|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
E gjuan gurin dhe e fsheh dorėn --- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 121 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".
Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.
Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".
Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.
Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
|
|
|
|
| |
|
NGA EUROT E SURROIT TE MALI I RUGOVES
Politikanėt kosovarė: Po, ne jemi miliarderė
Politikanėt e Kosovės pohojnė se janė milionerė. Procesi i deklarimit tė pasurisė, i kryer pak javė para zgjedhjeve parlamentare tė 23 tetorit nė Kosovė, ka diferencuar si mė tė pasurin Veton Surroin, e ndėr mė tė varfrit kryeministrin Bajram Rexhepi.
LAJMI
Presidenti, kryeministri e politikanėt, tė gjithė janė mė tė varfėr se ai. Plot 40 milionė euro ėshtė pasuria e analistit kosovar Veton Surroi, e shpėrndarė nė biznese, prona dhe shtėpi. Pėrkthyer nė lekė del qė Surroi tė ketė mbi 5 miliardė lekė pasuri. Miliarderė duket se janė edhe politikanėt e tjerė kosovarė. Deklarimi i pasurisė, i organizuar nga KQZ-ja dhe OSBE-ja nėn presionin e UNMIK-ut, e ka detyruar atė, ashtu si dhe politikanėt e tjerė kosovarė, tė pohojė se ėshtė vėrtet milioner. Tepėr transparent, lideri i partisė sė re kosovare "Ora" ka deklaruar se pasuria shumėmilionėshe i vjen nga kompania mediatike "Koha", shtypshkronja, si dhe pronat e trashėguara e ato tė blera nė Prishtinė.
Pasuria
Mė i pasuri mes politikanėve kosovarė ndiqet nga kryetari i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Ramush Haradinaj, me rreth 2.2 milionė euro, si dhe ish-kryeministri dhe kryetari i Partisė sė Re tė Kosovės, Bujar Bukoshi, me njė milion euro. Haradinaj ka pohuar se ka njė vilė superluksoze nė Prishtinė, ndėrsa Bukoshi ka deklaruar se pjesa mė e madhe e pasurisė vjen nga bizneset e tij. Ndėrsa mė i varfri mes politikanėve rezulton tė jetė pikėrisht kryeministri Bajram Rexhepi, me njė shtėpi nė Mitrovicė qė vlen 150 mijė euro, dhe njė apartament nė Prishtinė, qė nuk kushton mė shumė se 30 mijė euro. Mė i pasur se Rexhepi ėshtė kryeparlamentari i Kosovės Nexhat Daci, i quajtur ndryshe edhe "pasaniku i botės akademike". Me 466 mijė euro pasuri, tė vėnė kryesisht nga bizneset, por edhe pagat e pronat e familjes, Daci renditet i katėrti nė listėn e mė tė pasurve.
Vila e Rugovės
Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova zė vetėm vendin e pestė nė listėn e mė tė pasurve. Financat e tij arrijnė nė 403 mijė euro, kryesisht shtėpi, apartamente dhe prona nė vendlindjen e tij, Istog. Presidenti i Kosovės ka deklaruar se ėshtė pronar, madje edhe i njė mali nė Istog, por ka fshehur nga deklarimi i pasurisė shtėpinė e tij luksoze nė Prishtinė. Vila pesėkatėshe nė lagjen e pasur Velanie nuk figuron nė asnjė prej formularėve tė deklarimit tė pasurisė sė nėnshkruar nga Rugova. Vetė presidenti nuk ka dhėnė asnjė hollėsi lidhur me mospėrfshirjen nė formular tė vilės qė prej tij pėrdoret si rezidencė presidenciale, edhe pse ajo nuk ėshtė pronė e shtetit.
Shqipėri 2100 USD, Kosovė 800 USD
Shifrat e bėra publike venė nė dukje njė diferencė tė theksuar nė nivelin e tė ardhurave pėr frymė tė popullsisė. Njė numėr i madh veprimtarish ekonomike nė Kosovė kanė mbetur tė mbyllura prej vitesh. Pensionistėt qė nga viti 1999 nuk marrin asnjė tė ardhur, duke qenė se Beogradi refuzon tė bėjė pagesat e tyre, ndėrsa UNMIK-u mohon detyrimin e tij nė kėtė ēėshtje. Pavarėsisht nga pagat prej 200-300 eurosh nė sektorin shtetėror, FMN nė raportin e vet mė tė fundit llogarit rreth 800 dollarė amerikanė shifrėn e tė ardhurave mesatarisht pėr frymė tė popullsisė nė vit. Ndėrkohė, Qeveria shqiptare deklaron njė nivel tė pritshėm prej 2.000-2.100 USD/frymė pėr tė ardhurat mesatare nė vendin tonė pėr vitin nė vazhdim
|
|
|
|