Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Burrat jane gjithnje te sinqerte. Puna eshte se ata ndryshojne sinqeritet vazhdimisht; kjo eshte e gjitha.
--- Bernard

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 84 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Komisioni Shqiptar i Janinės
Nė 3 maj 1877 nėn kryesinė e atdhetarit Abdyl Frashėri u formua Komisioni Shqiptar i Janinės, si organ kombėtar, i cili shtroi kėrkesėn pėr bashkim tė krahinave tė banuara nga shqiptarėt nė njė vilajet tė vetėm pėr t'u krijuar premisat pėr njė administratė unike dhe njė komb tė vetėm.

Kanan Maze
Nė 3 maj 1936 u nda nga jeta Kanan Maze, Hero i Popullit. Ishte ushtarak dhe njė figurė e shquar, qė u vu nė shėrbim tė Qeverisė sė Vlorės nė 1912-n, mė pas mori pjesė nė revolucionin demokratik tė qershorit dhe u dallua pėr trimėri nė luftėn e Vlorės tė '20-s.

Vinēenco Vela
Nė 3 maj 1820 u lind skulptori italian Vinēenco Vela, krijimtaria e tė cilit ėshtė e lidhur me lindjen e realizmit nė skulpturėn italiane tė shekullit tė 19. Veprat mė tė mira tė tij janė: statuja "Vilhelm Tel", pėrmendorja e Spartakut, relievi "Viktimat e punės", etj.

Ilia Mjeēnikov
Nė 3 maj 1845 lindi Ilia Mjeēnikov, biolog i njohur rus, njėri nga themeluesit e Embriologjisė, Mikrobiologjisė dhe Imuniologjisė; shkencėtari qė zbuloi fenomenin e Fotosintezės, formuloi teorinė e imunitetit fagocitar dhe tė prejardhjes sė organizmave shumėqelizore. E pėr tė gjitha kėto u nderua me ēmimin e madh Nobel.
Kulture :: Ku dhe si lindi kuptimi Status Quo
Postuar nga: Skampa

Kulture Ndryshime tė vogla janė kėrkuar mė kėmbėgulje dhe po ashtu me kėmbėngulje nuk janė pranuar; biles ato u shfaqėn papritur nė bisedimet pėr Traktatin e Versajės dhe nė Lidhjen e Kombeve.

Golgota, vendi i kryqėzimit tė Krishtit, paraqitet nė shumicėn e pikturave si njė kodėr nė fshat dhe larg mureve tė qytetit tė Jeruzalemit, qė ngel i dalluar nė njė sfond tė largėt. Nė fakt, nėse ky vend do tė ishte dalluar saktė, Golgota ėshtė njė e ngritur toke pikėrisht ngjitur me kufinjtė e qytetit tė vjetėr qė tani ndodhet brenda mureve tė ndėrtuara nga Sulejman Madhėshtori nė fillim tė shekullit XVI. Kėto mure i zgjeruan kufinjtė e Jeruzalemit dhe tani qyteti i vjetėr qėndron si njė gur i ēmuar i vogėl tek qendra e njė qyteti shumė herė mė tė madh dhe bashkėkohor. Golgota ėshtė aq e vogėl dhe e ulėt sa tė futet brenda Kishės sė Varrit tė Shenjtė qė ndodhet brenda mureve tė qytetit tė Sulejmanit. Vizitorėve iu mjafton tė ngjisin njė shkallė tė brendshme pėr tė arritur majėn e Golgotės e vendodhur nė katin e dytė tė kishės. Disa teori pėrpiqen tė spjegojnė nga vjen emri Golgota duke u nisur nga fakti qė Golgotė do tė thotė kafkė nė gjuhėn Aramaike, ndėrkohė qė fjala tjetėr spjeguese nė Latinisht ėshtė kalvari. Shumica e shkollarėve mendojnė qė emri Golgotė nėnkupton formėn e kodrės sė vogėl dhe jo mbetjet e egzekutimit.

Si njė nga vendet mė tė shenjta fetare, Kisha e Varrit tė Shenjtė pritet tė pėrcjellė vetrėndėsi, qetėsi dhe njė shpirt lartmėnie pėrtej kujdesjeve tė kėsaj bote. Megjithatė, pothuaj nė tė kundėrtėn, kisha ėshtė njė vend i zėnies dhe pėrēarjes sė vazhdueshme. Kuptimi i fjalės “fe” mund tė jetė “me lidhur bashkė”, por pėrvoja e vėrtetė e prirjeve natyrale tė Homo Sapiensit, si lloji mė i ndryshueshėm dhe mė inatēi, drejtohet mė shpesh kah ndarjes dhe mallkimit. Hapėsira e shtrenjtė ėshtė “pjestuar” (nė kėtė rast, si njė zėvėndėsim jo fyes pėr fjalėn “zėnie e zhurmshme”) ndėrmjet gjashtė grupeve tė vjetra tė krishtera: Greke Ortodokse, Katolike Romane, Armene, Siriane, Koptike Egjyptiane dhe Abisiniane. Grupet e ndryshme Protestane erdhėn nė skenėn shekullore tepėr vone dhe nuk kanė pjesė nė kėtė ndarje.

Sipas Latinishtes shprehja Status Quo ėshtė njė pėrshkrim i pėrgjithshėm i tė lėnurit mė vete. Nė vitin 1852, pas shekujsh grindjesh tė thella, tė gjashtė grupet nėnshkruan njė marrėveshje tė quajtur STATUS QUO pėr tė rregulluar ēdo lėvizje dhe centimetėr katror tė sipėrfaqes brenda nė ndėrtesė. Kjo gjendje pėrshkruhet mė sė miri mė poshtė nė botimin themelor “Udhėzues nė Jeruzalem, 1982” me autor Baedeker: “Asnjė llambė, asnjė pikturė, asgjė ēfardoqoftė lejohet tė lėvizet pa qenė shkaku i njė ankese. Rregullat qė qeverisin kur dhe ku secilės bashkėsi i lejohet Mesha janė pėrshkruar imtėsisht, pėrfshirė edhe kohėt kur llambat do ndizen dhe dritaret do hapen. Ēdo gjė duhet bėrė nė pajtim me rregullat origjinalė tė marrėveshjes Status Quo. Ndryshime tė vogla janė kėrkuar mė kėmbėgulje dhe po ashtu me kėmbėngulje nuk janė pranuar; biles ato u shfaqėn papritur nė bisedimet pėr Traktatin e Versajės dhe nė Lidhjen e Kombeve. Ēdokush qė shpreson tė gjejė harmoni dhe gjykim tė qetė do pėrballet me zhgėnjimin, sepse sektet kanė nė themel Luftėn e Ftohtė. Biles edhe zhurma nė sfond mund tė zbresė luftėn psikologjike, pėr shembull, tingulli i goditjeve tė ēekiēėve dhe daltave qė vazhdimisht pėrdoren nė punimet e mirėmbajtjes pėrzihet me mėrmėritjet fetare nė Greqisht, shpėrthimet e organos Franēeskane dhe tringėllimin e vazhdueshėm tė zileve Armene”.

Dhe pėr t’i dalė pėrpara shpresės se barazia mund tė mbretėrojė midis gjashtė grupeve, fakti ėshtė qė Status Quo-ja caktoi 65 % tė kishės Ortodoksėve Grekė, ndėrkohė i dhuroi Abisinianėve, i vetmi grup etnik Afrikan i zi, varrin e Jozefit tė Arimadhit, i cili ėshtė njė zgavėrr e vockėl qė mund tė arrihet vetėm duke kaluar pėrmes territorit tė Egjyptianėve Koptikė. Pėr mė tepėr, Abisinianėt nuk lejohen tė qėndrojnė brenda kishės dhe nė vend tė kėsaj duhet tė jetojnė nė dhomėza tė vogla tė ndėrtuara mbi ēati.

Marrė nga Kapitulli 23 i librit: Stephen J. Gould, Gurėt e gjallė tė Marakeshit, Three River Press, Nju Jork, 2000. Stephen J. Gould ėshtė Profesor nė Universitetin Harvard nė Masaēuset, Sh.B.A.

Pėrktheu Dr. Saimir Lolja

Gazeta Illyria, 04-05-2004


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.