Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Historia, ky thesar i cmuar i pandershmerise se njeriut.
--- Lacordaire

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 147 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Sport :: Kampioni i parė shqiptar nė botė
Postuar nga: Skampa

Sport Sali Nallbani sportisti qė ngriti i pari flamurin shqiptar nė aktivitet ndėrkombėtar mė 1935 dhe fitoi 26 kupa nė takimet jashtė shtetit dhe disa tituj kombėtarė.

Nga fundi i viteve '30-tė, njė i ri 26 vjeēar, tiranas, Sali Nallbani, nė fund tė njė rrugice jo larg Lanės, nė njė lagje tipike tiranase, tė kufizuar me familjet Alla dhe Hoxholli, ndėrton dy fusha tenisi. Kėto fusha i ndėrtoi me kursimet e tij duke dhėnė mėsime tenisi nė Itali e duke pasur ndihmėn e pakursyer tė familjes sė tij, e cila i vuri nė dispozicion kopshtin e bukur frutor. Sot mbas 70 e mė shumė vitesh, tė duket ēudi qė njė djalė i ri tė sakrifikojė mjetet financiare tė tij dhe tė familjes pėr njė tė ardhme, sporti i tenisit, qė nuk ishte e sigurt. Nė vend qė tė rregullojė shtėpinė apo tė bėjė tregti siē ishte e kohės, ai bėn fusha sportive private. Kjo tregon kulturėn e madhe tė tij dhe tė familjes se tij, shpirtin dhe dashurinė e tiranasve pėr tė bukurėn, sepse tenisi pėrveē se sport, ėshtė elegancė, ėshtė art, ėshtė ndėrthurje e artit me sportin siē thoshte baletmaestri Kanaēi ushtrues i tenisit, ėshtė refleksi im siē thoshte portieri i madh Qemal Vogli gjithashtu ushtrues pėr tė perfeksionuar mjeshtėrinė e tij. Qėllimi i ndėrtimit tė fushave ishte pėrhapja e sportit tė tenisit, krijimi i njė qendre sportive ku tė vinin tė rinjtė tiranas. Kėtij qėllimi tenis "Nallbani" ia arriti plotėsisht duke u bėrė pėr mė shumė se 25 vjet, njė vatėr ė vėrtetė sporti dhe kulture.

Tenis 'Nallbani' qendėr sporti dhe kulture

Nė tė vėrtetė fusha e parė e tenisit, siē thotė vėllai i Saliut, Abdullai, ka qenė pranė bibliotekės 'Karnevon' ku ėshtė sot kino Ali Demi. Atje nė fillim tė viteve '30, Saliu mori mėsimet e para tė tenisit nga njė profesor francez i gjimnazit. Nė vitin 1933 njė suedez, konsull nderi i Shqipėrisė nė Stokholm, Franklin Gardlund, merr me shpenzimet e tij, njė grup studentėsh tė gjimnazit ndėrmjet tė cilėve, pėrveē Saliut, ishin: Vedat Kokona, qė me vonė shkroi librin nga Tirana nė Stokolm, Sadik Kaceli, Xhemal Kallēiu etj. Kėtu Saliu zhvilloi ndeshjet e para dhe nė sy tė specialistėve tė huaj ra talenti i tij, duke e thirrur nė turne zyrtare. Kėshtu mė 1934 nė Stokholm del nė finalen e kampionatit tė studentėve duke zėnė vendin e parė dhe duke fituar kupėn qė ėshtė kupa e parė e njė sportisti shqiptar nė arenė ndėrkombėtare. Merr pjesė me sukses nė turne tė tjera nė Berlin dhe Kopenhagen kudo me rezultate tė shkėlqyera.

Nė korrik 1935 nė turneun ndėrkombėtar tė Stokholmit Nallbani korr njė fitore tė bujshme duke mundur nė finale kampionin e Suedisė Kramer me rezultatin 7:5/8:6 duke fituar kėshtu kupėn e madhe tė argjendtė. Kampionin, tashmė ndėrkombėtar, e pėrgėzoi pėr fitoren, edhe vetė Mbreti i Suedisė Gustavi i V-tė (A. Basha: Sali Nallbani-shqiptari i parė qė fitoi kupė ndėrkombėtare. - Sporti Popullor 4,03,1991). Kėtu nė kėtė takim tė rėndėsishėm ndėrkombėtar, i ngjashėm sot me takimet e mėdha ndėrkombėtare, ushtoi hymni ynė kombėtar.

Kėto ditė nė gazetėn 'TemA' gazetari i mirėnjohur Dizdari shkruante pėr 65 vjetorin e shfaqjes sė futbollit shqiptar nė Evropė me futbollistėt e klasit botėror Lushta, Kryeziu dhe Boriēi. Por ja tenisi qenka mė i vjetėr, 70 vjeē, dhe me njė protagonist mjeshtrin e madh Sali Nallbani. Gjatė veprimtarise tė tij sportiv Nallbani fitoi 26 kupa nė turnetė jashtė shtetit dhe disa tituj kombėtarė. Saliu nga ana fizike ishte me gjatėsi mesatare, por me konstrukt tė lidhur. Nga ushtrimi i tenisit krahu i djathtė ishte dukshėm mė i zhvilluar se i majti. Nga ana teknike zotėronte nė mėnyrė tė barabartė tė dy krahėt si reverin ashtu edhe drajfin, kurse taktikisht ishte i pėrkryer, preciz nė topat nė tė dy anėt e fushės pėr tė lodhur kundėrshtarin. Ishte i aftė ta dėrgonte topin nė gjysėm m2 pėr 50-60 herė radhazi. Stili i lojės tij si edhe fiziku i tij mė kujtojnė tenistin e madh suedez Lendel tė disa viteve mė vonė, numri 1 i botės pėr mjaft kohė.

Mbas vitit 1944 pėr takime ndėrkombėtare as qė mund tė bėhej fjalė. Kėshtu mbas studimeve nė Itali, Saliu qė mund tė ushtronte talentin e tij kudo nė Evropė dhe kjo gjė iu afrua, kthehet nė Shqipėri si shumė tė rinj tė tjerė, me idenė e fiksuar pėr zhvillimin e tenisit tė tij tė dashur duke sakrifikuar karrierėn e tij sportive tė shkėlqyer. Dy fushat e para u ndėrtuan me pėrmasa ndėrkombėtare me sistem drenazhimi nė formė kurriz peshku dhe shtresa ēakėlli e granili deri tek mbulesa me pluhur tulle tė ngjeshur. Fushat rrethoheshin me tel tė lartė dhe nė mes tyre ishte njė shatėrvan e gjelbėrim i pėrhershėm.

Frekuentuesit e parė tė tenis "Nallbanit", kėshtu i mbeti emri nė kohė, ishin intelektualėt e njohur tė kohės: Isuf Vrioni, Abdulla Sheri, Hasan Meniku, Petro Konomi etj.. Tenis 'Nallbani' ishte njė klub i vėrtetė jo vetėm sportiv po edhe kulturor. Aty organizoheshin takime gazetarėsh biseda kulturore e mbrėmje vallzimi. Nuk ėshtė e rastit qė disa nga personat e pėrmendur mė sipėr ishin personalitete tė kohės dhe pėr veprimtarinė e tyre pėrfunduan nė burgjet komuniste.

Shpirti i tenisit ishte i palodhuri Sali. Ai sė pari, ishte praktik dhe si nė ēdo biznes sot, organizoi familjen e tij. I jati xha Ymeri siē i thonim ne, merrej me mirėmbajtjen e fushave, tė tjerėt me punė mė tė vogla, por tė gjithėve u futi nė shpirt lojėn e bukur tė tenisit. Vėllezėrit Abdulla, Qazim e Shpėtim, motrat Ballkize e Fatime, e djali Franko, tė gjithė u bėnė tenistė tė zotė dhe pjesėmarrės nė kampionate lokale dhe kombėtare nė disa prej tė cilėve edhe fitues.

Ēifti mė interesant i fundit tė viteve '30-tė dhe fillimit tė viteve '40-tė, ka qenė padyshim dueli midis Sali Nallbanit dhe Isuf Vrionit. I pari vinte mbas njė pėrvoje jo tė vogėl ndėrkombėtare, kurse Isufi kishte luajtur jashtė, por jo ne takime agonistike tė mėdha. Mė tė shumtat e herėve triumfonte pėrvoja e Nallbanit karshi forcės sė Vrionit. Vrioni shpejt pėrfundoi nė burg pėr 17 vjet me radhė. Nė vitin 1962 iu afrua pėrsėri fushave tė tenisit, por kėtė herė pėr shumė arsye, jo nė aktivitet agonistik.

Mė 1945 si ēdo veprimtari vetjake edhe fushat e tenisit u shtetėzuan, por Saliut iu la mirėmbajtja e tyre duke qenė se ato ishin pranė shtėpisė. Brezi i tenistėve tė asaj kohe, siē kujton Abdullai ishin Vanci Luarasi, Stavri Bellovoda, Agim Dizdari, Suzan Pojani, Hysen Filja dhe pak mė vonė Hajdar Pepa. U aktivizuan edhe femra si: Ballkize Nallbani, Vjollca Greblleshi, Safete Beshiri, Lumnije Vokshi etj.. Kur tė pėrmendėsh tenisin nuk ėshtė e mundur mos tė kujtosh Sejfulla Malėshovėn dashamirės dhe lojtar shėmbullor. Sejfullai vinte, me biēikletėn e tij, si kur ishte ministėr, ashtu dhe kur doli "oportunist". I rregullt, me raketė rezervė dhe me grintė loje. Mbas internimit nė lejet e ralla qė kishte, vizitėn e parė e bėnte te miku i tij i vjetėr i mėrgimit Reshat Kėlliēi dhe pastaj ashtu vjedhurazi kalonte te tenisi, qė ishte fare pranė ashtu pėr t'u ēmallur, nė shoqėrinė e vazhdueshme tė "hafijeve".

Nė vitin 1951 Saliu hapi rrethin e tenisit pėr fėmijė ku pjesėmarrės ishin sė pari sigurisht djemtė e lagjes Luan dhe Adnan Kėlliēi, Alliu, Alla, Hoxholli, Gjoca etj., qė mė vonė nė vitet '50-'60 u bėnė protagonistė tė garave duke u ndeshur edhe me mėsuesin e tyre. I biri i Saliut, Franko, u bė kampion kombėtar nė vitin 1963. Duelet e pėrvitshme tė asaj kohe ishin midis Familjeve Nallbani dhe Kėlliēi. Si pjesėmarės i atij rrethi, nuk mund tė harroj tregimet e profesorit, mbas mėsimit teorik, pėr vendet nordike, pėr kulturėn dhe edukatėn e tyre mbasi pėr mjaft kohė ai kishte jetuar atje. Kėto ne fėmijėve na bėnin shumė pėrshtypje mbasi nuk i dėgjonim as nė shkollė as kurrkund tjetėr.

Nė vitin 1964 tenis 'Nallbani' u prish, sepse aty kaloi rruga "Mylym Shyri" dhe u ndėrtuan godinat brinjė saj qė janė edhe sot. Sigurisht Saliut i erdhi keq, por nuk e humbi kurajon. Energjik siē ishte gjeti njė vend pranė fushave tė tij ku kalonte Lana e vjetėr. Mua mė ngarkuan tė bėj projektin. Por nuk ishte i lehtė miratimi i tij, sepse tenisi quhej "sport borgjez" i disave dhe jo i masave dhe kėshtu s'kishte pse tė luhej mė. Me pėrpjekjet e tij dhe disa dashamirėsve tė tenisit me influencė, mė nė fund u ndėrtuan mė 1965, katėr fusha tenisi prej dheu qė me pėrpjekjet e Luan Kėlliēit u asfaltuan dhe u rrethuan mė sė miri shumė vjet mė vonė mė 1990.

Mbas vitit 1965 sigurisht qė u zhvilluan gara tė tjera dhe pati protagonistė tė tjerė nga tė cilėt nuk mund tė lė pa pėrmendur vetėm njė: Perlat Voshtinėn qė pėrveēse lojtar i talentuar ishte edhe President i Federatės sė Tenisit.

Qėllimi i shkrimit nuk ėshtė tė radhis se si janė zhvilluar dhe kush i ka fituar kampionatet. Ėshtė detyrė e atij qė do tė hartojė historikun e tenisit tė radhisė data e ngjarje, duke mos harruar tė parin: Profesor Nallbanin, sepse megjithė vėshtirėsitė e panumėrta si gjetja e raketave e topave qė pėr atė kohė, qė ishte problem buka me triska, ai arrinte t'i organizonte ato. Njė gazetar anglez, i ardhur para disa vjetėsh nė Tiranė, njoftoi se fotografia e Sali Nallbanit ndodhet nė tabelat e nderit tė sportistėve tė shquar tė kontinentit nė salla speciale sportive nė Londėr. {A.B. 4-03-1991}. Sa e ēuditshme aq e pabesueshme! Kampionin tonė e nderojnė tė tjerėt dhe kėtu jo. A nuk ėshtė koha qė kėndi i tenisit qė pėrmenda tė mbajė emrin: "Tenis Nallbani"?!

Sot "zanatin" e familjes pra atė qė ėshtė mė i rėndėsishmi, tė trajnerit, e vazhdon me pasion dhe cilesi nipi i Saliut, Fatos Nallbani. Dhjetėra tenistė kanė dalė nga shkolla e tij. Ai stėrvit fėmijė qė nga mosha 6 deri 16 vjeē. Edhe pjesėmarėsit e garės qė po zhvillohet kėto ditė pėr kėto mosha, janė nxėnės tė tij, ashtu siē ishin tė xhaxhait tė tij, kohė mė parė. Kushdo qė ta fitojė finalen Lauka apo Ngjeqari, qė tė dy tenistė tė talentuar, do tė jenė tė pregatitur nga shkolla 'Nallbani'.

Orhan Sakiqi, GazetaTema, 16-04-2004


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.