|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Gruja ėshtė themeli i shtėpisė --- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 98 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 "Afėrdita"
Nė 2 maj 1908 njė grup atdhetarėsh formuan nė Elbasan shoqėrinė "Afėrdita", e cila krojoi edhe grupin e bandės sė qytetit, ndėrsa kish synim tė ngrinte njė palestėr sportive, dhe tė merrej me botimin e librave shkollorė.
Greva e Bukes
Nė 2 maj 1928 gratė e Korēės organizuan grevėn e bukės, qė ishte njė nga grevat e para tė kėtij lloji nė vendin tonė.
Temo Konomi
Nė 2 maj 1937 u vra pranė Barcelonės Temo Konomi, hero i Popullit, luftėtar i brigadave ndėrkombėtare pjesėmarrėse nė Luftėn e Spanjės.
Nikola Guerra
Nė 2 maj 1855 u lind baletmaestri italian Nikola Guerra, i cili luajti njė rol tė rėndėsishėm nė artin koreografik tė vendit tė tij dhe botės. Gjithashtu ishte pedagog nė mjaft teatro tė Evropės, si dhe regjisor qė vuri nė skenė mbi 30 balete, ku dallojmė: "Prometeu", "Karnevalet e Venedikut", "Marshi triumfal", etj.
|
|
|
| |
|
Me tė vėrtetė, me tė vėrtetė, unė po ju them se ai qė dėgjon fjalėn time dhe beson tek Ai qė mė ka dėrguar, do tė ketė jetė tė pasosur, nuk do tė gjykohet dhe do tė kalojė nga vdekja nė jetė tė amshueme. (Ungjilli pas Shėn Gjonit)
At Arthur Liolin
Nė pasazhin e shkrimit tė shenjtė qė po lexojmė kėtė mėngjes, Zoti pėrsėrit fjalėt Me tė vėrtetė, Me tė vėrtetė, Nė tė vėrtetė, Nė tė vėrtetė
katėr herė. Nė asnjė pjesė tjetėr tė Ungjillit Zoti nuk i thekson kaq shumė kėto fjalė. Sikur ta dinte qė ndėrsa shkrimet e shenjta i nėnshtrohen interpretimeve dhe zmadhimeve, Ai dėshironte qė mėsimi i shpėtimit tė mos vihej nė dyshim dhe kuptimi i tij tė ishte fare i qartė. Dhe ky mėsim ėshtė njė parim thelbėsor i besimit qė Andon Athanasi e dinte dhe besonte
Qė Zoti na njeh nė thellėsi tė shpirtit, peshon si kemi vepruar nė ditėt dhe vitet qė ai na ka dhėnė ne. Tė gjithė ne qė jemi tė pranishėm kėtu dhe mijėra tė tjerė nė shumė vende tė botės, i dimė mirė veprat e shumta dhe arritjet e jashtėzakonshme tė Andon Athanasit. Ne jemi ulur me tė dhe kemi dėgjuar, ndėrsa ai tregonte me entuziazėm ngjarje tė vjetra, fjalė tė urta, tregime mitologjike, poema, e thėnie tė personave tė ndryshėm tė shquar nga tė cilėt burojnė mėsime tė urta. Familja, miqtė, kolegėt dhe admiruesit e tij dėshmojnė pėr forcėn, zgjuarėsinė, mprehtėsinė dhe arritjet e njė jete tė tėrė. Pėr nostalgjinė qė ai kishte pėr prinderit e tij, Simonin dhe Evangjelinė, dhe fėmijėrinė e tij
Pėr dashurinė e pakufishme pėr Esterin e tij tė dashur, pėr vėllezėrit dhe motrat e tij dhe veēanėrisht pėr djemtė e tij: Andon, Robert, Maikėll dhe Pol, dhe pėr Morijn dhe Xhejn
Pėr energjinė e pakufishme dhe profesionalizmin e tij
Pėr interesimin e pashterur pėr gjuhėn e folur, tė shkruar dhe tė lexuar
Pėr frymėn e tij gjithėpėrfshirėse nė fe, pavarėsisht nga dallimet fetare, qė vinin nga hulumtimet shpirtėrore tė fituara nga pėrvoja vetiake, peripecitė dhe dialogu me njerėzit
Pėr vizionin qė ai kishte pėr veten e tij, pėr Bostonin dhe mė gjerė pėr institucionet pėr tė cilat ai shkriu energjitė e tij mendore dhe materiale.. si dhe veten e tij.... Pėr pasionin e tij dhe nismat diplomatike, trashėgiminė e tij shqiptare, pėr bashkatdhetarėt e tij nė atdhe dhe kudo ku ata jetojnė... Pėr parimet, idealet, pėrpjekjet dhe ėndrrat e tij... Pėr besnikėrinė e lartė ndaj vendit tė tij, pėr potencialin e kėtij vendi pėr tė tė dhėnė tė ardhmen dhe romancėn e tij me ėndrrėn amerikane. Nėse ndonjėherė ka pasur njeri qė tė ishte njeri i popullit, ky ishte Andoni. Ai kėrkonte ndaj vetvetes po aq sa kėrkonte edhe ndaj tė tjerėve. Mbiemrat prototip, shembullor, i jashtėzakonshėm u takojnė pikėrisht njerėzve si ai. Ky burrė e vlerėsoi jetėn si dhuratė tė veēantė nga Zoti, pėr tė cilėn secili nga ne ėshtė pėrgjegjės si nė tė tashmen, ashtu edhe nė tė ardhmen e pashmangshme; njė aventurė plot me mundėsira, tė cilat duhen shfrytėzuar. Dhe me zotėsi ai i pėrballoi problemet qė i dolėn gjatė gjithė jetės qė nga frymėmarrja e parė e deri nė momentin e fundit. Andon Athanasi nuk dinte tė dorėzohej ndaj askujt, ndaj asgjėje. Shumė i janė mirėnjohės pėr shembullin qė ai dha me jetėn e tij, dhe do ta ndiejnė mungesėn e dėshirės sė tij pėr tė ndarė tė mirat me tė tjerėt, pėr tė biseduar, pėr ti mėsuar e pėr tė qeshur. Nė shumė drejtime ai ishte njė njeri i mbyllur, megjithatė ai mund tė derdhte lot hapur, tė qeshte me zė tė lartė, tė disiplinonte me tė drejtė, tė punonte me kėmbėngulje dhe tė pėrqafonte me gjithė zemėr. Me lejoni qė nė emėr tė tij, nė emėr tė fėmijėve tė tij, tė shpreh mirėnjohje pėr dashurinė dhe respektin qė keni treguar pėr tė, qė keni krijuar mundėsinė qė ai tė shprehė personalitetin, talentin dhe mishėrimin e shprehjes tė dish si ta jetosh jetėn. Mos harroni gjithashtu ēfarė i keni dhėnė ju atij, dhe sesi e keni ndihmuar qė jeta e tij tė jetė e paharrueshme dhe pėrpjekjet e tij frytdhėnėse. Gjatė periudhės kur ai u shndėrrua nga njė djalė tė vogėl e tė varfėr nga Shqipėria deri nė njė simbol tė suksesit nė Massachusetts, ai dinte sesi tė vlerėsonte lart ēdo gjė qė jeta i dha. Ai ishte njė eksplorues i debatshėm: i pėlqente tė lexonte, tė kėrkonte, tė debatonte dhe luftonte me jetėn, por gjithashtu dinte edhe sesi tė bėnte njerėzit pėr vete, tė vallėzonte dhe sesi tė gėzonte ēdo minutė tė jetės sė tij, bile edhe momentet e vėshtira. Si pėrfundim, dora qė shtrėngonte fort e Andonit dhe buzėqeshja e tij qė ndriēonte sallėn, tė bėnin ta ndieje sesa e rėndėsishme ėshtė qė tė kapėrcesh tė pamundurėn dhe tė arrish majat. Dhe nėse ndonjėri dėshtonte nė pėrpjekjet e tij dhe e kuptonte gabimin, ai do ti drejtohej kėtij personi me fjalė tė ėmbla dhe tė urta, - gjė qė ishte pothuajse e habitshme, - e do ti jepte njė mbėshtetje prej babai ose vėllai qė ky person tė mos tėrhiqej. Pavarėsisht se ai ishte njė person shumė publik, shumė pak veta e dinė se Andoni ulej nė gjunjė e lutej ēdo mbrėmje. Kur vajta javėn e kaluar ti jepja kungatėn dhe mirosjen e fundit Andonit, djali kujtonte sesi vonė natėn, i ati do tė mbyllte televizorin ose muzikėn dhe njė heshtje e plotė do tė binte nė shtėpi. Fėmijėt dhe Estheri e dinin se Andoni donte qetėsi qė tė ulej nė gjunjė e tė falej. Gjatė gjithė jetės sė tij, qė nga momenti i parė e deri nė fund tė jetės sė tij, nė Banketin e Fatit qė ai u lut, do ta presė atė Andoni ishte njė njeri qė kurrė nuk u tėrhoq. Ai nuk dinte se si tė tėrhiqej
Dhe ne jemi mbledhur sot pėrpara Zotit tė ofrojmė mėshirė dhe tė kėrkojmė faljen dhe shpėtimin e tij Hyjnor. Sepse Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė
Zoti dhe Gjykatėsi Ynė Krishti ynė - i cili na e njeh zemrėn mė mirė se ne e njohim veten tonė
I cili shikon nė shpirtin tonė, qėllimet qė kemi dhe veprimet tona
I cili shqyrton pastėrtinė, vendosmėrinė, qėllimin nė gjthēka qė ne bėjmė do tė jetė zemėrhapur ndaj babait tonė, vėllait tonė, bahskatdhetarit tonė dhe mikut tonė. Dhe ti japė atij njė vendbanim tė pėrjetshėm midis tė Drejtėve qė ai tė kalojė nga vdekja nė jetėn e amshueme, dhe tė jetojė nė praninė e Zotit tė Ngjallė e tė Plotfuqishėm. I pėrjetshėm qoftė kujtimi i tij.
|
|
|
|