|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Ne te gjitha koherat e ne cdo lloj avantazhi, veme me shume pasion ne te marrit e asaj qe nuk kemi se sa ne ruajtjen e asaj qe kemi.
--- Stendal
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 44 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
| |
|
Ora 19:45 Perfundon ndeshja Shqiperi -Turqi me rezultatin 0-1 Ka perfunduar me rezultatin 0-1 ndeshja midis perfaqesues shqiptare dhe asaj turke. Me golin e realizuar ne minuten e 57-te te takimit, turqit sigurojne mundesine per te marre bileten per ne boterorin "Gjermani 2006".
Me kete rezultat Turqia renditet e 2-ta ne grupin 2, nderkohe qe Danimarka edhe pse ka fituar ne Kazakistan me rezultatin 1-2 nuk do te luaje ne ndeshjet e kampionatit boteror te vitit 2006. Ndeshja u ndoq nga afer dhe nga figura te njohura te politikes si Fatos Nano dhe Andis Harasani.
Ora 16:30 Berisha: Dua qe te fitoje Shqiperia Kryeministri Sali Berisha priti sot z. Mehmet Ali Shahin, Zevendes-Kryeminister dhe Minister Shteti i Turqise. Berisha u shpreh ne prag te ndeshjes se futbollit mes Shqiperise dhe Turqise se ndjeshja ka per te qene miqesore dhe se ai do te deshironte qe te fitonte Shqiperia.
Ora 15: 40 Ndalohet qarkullimi rreth stadiumit "Qemal Stafa" Rreth dy ore para zhvillimit te ndeshjes Shqiperi- Turqi eshte ndaluar qarkullimi perreth stadiumit "Qemal Stafa". Nderkaq 3 autobusa me tifoze turq pasi kane pershkruar gjithe Tiranen, jane vendosur perreth stadiumit ku do te zhvillohet ndeshja.
Ora 2.40. Si ne cdo ndeshje nuk mungon as Tregu i Zi per biletat. Nuk mund te mungonte edhe Tregu i Zi per biletat e ndeshjes. Sheshi perpara stadiumit ka bere qe cmimet reale te biletave te rriten ne menyre artificiale ku nje bilete per tribunen qendrore ka shkuar deri ne 7 mije leke te reja, nderkohe qe biletat per tribunen perballe kane shkuar deri ne 2 mije leke te reja.
Ora 14.00 Tifozet kuqezinj te heshtur gjate gjithe paradites. Tifozet shqiptare kane qene te heshtur gjate paradites. Ata qe bien me shume ne sy jane grupimet nga Kosova te cilet filluan te zbarkojne ne sheshet e Tiranes qe ne oret e paradites. Sigurisht qe te gjithe duan nje fitore te kuqezinjve dhe nuk preferojne te ndihmojne askend: "Ne duhet te luajme per vete - thote nje djale nga Prishtina - kemi bere gjithe keto kilemotra rruge dhe sigurisht eshte absurde qe te shohim nje ndeshje te trukuar". Kete rradhe tifozerise se Diaspores do t'i bashkangjitet edhe grupimi "Dardanet" te cilet kishin munguar ne dy sfidat e fundit per shkak te nje proteste per cmimin e larte te biletave te hedhura ne treg nga FSHF
Ora 13.40. Asnje shperblim deri tani per ndeshjen e sotme. I habitshem fakti qe Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka caktuar asnje "premio" per nje ndeshje kaq te rendesishme sic eshte kjo e Shqiperise me Turqine. Per te gjitha rezultatet e grupit 2 per eliminatoret e Boterorit 2006 ka pasur shperblime, perjashto ate me Gjeorgjine ku lojtaret nuk e pranuan vete "premion".
Ora 13.35. Sipas nje reportazhi ne SKY, Danezet frike nga miqesia Shqiperi-Turqi. Danezet dyshojne se marredheniet e mira ndermjet popullit shqiptar dhe atij turk mund t'a ndeshkojne rende Danimarken. Kete koment e ka bere nje komentator paraditen e djeshme ne kanalin sportive SKY. Sipas reportazhit per kete arsye ata kane nisur ne Tirane Gravesen, dhe megjithese preteksti per ardhjen e tij ne Shqiperi eshte ftesa ne nje emision televiziv arsyeja e vertete eshte e qarte, futbollisti i Realit do te monitoroje nga afer ndeshjen Shqiperi-Turqi dhe do te perpiqet te zbuloje nese ka qene apo jo nje sfide e trukuar. "Megjithate danezet - vazhdonte reportazhi - nuk duhet te kene shume shpresa. Ata nxorren jashte Italine pas nje fiksimi te rezultatit me miqte e tyre te perjetshem suedeze dhe tanime kerkojne te kunderten nga miqesia Shqiperia-Turqi"
Ora 13.00. Akomodohen para stadiumit "Qemal Stafa" autobusa transmetimi te mediave turke. Sheshi perpara stadiumit "Qemal Stafa" eshte mbushur me autbusa te transmetimit te televizioneve turke. 5 te tille jane vendosur para hyrjes se stadiumit dhe po akomodohen per te transmetuar ne darke drejtpersedrejti ne vendlindjen e tyre ndeshjen Shqiperi-Turqi.
Ora 12.45. Numer rekord shikimesh ne TV. Sot pritet qe te arrihet numri rekord i shikimeve drejtperdrejte te ndeshjes se kombetares sone me perfaqsuesen turke. Shqiptaret ne diaspore do te kene mundesi t'a ndjekin ate ne transmetimet tokesore ne SAT + e RTK. Pervec SAT+ ndeshjen do t'a transmetoje edhe kanali turk Show TV te cilin mund t'a gjeni 'te hapur' ne satelitin TurkSat C1 ne shkallen 42?, 11.760/H/5925.
Ora 12.00. Danezet dergojne njeriun e tyre ne "Qemal Stafa" Danezet dyshojne ne ndershmerine e ndeshjes Shqiperi-Turqi. Takimi qe fillon ne 18.00 paraqet shume interes edhe danezet fati i se ciles varet nga nje rezultat pozitiv i kuqezinjve dhe per kete arsye Federata Daneze ka nisur me mision futbollistin qe luan me Realin, Gravensen ne Tirane. Ky i fundit nuk eshte nisur me perfaqesuesen e tij ne Kazakistan dhe ka preferuar metropolin shqiptar duke "u maskuar" si nje i ftuar i nje media daneze. Burime te sigurta prane kesaj medie bejne te ditur se lojtare do te survejojne gjithcka cfare do te ndodhe gjate sfides dhe do te paraqese nje relacion ne Federaten e tij mbi ndonje trukim te mundshem apo jo te rezultatit.
Ora 10.45. Shqiperi-Turqi, tifozat dynden ne Tirane, policia merr masat per siguri. Sot per ndeshjen kunder Turqise pritet te kete nje fluks te madh tifozesh kryesisht shqiptare, ku vetem grupi i tifozeve 'DARDANET' do te perbehet nga 5000 vete. Drejtoria e Policise se Tiranes ka marre te gjitha masat e nevojshme per sigurimin e rendit dhe te sigurise gjate zhvillimit te ndeshjes. Sipas zedheneses se Drejtorise se Policise se Tiranes sot 3 ore perpara ndeshjes do te bllokohen disa akse rrugore, sic jane: Sheshi "Nene Tereza", sheshi 'Italia', rruga 'Leke Dukagjini', si bulevardit 'Deshmoret e Kombit'. Gjithashtu ne kuadrin e masave te marra, pas ores 17.00 ne stadiumin "Qemal Stafa", "Sheshin Italia'"dhe sheshin 'Nene Tereza' nuk do te lejohet parkingu i automjeteve rreth tyre, si dhe do te mbyllen lokalet e bizneset perreth
Ora 10.00. Ndeshja Turqi-Shqiperi, gjithcka gati. Sot ne Qemal Stafa ne ora 18:00, kombetarja shqiptare do te luaj ndeshjen e fundit ne grupin 2 ndaj Turqise. Pervec faktit se perfaqsuesja jone i mbyll eliminatoret e boterorit 2006 para sportedashesve, ndeshja e sotme ne Qemal Stafa ka terhequr vemendjen edhe ne mediat e huaja, pasi 3 skuadra te medha si Greqia, Kampionia Evropes, Danimarka dhe Turqia luftojne per te prere nje bilete per ne Boteror.
Ndeshja e sotme eshte perfolur aq shume sa dolen zera per favorizime te mundshme per nje skuader apo tjeter. 'Ndeshja e sotme do te jete teper korrekte, dhe zerat per ti bere nder njeres, apo tjetres pale jane vetem spekullime', kjo ishte pergjigjja e Brigelit ne lidhje per leshime ne ndeshjen e sotme. Nderkohe Brigel ka pranuar se ka biseduar ne telefon me trajnerin e Danimarkes Olsen, por ka mohuar faktin per t'i bere nder Nordikeve duke thene se Shqiperia nuk ben dhurata, dhe do te luaj me korrektesi sikur te kemi perballe Danimarken.
Mesohet gjithashtu se formacioni qe do luaj sot, nuk do te kete shume ndryshime me ate qe luajti ne Kiev,dhe i vetmi ne pikepyetje eshte Lorik Cana, i cili pesoi nje demtim, por vete lojtari ka deklaruar qe ka shume mundesi te jete ne formacion, pasi eshte rikuperuar.
|
|
|
|