėtare nė kėtė fushė. Sė fundi pritet nėnshkrimi aprovues formal i konventės sė UNESCO-s Pėr ruajtjen e trashėgimisė shpirtėrore, nga ana e Ministrit tonė tė Jashtėm, mbas Vendimit qė mori Kėshilli i Ministrave pėr njohjen nė parim tė saj tani sė fundi. Futja e Iso-polifonisė nė listėn kryevepėr qė mbrohet nga UNESCO do tė sjell njė njohje dhe pėrhapje tė mėtejshme nė mbarė botėn brenda saj. Mė shumė kujdes dhe fonde pėr grupet popullore dhe studimet pėr iso polifoninė dhe sigurisht mė tepėr angazhime pėr kryerjen e aktiviteteve qė I kushtohen iso-polifonisė.
Prof. Dr. Vasil S. TOLE Drejtor i Trashėgimisė Kulturore nė MTKRS Eksperti i pėrgatitjes sė Dosjes sė kandidimit tė Iso-Polifonisė
Lista e disa nga kryeveprave te njerezimit ne fushen e trashegimise gojore :
1. Azerbaijan - Azerbaijani Mugham 2. Belgium - The Carnival of Binche 3. Bolivia - The Andean Cosmovision of the Kallawaya 4. Brazil - The Oral and Graphic expressions of the Wajapi 5. Cambodia - The Royal Ballet of Cambodia 6. Central African Republic - The Oral Traditions of the Aka Pygmies of Central Africa 7. China - The Art of Guqin Music 8. Colombia - The Carnival of Barranquilla 9. Cuba - La Tumba Francesa 10.Egypt - The Al-Sirah Al-Hilaliyyah Epic 11.Estonia - The Kihnu Cultural Space 12.India - The tradition of Vedic Chanting 13.Indonesia - Wayang Puppet Theatre 14.Iraq - Iraqi Maqam 15.Jamaica - The Maroon Heritage of Moore Town 16.Japan - Ningyo Johruri Bunraku Puppet Theatre 17.Korea (Republic of) - The Pansori Epic Chant 18.Kyrgyzstan - The Art of Akyns, Kyrgyz Epic Tellers 19.Madagascar - Woodcrafting Knowledge of the Zafimaniry 20.Mexico - The Indigenous Festivity Dedicated to the Dead 21.Mongolia - The Traditional Music of Morin Khuur 22.Tonga - Lakalaka, Dances and Sung Speeches 23.Turkey - The Art of the Meddah, Public Storytellers 24.Vanuatu - Vanuatu Sand Drawings 25.Vietnam - le Nha nhac, Vietnamese Court Music 26.Yemen - Song of Sanaa Multinational 27. Estonia, Latvia and Lithuania - The Baltic Songs and Dance Celebrations 28. Tajikistan and Uzbekistan - Shashmaqom Music
|
|
|
|