|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Tė paaftėt gjejnė pretekse, tė aftėt mėsojnė dhe reagojnė. --- I/e panjohur
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 79 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Naim Frashėri
Nė 6 maj 1886 poeti i madh i Rilindjes, Naim Frashėri, botoi poemėn-himn pėr natyrėn shqiptare "Bagėti e Bujqėsi", e cila ėshtė njė nga veprat monumetale tė letėrsisė sonė. Me kėtė vepėr nisi edhe botimi i veprave letrare tė Letėrsisė sė Rilindjes sonė Kombėtare.
Pulla Postare
Nė 6 maj 1830 pėr herė tė parė nė Angli u aplikua pulla postare, duke nisur kėshtu historinė e pullave postare, qė, pas Anglisė, u pėrhapėn nė vende tė tjera tė Europės.
Kulla Gjigante Metalike
Nė 6 maj 1880 u pėrurua zyrtarisht nė Paris Kulla Gjigante metalike, njė nga mrekullitė e botės. Mori emrin Eifel nga konstruktori i saj, Aleksandėr Eifel.
Ēmimi Oskar
Nė 6 maj 1921 pėr herė tė parė nė Hollivud , nė qytetin e madh tė filmit, u akordua njė ēmim i ri pėr vlerėsimet maksimale, ēmimi Oskar, i cili shoqėrohet edhe me njė shpėrblim tė mirė, qė e jep ēdo vit Akademia e Artit, Shkencės dhe e Filmit nė Hollivud pėr regjisorin, artistėt dhe tė gjithė pėrbėrėsit mė tė mirė tė njė filmi.
|
|
|
|
| |
|
I kanė mjaftuar vetėm 6 raunde per te fituar ndeshjen e boksit.
Luan Krasniqi ka hapur autostradėn drejt titullit botėror pasi ka mundur nė arenėn e Hans Martin Shlejer amerikanin Lens Uitaker. I kanė mjaftuar vetėm 6 raunde shqiptarit qė garon pėr Gjermaninė pėr tė thyer amerikanin dhe pėr tė ēuar nė delir arenėn e Shtutgartit, e cila nuk e ka tradhėtuar as nė ndeshjen e zhvilluar mbrėmė. Ashtu siē e kishte parashikuar, Krasniqi ėshtė treguar i qetė qė nė raundin e parė, duke e nxjerrė jashtė loje nė ēdo dyluftim amerikanin Uitaker. Ka qenė njė e djathtė e frikshme e Krasniqit, 28 sekonda pas fillimit tė raundit tė gjashtė, qė ka shembur pėrdhe malin Uitaker. Duhet theksuar se nė ndeshjen e zhvilluar mbrėmė, Krasniqi ka thyer ēdo parashikim dhe tashmė me tė vėrtetė mund tė tentojė tė bėhet i dyti gjerman qė do tė tentojė tė ēojė nė vendin evropian titullin e kampionit tė Botės pas tė madhit, Maks Shmeling. Njė fitore e madhe e Luan Krasniqit, qė ka gėzuar jo vetėm gjermanėt pėr tė cilėt ai garon, por edhe tifozėt e shumtė shqiptarė qė nuk kanė munguar nė festėn e madhe.
Dhe fjalė e bukura dhe prekėse tė Krasniqit JU DUA, kanė qenė pikėrisht pėr shqiptarėt qė nuk mund tė mungonin nė njė mbrėmje magjike si ajo e Shtutgartit. Kanė qenė 6 raunde tė gjitha nėn diktatin e tij, por ėshtė dashur vetėm raundi i gjashtė, qė Krasniqi tė vėrė vulėn e fitores dhe tashmė tė shohė mė nga afėr edhe kurorėn e kampionit tė Botės. Nė pesė raundet e para, Krasniqi ėshtė treguar shumė i qetė dhe ka dhėnė shumė goditje nė tė gjitha pjesėt e trupit tė amerikanit, i cili nga ana e tij ka qenė shumė pasiv dhe nė 6 raunde ka goditur vetėm njėherė nė shenjė. Ndėrkohė, pas pesė raundesh dominim, ka ardhurr edhe ai i gjashti, ku Krasniqi ka dhėnė goditjen pėrfundimtare duke mbajtur edhe premtimin e dhėnė se ėndrrėn pėr tė sjellė njė titull botėror nė Gjermani do ta bėjė realitet. Dhe nė tė njėjtėn kohė tė bėjė qė nė arenėn e Shtutgartit, flamujt shqiptarė tė skuqin arenėn. Njė triumf i merituar i Krasniqit, i cili tashmė duhet tė mendojė pėr kurorėn e titullit botėror nė versionin WBO, ku e pret Lemon Brojster. Gjithsesi tani ėshtė koha pėr tė festuar. Bravo Krasniqi!
METROPOL 29-05-2005
|
|
|
|