|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Arti i tė recituarit konsiston nė ndalimin e kollitjeve nė sallė.
--- Ralph Richardson aktor anglez
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 83 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Milto Sotir Gurra
Nė 16 maj 1884 lindi nė Marjan tė Oparit atdhetari Milto Sotir Gurra, shkrimtar e publicist, qė botoi revistėn "Shkėndija", "Zekthi", "Mituria" dhe shkroi: "Rrėjenjė", "Goca e malėsisė", "Kur rilindej Shqipėria", vėllimin poetik "Dėshirė", etj. Gjithashtu ai pėrktheu mjaft shkrimtarė tė mėdhenj botėrorė. Vdiq nė vitin 1972 nė Tiranė.
Oliver Hevisajd
Nė 16 maj 1926 u nda nga jeta fizikani i njohur anglez Oliver Hevisajd, i cili u dallua pėr studimet mbi elektronikėn dhe shpėrbėrjen e valėve elektromagnetike. Bashkė me inxhinierin shpikės, Keneli, ai vėrtetoi ekzistencėn e shtresės atmosferike tė jonizuar, qė pėr nder tė tyre u quajt "Shtresa Hevisajd -Keneli".
"Venus-5"
Nė 16 maj 1969 anija e hapėsirės "Venus-5", pėr herė te parė nė historinė e Kozmosit, u ul nė planetin e Afėrditės.
Janko Tabei
Nė 16 maj 1975 nė majėn mė tė lartė nė botė, Everest, pėr herė tė parė nė histori u ngjit njė grua. Ishte alpinistja e njohur japoneze Janko Tabei.
|
|
|
| |
|
Kryeministri nė interpelancė pėr fajdet. Pas shtatė vitesh, nė dhjetor 2004 mbyllet transparenca
Spahia: Ke premtuar nė Vlorė nė vitin 1997 se do tė kthesh 100% tė parave tė piramidave
A.Rama
TIRANE- Kryeministri Fatos Nano deklaroi dje nė Parlament se deri nė fund tė vitit 2004 do tė pėrfundojė procesi i administrimit tė pasurive tė firmave piramidale pėr ti hapur rrugė kthimit tė parave ish -kreditorėve. Sipas kryeministrit nga vlera e 310 aseteve tė shitura, pronė e ish -firmave rentiere, janė grumbulluar 50 milionė dollarė, qė do ti shtohen fondit prej 9.5 milionė dollarė lekė gjendje tė bllokuar nė banka para fillimit tė procesit tė transparencės. Nano tha se nga pėrllogaritjet e bėra, rikthimi i vlerės sė parave tė depozituara nė kompanitė piramidale varion nė koeficientėt 10-50 pėr qind. Ndėrkohė qė pėr Gjallicėn njė nga firmat kryesore tė skemave piramidale, duket se koeficienti i kthimit tė parave nuk shkon as 2%, pėr tua kthyer mijėra kreditorėve tė saj. Por kreu i ekzekutivit shtoi se kompensimi i shumicės sė kreditorėve qė kishin depozituar paratė e tyre nė kompanitė huamarrėse, nuk do tė shkojė mė shumė se 10-11 pėr qind. Nano tha se kjo vinte si pasojė e faktit se vetėm 5-7 % e pasurive tė firmave piramidale ishin ngurtėsuar nė asetet tė cilat janė shitur dhe se kompanitė nuk kishin aktivitet operues. Duke iu pėrgjigjur pyetjeve tė kryetarit tė Partisė Lėvizja e Legalitetit Ekrem Spahia mbi ecurinė e procesit tė transparencės sė firmave piramidale, tha se tashmė ishte arritur pėrfundimisht shpėrndarja e kėtyre firmave dhe se tė gjithė ish -drejtuesit e kėtyre kompanive qė kishin sipas tij, arkitekt Sali Berishėn, janė pėrgjigjur para institucioneve tė drejtėsisė ose janė nėn hetim. Ai shtoi se Berisha duhet tė pėrgjigjej se ku i kishte ēuar 1 miliard dollarė qė firmat piramidale kishin gjendje, para se tė shpallnin falimentimin. Ėshtė pėrgatitur dhe sė shpejti do tė miratohet projektvendimi pėr rikompensimin e kreditorėve tė shoqėrive huamarrėse me koeficientė 10 deri nė 11%, pėr tė realizuar brenda vitit 2004 mbylljen e krejt procesit tė transparencės sė skemave piramidale. Nuk e di se sa nga kėto para shkuan pėr tė financuar dy fushatat elektorale tė PD-sė nė vitin 1996, pasi shumė nga firmat pas zgjedhjeve tė tetorit nė atė vit, filluan tė kishin probleme serioze financiare. Po kėshtu edhe nė kohėn e qeverisė sė Stabilitetit, u zhdukėn shuma tė konsiderueshme nga shumat e ngrira, -tha Nano. Kreu i qeverisė tha se nuk kishte ndėrmend tė pėrgjigjej pėr akuzat qė opozita kishte ngritur njė vit mė parė nė komisionin hetimor pėr fajdet. Ai e konsideroi tejkalim tė sė drejtės faktin qė njė pėrfaqėsues i opozitės, kėrkon sqrime pėr ēėshtjen e firmave, pėr tė cilin mbajnė pėrgjegjėsinė kryesore, pasi lulėzimi i tyre u realizua gjatė kohės sė qeverisjes sė PD-sė. Nga ana tjetėr, deputeti Spahia tha se PLL-sė nuk kishte qenė asnjė herė nė pushtet qė nga viti 1939 dhe nuk mund tė mbante asnjė pėrgjegjėsi pėr ngritjen e kompanive piramidale. Sipas tij, asetet e pasurive tė firmave janė shitur me ēmime minimale nga administratorėt e vendosur nga qeveria. Ai shtoi se gati 30-35 milionė dollarė, pasuri e kompanive rentiere e depozituar nė banka jashtė vendit, nuk janė tėrhequr ende nga shteti shqiptar. Spahia akuzoi Nanon se kishte mashtruar qytetarėt shqiptarė duke deklaruar nė vitin 1997 nė Vlorė se do tė kthente paratė e humbura nė firma nė masėn 100 pėr qind.
Kortezi e Shekulli
|
|
|
|