Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ndjej perbuzje per ate qe ecen me kenaqesi ne rrjesht e ne formacion nen tingujt e bandes; ai gabimisht ka marre nje tru sepse do ti kish mjaftuar vetem palca e kurrizit.
--- Albert Einstein

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 94 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Haki Stėrmilli
Nė 7 maj 1985 u nda nga jeta shkrimtari Haki Stėrmilli, njė nga penat mė tė fuqishme tė brezit tė viteve '30, qė u bė i njohur veēanėrisht pėr romanin "Sikur tė isha djalė". Vepra tė tjera tė Stėrmillit janė: "Kalorėsi i Skėnderbeut", "Dibranja e mjerueme", "Dashuni dhe Besnikėri", "Burgu", etj.

Jani Minga
Nė 7 maj 1947 mbylli sytė mėsuesi patriot Jani Minga. Mori pjesė nė tė gjitha kongreset arsimore; ishte nismėtar pėr krijimin e klubit atdhetar "Labėria" dhe i hapjes sė shkollės shqipe nė Kaninė, ndėrkohė hartonte edhe tekstet shkollore: "Abetare kombėtare shqip pėrgatitore", "Abetare shqip kėndimore", "Gramatikė e gjuhės shqipe", etj. Nė 1912-n Minga mori pjesė nė Kuvendin Kombėtar qė shpalli pavarėsinė.

Sėr Maki Edgar Lysien Malouan
Nė 7 maj 1904 u lind nė Londėr sėr Maki Edgar Lysien Malouan, njėri nga arkeologėt mė tė suksesshėm europianė qė punoi pėr qartėsimin e origjinės sė qytetėrimit nė Lindjen e Afėrme, dhe u shqua pėr punėn nė qytetein e rrėnuar Nimrad, kryeqyteti i fundit i Perandorisė siriane. Vdiq nė vitin 1978.
Emigracion :: Ndahet nga jeta Antoni Athanas
Postuar nga: Albo

Emigracion Xhon Kerri: Jetoi ėndrrėn amerikane pa harruar nga kishte ardhur

Vdes Antoni Athanas, ylli i emigracionit shqiptar

Tė premten vdiq nė Boston njė nga njerėzit mė tė shquar tė komunitetit shqiptar tė Amerikės, Anthony Athanas.

Ai ishte njė nga biznesmenėt mė tė famshėm tė Bostonit, por nė komunitetin shqiptar tė Amerikės do tė mbahet mend mė shumė si patriot i shquar, qė punoi pa u lodhur pėr tė ndihmuar bashkėkombėsit e tij nė Shqipėri edhe nė Kosovė. Antoni Athanas ishte njė figurė qendrore nė organizatėn panshqiptare “Vatra” dhe bashkėthemelues i organizatave tė tjera shqiptaro-amerikane. Anthony Athanas vdiq tė premten nė shtėpinė e tij nė Swampscott pas njė beteje tre-vjeēare me sėmundjen e alzaimerit. Antoni Athanas ishte themeluesi i njė prej restoranteve mė me emėr tė Amerikės, “Anthony’s Pier Four”. Kryetari i Bashkisė sė Bostonit e quajti atė njė traditė nė vetvete, pasi ky restorant u kthye nė njė mikpritės tė mijėra takimeve politike dhe ishte shumė bujar nė mbėshtetjen pėr komunitetin. Senatori Xhon Kerri u shpreh se Antoni Athanas jetoi ėndrrėn amerikane dhe pėr asnjė minutė nuk harroi se nga kishte ardhur. Me njė prejardhje tė thjeshtė nga Shqipėria, Antoni mundi tė realizojė ėndrrėn e ēdo emigranti duke punuar dhe arritur tė bėhet njė institucion kombėtar, tha senatori Kerri. I lindur nė Shqipėri mė 28 korrik 1911, Athanasi emigroi me familjen e tij nė New Bedford nė vitin 1915. Nė fillim ai shiste fruta dhe zarzavate, shiste gazeta dhe ndizte zjarrin e furrave nė kuzhinat e restoranteve. “Nėna ime, tregonte Antoni, qysh nė vogėli mė ka mėsuar tė jem punėtor, nikoqir e t’ua kaloj moshatarėve. Babai ishte kėmbėngulės tė mos e kaloja kohėn kot. Mė jepte njė shportė me banane e mė thoshte: “Po nuk i shite tė gjitha bananet, mos mė hajde nė shtėpi”. Unė vrisja mendjen si tė veproja. Zija vend nė tė dy anėt e urės sė Bostonit ku kishte kalimtarė mė shumė dhe arrija t’i shisja tė gjitha. Kėshtu mė mbetej pak kohė e lirė tė kthehesha nė shtėpi e tė kryeja detyrat e shkollės”. Antoni i vogėl, duke u rritur e duke punuar shumė, shkallė-shkallė vuri dhe pasurinė. Hapjen e restoranteve e filloi mė parė nė Lynn me “Anthony’s Hawthorne”.
Nė vitin 1937 hapi restorantin e tij tė parė dhe vazhdoi pastaj me restorante tė tjerė, mė i famshmi i tė cilėve u bė “Anthony’s Pier Four”. Anthony Athanas do tė mbahet mend sidomos pėr ndihmėn bujare qė i dha komunitetit shqiptar tė Amerikės dhe kontributin pėr bashkatdhetarėt e tij nė Shqipėri dhe nė Kosovė.


Mė 1 nėntor vdiq gruaja e tij, Ester

Ester Athanas, njė grua e shquar e komunitetit shqiptaro-amerikan, vdiq mė 1 nėntor 2004 nė moshėn 91-vjeēare nė shtėpinė e saj, mbas njė jete martesore prej 64 vjetėsh bashkėjetese me zotin Anton. Nė vitin 1940, Esteri, 28 vjeē, u martua me Anton Athanasin.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.