Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Buka prej qielli s'vjen
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 127 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Kongresi i Lushnjės
Nė 28 janar 1920 ēeli punimet Kongresi i Lushnjės, nė tė cilin u miratua njė akt kushtetues pėr pavarėsinė e plotė tė shtetit shqiptar; si dhe zgjodh njė kėshillin e lartė prej 4 vetash, qė do tė kryente funksionet e kryetarit tė shtetit dhe njė kėshill kombėtar me 37 veta. Kryeministėr u zgjodh Sulejman Delvina.

Ismail Kadare
Nė 28 janar 1936 lindi nė Gjirokastėr shkrimtari ynė i madh Ismail Kadare, mjeshtri i prozės sė gjatė, autor i veprave-kryevepra: "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur", "Ura me tri harqe","Koncert nė fund tė dimrit", " Ėndėrr mashtruese","Dimri i madh", "Pesha e kryqit", "Spiritus", etj.

Xhovani Boreli
Nė 28 janar 1608 lindi shkencėtari italian Xhovani Boreli, shpikėsi i Heliostatit, i cili u shqua pėr punimet nė fushėn e fizikės, astronomisė dhe fiziologjisė.

Blasko Ibanjez
Nė 28 janar 1928 mbylli sytė shkrimtari spanjoll Blasko Ibanjez, njėri nga krijuesit mė tė mirė nė vendin e tij, me njė famė botėrore pėr romanet: "Miku i paftuar", "Maha lakuriqe", "Atdheu" dhe nė veēanti pėr romanin "Kasollja".
Forum :: Shqiptarėt dhe hebrenjtė
Postuar nga: Skampa

Forum Nuk eshte shume i njohur fakti, por eshte e dokumentuar mjaft mire, qe Shqiperia shpetoi te gjithe hebrenjte e saj e gjithashtu te gjithe hebrenjte qe kerkuan strehim e mbrojtje ne Shqiperi.

I dashur z. Friedman,

Kolona juaj Op-Ed, zakonisht eshte shume informative, nga e cila ke cfare te mesosh, sic edhe ishte artikulli juaj “Te riparosh boten”, ne te cilin ju shkruanit: “Bullgaria…. Eshte nje vend per te cilen une gjithmone kam pasur nje pike te dobet, sepse ajo mbrojti hebrenjte gjate Luftes se Dyte Boterore”. Eshte teper pergezuese qe ju shprehni mirenjohjen tuaj, per ate ē'ka ndjeni per bullgaret e veprat e mira qe ata kryen nje gjysme shekulli me pare. Kjo gje nuk duhet harruar kurre!
Po e shkruaj kete leter t’ju informoj ju qe shqiptaret gjithashtu kryen njelloj vepra te tilla fisnike gjate luftes. Nuk eshte shume i njohur ky fakt, por eshte e dokumentuar mjaft mire, qe Shqiperia shpetoi te gjithe hebrenjte e saj e gjithashtu te gjithe hebrenjte qe kerkuan strehim e mbrojtje ne Shqiperi, pasi u larguan nga vendet ballkanike fqinje (si Serbia, Kroacia, Bosnja e Greqia), ku holokosti ishte i pameshirshem.
Ne librin e tij “Lufta sekrete e Serbise, propaganda dhe shtremberimi i historise”, Philip Cohen (MD), dokumenton pastrimin etnik te hebrenjve nga bashkepunetoret naziste te Serbise. Ishte udheheqesi i qeverise te Serbise, gjenerali Nedic, i cili iu mburr Gebelsit: “Beogradi eshte kryeqyteti i pare evropian, i cili eshte Judenfrei (pa asnje hebre, i pastruar nga hebrenjte).”

Ne autobiografine e saj “Arratisje neper Ballkan”, autorja Irene Grunbaum pershkruan se si shqiptaret e ndihmuan te kalonte nga Serbia ne Shqiperi dhe me pas e mbrojten ate gjate qendrimit te saj ne Shqiperi. Shqiperia u pushtua nga nazistet ne fundin e vitit 1943. As qeveria e as populli nuk kallėzoi qofte edhe nje anetar te vetem te komunitetit hebre, qe perbehej, qofte nga shtetasit shqiptare hebrenj, apo refugjatet qe strehoheshin ne Shqiperi.

Nje e njohura ime hebreje, te cilen e kam njohur ne NYC, me informoi se ajo ishte ne dijeni qe Shqiperia mbrojti hebrenjte e qe ne muzeumin e holokaustit ne Izrael, jane emrat e shqiptareve te nderuar qe i mbrojten ata (numri i shqiptareve te nderuar eshte 16 ose 17). Ajo i konsideronte shqiptaret, si “teper te civilizuar…duke bere ate cfare i kerkohej” (keto jane pak a shume fjalet e saj). Ne ate kohe Shqiperia ishte vendi me pak i zhvilluar i Evropes. Popullsia e saj e paket (me pak se nje milion), merrej kryesisht me bujqesi ose tregti te vogel; niveli i edukimit ishte i ulet, ne fakt, nuk kishte qofte edhe nje universitet te vetem ne te gjithe vendin. Nga ana tjeter, shume vende te tjera te Evropes, qe per kohen ishin konsideruar si me “te civilizuarit”, ose zoteronin “kulturen e madhe”, ishin pikerisht ato qe nisen, kryen ose bashkepunuan me vullnet te lire te kryhej krimi i madh i holokaustit (edhe krimet e tjera kunder njerezimit). Ketu perfshihen vende “te civilizuara” si Gjermania, Austria, Franca, e Greqia. Problemi se kush eshte i civilizuar e kush nuk eshte, mbetet dicka subjektive!

Une gjithashtu isha deshmitar i pranishem i perpjekjeve per te shpetuar hebrenjte. Isha vetem nje djale i vogel ne Sarajeve te Bosnjes, ne pranvere te 1941-shit, kur gjermanet pushtuan vendin. E kujtoj shume mire kohen kur nena ime me mori me vete ne nje kamp, qe ishte ngritur per te mbajtur hebrenjte. Te burgosur ne oborrin e rrethuar te kampit, ne mund te shihnim nje shoqen e mames sime, nje zonje hebreje hungareze, me te dy femijet e saj. Te porta kryesore, nena ime fillimisht bisedoi me rojen e me pas me nje ushtar tjeter. Ajo cka rrekej me rojen ishte perpjekja qe te bindte ate (kjo m’u shpjegua me vone), qe znj. Strum (ashtu me ngjan te ishte mbiemri i zonjes) ishte ne vizite te ne nga Shqiperia, e qe gabimisht ishte identifikuar si hebreje. Roja u konsultua me nje ushtarak te nje rangu me te larte dhe me pas ata (sic ndodh vetem ne nje mrekulli), liruan te tere familjen.

Me vone znj. Strum, e veshur me carcaj (veshje e grave boshnjake myslymane, me te cilen mbulojne fytyren dhe koken), qe te mbulonte syte dhe ngjyren e flokeve, qe per cudi e kishte te kuqe, u largua me tren per ne Mostar, ne nje zone nen kontrollin e forcave ushtarake italiane, ku ajo dhe femijet e saj gjeten strehim te sigurt (gjeten pra shpetimin). Italia, ne ate periudhe te luftes, akoma nuk kishte shpallur ndonje ligj racial, qe kufizonte te drejtat civile te hebrenjve.

Nena ime, Zuku Bushati (Sokoli), qe origjinon nga Shkodra, Shqiperi, ishte vetem 23 vjece (ose 24), kur e gjithe kjo gje ndodhi. Une e mbaj mend mire kete, sepse, kjo krijoi nje situate ne familje, per shkak te mungeses te konsultimit te saj me babane, pare se te ndermerrte kete veprim, duke shkuar pa dijenine e tij ne kamp. Duke vepruar keshtu, nena ime vuri ne rrezik te madh te gjithe familjen tone.

Mamaja gjithmone permendte faktin se cfare e ndihmoje ate me shume ( ne kete iniciative te menduar jo gjate) ishte fakti qe rojet per “Miresine e Zotit”, ishin roje boshnjake objektesh, njerez te meshirshem (Domobranci) dhe jo te frikshmit Ustashe (bashkepunetoret naziste fanatike kroate te veshur me uniforma te zeza). Cfare tjeter ndihmoi situaten, ishte fakti qe znj. Strum, e cila ishte fillimisht nga Hungaria, nuk fliste gjuhen boshnake.

Me vone vura re se disa nga komshinjte tane te lagjes ne Sarajeve, filluan te mbanin yje te verdhe. Gjithashtu, pashe qe nje pjese e atyre komshinjve ne ndertesen tone, te largoheshin pjese-pjese nga ndertesa ku jetonin, duke mbajtur valixhe udhetimi ne duar. Nuk me kujtohet t’i kem pare ata perseri me vone.

Per fatin e mire, historia e znj. Strum, pati nje fund te lumtur. Kur lufta mbaroi, znj. Strum, u kthye perseri sebashku me femijet. Pak dite me vone pas kthimit te znj. Strum, mama me mori me vete per t’i bere nje vizite familjes. Akoma e mbaj mend, se isha shume i zemeruar gjate asaj vizite, sepse nen shtysen e nenes time, mu desh te hiqja dore perfundimisht nga kostumi qe e kisha per zemer, i cili iu dhurua djalit te familjes, qe ishte mosha ime. Me vone, edhe z. Strum u bashkua me familjen, pasi ishte detyruar te largohej per nje periudhe nga Bosnja. Ushtria gjermane e kishte detyruar me force te punonte per te, duke e marre me vete. Ai ishte nje inxhinjer me emer, dhe ushtria kishte pasur nevoje per ekspertizen e tij.

Vite me vone, kur une isha nje adoleshent, babai me ngarkoi detyren te ngjisja nje arke me shlivovice (raki kumbulle) ne katin e gjashte te nje godine, ku ndodhej apartamenti i nje doktori hebre, ne krahun tjeter te qytetit te Sarajeves. Ishte nje dhurate qe i bente babai si shenje mirenjohje doktorit, i cili kishte mjekuar babain dhe shqiptaret e tjere te Sarajeves, pa i marre para. Gjate luftes shqiptaret e kishin mbajtur me ushqim, e nje familje ne Shqiperi, e kishte strehuar pergjate viteve te luftes.

Sot, nuk eshte nje fakt ndoshta teper i njohur nga bota, se shqiptaret derguan ushtare, t’i japin nje dore ndihme Amerikes, ne Afganistan dhe Irak. Shqiperia dikur ndihmoi me te dobtin, tani po ndihmon me te fuqishmin. Shpresoj z. Friedman, se do te ushqesh te njejtat ndjenja per Shqiperine, ashtu sic ndjen edhe per Bullgarine.
Shqiperia ka nevoje per nje dore te bute qe ta marre me te mire, sepse eshte nje vend qe po lufton per mbijetese, qofte edhe ekonomikisht.

Sinqerisht, Nexhat Bushati

Autori ėshtė nje shqiptar amerikan, i cili punon per administraten amerikane. Letra i eshte drejtuar Thomas Friedman, nje nga kolumnistet e njohur te faqes editoriale te NY Times.


Shekulli 23/06/2005



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.