|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Pushka te ben trim, paraja mendjemadh.
--- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 97 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Dhimitėr Pasko
Nė 4 maj 1966 mbylli syė Dhimitėr Pasko ose shumė i njohuri Mitrush Kuteli, shkrimtar, ekonomist, publicist dhe pėrkthyes. E pati nisur krijimtarinė letrare qysh nė vitet '30, kur botonte "Net shqiptare", "Kapllan Aga i Shaban Shpatės", "Ago Jakupi", si dhe hartonte mjaft vepra ekonomike. Pas ēlirimit, Kuteli botoi "Pylli i gėshtenjave", "Tregime tė moēme shqiptare", "Baltė nga kjo tokė" , "Nė njė cep tė Iirisė sė Poshtme", etj, si dhe bėri mjaft pėrkthime tė paarritshme tė shkrimtarėve tė mėdhenj botėrore, qė e vendosin nė piedestalin e pėrkthyesve tanė mė tė mirė.
Alberto Blest Gana'
Nė 4 maj 1830 lindi shkrimtari kilian Alberto Blest Gana', themeluesi i realizmit kritik nė letėrsinė e vendit tė vet dhe nė atė latinoamerikan. Veprat e tij mė tė mira, romane, jane: "Dashuria e parė", "Babai i familjes", "Martin Rives", "Aritmetikė e dashuri", etj. Vdiq nė vitin 1920.
Antuan Augustini
Nė 4 maj 1900 lindi nė Paris Antuan Augustini, skulptor kroat, i cili ndėrmjet veprave tė shumta qė krijoi, u dallua veēanėrisht pėr portretet. Ndėrmjet kėtyre portreteve ėshtė edhe njė portret i heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastrioti Skendėrbeu.
Xhovani Batista Graci
Nė 4 maj 1925 u nda nga jeta Xhovani Batista Graci, fiziolog, qė u mor mjaft me sėmundjet ngjitėse dhe sidomos me malarjen. Ai pėrshkroi ciklin e plotė tė zhvillimit tė mikrobit tė kėsaj sėmundjeje , duke vėrtetuar se bartėsi i vetėm i tij ishte mushkonja anofele.
|
|
|
|
| |
|
Doli nga shtypi Fjalori suedisht-shqip i autorit Sadulla Zendeli-Daja me 28000 fjalė, i pėrgatitur edhe nė formė elektronike.
Eshtė botim i Agjencisė Kombėtare Suedeze pėr Arsim-Enti pėr Zhvillim i Suedisė, Stokholm, 2004. Korrektimi gjuhėsor i pjesės shqipe ėshtė bėrė nga Svetllana Mihali (Tiranė) dhe Shefkije Islamaj (Prishtinė). Ky fjalor ėshtė i dyti i kėtij lloji. I pari me 17000 fjalė u botua mė 1994 dhe ėshtė i tė njėjtit autor. Ėshtė pėr tu pėrmendur fakti qė Suedia ėshtė ndėr shtetet e pakta evropiane qė investon shumė nė arsimimin amtar tė emigrantėve qė jetojnė aty.
Autori Sadulla Zendeli-Daja, i njohur nė opinionin tonė si veprimtar i madh jo vetėm nė fushėn e arsimit nė Suedi, ka bėrė punė tė vlefshme edhe si hartues fjalori. Fjalori i tij suedishtshqip pėrmban 930 faqe tė formatit tė madh dhe 66 faqe me fotografi ilustruese me ngjyra. Teknikisht ėshtė pėrgatitur nė shkallė tė lartė dhe i bashkohet serisė sė fjalorėve tė tjerė suedisht-gjuhė e huaj. Nė korpusin e 54 000 fjalėve janė zgjedhur e pėrpunuar 28 500 njėsi leksikore. Fjalėsi i fjalorit ėshtė pėrzgjedhur prej njė lėnde tė gjerė shkrimore bashkėkohore dhe pasqyron realitetin gjuhėsor tė Suedisė sė ditėve tona. Fjalori pėrmban fjalė dhe shprehje tė pėrdorimit tė pėrditshėm e tė veēantė tė gjuhės suedeze me pėrgjegjėset nė gjuhėn shqipe. Nė pjesėn shqipe ėshtė pėrfshirė leksiku aktiv, jo rrallė leksiku pasiv dhe ai potencial i shqipes pėr ti dalė ballė fjalėsit tė suedishtes. Janė pėrfshirė edhe njė numėr fjalėsh tė reja, pak tė njohura, tė huaja me karakter ndėrkombėtar, njė numėr dialektizmash, nga tė dy dialektet gegėrishtja e toskėrishtja. Pėrmban edhe 1000 emėrtime tė sferės shoqėrore, tė cilat janė pajisur me sqarime tė nevojshme. Nė kėtė kontekst, i madh ėshtė edhe numri i kuptimeve e ngjyrimeve kuptimore, i sinonimeve dhe antonimeve, i thėnieve dhe idiomave. Nė fund tė fjalorit janė pėrfshirė fotografi tematike me ngjyra, tė shoqėruara me tekst nga fusha tė ndryshme tė jetės sė njeriut.
Njė anė shumė e vlefshme e fjalorit ėshtė karakteri i tij normativ. Ana normative e fjalorit pėrfshin tė gjitha rrafshet e gjuhės: fonetikė, morfologji, sintaksė, leksik, fjalėformim dhe nė rrafshin e stilistikės, pėr ēka, mendojmė se do tė ketė njė rol tė madh edhe nė pėrvetėsimin e normės sė gjuhės letrare. Shfrytėzimi i pėrvojave tė tė dy leksikografive, suedeze dhe shqiptare, i kanė ndihmuar autorit tė zgjidhė me sukses njė numėr problemesh qė dalin nė hartimin e fjalorėve tė kėtij tipi. Mund tė thuhet, se Fjalori suedisht-shqip i Entit pėr Shkollim tė Suedisė ėshtė njė fjalor me rėndėsi tė madhe, sepse pasuron leksikografitė e tė dy gjuhėve, suedeze e shqiptare, plotėson zbrazėti tė ndjeshme pėr fjalorė tė kėtij lloji, pėrmbush tė gjitha kriteret mbi tė cilat ndėrtohen fjalorėt dygjuhėsorė bashkėkohorė, pėrmban informacione shtesė pėr jetėn, kulturėn e psikologjinė e popullit suedez dhe sepse ka anėn e tij praktike tė pėrdorimit dhe kėtė anė e siguron pėrzgjedhja e duhur teknike e trajtimit tė lėndės gjuhėsore.
Dr.Shefkije Islamaj Shekulli 11/11/2004
|
|
|
|