Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ai qė nuk dėgjon miskojėn, se dėgjon as tupanin
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 153 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Forum :: Pasojat e "reformes se pushtetit vendor" nė Kosovė
Postuar nga: Skampa

Forum Fati politik i Kosovės do tė pėrcaktohet nga strategjia e politikanėve shqiptarė nė Kosovė qė tė mos bien pre e presioneve dhe tė mos lejojnė zbatimin e projekteve pilot tė decentralizimit qė nuk i shėrbejnė aspak Kosovės dhe tė ardhmes sė saj.

Ndėrsa Kosova i afrohet momentit tė shumėpritur tė pėrcaktimit tė statusit tė saj pėrfundimtar, komuniteti ndėrkombėtar, i cili pėrfshin vendet anėtare tė Grupit tė Kontaktit, po ushtron presion tė paparė mbi qeverinė legjitime tė Kosovės pėr ta detyruar atė tė pėrshpejtojė proēedurat pėr kthimin e tė zhvendosurve dhe fillimin e zbatimit tė projekteve pilot tė decentralizimit.

Nė pėrgjigje tė kėtij presioni, Parlamenti dhe qeveria e Kosovės miratuan fillimin e menjėhershėm tė dy projekteve pilot pėr pakicėn serbe. Kėtyre zhvillimeve tė reja nė terren Beogradi i pėrgjigjet me tė njėjtin qėndrim duke i ftuar serbėt e Kosovės qė tė mos marrin pjesė nė proēesin e decentralizimit tė kėrkuar me ngulm nga komuniteti ndėrkombėtar dhe zbatuar nga qeveria e Kosovės.

Pėr Beogradin, proēesi i tanishėm i decentralizimit ėshtė shumė i pakuptimtė sepse nuk i shėrben interesave pėrēarėse dhe penguese te Beogradit. I vetmi process decentralizues qė i sherben Beogradit ėshtė proēesi sipas tė cilit nė Kosovė duhet tė krijohen zona me shumicė serbe. Kėto zona duhet tė kenė kufijė tė caktuar dhe tė jenė tė ndara nga zonat e tjera me shumicė shqiptare. Vetėm nė kėto kushte Beogradi do ta ketė mė tė lehtė qė te propagandojė para komunitetit ndėrkombėtar pėr nevojėn e vendosjes se policisė dhe ushtrisė serbe nė kėto zona nėn pretekstin e mbrojtjes se pakicės serbe atje. Pra, shihet qartė se qėllimi final i politikės sė Beogradit ėshtė qė tė krijojė vatra tensioni nė Kosovė duke cėnuar seriozisht kompaktėsinė territoriale tė Kosovės.

Ish Kryeministri i Kosovės Ramush Haradinaj ishte njė nga pėrkrahėsit dhe iniciatorėt kryesorė tė proēesit tė decentralizimit nė Kosovė. Pėr fatin tonė tė keq, qeveria aktuale e Kosovės vazhdon kėtė drejtim politik tė gabuar. Pėr ta vėrtetuar kėtė vlen tė ndalemi nė pikėpamjet e disa autoriteteve tė larta politikė nė Serbi lidhur me menyrėn se si ata e konceptojnė proēesin e decentralizimit nė Kosovė. Nebojsa Covic gjatė njė interviste tė datės 1 Janar pėr Radio B-92 te Beogradit tha si vijon: “Rezoluta 1244 parashikon kthimin e njė numri tė caktuar policėsh dhe ushtarakėsh serbė nė Kosovė. Ne, tha Covic, duhet tė luftojmė pėr kėtė dhe kjo gjė duhet realizuar nė bashkėpunim me komunitetin ndėrkombėtar.

Siē dihet, shumė prej drejtuesve tė lartė serbė kanė kėrkuar zbatimin e rezolutės 1244 e cila sipas tyre parashikon kthimin e ushtrisė dhe policisė serbe nė Kosovė. Ish Kryeministri Serb Zoran Djindjic parashtroi kėtė kėrkesė me datė 12 Tetor 2000, vetėm njė javė pas largimit tė Miloshviēit nga pushteti. Pasi mori njė pėrgjigje negative lidhur me kėtė kėrkesė, Djindjic hoqi dorė nga kjo kėrkesė pėrkohėsisht. Nė fillimin e vitit 2003, Djindjic e ripėrsėriti kėtė kėrkesė absurde. Nė atė kohė, pėrgjigja e KFOR-it ndaj kėrkesės sė Djindjic pėr kthimin e ushtrisė dhe policisė serbe nė Kosovė ishte shumė e paqartė. Nė konferencėn e shtypit tė datės 4 Shkurt 2003, Zėdhėnėsi I KFOR-it, nė pėrgjigje tė pyetjes nėse policia dhe ushtria serbe mund tė kthehet nė Kosovė, tha se vendimi pėr tė lejuar kthimin e tyre nė Kosovė ėshtė njė vendim politik dhe nuk i pėrket KFOR-it tė vendosė pėr kėtė. Pėrgjegjėsia jonė ėshtė qė tė mbikėqyrim forcat policore dhe ushtarake serbe nė qoftė se ato lejohen tė kthehen nė Kosovė. Po ti hedhim njė sy shtesės B, paragrafi 4, nėnparagrafi 2 tė Marrėveshjes Teknike Ushtarake (MTU-ja) ndėrmjet NATO-s dhe ushtrisė Jugosllave qė flet pėr kthimin e trupave serbe nė Kosovė, shihet qartė se detyra e KFOR-it vėrtitet rreth domosdoshmėrisė qė trupat serbe tė veprojnė nė pėrputhje me rregullat nė fuqi, pa pėrcaktuar se cilat janė kėto rregulla. Ky qėndrim i KFOR-it nėnkupton faktin se policia dhe ushtria serbe mund tė kthehet nė Kosovė vetėm pasi tė jetė marrė njė vendim politik, duke pėrmbushur kėshtu dėshirat nacionaliste tė Ish Kryeministrit “reformator demokratik serb” Djindjic.

Tė njėjtin qėndrim mbajti edhe Ambasadori Amerikan nė Mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara tė mbajtur nė datėn 6 Shkurt 2003. Ambasadori Amerikan tha si vijon: “Mendojmė se nuk janė krijuar kushtet e pėrshtatshmė pėr kthimin e policisė dhe ushtrisė serbe nė Kosovė.”

Pyetja logjike qė tė vjen nė mend ėshtė se nė qoftė sė nė vitin 2003 nuk ishin krijuar kushtet pėr kthimin e policisė dhe ushtrisė serbe nė Kosovė, a janė krijuar kėto kushte tani? Pyetja tjetėr e lidhur ngushtė mė tė parėn ėshtė se nė qoftė se trupat serbe lejohen tė shkelin nė Kosove, ku do tė vendosen kėto trupa? Njė gjė ėshtė e qartė se ushtria serbe nuk mund tė vendoset nė kufirin Kosovė-Shqipėri ose nė zona tė izoluara tė pakicės serbe ashtu siē mund tė parashikohet nga Rezoluta 1244 si dhe MTU-ja . Pėr pasojė kėto forca ushtarake do tė vendosen nė zonat me popullsi serbe qe janė fizikisht afėr kufirit Serbi-Kosovė. Afėrsia e ketyre zonave tė pakicės serbe me Serbinė ėshtė njė nga parakushtet e domosdoshme pėr tė evituar nevojėn qė forcat ushtarake serbe tė kalojnė nėpėrmjet fshatrave dhe zonave tė banuara nga shqiptarėt.

Realiteti nė terren nuk ėshtė I pėrshtatshėm pėr Serbėt. Kjo pėr faktin se deri tani nuk janė pėrcaktuar kufijtė e zonave tė pakicės serbe. Si pasojė e mungesės sė kufijve tė lokaliteve serbe vėshtirėsohet shumė vendosja e ushtrisė serbe nė kėto zona. Kjo do tė sillte njė konfrontim tė ushtrisė serbe tė vendosur nė zonat serbe me shqiptarėt qė jetojnė nė zonat pėrreth nisur nga fakti se ushtria serbe do tė duhet tė patrollojė nė zona nė tė cilat nuk jeton pakica serbe. Pėr pasojė konfrontimi ushtarak do tė ishte i pashmangshėm nė terren me pasoja tė paparashikuara pėr Kosovėn dhe mė gjerė.

Nė mėnyrė qė tė sigurohet kthimi i forcave ushtarake serbe nė Kosovė, duhet qė nė terren tė pėrcaktohen kufijtė e lokaliteteve ku kėto trupa do te stacionohen. Kjo bėhet me qėllimin e mėnjanimit tė konfliktit tė pashmangshėm ushtarak, gjė qė nuk i intereson aspak NATO-s. Ėshtė e qartė se sapo kėto trupa serbe tė vendosen nė “zonat e populluara nga serbėt” pranė kufirit tė Serbisė, asnjė, duke pėrfshirė edhe KFOR-in nuk do tė jenė nė gjendje tė mbikėqyrin mėnyrėn se si kėto forca do tė veprojnė (pėr shembull numri dhe armatimi qė kėto forca do tė pėrdorin).

Ajo qė po kėrkojnė politikanėt serbė nė Beograd dhe nė Kosovė ėshtė pėrcaktimi sa mė shpejtė i kufijve tokėsorė tė zonave serbe, e cila nuk ėshtė e lehtė pėr tu realizuar nė praktikė duke qėnė se enklavat serbe nuk janė ngjitur me njėra tjetrėn e cila do tė jepte serbėve mundėsinė qė tė krijonin territore kompakte brenda territorit tė Kosovės. Caktimi i kufijve zonalė do tė thotė ndarje de-facto tė Kosovės. Aktualisht pėrcaktimi i kėtyre kufijve nuk ėshtė njė detyrė e lehtė. Njė gjė e tillė nuk duhet lejuar. Prej pesė municipaliteteve me shumicė serbe, dy janė tė rrethuara nga zona me shumicė shqiptare. Kjo pėrbėn njė pengesė serioze pėr bashkimin e zonave mė shumicė serbe nė njė territor kompakt. Nė tre municipalitetet veriore, pranė kufirit me Serbinė, ka shumė shqiptarė qė jetojnė nė kėto municipalitete. Nė municipalitetin Zubin Potok shtrihet fshati Cabra nė tė cilėn jetojnė shqiptarė. Municipaliteti i Leposaviq-it ka nė pėrbėrje tė tij tre fshatra shqiptare (Ceraje, Koshtove and Bistrica e Shales). Po ashtu, municipaliteti i Zveēanit pėrfshin tre fshatra shqiptare (Lipe, Boletin and Zaza).

Pėr pasojė trupat ushtarake serbe nuk mund tė vendosen nė territorin e kėtyre municipaliteteve. Nuk pėrjashtohet mundėsia qė UNMIK-u, nė kuadėr tė politikės sė tij anti-shqiptare, tė kėrkojė qė fshatrat shqiptare tė shkėputen nga kėto municipalitete duke ja bashkėngjitur kėto fshatra municipalitetit shqiptar nė Jug tė Mitrovicės. Kjo mund tė bėhet vetėm pėr tė mundėsuar qė serbėt e Kosovės tė formojnė territore tė pastra etnikisht tė ndara nga zonat e dominuara shqiptare. Ėshtė nė interesin e shqiptarėve qė kėto fshatra tė vazhdojnė tė jenė pjesė e kėtyre municipaliteteve duke u bėrė pengesė pėr vendosjen e ushtrisė serbe nė kėto territore. Nga pikėpamja strategjike, serbėt po mundohen tė krijojnė municipalitet nė lindje tė Kosovės i cili do tė pėrfshinte 50 zona tė banuara nga serbėt nė municipalitetet e Dardanės, Gjilanit, Novoberdos dhe Prishtinės si dhe krijimi i njė zonė lidhėse e cila do tė mundėsontė bashkimin e kėtij municipaliteti me municipalitetin e Gracanicės qė shtrihet nė Kosovėn qėndrore.

Pra, krijimi i municipaliteteve tė pastra etnikisht nė veri tė Kosovės dhe vendosja e forcave ushtarake serbe atje, si dhe krijimi i municipaliteteve tė reja serbe mė nė jug si dhe bashkimi i tyre me municipalitetetet serbe tė veriut ėshtė edhe objektivi kryesore i politikės serbe nė Kosovė. Nė qoftė se kjo lejohet, atėherė serbėt do tė kenė epėrsi strategjike e cila do tė jepte njė grusht tė rėndė pėrpjekjeve tė popullit tė Kosovės pėr liri dhe demorakraci.

Nė mėnyrė qė tė parandalohet krijimi i municipaliteteve etnikisht tė pastra serbe, shqiptarėt nuk duhet tė nguten tė formojnė municipalitete me shumicė shqiptare. Ėshtė nė interes tė shqiptarėve qė fshatrat shqiptare qė ndodhen nė municipalitetet serbe tė vazhdojnė tė mbeten tė tilla. Kjo edhe pėr faktin se serbėt nė Kosovė nuk mund tė kėrkojnė krijimin e municipaliteteve etnikisht tė pastar serbe nė Kosovė. Prania e fshatrave shqiptare nė municipalitetet serbe i shėrben interesave shqiptare dhe pengon Beogradin nė pėrpjekjet e tij pėr militarizimin e kėtyre zonave nėn pretekstin e mbrojtjes se pakicės serbe nė Kosovė. Nuk duhet lejuar qė fshatrat me shumicė shqiptare tė shkėputen nga municipalitetet me shumicė serbe sepse njė gjė e tillė do tė sillte si pasojė krijimin ė zonave homogjene serbe nė shumė pjesė strategjike tė Kosovės si ėshtė rasti i Graēanicės. Nuk duhet lejuar qė pėr hir tė pakicės serbe tė krijohen municipalitete artificiale serbe qė do tė cėnonin seriozisht kompaktėsinė territoriale tė Kosovės.

Nė kushtet e tanishme nė Kosovė, nuk mund tė mendohet se decentralizimi i shėrben vėrtetė forcimit tė pushtetit lokal. Kjo pėr faktin se decentralizimi do tė zhvillohet nė bazė tė kufijvė etnikė dhe kjo do tė thotė ndarje e Kosovės. Me vendosjen e forcave serbe nė kėto municipalitete, komuniteti ndėrkombėtar do tė kosiderojė si ēėshtje tė mbyllur mbrojtjen e pakicave duke i siguruar shqiptarėt se asgjė e keqe nuk do ti vijė nga prania e forcave ushtarake serbe nė kėto territore sepse shqiptarėt do tė mbrohen nga KFOR-i. Pra, pėrfundimisht do tė realizohet skenari i Z. Covic dhe bashkėpunėtorit tė tij tė ngushtė nė Kosovė Petersen: Militarizimi Serb i Kosovės.

Po aq e pakuptimtė ėshtė edhe deklarata e ish Kryeministrit Haradinaj. Z Haradinaj shprehet se “pėrmes reformave nė pushtetin lokal, pakica serbe jo vetėm qė do tė mbrojė tė drejtat qė i takojnė, por ata do tė integrohen nė jetėn politike dhe institucionale tė Kosovės.” Indirekt tė krijohet pėrshtypja se pakica serbe nuk gėzon tė drejtat e saj si dhe nuk ėshtė e pėrfaqėsuar nė institucionet e Kosovės. Kjo nuk ėshtė aspak e vėrtetė dhe ėshtė pėr tė ardhur keq sepse pa dashur mbėshteten pikėpamjet e Beogradit dhe Komunitetit Ndėrkombėtar qė serbėt janė pakica nė rrezik dhe mė pak e pėrfaqėsuar nė institucionet e Kosovės. Pėrse qeveritarėt e Kosovės duhet tė imitojnė pafundėsisht ndėrkombėtarėt tė cilėt ēdo herė qė pėrdorin termin minoritet nėnkuptojnė pakicėn serbe ndėrkohė qė nė Kosovė jetojnė edhe pakica tė tjera. Aktualisht ėshtė e pamundur qė serbėt e Kosovės tė pėrfshihen nė jetėn institucionale tė Kosovės sepse ata marrin urdhra nga zyrtarėt e lartė nė Beograd. Pėrfshirja e serbėve tė Kosovės nė jetėn politikė tė Kosovės do tė ndodhė vetėm pasi Kosova tė shpallet e pavarur dhe serbėt e Kosovės tė kuptojnė se nuk mund tė mbajnė peng fatet e njė kombi nė pėrpjekjet e tij pėr pavarėsi.

Qėndrimi i fundit i pakicės serbe ndaj proēesit decentralizues nė Kosovė tregon se serbėt e Kosovės nuk janė tė interesuar pėr njė reformė tė vėrtetė tė pushtetit lokal dhe pjesėmarrje nė jetėn politikė nė vend.

Nga ana tjetėr, ndėrkombėtarėt synojnė qė tė sigurojnė pakicės serbe njė pozicion tė privilegjuar nėn pretekstin e “krijimit tė njė mjedisi mė tė sigurtė pėr minoritetet.”.Synimi ėshtė militarizimi i Kosovės pėrpara fillimit tė diskutimeve pėr statusin pėrfundimtar. Nė kėtė kuadėr, krijimi i zonave entnikisht tė pastra serbe nė Kosovė ėshtė njė parakusht qė do tė legjitimontė ushtrinė serbe tė vendoset nė kėto zona. Kjo do tė vendoste shqiptarėt nė njė pozitė tė disfavorshme. Interesat e popullatės sė Kosovės nuk duhet tė vihen nė rrezik pėr interesat e pakicės ose ruatjes sė stabilitetit nė Ballkan. Ėshtė njė preēedent i paparė qė interesat e shumicės tė rrezikohen pėr mbrotjen e interesave tė pakicės. Kosova po shnderrohet nė njė fushė eksperimentale ku edhe diplomati mė injorant mund tė vendosė kushte dhe kėrkojė qė interesat e shumicės tė nėpėrkėmben pėr hir tė interesave tė nje grushti personash, tė cilėt pėr ironi tė fatit mund edhe tė largohen nga Kosova nė qoftė se Kosova njihet si shtet i pavarur.

Nė gjendjen aktuale tė kėrcėcimit ushtarak serb, ēdo projekt decentralizimi ose ndryshimi kufijėsh tė brendshėm do tė thotė copėtim i Kosovės. Decentralizimi nuk mund tė zhvillohet brenda natės ose nė kushtet kur qėnia e Kosovės rrezikohet nga Serbia. Decentralizimi duhet tė zhvillohet ne kushtet e paqes dhe pasi te jetė njohur shteti i Kosovės. Po ashtu Kosova nuk mund tw krahasohet me shtetet e tjera tė rajonit si psh Maqedonia ku po merr jetė programi i decentralizimit qė do tė japė mė shumė tė drejta shqiptarėve nė Maqedoni. Kjo pėr faktin e thjeshtė se Maqedonia ėshtė shtet i pavarur me kufij tė njohur dhe institucione politike tashmė tė konsoliduara. Kosova akoma nuk dihet se ēfarė drejtimi do tė marrė.

Edhe disa deklarata se Kosova ka pak municipalitete dhe nevojitet krijimi i municipaliteteve te reja serbe nuk janė tė vėrteta. Kosova duhet te ndjekė shembullin e Izraelit lidhur me reformėn lokale nė vend. Ndėrsa e drejta legjitime e Kosovės tė jetė e pavarur kėrcėnohet ushtarakisht nga Serbia, e njėjta gjė ka ndodhur me Izraelin ku e drejta pėr shtet formim nuk njihej nga vendet e tjera arabe. Ashtu si Kosova ka njė minoritet tė pabesė qė punon pėr interesat e shtetit armik, po ashtu Izraeli ėshtė dashur tė merret me arabėt qė jetojnė nė izrael dhe qė punojnė kundėr interesave tė Izraelit. Izraeli, nė kuadėr tė reformės sė pushtetit lokal, nuk ka pyetur Kėshillin e Evropės ose vendet e tjera se si duhet tė bėjė kėtė reformė. Nė vend qė tė japė tė drejtė vetqeverisjeje arabėve nė vend, Izraeli ka vendosor me forcė pushtetin e tij nė kėto lokalitete. Kėtė shembull duhet tė ndjekė Kosova. Pėrballė njė minoriteti qė ka treguar dhe po tregon mungesė tė theksuar bashkėpunimi, qeveria e Kosovės duhet tė pėrcaktojė pushtetin lokal, funksionet e tij dhe tė sigurojė qė funksionet e kėtij pushteti ushtrohen nė interes tė Kosovės dhe jo Beogradit. Kjo ėshtė mėnyra e vetme pėr tė mėnjanuar militarizimin serb tė kėtyre municipaliteteve duke marrė pėrsipėr mbrojtjen e interesave tė shumicės nė Kosovė.

Kryeministri Serb Vojislav Kostunica u shpreh se “decentralizimi” ėshtė njė nga ēėshtjet mė delikate qė duhet tė pėrfundojė kėtė vit. Nga ana tjetėr Presidenti Serb Boris Tadic u shpreh se “decentralizimi” ėshtė parakusht qė serbėt tė diskutojnė pėr statusin pėrfundimtar.

Ėshtė mė rėndėsi jetike qė shqiptarėt tė mos ndėrmarrin asnjė hap lidhur me decentralizimin kėtė vit dhe tė mos bėhet asnjė ndryshim i kufijve tė lokaliteteve. Realizimi i kėtij qėllimi i shėrben ruajtjes sė integritetit territorial tė Kosovės dhe pėrshpejtimit tė proēesit tė njohjes sė saj si shtet i paravur nga komuniteti ndėrkombėtar. Kur Presidenti Serb Tadic shprehet se “pavarėsia e Kosovės ėshtė e papranueshme, shqiptarėt duhet tė pėrgjigjen publikisht mė tė njėjtėn monedhė se proēesi i decentralizimit nė Kosovė nė kėto momente ėshtė I papranueshėm”. Fati politik i Kosovės do tė pėrcaktohet nga strategjia e politikanėve shqiptarė nė Kosovė qė tė mos bien pre e presioneve dhe tė mos lejojnė zbatimin e projekteve pilot tė decentralizimit qė nuk i shėrbejnė aspak Kosovės dhe tė ardhmes sė saj.

Akil Tirana, MBA


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.