Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Bleta din si bėhet mjalta
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 165 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Elita :: Familja shqiptare qe zotėroi qytetin e Gjenovės
Postuar nga: Albo

Elita Historia e familjes shqiptare mė tė njohur nė Evropėn e shek. XVI-XVIII. Kush ishin tė parėt e tyre

Durazzo-t e Gjenovės

Admirina Peēi

Dikur ishin skllevėr, shėrbenin nė Gjenovė. Por kohė mė vonė ata u bėnė zotėr tė kėtij vendi tė famshėm; dhe ishin shqiptarė nga Durrėsi. E kaluan detin nė shekullin XVI dhe lanė pas Durrėsin. Por kur mbėrritėn nė Republikėn e Gjenovės, vendosėn tė mbajnė si mbiemėr emrin e qytetit tė tyre, Durazzo. Brez pas brezi, ata u bėnė njerėzit mė tė famshėm tė Evropės. Ishin doxhė (drejtues), senatorė, kardinalė, diplomatė dhe kėshilltarė.

Po, familja Durazzo ishte njė nga familjet mė fisnike e tė mėdha nė Gjenovėn e shekujve XVI-XVIII, por edhe njė nga familjet shqiptare mė tė njohura nė tė gjithė Evropėn.

Njė pinjolle dhe libri mbi Durazzo-t

Anxhela Valenti Durazzo ėshtė mbase pinjollja mė e fundit e kėsaj dinastie tė famshme, qė zotėronte dikur Gjenovėn. Ajo i ka ndjekur hap pas japi tė gjitha gjurmėt e tė parėve tė saj; i ka mbledhur tė gjitha reliket, kujtimet, dokumentet, pikturat dhe imazhet e ndėrtesave tė famshme tė Durazzo-ve. Dhe sė fundmi, i ka pėrmbledhur nė njė libėr tė madh e tė mrekullueshėm, mbushur me detaje dhe tė dhėna marramendėse, njė libėr qė ėshtė botuar nė Itali vetėm pak kohė mė parė. Aty pėrmblidhet historia shekullore e kėsaj familjeje tė madhe e tė famshme, figurat mė tė njohura qė kanė dalė prej saj, si dhe pasuritė e koleksionet personale me portrete e piktura tė autorėve tė mėdhenj evropianė. Mbase rastėsisht, nė njė ditė tė muajit korrik 2004, nė Muzeun Historik Kombėtar mbėrriti njė kopje e kėtij libri. Dikur, studiuesi Moikom Zeqo kishte shkruar disa shkrime pėr familjen e njohur Durazzo dhe zonja Anxhela Valenti Durazzo i bėri dhuratė studiuesit shqiptar kėtė libėr tė titulluar “I Durazzo – Da schiavi a dogi della Repubblica di Genova” (Durazzo-Nga skllevėr nė doxhė tė Republikės sė Gjenovės). Pėr studiuesit Zeqo “ky libėr hedh dritė mbi veprimtarinė e njė familjeje tė madhe, e cila ėshtė angazhuar nė aktivitetin politik, ekonomik, artistik e kishtar, duke nxjerrė njė numėr tė madh drejtuesish, qė nuk e kanė mohuar asnjėherė origjinėn e tyre nga Durrėsi, nga Shqipėria”. Ai e ka konsideruar njė ngjarje tė veēantė pėr shqiptarėt botimin nė Itali tė kėtij libri. Sipas tij, pinjollja e kėsaj familjeje, Anxhela Valenti Durazzo, ka pėrdorur njė material shumė tė gjerė pėr tė ndėrtuar kėtė libėr, ku pėrfshihen materiale historike, dokumente artistike, relike, piktura, koleksione, si dhe materiale fotografike, tė arkitekturave e ambienteve ku ka jetuar familja Durazzo. Nė faqet e librit, pėrveē historisė e emrave pa fund, paraqiten dhe pamje pallatesh madhėshtore, portrete e piktura tė piktorėve tė mėdhenj italianė, gjermanė e hollandezė. Libri mbi familjen Durazzo ėshtė botuar nėn kujdesin e Shoqatės Italo-Britanike tė Gjenovės, Akademisė Linguistike dhe Arteve tė Gjenovės dhe delegacionit tė Shqipėrisė pranė UNESCO-s, pėrfaqėsuar nga studiuesi shqiptar, Luan Rama.

Stema me zambakė francezė

Detaji i parė qė Zeqo parapėlqen tė tregojė nga ky libėr ėshtė njė stemė e veēantė qė ka pasur familja Durazzo. Kjo stemė ėshtė botuar nė kopertinėn e pasme tė librit dhe ėshtė e pėrbėrė nga tre zambakė francezė, njė kurorė mbretėrore dhe dy grifonė (kafshė mitologjike). Pėr mė shumė detaje ai e shpjegon kėshtu stemėn e familjes Durazzo. “Kjo familje ka pasur stemėn e vet, e cila duhet tė bėjė pjesė nė heraldikėn shqiptare. Atė e gjejmė nė disa variante nė afreske tė gdhendura nė dru e nė bakėr, por forma klasike pėrbėhet nga pjesa kryesore qė ėshtė njė skud, ku janė vendosur tre zambakė (lile), qė pėrfaqėsojnė anzhuinėt francezė. Tė tillė zambakė ka pasur edhe stema e Karl Topisė dhe fakti qė Durrėsi nė vitin 1272 ka qenė kryeqendėr e Regnum Albanie (Mbretėrisė Shqiptare) dhe kryetar i shtetit ka qenė Karli Anzhu, tregon qė nė kujtesėn historike tė banorėve tė Durrėsit ka mbetur diēka prej kėtij mbretėrimi. Gjithashtu, stema pėrbėhet nga njė kurorė mbretėrore qė tregon fisnikėrinė e kėsaj familjeje dhe anash janė dy grifonė, kafshė mitologjike, me trup luani e me krahė dhe kokė shqiponje, qė ėshtė simboli i ruajtjes sė vazhdimėsisė”,- shpjegon ai, duke shtuar se kjo stemė e ka shoqėruar kėtė familje prej shek. XV deri nė shek. XX, madje, ajo trashėgohet edhe sot prej pasardhėsve tė kėsaj familjeje, tė cilėt ndodhen tė shpėrndarė kudo nė Evropė. “Madje, njė degėzim i saj ndodhet nė principatėn e Monte Karlos”,- thotė Zeqo.

Historia e “skllevėrve” qė u bėnė zotėr

Tė parėt e familjes Durazzo kanė emigruar nga Shqipėria nė shek. XIV dhe janė vendosur nė Gjenovė. Atėkohė Gjenova ishte republikė mė vete. Sipas strukturės organizative, kjo republikė drejtohej nga kėshilli i doxhėve, tė cilėt kanė qeverisur Gjenovėn deri nė kohėn e Garibaldit. “Gjatė periudhės sė Rilindjes Evropiane, Republika e Gjenovės ka qenė tepėr e dėgjuar dhe ėshtė interesant fakti qė prej vitit 1573, pra, nė shek. XVI, doxhėt e kėsaj republike janė nga familja Durazzo”,- shpjegon studiuesi Moikom Zeqo. Sipas dokumenteve tė paraqitura edhe nė librin e Anxhela Durazzos, i pari doxh nė vitin 1573 ka qenė Giacomo Durazzo, tė cilin e kanė pasuar edhe 8 tė tjerė, deri te Gerolamo Luigi Durazzo nė vitin 1802. Ata kanė qenė nė krye tė Republikės gjenoveze, duke luajtur njė rol tė jashtėzakonshėm nė politikėn dhe historinė e saj, e cila nuk mund tė kuptohet pa familjen Durazzo. Po ashtu, Anxhela Durazzo shpjegon nė librin e saj se prej kėsaj familjeje tė madhe, qė prej shek XVI-XIX kanė dalė 16 diplomatė e kėshilltarė, 30 senatorė, por gjithashtu edhe kardinalė si Stefano Durazzo apo Marcello Durazzo. Madje, Durazzo-t kanė qenė tė infiltruar dhe nė shėrbimet sekrete tė policisė sė shek. XVIII. Sipas Zeqos, pėr nder tė kėsaj familjeje, nė qendėr tė Gjenovės gjendet “Piazza Durazzo”. Po ashtu, ekzistojnė edhe pallate madhėshtore, si dhe rrugė me tė njėjtin emėr. Pėr drejtorin e Muzeut Historik Kombėtar, Moikom Zeqo, familja Durazzo nuk ėshtė e panjohur, madje, ai i ka kushtuar disa shkrime kėsaj familjeje fisnike shqiptare, qė mundi tė bėhej ndėr mė tė rėndėsishmet mes aristokratėve gjenovezė. Njė nga shtysat e Zeqos, pėr tė bėrė kėrkime mbi rrėnjėt e kėsaj familjeje, ka qenė njė vizitė nė muzeun “Metropolitan” tė Nju-Jorkut nė vitin 1996, ku ėshtė pėrballur me njė pikturė tė pėrmasave tė mėdha nė vaj, tė piktorit tė madh hollandez, Van Ejg, e titulluar “Dukesha Durazzo”. Sipas tij, mbiemri Durazzo ėshtė pėrdorur si i tillė qė nė kohėt antike, madje, nė Durrės ekzistojnė disa monumente arkeologjike me mbishkrimin “Durazzo”. Mė tej, Zeqo pėrmend njė artist tė madh tė shekullit XV, Andrea Aleks Durrsaku, skulptori mė i madh nė Kroaci i rilindjes gotike. “Ka vdekur nė vitin 1506 dhe varri i tij ndodhet nė kishėn e “Shpirtit tė Shenjtė” nė Split dhe me gėrma latinisht shkruhet emri i tij shqiptar”,- rrėfen Zeqo, ndėrsa shton se njė befasi e amdhe pėr tė ka qenė edhe njohja e tij me autoren e kėtij libri, Anxhela Valenti Durazzo. Madje, ai mendon se sė shpejti, nė Muzeun Historik Kombėtar njė varg materialesh nga tė famshmit e Durazzo-s, do tė ekspozohen pėr artdashėsit shqiptarė. “Duke qenė se kjo familje trashėgon njė pasuri mjaft tė madhe kulturore, kemi kryer bisedime dhe ekziston mundėsia qė tė mund tė ekspozojmė njė pėrmbledhje tė tyre, nė fund tė vitit 2005, nė ambientet e Muzeut Historik Kombėtar, gjė qė do tė bėnte tė mundur njohjen e trashėgimisė sė njė familjeje tė njohur, e cila mban emrin e qytetit tė Durrėsit dhe qė ėshtė familja shqiptare mė e njohur nė tė gjithė Evropėn”, pėrfundon Zeqo.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.