|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Allegoria eshte nje lloj genjeshtre te cilen erresira e saj e shpeton nga perbuzja.
--- Diderot
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 125 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
| |
|
Trajtim i ri i sėmundjes nga e cila vuajnė 67 milion njerėz
Sėmundja e glukomės pengon qarkullimin normal tė lėngut tė syrit, gjė qė shkakton rritjen e tensionit tė lėngut brenda syrit. Tensioni i rritur mund tė dėmtojė nervin optik qė transmeton pamjet nga syri nė tru. Lloji mė i pėrhapur i glaukomės prek njerėzit mbi moshėn 40 vjeē. Glaukoma gjithshtu mund tė prekė mė lehtė ata qė kanė edhe anėtarė tė familjes me kėtė sėmundje. Zezakėt janė mė nė rrezik tė preken nga kjo sėmundje, si dhe ata qė vuajnė nga diabeti apo tensioni i lartė. Shenja e parė e glaukomės ėshtė zakonisht njė humbje e lehtė e tė parit nga cepat e syrit. Ekspertėt thonė se shumica e njerėzve nuk e dinė qė kanė glaukomė deri sa ajo tė ketė shkaktuar njė humbje tė vėrtetė tė tė parit. Zakonisht, shikimi i humbur nga glaukoma nuk mund tė rifitohet. Megjithatė dėmtimi i mėtejshėm mund tė kontrollohet dhe shikimi mund tė ruhet nėse sėmundja diktohet nė njė fazė tė hershme. Mjekėt e trajtojnė glaukomėn me ilaēe apo me operacion me rreze lazer.
Vitin e kaluar, administrata amerikane e ushqimit dhe ilaēeve miratoi tre medikamente tė reja pėr tė trajtuar glaukomėn. Dy prej tyre rrisin lėvizjen e lėngut jashtė syrit, e cila si pasojė ul tensionin nė sy. Medikamenti i tretė rrit tharjen e lėngut dhe gjithashtu ul sasinė e lėngut tė prodhuar.
Kėrkues nė Izrael po krijojnė njė vaksinė me tė cilėn glaukoma mund tė trajtohet. Michal Shwartz ėshtė profesoresh pranė Institutit tė shkencės Weizmann nė Revohot. Ajo thotė se eksperimentet me minj treguan se ilaēi Copaxone mbron nervin optik. Kėrkuesit mund tė fillojnė pėrdorimin e vaksinės nė njerėz vitin qė vjen apo mbas 2 vjetėsh. Shkėncėtarėt izraelitė e krijuan Copaxone pėr tė trajtuar sėmundjet e sklerozės.
Njė shkencėtar kanadez ka krijuar njė aparat me anė tė tė cilit njerėzit mund ta masin tensionin e syrit nė shtėpi. Aparati e mat tensionin nėpėrmjet kapakut tė syrit. Deri tani matja e tensionit tė syrit mund tė bėhej vetėm nė spital. Ekspertėt thonė se aparati i ri do tu japė tė sėmurve me glaukoma dhe mjekėve tė tyre njė informacion mė tė qartė rreth efektshmėrisė sė ilaēeve qė po marrin.
Ata gjithashtu thanė se tė gjithė personat mbi moshėn 40 vjeē duhet qė ēdo vit tė bėjnė analiza me mjekė specialistė pėr glaukomė. Marre nga Zeri Amerikes.
|
|
|
|