Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Gazetat jane hekurudha e genjeshtres.
--- D`Aurevilli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 101 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Feja :: Nė Kosovė nuk ka konflikt fetar
Postuar nga: Albo

Feja Ajo ēka ndodhi nė Kosovė, por edhe mė gjerė nė ish-Jugosllavi, duke u nisur prej Sllovenisė, Kroacisė, Bosnjės dhe sė fundi Kosovės, flet pėr varfėrinė shpirtėrore, pėr varfėrinė fetare dhe kulturore tė gjithė popujve qė e pėrbėnin Jugosllavinė.

Nė kuadėr tė serisė sė temave me titull Perspektivat e Kosovės, dje nė Shkup u mbajt tribuna me temė “Religjioni si faktor pėr ardhmėrinė e Kosovės”, nė tė cilėn kėsaj here duhej tė merrnin pjesė pėrfaqėsuesit e tri bashkėsive fetare nė Kosovė.

Mirpo, nė tribunėn e djeshme morėn pjesė vetėm Qemal Morina, pėrfaqėsues e bashkėsisė fetare islame, Don Lush Gjergji, pėrfaqėsues i Kishės katolike. Mungoi Artemije, nga Kisha Ortodoske serbe. Qemal Morina, prodekan i Fakultetit teologjik nė Prishtinė, midis tjerash tha se feja nuk luan kurrfarė roli dhe se ne nuk kemi kurrfarė lidhje as me muhaxhedinėt, as me fundamentalistėt e tjerė. Nė anėn tjetėr, siē vuri nė dukje ai, pala e serbėve e ka pėrdorė fenė pėr t’i mobilizuar forcat e brendshme dhe tė jashtme. Kjo mė sė miri mund tė ilustrohet me rastin e 600 vjetorit tė Betejės sė Kosovė, kur Millosheviqi, edhe pse nė aspektin ideologjik qė ishte nė krye tė Partisė Komuniste, duke e ditur pėr rolin qė e ka feja nė ngritjen e emocioneve tė popullit serb, e ka pėrdorė kėtė datė historike dhe i cili e shpalosi platformėn e tij nacionaliste. Ai nė vazhdim theksoi se, sikur tė dėgjoheshin njerėzit e fesė, ajo qė ka ndodhur nė Kosovė nuk do tė ndodhte. Gjatė agresionit serb kemi mbi 20 mijė tė vrarė, 100 mijė shtėpi tė djegura, 220 xhami tė djegura dhe tė rrėnuara, biblioteka dhe arkiva tė Bashkėsisė Islame nė tėrėsi janė djegur. Megjithatė, ne kemi vėrejtur se pėr njė shoqėri normale nuk mund tė zhvillohet pa bashkėpunuar me fqinjėt, tė cilėt jetojnė nė Kosovė, sepse shoqėria shqiptare ėshtė shumė tolerante, gjė qė me shekuj janė ruajtur manastiret dhe kishat ortodokse serbe, fqinjtė serb janė respektuar. Po ashtu, edhe vėllezėrit tanė tė Kishės katolike jetojnė tė lirė nė Kosovė. Ne jemi munduar qė si BI qė tė rinjve tanė t’iu jepet shansi qė ata fenė e tyre ta studiojnė nė vendin e tyre dhe nė gjuhėn e tyre, theksoi Qemal Morina.

Ngjarjet e 17 dhe 18 marsit tė kėtij viti, nė Kosovė, janė njė vetėvrasje e shoqėrisė kosovare, sidomos e shumicės shqiptare, jo vetėm se janė pėr dėnim, por ėshtė edhe njė shenjė, sinjal, alarm i cili tregon se nė shpirtin e nė zemrėn e njerėzve diēka vlon. Se dhuna e cila shkakton pėsim apo frustrim, dalė nga dalė fatkeqėsisht shpėrthen me agresivitet. Kėtė po e them, jo pėr tė arsyetuar, se nuk mund tė arsyetohet njė gjė e tillė nė asnjė mėnyrė, por vetėm pėr tė kuptuar se duhet tė punojmė me njerėz shumė mė thellė. Nė Kosovė shumēka ėshtė pėrmirėsuar, pėr pesė vite janė ndėrtuar me mijėra shtėpi, janė pėrmirėsuar shumė struktura, shkolla, spitale etj, tha Don Lush Gjergji. Lidhur me rėnimin e disa kishave ortodokse, Q.Morina tha se ne si njerėz tė fesė, duhet tė jepim njė alarm se diēka nė shoqėrinė tonė nuk ėshtė nė rregull, duke shprehur keqardhje pėr mozprezencėn e z.Artemije, pėr t’i diskutuar kėto ēėshtje edhe me tė. Nė anėn tjetėr, pėrfaqėsuesi i Kishės katolike, Don Lush Gjergji, ishte i mendimit se, thėnė figurativisht pėr kėtė “sofėr tė pėrbashkėt”, sepse kemi nevojė pėr bisedime, pėr dialogje dhe pėr komunikime. Ajo ēka ndodhi nė Kosovė, por edhe mė gjerė nė ish-Jugosllavi, duke u nisur prej Sllovenisė, Kroacisė, Bosnjės dhe sė fundi Kosovės, flet pėr varfėrinė shpirtėrore, pėr varfėrinė fetare dhe kulturore tė gjithė popujve qė e pėrbėnin Jugosllavinė. Sepse, fatkeqėsisht ishte njė shoqėri e mbėshtetur mė tepėr nė ateizėm dhe nė komunizėm, se sa nė vlerat e mirėfillta njerėzore, kombėtare dhe fetare. Ateizma u mundua ta vrasė Zotin, por e vrau njeriun, se Zoti nuk vritet. Dhe si pasojė e kėsaj, gjendemi aty ku jemi. Duke folur konkretisht pėr Kosovėn, atje nuk ka pasur dhe s’ka luftė fetare. Por, edhe fetė e ndryshme, pėrfshirė kėtu edhe krishtėrimin, edhe kishėn katolike, qė e pėrfaqėsoj sigurisht se nuk kemi bėrė gjithė ēka ka qenė e mundshme, qė ta ndalim luftėn.

Ne nė Kosovė, siē tha ai, pas heqjes sė autonomisė nė vitin 1989 i ndėrmorėm tri aksione themelore. E para ishte pajtimi i gjithė mbarshėm apo lufta kundėr hakmarrjes apo gjakmarrjes. Dhe, pėr gjashtė muaj kemi arritur t’i pajtojmė 1275 familje, tė cilat shpesherė ishin nga koha turko-otomane. Veprimtaria e dytė ishte panjerėzia. Mė 10 maj tė vitit 1990 themeluam Shoqatėn humanitare bėmirėse “Nėna Terezė”, pėr t’i ndihmuar tė gjithė pa dallime feje, kombi, gjuhe, gjenie nė stilin e Nėnės Terezė. Dhe veprimtaria e tretė ishte lufta kundėr analfabetizmit, qė kishte pėr qėllim ruajtjen e gjuhės, traditės dhe kulturės shqiptare. Sepse diktatura e Millosheviqit u mundua qė t’ia mohojė tė drejtėn themelore popullit shqiptar nė Kosovė. Don Lush Gjergji vuri nė dukje se, bota na ka admiruar, por nuk na ka ndihmuar nė kėtė luftė. Mua mė vjen keq se lufta ndodhi, edhe nė Kosovė. Kjo luftė ishte e parapashme dhe e parandalueshme, prandaj me ndihmėn e Zotit, me ndihmėn e bashkėsisė ndėrkombėtare dhe me bashkėpunimin e gjithė popujve dhe feve nė Kosovė, ne punojmė pėr tė krijuar njė Kosovė model, jo vetėm pėr ish-Jugosllavinė, por pėr Mesdheun apo Ballkanin dhe pėr botėn mbarė. Nėse gjithė sė bashku nuk e mundim urrejtjen, ndarjen, pėrēarjen atėherė kot ka ndėrhyrė NATO-ja, kot kanė ndėrhyrė Kombet e Bashkuara si unikė, sepse urrejtja ėshtė diktatori mė i keqi dhe i vetmi qė nuk vdes kurrė. Atė duhet ta eliminojmė, ta zhdukim me kujtim e mendje e mbi tė gjitha me zemėr.

“Kosova do tė jetė e lirė, atėherė kur s’do tė ketė mė urrejtje ndėretnike dhe ndėrfetare, nėse doni edhe ndėrpartiake. Unė jetoj dhe punoj, jo vetėm pėr njė Kosovė tė lirė, por pėr njė botė tė lirė me ndihmėn e Zotit, me pėrkrahjen ndėrkombėtare dhe me bashkėpunimin tonė vėllazėror”, deklaroi Don Lush Gjergji.

Tė shtojmė edhe atė se tė dy pėrfaqėsuesit kosovarė, nė tribunėn e djeshme thanė se i dėnojnė tė gjitha aktet e dhunės, pa marrė parasysh se nga vijnė ato, sepse si feja islame, ashtu edhe ajo katolike i kanė parimet e tyre fetare.

Nga Qerim BAJRAMI
Marre nga "FLAKA"



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.