Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ironia eshte nje zhvillim anormal, e cila, si ajo e melcise se patave te Strasburgut, perfundon duke e vrare individin.
--- Kierkergaard

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 154 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Kulture :: Kadare shprehet mbi orientimin evropian te Shqiperise
Postuar nga: Albo

Kulture Ismail Kadare: “Ne jemi njė popull ambiciozėsh tė mbyllur nė njė vend tepėr tė ngushtė”

Intervista e shkrimtarit tė madh botuar dje nė “Le Figaro”


B.Budini

Shkrimtar, emri i tė cilit figuron ēdo vit nė listėn e kandidatėve pėr ēmimin Nobel tė letėrsisė, Ismail Kadare ka lindur nė 1936 nė Gjirokastėr nė jug tė Shqipėrisė. I zgjedhur anėtar i asociuar i huaj i Akademisė sė Shkencave Morale dhe Politike nė 1996, ai ėshtė autor i “Gjeneralit tė ushtrisė sė vdekur”, romani i tij i parė i cili i ka dhėnė njohje nė botėn e letrave dhe i “Prillit tė thyer”, i pėrshtatur pėr ekran vitin e shkuar.

LE FIGARO. – Ēfarė mishėron Skėnderbeu, princi ortodoks, mysliman mandej katolik, i cili nė shekullin XV u vu kundėr otomanėve dhe u shndėrrua nė hero kombėtar?

Ismail KADARE. – Figura e Skėnderbeut ėshtė farkėtuar nga Evropa pėr ta kthyer Shqipėrinė kah kristianizmit. Nėse shihni botimet e shkruara pėr Skėnderbeun, ka mė shumė se njėmijė por vetėm katėr janė shkruar nga shqiptarėt. Ndėr tė tjerat do tė gjeni njė opera tė Vivaldit, njė sonet tė Ronsard-it dhe vepra tė Bajronit e tė Viktor Hygoit. Figura e Skėnderbeut ėshtė sublimuar nga Evropa, sepse ai nuk ishte vetėm njė princ shqiptar qė luftonte kundėr otomanėve – ka patur edhe tė tjerė syresh – por ishte konceptuar nė katolik, kishte bėrė aleancė me Venecian dhe Napolin, dhe kishte futur ushtri evropiane nė tokėn shqiptare. Sigurisht, ai e humbi luftėn kundėr turqve, por krijoi njė mit dhe njė kujtesė. Nė kėtė kuptim, ai fitoi. Ai u dha shqiptarėve nostalgjinė e Evropės. “O dritė hyjnore qė lind aty ku dielli perėndon”, shkruante Naim Frashėri, poeti mė i madh i Rilindjes shqiptare. Gjithė kultura shqiptare ėshtė njė himn pėr Evropėn. Prova ėshtė se nė 1908, kur flitej pėr kodifikimin e gjuhės shqiptare, u zgjodh alfabeti latin dhe jo ai grek ose cirilik qė dominojnė gjuhėt ballkanase.


Shqipėrisė iu desh tė priste shekullin XIX dhe zgjimin e popujve tė Ballkanit, zgjim i frymėzuar nga Lymierėt, pėr tė dalė nga Perandoria Otomane. A ka njė veēanti shqiptare nė kėtė lėvizje emancipuese? Nėse ka ndonjė, pėr mendimin tim, ajo ėshtė gjuha. Nė tė gjithė popujt e Ballkanit, kombi u mishėrua tek gjuha dhe feja, por identifikimi me fenė ishte i pamundur nė Shqipėri ku tre kulte, katolik, ortodoks dhe mysliman, bashkėjetonin. Gjuha ishte pra feja unifikuese e popullit shqiptar. E ndaluar gjatė Perandorisė Otomane, shkrimi pėrfaqėsonte lirinė dhe emancipimin. Ndoshta prandaj ka kaq himne pėr gjuhėn shqiptare dhe kaq poetė qė e kanė sublimuar atė....Ekziston nė Shqipėri njė liturgji e vėrtetė e gjuhės. Ajo ėshtė hyjnizuar.

Aspekti i saj i veēantė, meqėnėse nuk i pėrket as gjuhėve latine, sllave, gjermanike dhe greke, mos ka kontribuar nė idealizimin e saj?

Pėr shkak tė kėsaj veēanėsie, ajo ka qenė gjithnjė shumė e studiuar. Nuk ka autoritet linguistik nė botė qė nuk ėshtė interesuar pėr gjuhėn shqiptare. Me kalimin e kohės ajo ėshtė bėrė mė e rėndėsishme dhe mė e vlerėsuar se vetė Shqipėria.

A e ushqen gjuha nacionalizmin shqiptar?

Konflikti i fundit nė Maqedoni ishte i lidhur me kėrkesat e minoritetit shqiptar qė kanė tė bėjnė me gjuhėn, ėshtė e vėrtetė. Megjithatė ka njė paradoks. Thuhet se shqiptarėt janė shumė nacionalistė sepse adhurojnė gjuhėn e tyre, por ėshtė e vėshtirė tė gjesh njė vend tjetėr nė Ballkan ku kaq shumė njerėz flasin njė gjuhė tė huaj. Shikoni, nuk ėshtė rastėsi qė pėrkthyesit mė tė mirė tė letėrsisė shqiptare nė frėngjisht janė shqiptarė. Ne jemi tė dashuruar me gjuhėt dhe jo vetėm me gjuhėn shqiptare.

Kjo shpjegon ndoshta pasurinė e shqipes me alfabetin e saj me 36 shkronja qė pėrfshin edhe “the”-nė britanike, edhe “u”-nė franceze...

Ėshtė e vėrtetė qė ėshtė njė gjuhė e vėshtirė. Ajo ka mekanizėm shumė tė komplikuar lakimi si latinishtja. Ndėrsa pėr njė shqiptar, tė mėsojė njė gjuhė tjetėr ėshtė si pėr njė pilot qė kalon nga njė avion luftarak nė njė avion linje.

A mund tė themi gjithashtu se kjo dashuri pėr gjuhėt e huaja lidhet me faktin se shqiptarėt kanė patur gjithnjė njė shpirt mercenar, duke luajtur role tė rėndėsishme nė Perandoritė romake dhe otomane?

Populli shqiptar ėshtė njė popull ambicioz, i mbyllur nė njė shtet shumė tė ngushtė. Nė Perandorinė Otomane, ai kishte gjetur njė hapėsirė me shtrirjen e energjisė sė vet, si spanjollėt nė Amerikėn e Jugut. Pas disa vitesh, ballkanasit, nė radhė tė parė tė tė cilėve shqiptarėt dhe grekėt, zunė vendet mė tė ngritura nė gjirin e perandorisė. Njė pjesė e administratės dhe e ushtrisė gjendej nė duart e shqiptarėve. Ėshtė e ēuditshme por shqiptarėt punojnė mė shumė nė vend tė huaj sesa nė vendin e tyre, sepse kėtu ata e konsiderojnė veten zotėrinj. Pas rėnies sė Perandorisė Otomane, shumė funksionarė tė rikthyer nė Shqipėri silleshin si don kishotėr. Sė mbrami, mendoj se nėse Turqia, djep i Perandorisė Otomane, u bė republikė laike, kjo ėshtė edhe nė sajė tė punės sė popujve ballkanikė. Qėllimi i parė i otomanėve ishte nė fakt tė shkatėrronin Evropėn, por ballkanasit e dinin dhe ata e ēuan Perandorinė drejt Evropės.

A ėshtė kjo arsyeja e obsesionit evropian tė shqiptarėve, e dėshirės sė tyre pėr tė arritur Bashkimin Evropian?

Shqiptarėt ishin mėsuar tė jetonin nė gjirin e njė kontinenti. Nė kohėn e Perandorisė Otomane, nuk kishte kufij. Kryeqyteti ishte Stambolli, nuk kishte tė tjerė. Sot, ata duan tė integrojnė njė tėrėsi mė tė gjerė nė tė cilėn tė mund tė shkėlqejnė sėrish me aftėsitė e tyre. Kujtimi i qindra gjeneralėve shqiptarė qė kanė shėrbyer nė Perandorinė Otomane ėshtė ende i gjallė. Nė shtėpitė e njerėzve do tė gjeni ende portretet e tyre tė varura nė mure. Atėherė, kur flitet pėr Ballkanin, si mund tė themi qė nuk jemi tė pėrgatitur pėr Evropėn? Ne kemi jetuar pa kufij pėr 5 shekuj. Dhe pėrgjatė kėsaj eksperience tė gjatė jetese tė pėrbashkėt, asnjė kulturė nuk i zhduku tė tjerat, ato bashkėjetuan nė mėnyrė shumė tė harmonishme.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.