|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Asnjehere s`kam pasur fat me femrat. Gjithnje ndodh qe budallalleku i tyre e kapercen dashurine time.
--- Leautaud
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 94 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Kongresi i Dytė i Napolit
Nė 29 prill 1901 me nismėn e arbėreshėve tė Italisė u zhvillua Kongresi i Dytė i Napolit, i cili nuk doli jashtė kuadrit gjuhėsor, madje diskutoi kryesisht ēėshtjen e alfabetit unik tė shqipes, duke shtruar nevojėn e njė alfabeti latin qė tė shprehte besnikėrisht tėrė tingujt e gjuhės shqipe.
Televizioni Shtetėror Shqiptar
Nė 29 prill 1960 Televizioni Shtetėror Shqiptar transmetoi programin e parė eksperimental, duke nisur kėshtu rrugėn e emisioneve televizive nė Shqipėri.
Deklaratėn mbi Lirinė e Shprehjes dhe te Informacionit
Nė 29 prill 1982 Komiteti i Ministrave tė shteteve anėtare tė Kėshillit tė Europės miratoi Deklaratėn mbi Lirinė e Shprehjes dhe te Informacionit.
Anri Ogust Barbie
Nė 29 prill 1905 lindi poeti i njohur francez Anri Ogust Barbie', i cili pati njė ndikim tė madh nė letėrsinė e vendit tė tij me veprat qė shkroi: "Jambet", "Vajet", etj. Madje prej poezive tė tij u frymėzua edhe piktori i madh Delakrua pėr tė krijuar tablonė e famshme "Liria nė barrikada".
Alfred Hiēkok
Nė 29 prill 1980 u nda nga jeta njėri nga figurat e ndritura tė kinematografisė botėrore -Alfred Hiēkok, mjeshtėr dhe novator i kinematografisė dhe i filmave artistikė nė veēanti. Nė filmat e tij tė pavdekshėm , Hiēkoku , pėrveē regjisė, realizonte edhe kolonėn zanore, edhe ngjyrat, skenografinė e skenarin, madje shpesh ishte edhe aktor. Filamt mė tė mirė tė tij janė: "Lavdia e keqe" "Psikozė", "Hija e dyshimit", etj.
|
|
|
|
| |
|
Zedhenesi i Kolin Pauellit kunderpergjigjet gazetareve ne konferencen e shtypit: "Eshte nje dokument mbi Shqiperine, jo mbi grekėrit qe jetojne ne pjese te ndryshme te botes".
"Minoriteti grek ne Shqiperi perben 3 % te popullesise se vendit, qe arrin ne rreth 3,4 milione vete". Eshte kjo shifra e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ne kapitullin e vecante per Shqiperine. Nje shifer qe ka ngjallur diskutime dhe debate, ndersa zedhenesi i Kolin Pauellit, Ricard Busher, eshte ndodhur ne veshtiresi per te shpjeguar te dhenat e publikuara per Shqiperine, qe flasin per rreth 100 mije minoritare greke ne vendin tone.
I pyetur ne nje konference per shtyp dy dite me pare, zedhenesi i Departamentit te Shtetit nuk ka qene ne gjendje te jape nje pergjigje te sakte per numrin e minoritareve greke ne Shqiperi. "Ju keni botuar se 95 % e njerezve ne Shqiperi jane shqiptare etnike. A mund te na shpjegoni per pjesen tjeter prej 5 %?", eshte pyetur Busher ne konferencen e perditshme te shtypit. Megjithate, zedhenesi i Kolin Pauellit ka thene se nuk eshte ne gjendje te shpjegonte shifrat, qe ndodhen edhe ne faqen zyrtare ne internet te Departamentit te Shtetit. "Ju mund t'i drejtoheni qeverise shqiptare per kete", ka thene Busher pas kembenguljes te nje gazetari. Megjithate kjo nuk ka mjaftuar, ndersa gazetari ka kembengulur se behej fjale per nje botim te Departamentit te Shtetit. "Une jam i sigurt se ne kemi nje burim per kete, qe nuk eshte nje burim i pavarur i qeverise amerikane", ka argumentuar zedhenesi i Departamentit te Shtetit, duke kembengulur se autoriteti me i pershtatshem per te marre nje pergjigje, lidhur me numrin e minoritareve greke ne Shqiperi, eshte qeveria shqiptare. Pas replikave te vazhdueshme, Busher eshte pergjigjur se behej fjale per nje dokument mbi Shqiperine dhe jo per grekėrit qe jetojne neper bote duke nenkuptuar se po replikonte me nje gazetar helen. "Eshte nje dokument mbi Shqiperine, jo mbi grekėrit qe jetojne ne pjese te ndryshme te botes", eshte pergjigjur zedhenesi i Departamentit te Shtetit.
Nderkohe, sipas gjeografit te ēeshtjeve demografike, Arqile Berxolli, minoriteti grek eshte i tipit "te ngushte", i perqendruar ne menyre kompekte ne mjediset rurale, kryesisht ne Delvine e Gjirokaster. Me konkretisht, minoritaret jetojne ne Dropullin e Poshtem, Dropull i Siperm, Rreza e Zeze, Pogon (Gjirokaster) dhe Vurg (Delvine). "Ne kuadrin e migrimit te brendshem lokal, rajonal apo nderajonal, sidomos pas Luftes se Dyte Boterore, elemente, grupe individesh apo familjesh, jane perqendruar ne qendrat urbane rajonale e nderajonale", shprehet gjeografi Berxolli.
Numri i minoritareve greke ne Shqiperi dhe respektimi i te drejtave te tyre ka qene vazhdimisht nje teme debate mes Tiranes dhe Athines. Greqia ka pretenduar per nje numer me te madh minioritaresh se deklarimi zyrtar, duke kerkuar edhe me teper te drejta per ta. Pretendimet greke kane shkuar deri ne 900 mije minoritare, ndersa qeveria shqiptare ka deklaruar se minoritaret greke ne Shqiperi kane gezuar te drejta, si e gjithe popullesia. Keshtu, minoriteti grek, sipas referencave te vitit 1989, ishte 58758 banore dhe ai maqedonas ishte 4878 banore. Ndersa, sipas Zyres se Minoriteteve ne Ministrine e Puneve te Jashtme, regjistrimi i fundit i Institutit te Statistikes ka nxjerre nje numer me te vogel per minoritetet.
TE DHENAT E SHBA
Popullesia 3.4 milione banore Rritja e popullesise - 0,88 %
GRUPET ETNIKE Shqiptare 95 % Grekėr 3 % Te tjere 2 % Ne grupin "te tjere" perfshihen vllehet, romet, serbet, malazezet, maqedonasit, egjiptianet dhe bullgaret.
Gjuha zyrtare Shqipja
JETEGJATESIA Meshkujt 69,01 vjet Femrat 74,87 vjet
Vdekshmeria foshnjore 39,99/000
E. Metaj, Korrieri, 25/06/2004
|
|
|
|