Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
C’do krijues perjeton boshllekun midis versionit te tij ne tru dhe krijimit perfundimtar.
--- Isaac Bashevis

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 176 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Politike :: Kongresi socialist: "Kujtoni vitin 1997 dhe Berishėn"
Postuar nga: Albo

Politike Po ju pėrcjellim pjesė nga fjalimi i kryetarit te PS, Fatos Nano mbajtur nė kogresin e partise socialiste ne Tirane.

Nuk mundem te siguronim dot fjalimin e plote, pasi gazeta e kesaj partie ZP vetem publikoi pjese te zgjedhura nga fjalimi.

Sfida e tė gjithėve qė mbajnė mend, sfida e tė gjithėve qė kanė mend

Kjo eshte sfida e te gjithe shqiptareve qe mbajne mend, kjo eshte sfida e te gjithe njerezve qe kane mend, kjo eshte sfida e te gjithe njerezve qe zemren e kane ne vend, ne te majte te kraharorit!

Kjo eshte gare per te mbrojtur investimin e nisur 8 vjet me pare krah per krah me shumicen absolute te shqiptareve me voten plebishitare te 29 Qershorit 1997, kur u ndame nga kaosi dhe frika edhe brenda ne shtepi, nga pasiguria dhe loja e vdekjes ne rruget e maskave, nga sudekapitalizmi dhe mashtrimi i kthyer ne sistem, nga shteti i banditeve dhe bandat e xhandareve te regjimit, nga zjarrvenesit e gazetave dhe vrasesit e lirise se shtypit, nga politika e shkaterrimit te hapesires publike dhe hapesira e uzurpuar prej vandaleve, nga skamja pa rrugedalje dhe rruga e mbyllur e integrimit.

Kjo eshte nje gare e re me nje kundershtar te vjeter dhe une kam bindjen se me 4 korrik, Independence Day edhe per ne, shqiptaret do ta nxjerrin ne pension diktatorin e plakur e te pasherueshem qe spo le askend te plaket rehat ne kete vend, ku e sotmja eshte jo vetem e mbarsur, por e etur per te rene, per Shqiperine Europiane!


Ne perfaqesojme Lirine, fatkeqesisht perballe kemi anarkine

Misioni yne per te ndryshuar veten dhe Shqiperine ka qene i veshtire, sepse kemi pasur dhe vazhdojme te kemi perballe nje opozite qe lengon dhe perhap te gjitha veset dhe semundjet e shoqerise se vjeter, opozite qe kerkon pushtetin per revansh, per sundim, per pasurim te paligjshem, per shtypje te kundershtarit, per arbitraritet, klientelizem fushatash ne marredheniet me shoqerine civile dhe median e lire, per fondamentalizem dhe arbitraritet ne lidhje me boten e qyteteruar.

Ne perfaqesojme Lirine, por fatkeqesisht perballe kemi Anarkine.

Ne perfaqesojme Civilizimin, por perballe kemi Primitivizmin.

Ne perfaqesojme Evropen, por perballe kemi Fondamentalizmin.

Ne perfaqesojme gjithe Shqiperine, por perballe kemi Krahinarizmin.

Ne perfaqesojme gjithe shqiptaret, por perballe kemi vetem nje njeri qe klonon identitetin e te tjereve.

Nese shihni PD si strehe per inate dhe hakmarrje feminore, kjo eshte e pafalshme dhe kriminale per fatet e vendit

Ata qe vendosen te ikin kane padyshim pjesen e tyre ne arritjet dhe ne problemet e tete viteve te qeverisjes. Askush nuk ka nge tiu mohoje meritat, apo t’i nxjerre nga problemet qe na kane krijuar. Ata nuk iken nga liria, sepse ajo nuk u mungonte, perkundrazi ata iken sepse liria i dehu dhe ky eshte nje problem qe duket se e kane te gjithe prematuret dhe qe ne do te vazhdojme ta kurojme me pjekuri dhe me peshen e pergjegjesise te misionit europian. Dua te jemi te sinqerte, te dashur motra e vellezer. Ne gjithe keto muaj dora e tyre qe iken, dikur njera prej duarve tona, ka goditur fytyren e perbashket. Ne nuk kemi folur. Jo se nuk kemi cthemi, por se e verteta flet vete. Kush nuk e di se ajo qe shitet si sukses privat ne fund te fundit ka qene kryekeput sukses i Partise Socialiste, pa mbeshtetjen e se ciles qeverite tona do te ishin lodra femijesh. Ata iken nga shtepia e madhe e progresisteve dhe vendosen te ndertojne nje shtepi me te vogel. Ne rast se ata ndjehen mire atje ku jane edhe ne kemi arsye te ndjehemi mire. Rendesi ka te ecin edhe ata ne rrugen e progresit. Shume shpesh gjate ketyre viteve shpejtesia e reformave tona eshte ngadalesuar pasi na eshte dashur te merremi me pasqyren dhe jo me fytyren. Ne presim qe ata te qetesohen dhe te mos mohojne shtepine e lindjes, prandaj sot une dua t’u them sot atyre ne emrin e te gjithe socialisteve miresevini te nderuar konkurente te rinj!

Progresi drejt europes nuk mund te kete dy shtepi ne Shqiperine tone te dhembsur. Ne rast se mendoni qe Partia Demokratike eshte nje strehe per inatet dhe hakmarrjet e vogla feminore, atehere vellezer te ikur kjo eshte e pafalshme dhe mund te rezultoje kriminale per fatet e vendit. Socialistet ketu ndahen me ju. Kjo beteje elektorale nuk do te jete ne temire te vendit, nese ju i vini sterkembesha socialisteve per ti dhene avantazh ne gare vrapuesve te dhunshem dhe hileqare te opozites se vjeter. Ne rast se i sherbeni opozites ne nuk mund t’ju ndihmojme te rriteni si progresiste te penduar.

Nuk ka sot dem me te madh se sa t’i sherbesh opozites se vjeter. Ne nuk mashtrohemi me pretekstet e doktorit te pasherueshem qe beson ne ndryshimin e mundshem


Ne e gjykojme PD jo vetem per '97, por per ato qe ka bere dhe nuk ka bere ne keto 8 vjet


Ne pra nuk e gjykojme Partine Demokratike vetem per ato cka ka bere deri vitin 1997, por ne radhe te pare e gjykojme per ato qe ka bere dhe ato qe nuk ka bere gjate tete viteve ne opozite.


Europa nuk ka kohe te humbe me Fondamentalistet e Ballkanit

Evropa ka sot boll ceshtje per te zgjidhur, e nuk ka kohe te humbe me fondamentaliste ballkanas, shumica prej te cileve jane ne pension ose ne Hage, e qe ne Serbi a ne Shqiperi, kerkojne te rikthehen ne pushtet per te trazuar ujrat. Kjo opozite nuk garanton paqe sociale, ajo nuk ushqen mirekuptim fetar, nuk siguron bashkejetese krahinash shqiptare dhe kercenon fqinjesine e mire.

Jam kritikuar sepse e kam merituar, ndjese te gjithe atyre qe meritojne me shume, falja e tyre do te jete besim per ne

Ne keto tete vite qe drejtoj mazhorancat ka patur dhe ende ka shume gjera per te cilat jam kritikuar, sepse vertet e kam merituar. Por une jam njeri e jo perbindesh, prandaj jetoj midis jush pa bezdisur e lemerisur askend.

Une besoj se asnje shqiptar ne gjithe keto vite nuk eshte diskriminuar, sepse mendon ndryshe, asnje qytetar nuk eshte keqtrajtuar, sepse eshte nga veriu apo nga jugu, asnje pjesetar i pakicave nuk eshte dhunuar sepse eshte grek, rom apo cdo gje tjeter, asnje opozitar nuk eshte rrahur dhe burgosur sic ndodhi me mua, por edhe me Servet Pellumbin, apo Arben Imamin ne vitin 1996 dhe me vone ne vitin 2002.

Une jam sot ketu tiu kerkoj ndjese te gjithe atyre qe meritojne me shume, duke shpresuar se do te na kuptojne per gjithshka qe ne nuk e arritem dot ne keto vite per arsye te njohura, por kurrsesi jo abuzive.

Falja e tyre do te jete besim per ne!

Ndjesa jone do te jete energji per ta!

Mirekuptimi i tyre do te jete shprese per ne, por edhe sadopak vota ndeshkuese prej tyre, do te jene mesim per te gjithe, edhe per mua personalisht.


Oferta e opozites ne fakt nje kafshate qe nuk kaperdihet, te ngec ne fyt dhe te ze frymen

Oferta e opozites eshte ne fakt nje kafshate qe nuk kaperdihet, sic thoshte Migjeni, qe te ngec ne fyt dhe te ze frymen.

Pervec shifrave ekstraorbitale qe ofron ky projekt, ai merr persiper te zhvase para nga shkollat, nga spitalet dhe nga pensionet per tua dhene ato ne dore ish-te perndjekurve dhe ish-pronareve, duke bllokuar buxhetin dhe ushqyer konfliktin social. Ne deri me sot nuk kemi lejuar qe nje grusht njerezish te pervetesojne gjithe pasurine e nevojshme per zhvillimin e qendrueshem te vendit dhe prandaj vleresojme se kompensimi i ketyre shtresave duhet shtrire ne kohe, qe askush te mos abuzoje me ta ne zgjedhjet e rradhes!

Kjo fature tenton te kenaqe interesa ndoshta edhe me te ngushta te nje klani brenda Partise Demokratike, te cilet kane kalkuluar serish fitimet qe do te pervetesojne, duke nxjerre serish nga xhepi certifikatat e fallsifikuara si ish-te perndjekur apo ish-pronare te medhenj tokash! Kjo me ben te besoj se pasuria e shqiptareve eshte dy here e rrezikuar nga opozita: nje here nga oreksi diktatorial i kandidatit per kryeminister dhe nje here tjeter nga oreksi financiar i kupoles se babezitur te Partise Demokratike.


Oferta jone: Larg shifrave iluzive, teresisht e mundshme

Ne kerkojme besimin tuaj qe te garantojme se ne vitin 2009 nuk do te kete asnje pagese me te vogel se 160 dollare ne muaj. Ky objektiv nuk eshte shperblim elektoral, por produkti i te gjitha investimeve qe do vazhdojme te bejme ne konsolidimin e lirise, se sipermarrjes, ne infrastrukturat e tregut dhe te shtetit social, ne te sotmen dhe te ardhmen e gjithkujt. Me po te njejtin vizion dhe pergjegjesi ne kemi projektuar reformat, burimet financiare dhe faturen e nevojshme qe ne kater vitet e ardheshme te dyfishojme pagat e sektorit publik, te cojme ne 4000 dollare te ardhurat vjetore per fryme, te pergjysmojme numrin e familjeve te varfera e te cojme ne 3.4 miliarde dollare te ardhurat e buxhetit te shtetit.

Do bejne te mundur hapjen edhe te 100 mije vendeve te reja te punes. Per te qene me prane pacienteve do shtojme numrin e mjekeve te diplomuar me 1 mije te tjere per te arritur qe cdonjeri te mbuloje 400 banore. Dhe per ta bere efektive kete skeme kemi programuar te cojme ne 75 mije leke pagen mesatare te mjekut te familjes, te trefishojme listen e barnave te rimbursueshme dhe te financojme 100% nga shpenzimet publike vaksinat tradicionale.

Kemi kurajon tiu kerkojme edukatoreve te femijve tane me shume perkushtim, sepse pagat e tyre do te dyfishohen, kemi kurajon ti garantojme sot te gjithe maturantet e ardhshem se dyert e universiteteve do i kene krejtesisht te hapura. Ne angazhohemi per te cuar ne 1 miliarde euro ne vit te ardhurat e ekonomise kombetare nga turizmi, ndersa lideri i plakur i opozites se vjeter vendos ne qender te objektivave te tij thirrjen "Kombi syte nga deti". Me kete thirrje nuk ka parasysh integrimin ne komunitetin euroatlantik, por zaptimin e tokave ende te lira te bregdetit me te njejten teknologji sic ndodhi ne vitet 92 - 96 duke shpronesuar serish ish pronaret e ligjshem dhe duke mbushur detin me gomone njerezish te pashprese qe trafikohen nga favoritet e regjimit te skafeve.


Filozofia jone izolon filozofine e klaneve nacionaliste retrograde

Me filozofine tone te reflektimit, te ndryshimit, te reformave te integrimit dhe globalizimit ne do angazhohemi fuqimisht qe te eleminojme cdo disnivel midis veriut dhe jugut, midis qendres dhe verilindjes duke izoluar filozofine e klaneve nacionaliste retrograde te kundershtareve tane, te cilet pabarazite ekonomike, arsimore apo te informacionit duan t’i kthejne ne perfitime elektorale.

Perballe perpjekjeve te lidershipit te opozites per te perdorur verioret kunder jugoreve, muslimanet kunder te krishtereve, duke u dhene porosi e urdhera autoriteteve vendore te PD te mos bashkepunojne "me qeverine e grekut, te serbit, te kaurrit" etj, ne vendosim filozofine tone te hapjes, e bashkejeteses midis komuniteteve dhe kulturave, midis trevave dhe besimeve fetare.


Shėnim: Pjesė tė zgjedhura nga Zėri i Popullit nga fjalimi i kryetarit Nano. Pėr tė mėsuar mė shumė rreth kongresit, vizitoni temėn e dikustimit tė hapur nė forumin shqiptar nė kėtė adresė mė poshtė:
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=49629


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.