|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Ai qė shumė flet, gjė nė dritė nuk ēet
--- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 99 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 "Afėrdita"
Nė 2 maj 1908 njė grup atdhetarėsh formuan nė Elbasan shoqėrinė "Afėrdita", e cila krojoi edhe grupin e bandės sė qytetit, ndėrsa kish synim tė ngrinte njė palestėr sportive, dhe tė merrej me botimin e librave shkollorė.
Greva e Bukes
Nė 2 maj 1928 gratė e Korēės organizuan grevėn e bukės, qė ishte njė nga grevat e para tė kėtij lloji nė vendin tonė.
Temo Konomi
Nė 2 maj 1937 u vra pranė Barcelonės Temo Konomi, hero i Popullit, luftėtar i brigadave ndėrkombėtare pjesėmarrėse nė Luftėn e Spanjės.
Nikola Guerra
Nė 2 maj 1855 u lind baletmaestri italian Nikola Guerra, i cili luajti njė rol tė rėndėsishėm nė artin koreografik tė vendit tė tij dhe botės. Gjithashtu ishte pedagog nė mjaft teatro tė Evropės, si dhe regjisor qė vuri nė skenė mbi 30 balete, ku dallojmė: "Prometeu", "Karnevalet e Venedikut", "Marshi triumfal", etj.
|
|
|
| |
|
BRUKSEL Presidenti amerikan Xhorxh W. Bush ka shprehur dje, gatishmėrinė pėr ti dhėnė njė impuls procesit tė integrimit tė disa vendeve tė Ballkanit nė NATO, bėn tė ditur agjencia e lajmeve DTT-NET.COM. Ne kėrkojmė qė tė ecim pėrpara me Shqipėrinė, Maqedoninė dhe Kroacinė, tre shtete kėto tė Adriatikut qė janė duke zhvilluar Planin e Aksionit tė Anėtarėsimit nė NATO, -ka deklaruar presidenti amerikan Xhorxh Bush nė konferencėn pėr shtyp pas samitit tė krerėve tė shteteve tė NATO-s, mbajtur nė kryeqytetin belg.
Sipas kėsaj agjencie lajmesh, Xhorxh Bush foli shkurt nė paraqitjen e tij para gazetarėve, lidhur me rajonin e Ballkanit, duke pėrmendur vetėm kėto tre vende, si vende kandidate pėr anėtarėsim nė familjen ushtarake perėndimore. Nė fakt Shqipėria, Maqedonia dhe Kroacia u pėrkrahėn edhe nga Kongresi amerikan, i cili miratoi edhe njė rezolutė, vitin e kaluar, ku shprehte mbėshtetjen e SHBA pėr anėtarėsimin e kėtyre tre shteteve nė NATO. Madje u caktua edhe viti 2007 si viti i anėtarėsimit tė tyre nė organizatėn mė tė madhe tė Atlantikut. Vendi ynė ka qenė mbėshtetės i politikave amerikane, madje me gjithė fuqinė e tij jo aq tė madhe ushtarake ka ndihmuar me forca ushtarake nė vendosjen e paqes nė Irak, mision pėr tė cilin deri tani janė ndėrruar disa kontigjente. Qėllimi kryesor i vizitės tė presidentit amerikan nė NATO ishte qė tė fitojė pėrkrahjen e dėshiruar tė aleatėve evropianė, anėtarė nė NATO, pėr misionin nė Irak, Afganistan dhe mundėsisht edhe nė Lindjen e Mesme, pėr ndėrtimin e paqes mes Palestinės dhe Izraelit. Xhorxh W. Bush para gazetarėve tha se ai nė samit ka marrė mbėshtetjen e shteteve anėtare tė NATO-s pėr misionet aktuale tė aleancės, duke dhėnė kėshtu sinjale tė mbylljes dje, nė Bruksel tė mosmarrėveshjeve qė ishin krijuar gjatė tre viteve tė fundit, qė nga fillimi i pranisė ushtarake amerikane nė Irak. Franca dhe Gjermania ishin vendet mė kundėrshtare evropiane ndaj okupimit amerikan nė Irak. Mirėpo kėto divergjenca nga takimet e Bushit nė Bruksel me krerėt evropianė, e sidomos me kryetarin francez Shirak, nuk janė vėrejtur sot nė Bruksel. Madje, presidenti francez me tė cilin marrėdhėniet ishin acaruar shumė, pritet qė tė vizitojė Teksasin me ftesėn e presidentit amerikan. Jam duke kėrkuar njė kauboj tė mirė, -ka thėnė Bush, duke i drejtuar ftesėn Shirakut.
|
|
|
|