Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ka dy lloj femrash, e eshte nje cmenduri te martosh njeren dhe nje krim te martosh tjetren.
--- Carlton

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 168 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Histori :: Kaosi i qershorit 1924
Postuar nga: Albo

Histori Qe nga atentati i Beqir Valterit ne parlament e deri ne triumfin e revolucionit te Qershorit, historia e mbi tre muajve e perjetuar nga njeri prej deputeteve mbeshtetes te Zogut. Gjithshka ndodhi ne Shqiperi ate kohe rremuje dhe si u kurorezua kryeminister Fan Noli. Tregimi i njerit prej njerzve me erudite shqiptare, Ekrem Bej Vlora, libri me kujtime i te cilit sapo ka dale ne treg. Nga historia e rrefyer prej ketij burri qe sherbeu ne Ministrine e jashtme te princ Vidit e deri si minister i arsimit ne qeverine e fundit Kuislinge me '44.

nga Eqrem Bej Vlora


Me 23 shkurt 1924, gati te gjithe ne, deputetet, thuajse kishim zene vendet tona per seancen e pasdites te Asamblese. Mungonte vetem qeveria, pra edhe kryministri Ahmet Zogu. Une rrija, si gjithmone prane metropolitit Fan Noli, ne banken e radhes se pare, majtas hyrjes. Me ra ne sy se ate dite grupi i partise demokratike prapa meje po rrinte cuditerisht i heshtur dhe i merakosur. Ka te ngjare qe keshtu te mendoj tani, por sidoqofte ate dite pata ndijimin sikur ata po prisnin, te tendosur, dicka. Befas ushtuan dy krisma ne shkallet e nderteses, qe u pasuan nga nje qetesi e ngrire. Pastaj u hapen me vrull dyert e salles dhe brenda hyri Ahmet Zogu, me revolver ne dore. Ai ishte prere ne fytyre, por ecte me shtatin drejt dhe pas disa castesh e mori veten, madje buzeqeshi dhe vajti me cap te sigurte tek bangoja e qeverise, ku u ul ne nje vend te caktuar per sekretaret. Ne te gjithe u beme ne cast te vetedijshem per gjendjen dhe e kuptuam menjehere se c'kishte ndodhur. Se ne raste te tilla populli yne e mbledh veten shpejt dhe eshte shume i disiplinuar. Disa deputete qe kishin miqesi me Ahmet Zogun iu mblodhen perqark, pjesa tjeter e deputeteve ngriu kercenueshem, neper vendet e saj, prapa nesh. Une e vleresova sakaq rrezikshmerine e gjendjes sime, por edhe ne pergjithesi. Kjo qetesi e kjo heshtje mund te shnderrohej nga casti ne cast ne katrahuren me te madhe. Une rrija pothuaj ne mes te garibeve demokrate; nga e djathta e salles, pra, para meje dhe anash pultit te presidiumit, ishin vendet e konservatoreve. Te gjithe ishin te armatosur! Te vinte puna tek armet, une isha ne mes te plumbave te miqve dhe te armiqve. Ndaj brofa ne kembe, i peshperita ne vesh peshkopit shakaxhi "befshi qejf" dhe nxitova drejt lozhes se degjuesve, ku po rrinte nje miku im i partise, doktor Simonidhi 5 nga Vunoi i Himares. E ndihmova ate te kaptonte parmaket e lozhes dhe e cova tek Ahmet Zogu per t'i pare plaget. Zogu ne fillim nuk i besoi dhe nuk deshi ta linte kete te panjohur ta vizitonte, por pastaj, kur une e sigurova se mjeku eshte i besueshem, nuk kundershtoi me. Plaget ishin te renda por pa rrezik per jeten: dy plumba e kishin marre kalimthi duke e care thelle, njeri ne kofshe e tjetri ne baqth; plaget u lidhen perkohesisht.

Une shkova te miku dhe kusheriri im, Iljaz bej Vrioni. Ai kishte qene dy here kryeminister dhe shume here te tjera minister dhe njihej nga te dyja anet si njeri i paqes. Pra, ne ato caste ai ishte personi me i pershtatshem per te bere thirrje per qetesi dhe gjakftohtesi! Kryetari i seances, Eshref Frasheri dhe gjithe ekipi i tij ishin zhdukur nga presidiumi dhe kishin zene vrimat ne te kater anet e salles. Une e keshillova Iljaz bej Vrionin te shkonte ne presidium dhe te mbante nje fjalim te shkurter, qetesues. Ai e beri kete, gjeti tonin e duhur dhe pati suksesin e deshiruar. Pastaj u be i gjalle edhe vete Ahmet Zogu. Nga karrigja ku rrinte ai foli me ze te forte e te qete: "Zoterinj! Nuk eshe hera e pare ne bote, qe ne nje parlament ndodh dicka si kjo qe me ndodhi mua. Une u lutem miqve te mi, ta peshojne rastin me gjakftohtesi dhe pastaj te veprojne". Zogu ishte perseri zot i plote i ndjenjave dhe veprimeve te veta - duke zgjuar admirimin tim te vertete!

Nderkaq ne hollin e parlamentit degjoheshin krisma te njepasnjeshme, ne te gjithe ishim te shqetesuar, ngaqe nuk po merrnim vesh se c'po behej. Kush qellonte dhe kunder kujt? Me vone mesuam se atentatori Beqir Valteri ishte ngujuar ne nevojtore, ndersa rojet e parlamentit, per ta detyruar te dorezohej e bene shoshe strehimin e tij. Nderkaq vete Beqir Valteri kendonte ne nevojtore kenge heroike, mbase per t'i dhene zemer vetes , dhe nga prapa deres qellonte edhe ai trimerisht mbi rrethuesit.

Atentati kunder Zogut shkaktoi prerjen e menjehershme te cdo kontakti me partine demokratike, jo se ne ushqenim ndonje simpati te tepruar apo besim te verber ndaj Ahmet Zogut, por sepse ky akt na fyente te gjitheve dhe ishte si te na shpallej lufte hapur. Dhe me teper nga te gjithe peshen e fyerjes e ndjeu vete Zogu. Sic e donte zakoni shqiptar, pas kesaj ai nuk doli nga shtepia deri diten qe sfida mori pergjigjen e duhur. Dhe per te dhene ndeshkimin e merituar ai perdori me mjeshteri nje mjet qe i dha mundesi te vriste dy miza me nje te qelluar. Ai nuk lejoi t'i preken as qimet e flokeve atentatorit, te kapur, nderkaq, nga rojet e parlamentit te komanduara nga Osman Gazepi, por e thirri dhe e pyeti se perse kishte dashur ta vriste. Beqir Valteri i tregoi te gjitha pa fshehur asgje, per cka jo vetem iu fal jeta,por edhe u trajtua mire gjate kohes qe qendroi i burgosur ne kazermen e rojeve te parlamentit. Atentatori ,qe te tera keto m'i ka rrefyer vete me 1943, largohet pastaj nga vendi me 1925, kur partia demokratike u debua nga Zogu, dhe shkoi ne France, prej nga kthehet perseri ne Shqiperi me 1939 dhe pushkatohet nga komunistet me 1945.

Ahmet Zogu e dinte kush ishin organizatoret. Ai pajtoi nje njeri ne Tirane, qe kishte marre prej vitesh me qira nje mulli bloje nga Esat pasha (njeheresh edhe vete esatist i njohur), i cili qelloi me revolver dhe plagosi rende Avni Rustemin, vrasesin e Esat pashe Toptanit dhe nxitesin kryesor te atentatit kunder Zogut. I plagosuri vdiq dy dite me vone ne spitalin e Tiranes. Ky kishte qene nje akt i shkelqyer hakmarrjeje, qe jo vetem perputhej me rregullat e kodit te Vendetes shqiptare, por bente edhe nje sherbim tjeter: pajtonte dy rryma politike, esatizmin dhe ahmetizmin, deri atehere te ndara. Por vrasja e Avni Rustemit ishte njeheresh edhe shkendia qe ndezi flakadan zjarrin deri atehere te mbuluar, te urrejtjes se vjeter disavjecare midis krahut demokratik dhe atij aristokratik. Urrejtja , si nje udhekryq ,ndante Shqiperine osmano-feudalo-myslimane nga ajo nacionalo-socialisto-demokratike. E ne rrethanat ekzistuese ky zhvillim do te conte pashmangesisht ne vendosjen e nje diktature qe do te zgjaste 15 vjet.

Ne mbremjen e po asaj dite une me Myfit bej Libohoven i beme nje vizite ne shtepi Ahmet Zogut. Megjithe nje fare temperature, Zogu e kishte marre tashme veten nga shoku i pesuar. Sipas zakonit te keq shqiptar ne dhomen e te semurit hynin e dilnin me qindra vizitore, pa dashur t'ia dine nese ky interes i pelqen apo e bezdis te semurin. Piheshin pambarim cigare dhe kafe, nderkohe qe i semuri, per te mos e humbur burrerine ne syte e botes, jo vetem qe duhej t'i priste buzagaz, por edhe t'u jepte muhabet. Dhe Ahmet Zogu i permbushte ne m`nyre te shkelqyer keto kerkesa te etiketes shqiptare. Asnje fjale e keqe per atentatorin dhe per nxitesit e tij nuk doli nga buzet e tij, asnje emer nuk u permend. Por pikerisht kjo shperfillje ne dukje ishte ogur me i keq per organizatoret e atentatit dhe per pasojat e aktit te tyre.

Mua me erdhi edhe nje here ne maje te hundes nga rrengjet qe ofronte politika shqiptare. Mora leje, me koken time, dhe u nisa per ne Vlore. Por pas disa ditesh doli qe kisha rene nga shiu ne bresher! Ajo qe po luhej ne Vlore, ishte doemos vetem refleksi i asaj qe po ndodhte ne Tirane, por e mjaftueshme megjithate, per te cmendur nje njeri normal. Si pasoje e manipulimeve te partise demokratike, ne Tirane po beheshin gjashte jave pa arritur te formohej nje qeveri. Si kerpudha te helmuara ne nje mocal shperthenin intrigat e grupeve dhe te partive: dora e "kuqe" dhe "e zeze", organizata Bashkimi dhe shoqata te tjera revolucionare, anarkike, e me te shumten qesharake, qe mbillnin vetem kaos. Keshilli i Regjences dhe shumica e Asamblese, gjate nje periudhe qetesie relative, u perpoqen te kalojne kandidaturen e Iljaz bej Vrionit per kryeminister. Por "dora e zeze" (intelektuale te deshtuar, nepunes dhe oficere te politizuar) e kercenonte me vdekje kandidatin ne rast se ai merrte ne kabinetin e tij Ahmet Zogun. Rruga ishte bere keshtu gjykates per fatet e vendit. Partite "demokratike" kishin zgjedhur per zgjidhje hakmarrjen per vrasjen e Avni Rustemit. Ata kerkonin qe nga vrasja e nje sektaristi ekstravagant te perligjnin nje revolucion shoqeror, dhe ne kete anarki te pergjithshme, ata shpresonin, me ne fund, qe te fitonin nje pushtet te pakufizuar. Kjo quhej asokohe demokraci ne Shqiperi!

Me se fundi, me 30 mars 1924, Keshilli i Regjences ngarkoi Shefqet bej Verlacin me krijimin e qeverise se re. Misioni i tij ishte te perpiqej per vellazerimin e rrymave te ndryshme politike dhe per rivendosjen e rendit dhe te idese se shtetit: nje deshire e devotshme, por thuajse e parealizueshme. Dhe meqenese Shefqet Verlaci mbahej si vjehrri i ardhshem i Zogut, rryma demokrate u zemerua jo pak. Ajo u perpoq me te gjitha menyrat qe ta bente qesharak programin e tij dhe ta vinte ne loje ne syte e popullit kabinetin e tij. Por kur pas dy javesh "demokrateve" iu ofruan dy poste ne ate kabinet (Luigj Gurakuqi nga Shkodra per financat dhe doktor Fahriu nga Kosova, per arsimin), ata jo vetem qe i pranuan sakaq postet, por qe ne mbledhjen me te pare te Asamblese, kenduan kenge lavderimi per qeverine dhe per qellimet e larta, pa interes vetjak dhe atdhetare te Shefqet Verlacit.

Asnjehere me shume se ne kete pranvere te vitit 1924 papjekuria, egoizmi i skajshem dhe intrigat e gjithmbarshme, nuk kane luajtur rol me te mjere ne Shqiperi. Keto mbrapshti paralizuan gjithe aparatin shteteror dhe kabinetit Verlaci nuk i mbetej tjeter vecse nga mengjesi ne darke te perpiqej per mbajtjen e rendit dhe te qetesise.

Gjate ketyre diteve ndodhi dicka qe i nxeu edhe me teper gjakrat. Nje bande kusaresh vrau dhe grabiti ne pyllin e Mamurasit dy amerikane te pakujdesshem. Askush nuk e dinte se cilet ishin fajtoret, ndaj edhe nuk mund te orientoheshin. Demokratet e shfrytezuan sakaq kete ngjarje fatkeqe duke e akuzuar Zogun se ai i kishte vrare amerikanet, per t'i dhene nje prove "botes" se vetem ai eshte ne gjendje te vendose qetesine dhe rendn ne Shqiperi. Natyrisht, nje shpifje e tille e ulet nuk do te kishte merituar as vemendjen me te vogel, nese me vone (gusht 1924), pasi partia demokratike kishte marre pushtetin, te mos inskenohej nje proces gjyqesor i mirefillte, me deshmitare te rreme e me the te thashe, i cili fajesoi per kete vrasje Ahmet Zogun.

Nje komedi e ngjashme ishte edhe ceremonia e nderimit para arkivolit te hapur te Avni Rustemit ne spitalin e Tiranes. Te gjithe ata qe e quanin veten "popull" dhe "demokrate" kaluan perpara arkivolit te ketij karagjozi kriminel te cilin donin, me doemos, ta ngrinin ne piedestalin e heroit kombetar dhe te martirit. Me radhe, udheheqesit e partise demokratike ngjiteshin prane arkivolit dhe zbraznin rrekete e fjaleve te tyre ,pa dashur t'ia dine se per popullin keto poza jane krejt te huaja, sepse ato shkelin zakonet dhe kuptimin e tij per dinjitetin njerezor. Kjo shfaqje u zhvillua per nje jave te tere ne Tirane dhe pastaj ne Vlore, per gazin e gjithe kalamajve. Gjithe kjo shfaqje hipokrite ndiqte vetem nje qellim: te ngrinte peshe zemrat e njerezve dhe nga trazira e pergjithshme, te fitonte kapital politik. Ne kete vazhde befas, partia demokratike vendosi ta transportoje te vdekurin ne Vlore, ta varrose ne nje lendine te vogel trekendeshe para barakes se teatrit dhe kinemase ne kryqezim e rruges Skele-Kanine-Vlore dhe permbi te, te ngreje nje permendore. Me qellim gjoja, qe ta perjetesoje. Ne te vertete, pas tre muajsh grumbulli i dheut dukej krejt i lene pas dore, ndersa pas tre vjetesh ishte zhdukur fare.

Me vjege se po percjellin trupin vdekatar te atdhetarit te madh, shume politikane te mirefillte dhe asosh te improvizuar u vune ne levizje nga Tirana dhe permbyten Vloren, si nje luzme karkalecash. Te ardhur nga te gjitha anet e Shqiperise, ata u bashkuan atje me shoket e tyre ne qytet. Qe prej gati nje jave ata kishin filluar te organizonin tubime, ne te cilat flitej hapur per shkeputje nga Tirana, per mbajtjen ne Vlore te nje séance te posacme te Asamblese Kombetare, shkurt per nje revolucion. Nje here qeshe ftuar edhe une ne nje tubim te tille dhe vetem aty e pashe se sa larg kishin shkuar keta kokenxehte. Une keputa cdo lidhje me ta dhe desha te qendroja asnjanes dhe madje ne kundershtim me vete miqte e partise sime, te cilet perbenin shumicen e popullsise dhe me nxisnin te vihesha ne krye dhe t'i debonim me dhune nga qyteti keta luftenxites.

Nder te gjitha pavendosmerite ne karieren time politike per te cilat une e qortoj veten, edhe kjo ishte e pafalshme. Pa asnje mundim une do te kisha mundur te merrja inisiativen, te dilja fitues dhe atehere shume gjera ne Shqiperi do te kishin rrjedhur ndryshe. Edhe kesaj here me mungoi bindja e duhur dhe entuziazmi i e aventures. Miku im shume i nderuar, mekembesi i mbretit te Italise dhe Shqiperise me 1939-43, shkelqesia e Tij Francesko Jakomoni di St. Severino, me thoshte gjithmone: "Eqrem bej, ju jeni keshilltari me i mire dhe me i mprehte qe mund te perfytyrohet, por ju keni te meten se vete nuk deshironi kurre te angazhoheni plotesisht!"

Qeveria e Tiranes dergoi ne Vlore toger Qazim Adovanin me tri kompani, te cilat do te mund te kishin mbeshtetur nje operacion spastrimi, por une nuk isha i sigurte se gjer ku duhej t'u besoja fjaleve te miqve te partise sime. Ata rrinin ne shtepine time nga mengjesi ne darke vone, nderkohe qe une vete duhej te merresha edhe me dy miq te nderuar qe banonin ne shtepi - perfaqesuesin gjerman zotin R. fon Kardorf dhe zotin prof. Ugolini. Veshtrimi im depertonte gjer thelle dhe pikaste thelbin komik te gjendjes. Ne te gjitha sallonet e shtepise, me raki e kafe perpara, farketoheshin plane lufte ku te dukej vetja ne rolin e shpetimtarit te rendit dhe te disiplines. Me vinte per te qeshur. E perseris: per te pasur sukses ne politike nuk mjafton vetem aftesia e madhe e gjykimit, pozicioni drejtues, apo edhe trimeria personale. Duhet, me teper, te heqesh dore nga cdo "sense of humor", ta shtypesh zerin e ndergjegjes dhe ne castin e duhur t'i hedhesh te gjitha ne loje, edhe atehere kur arsyeja te thote njeqind here jo. Une nuk i kisha pra, keto veti - apo, mbase gabime, te nevojshme per te vene ne jete vullnetin tim politik ne Shqiperi.

Ngjarjet ne Vlore gjeten jehone edhe ne Veri te Shqiperise (Shkoder). Ketu vepronte grupi politiko-letrar "Ora e maleve", i drejtuar nga deputeti Luigj Gurakuqi, nje njeri me kulture te madhe, por edhe ambicioz jashte cdo mase. Por konceptet e disiplines dhe te perkatesise se anetarit te nje qeverie parlamentare ishin avulluar te keta demagoge gjer ne ate shkalle, sa Luigj Gurakuqi, minister i Financave ne qeverine e Shefqet Verlacit, del si udheheqes i rebelimit kunder vete qeverise se tij. Ne malesine e prefektures se Kosoves, vepronte kryengritesi i vjeter Bajram Curri, i cili merrte nga qeveria 330 napolona ar, si kolonel rezerve, per te mbajtur "qetesine dhe rendin", por ne te vertete ai ishte vete me rebelet dhe nxiste trazirat ne vend. Per te frenuar veprimtarine e tij qeveria kishte lejuar te birin e armikut te tij te vjeter Riza bej Kryeziu, Ceno beun, te jetonte ne token e lire shqiptare, edhe pse ai ishte nenshtetas jugosllav (nga Gjakova). Nga te dyja anet parregullsite ndiqnin njera-tjetren: demagoget shfajesoheshin per aktet e tyre te paligjshme se po vepronin ne emer te clirimit te popullit nga tirania, partia qeveritare konservatore mbrohej, duke thene se gjendjet e jashtezakonshme luftoheshin me masa te jashtezakonshme.

Nderkaq ne zallahine e ideve, aksioneve dhe shfajesimeve u pervijua dalngadale nje e vertete e padiskutueshme: shqiptaret nuk i qeverisje dot me mjete parlamentare paqesore! Minister i Mbrojtjes ne qeverine paraardhese te Ahmet Zogut pati qene kolonel Ismail Vatzati. Meqenese ai nuk u zgjodh me ne zonen e tij elektorale, Delvine, u lut nga Shefqet Verlaci qe te jepte doreheqjen nga posti; ne vend te tij u emerua togeri Mustafa Aranitasi, nje ushtarak i ndershem dhe i zoti, me aftesi te mira teknike, por te dobeta politike. Kjo levizje disi e befte funksionaresh beri qe gjashte deputete, miq te ish ministrit te Mbrojtjes, t'i kthejne krahet partise konservative dhe te behen me ate demokratike. Ishin keta minjte e pare qe braktisnin anijen qe po mbytej?

Kryeministri Shefqet Verlaci me mjetet e pakta qe kishte ne dore, e me teper me fjale te mira, perpiqej ndershmerisht te mbante rendin ne vend. Ne vazhde te politikes se tij paqetuese, ai shpalli ne Asamblene Kombetare se qeveria i ishte lutur Ceno bej Kryeziut te mos qendronte me ne pjesen shqiptare te Kosoves, por te vinte ne Tirane (26 prill 1924), edhe pse ai sipas ligjeve ne fuqi, si shqiptar i pertejkufirit gezonte te njejtat te drejta si edhe cdo nenshtetas shqiptar. Ky gjest shpirtmadh i qeverise, jo vetem qe nuk ndihmoi arritjen e qellimit te deshiruar, paqetimin e shpirtrave, por perkundrazi solli pasoja krejt te papritura. Me t'u larguar Ceno bej Kryeziu, Bajram Curri me disa qindra ndjekes te tij pushtoi Kukesin, kryeqendren e prefektures se Kosoves dhe shpalli kryengritjen kunder qeverise se Tiranes. Curri pas nje lufte te rrepte arriti te kete sukses kunder qarkkomandantit Muharrem Bajraktari: por me krismat e para te pushkeve ne Kukes, Rubikoni ishte kaluar. Dhe keshtu kjo kryengritje e turpshme kunder shumices absolute te zgjedhur ne Asamblene Kombetare, kunder qeverise legale, mori me ne fund, forme te hapur.

Komandant i garnizonit te Shkodres ishte toger Rexhep Shala, nje ish oficer turk i klases se trete, nje ushtarak ambicioz, i biri i nje malesori, i cili, bashke me kolegun e tij ne Shqiperine e Jugut, toger Qazim Qafezezin 8, synonte te vendoste nje diktature ushtarake. Programi i obskurantisteve demokrate ishte: shperndarja e Asamblese Legjislative, krijimi i nje qeverie ushtarake me vetem tre ministra civile (per financat, arsimin dhe drejtesine) dhe zgjedhje te reja per nje kuvend popullor. Keto synime demagoget i quanin te lira, demokratike dhe te drejta! Megjithekete njerezit ende nuk i kishin marre seriozisht kete levizje, edhe pse ajo tashme kishte paralizuar qeverine dhe Asamblene Kombetare. Ne Tirane deputetet ishin perpjekur disa here te mblidheshin, por ata nuk perbenin dot shumicen vendimmarrese sepse numri i tyre ishte rrudhur ne 49.

Nderkaq Shkodra ra ne duart e rebeleve. Por ndertesa qeveritare edhe nepunesit e saj nuk u dhane. I vetmi zyrtar qe ne kete kohe e kreu deri ne fund detyren e tij ishte komandanti i xhandarmarise, kapiten Ferit bej Gabo Frasheri. Ai nuk deshi te beje kompromise me kryengritesit dhe me 31 maj 1924, u barrikadua ne ndertesen qeveritare. Aty edhe mbeti i vrare. Ai ishte nje burre trim, krenar dhe besnik i detyres e i thirrjes se te pareve, njeri qe e mbajti lart sa e sa here nderin e fisit te vet.

Edhe ne Vlore levizja po bente perparime. Major Qazim Radovicka me tri kompanite e tij, mbante nje qendrim asnjanes. Ndonese vinte cdo dite ne shtepine time per te pire kafe dhe raki, ai u qendronte larg bisedave per luften te miqve, tashme te ndezur keqas, te partise sime. Disa dite me vone ia behu toger Qazim Qafezezi me ushtrine e tij prej 200-300 burrash. Ky koketul sqimatar kishte ngecur keqas ne rrjeten e nje partie, e cila holle-holle, ishte e huaj dhe armiqesore per te. Edhe ne kete cast qeveria qendrore e kishte fuqine (po te ishte nje njeri i vendosur ne krye te saj), ta shperndante banden revolucionare. Forcat e mbledhura ne Tirane dhe perreth saj (afro 7000 burra), si edhe njerezit besnike ndaj qeverise, do te kishin mjaftuar plotesisht per t'u dhene dermen ketyre plehrave. Por bejleret, per te cilet eshte shpifur aq shume (jo agallaret dhe njerezit e tjere te shquar te vendit), u tremben prej pergjegjesise se nje lufte civile, deri diten qe kundershtaret e tyre, qe e dinin mire se c'duhej te benin, i debuan te gjithe si qen te zgjebosur, apo i futen neper burgje! Kjo deshmon edhe nje here se sa larg mendesise se popullit kishin ngelur ata.

Me kot keshillonte Zogu per masa energjike, me kot i lutej ai qeverise te hidhej poshte protesta e deputeteve te Korces, te cilet i trembeshin nje nderhyrjeje greke dhe t'i besohej atij komanda e pergjithshme qe te rivendoste rendin brenda javes; kryeministri gjeti forca vetem per te dhene doreheqjen, sic deshironin rebelet dhe per t'ia kaluar detyren Iljaz bej Vrionit.

Gjate nje tubimi ne Vlore (23 maj 1923) rebelet kishin premtuar se, po te ndodhte keshtu ata hiqnin dore nga kryengritja. Por ata priten qe Ministria e Brendshme t'i jepej toger Rexhep Shales dhe Ministria e Mbrojtjes toger Qazim Qafezezit. Kur kjo nuk u be ata filluan nga dy drejtime, marshimin drejt Tiranes. Nderkaq Ahmet Zogu ishte emeruar nga qeveria kryekomandant i trupave qeveritare. Mirepo ky emerim vinte shume vone dhe ne castin e fundit as Ahmet Zogu nuk mund te bente mrekullira.

Qe me 19 maj 1924, komandanti i grupit verior te rebeleve, toger Shala, kishte derguar nje repart ushtaresh per te marre Lezhen. Por ata u zmbrapsen nga populli dhe xhandarmeria dhe munden te vendosen vetem ne rrenojat e kalase se vjeter. Tri a kater dite me vone filloi marshimi i kryengritesve nga Vlora ne Tirane. Ne Vlore xhandarmeria dhe ushtria kishin deshtuar: major Taip Shkodra, njekohesisht edhe komandant i shkolles se xhandarmerise ne Ujet e Ftohte, si edhe major Qazim Radovicka, i vune trupat e tyre nen komanden e toger Qafezezit (250 xhandare dhe 270 ushtare) dhe u urdheruan te formojne pararojen e marshimit mbi Tirane. Grupi kryesor perbehej nga disa qindra ushtare dhe po aq civile te armatosur. Edhe nje here qeveria pati mundesi qe me ane te nje veprimi energjik t'i jepte fund kesaj komedie, kur me 28 maj 1924, trupat besnike te qeverise, nen komanden e kapiten Demes, rrethuan ne Ardenice major Taip Shkodren me forcat e tij. Por kryeministri i ri Iljaz bej Vrioni i qendroi besnik parimit te mosveprimit dhe dha urdher te shmanget cdo gjakderdhje. Keshtu ndodhi qe rebelet i shpetuan ndeshkimit te merituar dhe me 2 qershor moren Beratin dhe Lezhen, me 8 qershor Lushnjen dhe Peshkopine, ne 9 qershor Kavajen dhe me 10 qershor Tiranen. Dy dite me pare anetaret e qeverise dhe deputetet kishin ikur ne brendesi te vendit, ose nepermjet Durresit jashte vendit, ndersa Zogu vetem ate dite, bashke me njerezit e tij, ishte larguar per ne Homesh.

Kishte mbaruar keshtu edhe akti i dyte i komedise. Nje turme e mbledhur dosido, pa lidhje te brendshme, pa nje ideal te perbashket, pa asnje organizim, e shtyre dhe e njejesuar vetem nga ambicia dhe lakmia, e panjohur dhe pa pervoje, kishte fituar dhe kishte marre ne dore fatet e vendit, vetem e vetem ngaqe ish klasa e larte nuk kishte arritur ta luante rolin e saj per arsye shkujdesjeje, paaftesie, dembelie, zemerzvogelsie dhe mungese uniteti! Te gjitha keto te pakuptueshme dhe te pamotivuara! Ne udhekryqin e zhvillimit shoqeror te Shqiperise, fati mori anen e zhvillimit demokratik dhe me orientim te majte. Ketu nuk mund te ndryshohej me asgje, dhe kete rrethane me vone e mori parasysh edhe Zogu, kur gjate regjimit te tij diktatorial, nuk favorizoi bejleret qe e ndihmuan te ngjitej, por borgjezine e re ne ngjitje.

Ne themel, revolucioni demokratik urrehej jo vetem nga ish klasa e larte, e demtuar dhe e kercenuar rende, por edhe nga vete populli i thjeshte. Ai ishte i huaj dhe pak i pershtatur ndaj mendesise se tij, kihte shume zhurme dhe shume fjale te bujshme. Per shekuj me radhe populli kishte jetuar nen nje regjim te topitur dhe kishte gjetur qetesine e mbase, edhe lumturine e tij. Ndaj tani atij nuk i pelqente qe ky shtet te prishej me risi teorike dhe te pakuptueshme. Nje pjese e rebeleve kerkonte ta shkaterronte rendin e vjeter, te fuste ide dhe menyra jetese te reja, te cilat u binin ndesh traditave dhe te gjitha shprehive te popullit, kjo shkonte larg! Behej fjale per nocionet me te shenjta dhe me thelbesore te menyres shqiptare te jeteses! Idete e barazise, te lirise dhe te vellazerimit qe keta njerez predikonin, sipas shembullit te Revolucionit Francez, te populli shqiptar kishin pasur prej kohesh nje kuptim tjeter nga ai i vendeve te Evropes demokratike. Cdo shqiptari, kur ishte puna per nderin dhe te drejten e tij, i dukej vetja e barabarte (ne mos me e mire) me tjetrin, secili ishte i lire ne rrethin e tij te bente dhe te lejonte c'te donte dhe askush nuk kerkonte te ishte me doemos vellai i tjetrit, nese ky nuk e kishte zgjedhur me vullnet te lire per vella. Fakti qe beu, agai dhe afendikoi nuk ua jepnin vajzat e tyre malesoreve, kjo nuk ishte tjeter vecse e drejta e tyre e natyrshme per te vepruar me vullnet te lire.

Miku im personal dhe kundershtari politik, metropoliti shume i kulturuar, Fan Noli tha nje dite: "Ky vend i cuditshem nuk ka shok ne bote. Ketu shpesh bej mund te jete nje fshatar, fshatari nje patric; te gjitheve, nen ato gunat e lypesit iu duket vetja kalores i barabarte dhe madheshtor sa edhe tjetri. Ketu ndryshimi midis te pasurit dhe te varfrit, midis te madhit dhe te voglit, midis te fortit dhe te dobetit, fshihet nga ndjesia e dinjitetit te barabarte, apo edhe e pershtatjes. Ketu eshte sinori midis menyres evropiane dhe asaj aziatike te jeteses, midis koncepteve sociale gjermane dhe latine, midis etikes se krishtere dhe asaj myslimane, ketu eshte paleta ku ngerthehen te gjitha ngjyrat dhe dritehijet, te gjitha reflekset e se kaluares dhe e se tashmes".

Ky burre i mencur u be shtytesi dhe simboli i ketij revolucioni, gjoja shoqeror dhe ekonomik. Fitorja e tij e solli ate ne karrigen e kryeministrit (16 qershor 1924). Zgjedhja u be me short, si ne lojerat e fatit. Metues per kete post ishin Sulejman bej Delvina, Qazim Koculi dhe Fan Noli, secili kishte miqte dhe kundershtaret e vet. Nje votim i rregullt parlamentar nuk mund te behej, sepse, e para, nuk kishte fare parlament, e dyta, edhe sikur te kishte, deputetet demokrate nuk perbenin shumicen. Atehere u perdor nje sistem special. U hodhen ne nje shporte tri pusulla me emrat e te tre kandidateve dhe pastaj u mor nje "femije i popullit" (mbase ndonje arixhofke e vogel) te nxirrte njeren nga keto pusulla. Fati zgjodhi Fan Nolin dhe ai u be kryeminister...

Disa dite pas hyrjes se "clirimtareve" ne Tirane dhe para syve te qeverise, u bene ca gabime qesharake, apo me mire t'i quajme cilimilleqe. Grupe te rinjsh te Bashkimit, veshur me ca rroba liri, nje shkerbim i keq i uniformes fashiste, filluan te bridhnin neper Tirane duke kerkuar njerez te nderuar, te cilet i detyronin te pinin vaj recini. Per botekuptimin e tij konservativ si viktime e ketij poshterimi, ishte shenuar edhe deputeti Salih Efendiu nga Vuciterna e Kosoves. Nja njezet bashkimiste e vune ne mes viganin flokeverdhe dhe i zgjaten, duke qeshur shishen me vaj recini. Salih Efendiu e mori ate me qetesi, u mbeshtet pas murit prane dhe ia perplasi shishen me sa fuqi pati atij qe ishte me prane, pastaj nxori revolverin dhe thirri: "Une nuk jam nga ata qe mund te turperohen nga plehra si ju. Ne qofte se ju ngulni kembe qe te me jepni me perdhune vaj recini, atehere dijeni, cdo gllenjke do te kushtoje nje jete njeriu. Kush ka deshire ta paguaje kete cmim, le ta beje proven e pare!" Ata u shperndane sakaq dhe u fshehen si minjte! Dhe ishin te gjithe te armatosur! Ja pra edhe nje deshmi tjeter se sa pak e njihnin karakterin e popullit shqiptar keta gjysme te arsimuar te vjeter e te rinj, te cilet deshironin te sillnin ne Shqiperi ato qe kishin pare ne dhe te huaj dhe qe ata i quanin reforma shoqerore.

Duke qene se ne regjimin e ri po ndodhnin me teper komedira se tragjedira, duke qene se me teper se despotik dhe tiranik, ai ishte qesharak, ndodhi qe ai pak prestigj i qeverise revolucionare u varros shume shpejt. Vdekjet dhe vrasjet do ta kishin ndezur urrejtjen ndaj saj, por nuk do te kishin prekur nderimin. Nje qeveri qe behet qesharake, eshte e mbaruar. Shkoi gjer atje sa merreshin me shaka edhe hapat serioze dhe te rrezikshem te autoriteteve. Pas marrjes se pushtetit, qeveria ngriti nje Gjykate speciale, e cila lipsej te denonte "krimet" e partise konservatore. Natyrisht nje vjege, per te arrestuar gjithe ata njerez qe ishin te padeshiruar per qeverine. Ne Berat u arrestua Neshat bej Vrioni, nje shakaxhi i njohur. Prokurori i drejtohet me rreptesi: "I pandehur! Ju akuzoheni se keni shkaktuar dhe keni marre pjese ne vllavrasje. C'thua per kete akuze?" "Po" - i pergjigjet me te qeshur Neshat beu, - une kam qene aty kur u rrahen vellezerit, por jo se rrahjen e shkaktova une, sepse qe kur kane ardhur ne kete bote "vellezerit shqiptare" jane rrahur gjithmone me njeri-tjetrin. Por per vrasje nuk behet fjale! Une i numerova vellezerit perpara dhe pas rrahjes. Dhe ke pare ti? Ne numerimin e dyte me dolen disa qindra vellezer me shume se ne te parin!" Gjyqtaret e populli ne salle ia krisen gazit me te madhe.

Publikuar ne Revisten Klan - Shkurt 2002


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.