|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Demokracia, e dini se cfare eshte? Eshte fuqia e pleshtave per te ngrene luanet.
--- Clemenceau
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 41 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Naim Frashėri
Nė 6 maj 1886 poeti i madh i Rilindjes, Naim Frashėri, botoi poemėn-himn pėr natyrėn shqiptare "Bagėti e Bujqėsi", e cila ėshtė njė nga veprat monumetale tė letėrsisė sonė. Me kėtė vepėr nisi edhe botimi i veprave letrare tė Letėrsisė sė Rilindjes sonė Kombėtare.
Pulla Postare
Nė 6 maj 1830 pėr herė tė parė nė Angli u aplikua pulla postare, duke nisur kėshtu historinė e pullave postare, qė, pas Anglisė, u pėrhapėn nė vende tė tjera tė Europės.
Kulla Gjigante Metalike
Nė 6 maj 1880 u pėrurua zyrtarisht nė Paris Kulla Gjigante metalike, njė nga mrekullitė e botės. Mori emrin Eifel nga konstruktori i saj, Aleksandėr Eifel.
Ēmimi Oskar
Nė 6 maj 1921 pėr herė tė parė nė Hollivud , nė qytetin e madh tė filmit, u akordua njė ēmim i ri pėr vlerėsimet maksimale, ēmimi Oskar, i cili shoqėrohet edhe me njė shpėrblim tė mirė, qė e jep ēdo vit Akademia e Artit, Shkencės dhe e Filmit nė Hollivud pėr regjisorin, artistėt dhe tė gjithė pėrbėrėsit mė tė mirė tė njė filmi.
|
|
|
|
| |
|
Eden i braktisur, filmi i shkurtėr i regjisorit Eno Milkani, nė konkurim nė Festivalin e Sarajevės
Milkani: Vendin tim duhet ta quaj Eden
Elsa Demo
Sarajevė- Duket njė peizazh klishe, ku ju flisni mė shumė pėr bukuritė e fshatit. Kjo jo se nuk e bėn filmin tė veēantė, pėrkundrazi. Tė flasėsh pėr njė parajsė klishe nė rastin e filmit Edeni i braktisur, njė film ndėrmjet dokumentarit dhe fiction-it, realizuar nė pjesėn mė tė harruar tė Jugut tė Shqipėrisė, pėr regjisorin Eno Milkani ka njė arsye tė fortė pėr ta bėrė kėtė: pėr tė treguar forcėn e dhimbjes, braktisjes apo shanset e humbura nėpėrmjet njė force tė kundėrt, tė pandryshueshme qoftė kjo edhe e vetmja qė mund tiu ketė mbetur shqiptarėve, natyra. Ajo qė qėndron e para dhe e fundit, kur njeriu vjen dhe ikėn nga kjo botė. Edeni i braktisur qė konkuron nė Festivalin e Filmit tė Sarajevės nė seksionin e filmit tė shkurtėr, pas prezantimit qė ka pasur dje pasdite nė Teatrin Nacional tė Sarajevės ėshtė komentuar, mes tė tjerash, edhe si njė parajsė klishe. Shumė perėndimorė qė e kanė parė filmin, e kanė komentuar tė tillė, njė film qė bėn propagandė me natyrėn dhe bukurinė e njė vendi. Madje disa prej tyre mund tė mendojnė se ėshtė njė vend i bukur pėr tė blerė edhe njė shtėpi atje,- i ėshtė pėrgjigjur me humor regjisori shqiptar, komentit nė fjalė. Por unė e shoh tė nevojshme tė flitet pozitivisht pėr vendin tėnd. Dhe kjo qė kam bėrė nė Edenin e braktisur ėshtė mėnyra qė di unė. Njė shpjegim tė tillė regjisori e pėrligj me njė stil poetik, dramatik, duke marrė parasysh se Eden i braktisur ai ia kushton njė milioni shqiptarėsh, qysh prej rėnies sė regjimit, diktaturės komuniste, nė 1991, vazhdojnė tė emigrojnė. Filmi i Milkanit, njė lloj i veēantė i filmit tė shkurtėr qė nuk mund ta ndash dot nėse ėshtė dokumentar apo fiction, ėshtė realizuar nė njė nga fshatrat e Jugut tė Shqipėrisė, ku natyra ėshtė treguar e pakursyer, por njerėzit e tij janė duke ikur. Edeni i braktisur shfrytėzon zhurmat e heshtjes sė atyre pak tė mbeturve nė fshat, njė dorė pleqsh, tė cilėve njė ditė tė bukur njė i panjohur iu sjell njė foshnjė. Tė gjithė mendojnė vetėm pėr tė. E pagėzojnė sipas riteve tė lashta, gjuha poetike e tė cilave ėshtė tepėr ngjeshur. Uji dhe guri, dy elementė tė kudondodhur tė natyrės qė njė njeri duhet t'i ketė me vete nga toka e tij, qysh nė lindje. Pagėzimi i foshnjės nė njė enė pagėzimi me njė kryq tė madh gdhendur nė tė, ka tėrhequr vėmendjen pėr njė nga degėt e reriligjionit qė kanė shqiptarėt e Shqipėrisė. Regjisorit i ėshtė kėrkuar njė lloj shpjegimi pėr bashkėjetesėn ndėrmjet religjioneve duke e njohur Shqipėrinė si njė vend ku eksiztojnė edhe tė tjera etni dhe disa besime. Eshtė e vėrtetė qė shumica e bashkatdhetarėt e mi brenda kufijve tė Shqipėrisė i pėrkasin besimit mysliman, dhe pjesa tjetėr atij katolik dhe ortodosk. Ashtu sikur nė njė qytet mund tė gjesh kisha e xhami. Por ata asnjėherė nuk kanė dashur t'ia dinė seriozisht pėr besimin e tyre. Pėr mė tepėr kur feja islame ėshtė njė fe e importuar me forcė tek shqiptarėt, nė periudhėn e sundimit tė gjatė tė perandorisė otomane. Kurioziteti dhe interpretimet e religjionit nė territore tė ndryshme tė Ballkanit ėshtė njė nga temat e pashtershme dhe subjekt edhe pėr disa filma qė marrin pjesė nė Festivalin e Sarajevės. Njė prej tyre ėshtė shfaqur pikėrisht dje, para filmit tė Milkanit. Mos u frikėsoni, ne jemi islamikė, ishte filmi ku regjisori iranian, Shamin Berkeh, qė prej disa vitesh jeton nė Bullgari, provokoi me dokumentarin e tij, nė njė mėnyrė fare tė panevojshme publikun, kryesisht atė boshnjak. Ideja e tij se myslimanėt ekstremistė mund tė kishin bėrė atė masakėr qė bėnė serbėt nė Bosnjė, dhe se nė kėtė rreth nuk hyjnė fare myslimanėt bullgarė, ata qė i besojnė Kuranit, Islamit, Allahut, pra besimtarėt e vėrtetė, u duk provokuese dhe jo profesionale. Paniku i luftės dhe frika ndaj ekstremizmit mysliman si njė forcė shkatėrruese, mė tepėr se njė bindje e regjisorėve ballkanas apo dokumentim i lojėrave, ngjyrave dhe nuancave nė emėr tė religjioneve dhe tė quajtuarat konflikte mes tyre, po shfaqet si njė valė e pandalshme, qė nuk po i sjell asgjė tė re kinemasė. Festivali i Sarajevės mbyllet sot nė mbrėmje, kur do tė jepen edhe ēmimet pėr filmin mė tė mirė tė Rajonit. Janė nėntė filma nė garė ku konkuron edhe I dashur armik i regjisorit shqiptar Gjergj Xhuvani. Po sot, nė skenėn e Teatrit Kombėtar tė Sarajevės do tė jepet edhe ēmimi pėr filmin mė tė shkurtėr ku konkuron Eden i braktisur i Eno Milkanit.
|
|
|
|