|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Ai qe te bertet shume ne fillim, te del i mire ne fund.
--- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 128 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 "Afėrdita"
Nė 2 maj 1908 njė grup atdhetarėsh formuan nė Elbasan shoqėrinė "Afėrdita", e cila krojoi edhe grupin e bandės sė qytetit, ndėrsa kish synim tė ngrinte njė palestėr sportive, dhe tė merrej me botimin e librave shkollorė.
Greva e Bukes
Nė 2 maj 1928 gratė e Korēės organizuan grevėn e bukės, qė ishte njė nga grevat e para tė kėtij lloji nė vendin tonė.
Temo Konomi
Nė 2 maj 1937 u vra pranė Barcelonės Temo Konomi, hero i Popullit, luftėtar i brigadave ndėrkombėtare pjesėmarrėse nė Luftėn e Spanjės.
Nikola Guerra
Nė 2 maj 1855 u lind baletmaestri italian Nikola Guerra, i cili luajti njė rol tė rėndėsishėm nė artin koreografik tė vendit tė tij dhe botės. Gjithashtu ishte pedagog nė mjaft teatro tė Evropės, si dhe regjisor qė vuri nė skenė mbi 30 balete, ku dallojmė: "Prometeu", "Karnevalet e Venedikut", "Marshi triumfal", etj.
|
|
|
| |
|
Peshengritesi shqiptar ka humbur titullin vetem per 6 gram peshe trupore, ne stilin e shkeputjes, pesha 85 kg, ndaj libanezit Eshtiwi. Te dy ngriten nga 167 kg. Ne shtytje, shtangisti yne, mori medaljen e bronzit
Ilir Suli ka treguar edhe nje here talentin e tij te madh, duke marre medaljen e argjendit ne Lojrat Mesdhetare "Almeria 2005", ne stilin e shkeputjes, pesha 85 kg, ne peshengritje. Shqiptari, ish-nenkampion i Botes dhe i Europes, madje ka humbur titullin vetem per 6 gram me shume peshe trupore ne krahasim me libanezin Mohamed Eshtiwi, pasi te dy kane ngritur nga 167 kg. Suli ishte 84.84 kg, ndersa libanezi 84.78. Ne vend te trete doli francezi David Matam me 163 kg. Suli e nisi garen me 3 kg me poshte se libanezi, 158 ndaj 161. Ne proven e dyte, serish ishte me poshte se rivali, 163 ndaj 165 kg, por ne proven e trete, gjithnje te suksesshme, shqiptari ngriti po aq sa kundershtari, 167 kg.
Edhe ne stilin e shtytjes, Suli beri nje gare te shkelqyer, ndonese jo ne nivelet e tij maksimale te dikurshme. Ai doli i treti me 194 kg, pas dy provave, ndersa i pari doli francezi Matam me 196, e i dyti spanjolli Navarro me 195 kg. Suli humbi proven e dyte me 194 kg e, nese do kishte dale me sukses, mund te pretendonte per titullin kampion.
Ne dygaresh, Suli do te kishte dale ne vendin e pare dhe te merrte medaljen e arte, por kjo medalje nuk jepet ne "Almeria 2005". Shqiperia ndodhet ne vendin e 15-te, mes 19 shteteve qe kane marre medalje (28 gjithsej), me 2 argjendi dhe 3 bronzi, te gjitha ne peshengritje.
Dygareshi:
1.Suli (167+194=261), 2.Matam (163+196=259), 3.Navarro (162+195=257), 4.Eshtiwi (167+190=257).
Medalistet shqiptare:
Argjend: Fetije Kasaj (58 kg), Ilir Suli (85 kg)
Bronz: Gerti Trasha (62 kg), Romela Begaj (58 kg), Ilir Suli (85 kg)
B.Kuka
|
|
|
|