Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Bėji nder qenit, qė ai tė kafshojė kėmbėn
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 94 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Komisioni Shqiptar i Janinės
Nė 3 maj 1877 nėn kryesinė e atdhetarit Abdyl Frashėri u formua Komisioni Shqiptar i Janinės, si organ kombėtar, i cili shtroi kėrkesėn pėr bashkim tė krahinave tė banuara nga shqiptarėt nė njė vilajet tė vetėm pėr t'u krijuar premisat pėr njė administratė unike dhe njė komb tė vetėm.

Kanan Maze
Nė 3 maj 1936 u nda nga jeta Kanan Maze, Hero i Popullit. Ishte ushtarak dhe njė figurė e shquar, qė u vu nė shėrbim tė Qeverisė sė Vlorės nė 1912-n, mė pas mori pjesė nė revolucionin demokratik tė qershorit dhe u dallua pėr trimėri nė luftėn e Vlorės tė '20-s.

Vinēenco Vela
Nė 3 maj 1820 u lind skulptori italian Vinēenco Vela, krijimtaria e tė cilit ėshtė e lidhur me lindjen e realizmit nė skulpturėn italiane tė shekullit tė 19. Veprat mė tė mira tė tij janė: statuja "Vilhelm Tel", pėrmendorja e Spartakut, relievi "Viktimat e punės", etj.

Ilia Mjeēnikov
Nė 3 maj 1845 lindi Ilia Mjeēnikov, biolog i njohur rus, njėri nga themeluesit e Embriologjisė, Mikrobiologjisė dhe Imuniologjisė; shkencėtari qė zbuloi fenomenin e Fotosintezės, formuloi teorinė e imunitetit fagocitar dhe tė prejardhjes sė organizmave shumėqelizore. E pėr tė gjitha kėto u nderua me ēmimin e madh Nobel.
Kulture :: “National Geographic” pushton Butrintin
Postuar nga: Albo

Kulture Rreth 110 shkencėtarė e arkeologė tė “National Geographic”, vizitojnė Parkun e Butrintit

“National Geographic”, vizitė surprizė nė Butrint

Thoma Nika

SARANDĖ - Anija “Endower” ka mundėsuar dy ditė mė parė ardhjen nė qytetin antik tė Butrintit tė vizitorėve mė tė rrallė qė ai ka patur ndonjėherė. Ata vinin me prestigjin e organizatės botėrore shumė tė njohur nė botė “National Geographic”. Nė pėrbėrje tė stafit prej 110 vetėsh tė kėsaj organizate me famė botėrore qė vizituan Butrintin ishin shkencėtarė, arkeologė, ambientalistė, studiues tė shkencave dhe disiplinave tė ndryshme natyrore, gazetarė etj. “Ardhja e elitės sė shkencės botėrore nė Butrint pėrbėn njė eveniment tė jashtėzakonshėm”,- ka vlerėsuar drejtori i Parkut Kombėtar tė Butrintit, Auron Tare. Sipas tij, kjo vizitė ėshtė njė nga treguesit mė tė rėndėsishėm, sepse atje ku shkojnė emrat e “National Geographic” shkojnė tė gjithė operatorėt turistikė. “Prania e tyre nė Butrint hap njė faqe tė re dhe tregon qė Butrinti futet nė hartėn e vendeve qė kėrkohen pėr t’u vizituar nga organizata tė tilla, tė kėtij niveli si “National Geographic”.
Rrugės pėr nė Butrint vizitorėt e ardhur nga “National Geographic” kanė kaluar pėrmes qytetit tė Sarandės, sikurse janė ndalur nė qytezėn e Ksamilit. Pėrkundrejt asaj qė ata kanė parė nė kėto qendra tė banuara tė rrethuara nga shkatėrrimi dhe kaosi, Butrintin e kanė vlerėsuar si njė kontrast tė thellė mes asaj situate kaosi dhe modelit tė ruajtjes qė pėrfaqėson Butrinti. Vizita ka zgjatur pėr tri orė. Ata kanė kaluar me radhė monumentet dhe etapat e zhvillimit dhe lulėzimit tė jetės nė Butrint. Por ndėrkohė kanė mbetur tė mrekulluar jo vetėm prej tyre, por edhe prej bujarisė sė natyrės sė kėtij vendi qė i ka dhėnė atij gjelbėrim tė pėrhershėm nė ēdo stinė tė vitit. Gjatė vizitės janė realizuar filmime, me synim bėrjen e njė dokumentari shkencor pėr Butrintin, i cili pritet tė transmetohet nė kanalet televizive amerikane. Gjatė vizitės u fol konkretisht edhe pėr projekte tė pėrbashkėta. Stafi i “National Geographic” shfaqi interes pėr tė bėrė kėrkime tė pėrbashkėta me Parkun e Butrintit qė u pėrkasin fushave tė ambientit, tė arkeologjisė, edukimit tė rinisė pėr Trashėgiminė Kulturore si dhe atė tė eksplorimit nėnujor.. Shkencėtarėt janė ngacmuar pėr mundėsimin e eksplorimit tė zonėn nėnujore tė Butrintit e mė gjerė, pėr tė evidentuar objekte tė arkeologjisė nėnujore pėr tė njohur pasuritė qė ka Shqipėria nėn ujė. Pritet qė kjo ide tė konkretizohet nė tė ardhmen me projekte tė detajuara. “Nėse do tė mundėsohet kjo, do tė ndodheshim pėrpara njė hopi shumė tė rėndėsishėm tė arkeologjisė shqiptare, me efekte tė drejtpėrdrejta pėr zbulime tė mėtejshme antike nė vendin tonė”, - thotė Tare, i cili nė skenėn e teatrit antik, ka dhėnė njė “leksion” mbi historinė e zbulimeve nė Butrint, si dhe mbi pėrpjekjet e viteve tė fundit pėr tė ruajtur dhe promovuar Butrintin. Ky leksion ishte konceptuar edhe si njė bashkėbisedim midis shkencėtarėve amerikanė dhe Drejtorit tė Parkut. “Ky bashkėbisedim kishte si qėllim ballafaqimin e disa prej problemeve mė tė mprehta qė ne i jetojmė pėrditė nė Butrint, si: manaxhimi i Qendrės, restaurimi i monumenteve tė sapogėrmuara, apo edhe vazhdimi i mėtejshėm i gėrmimeve nė kėtė qytet dhe praktika botėrore e zgjidhjes sė tyre. Do tė thoshja se me kėnaqesi konstatova se ajo qė ne kėrkojmė apo mundohemi tė aplikojmė nė Butrint ėshtė nė koherencė tė plotė me praktikat botėrore tė aplikuara. Mbėshtetja mbi kėto ēėshtje edhe nga ekspertėt e kėtij organizmi ėshtė mjaft shpresėdhėnėse pėr ne”- shprehet ai. Nė mėnyrė tė veēantė amerikanėt e “National Geographic” shfaqėn interes pėr konceptimin dhe realizimin e lidhjeve tė krijuara mes Parkut dhe komunitetit tė fshatrave pėrqark. Ngritja e njė Qendre pėr prodhime artizanale ėshtė njė fakt i rėndėsishėm i kėtij koncepti.
Ėshtė pikėrisht kjo arsyeja qė Auron Tare ėshtė ftuar prej profesorėve tė “National Geographic” qė ta japė kėtė eksperiencė nė trajtėn e leksionit edhe nė Qendrėn e “National Geographic” nė Uashington.


Kush ėshtė “National Geographic”

“National Geographic” ėshtė organizata mė e njohur nė botė nė fushėn e gjeografisė dhe eksplorimeve. Ajo boton revistėn e saj tė famshme me tė njėjtin emėr, qė botohet prej mė shumė se 130 vjetėsh dhe ka njė tirazh prej 38 milionė kopje qė shpėrndahen nė gjithė botėn. “Natinal Geographic” ėshtė lideri mė prestigjoz i organizatave botėrore tė kėrkimeve shkencore si dhe tė zbulimeve arkeologjike, shkencore e kulturore. Statistikat tregojnė se kjo revistė ėshtė pararoja qė prej 100 vitesh e zbulimeve dhe kėrkimeve shkencore nė tė gjithė globin. Ėshtė njė organizatė me njė reputacion shumė tė lartė dhe njė organizėm, i cili hap dyert pėr tė gjithė ata qė dėshirojnė tė vizitojnė vende apo qėndra si dhe shtete tė panjohura pėr publikun e gjerė. Nė stafin e kėsaj reviste punojnė shkencėtarė dhe emra tė njohur nė botėn e shkencės, ndėrkohė qė ka tė shpėrndarė nė tė gjithė botėn gazetarė fotoreporterė dhe korrrespondentė.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.