Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
As me miq e as me anmiq, gojėn mos e fėlliq
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 114 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Kongresi i Dytė i Napolit
Nė 29 prill 1901 me nismėn e arbėreshėve tė Italisė u zhvillua Kongresi i Dytė i Napolit, i cili nuk doli jashtė kuadrit gjuhėsor, madje diskutoi kryesisht ēėshtjen e alfabetit unik tė shqipes, duke shtruar nevojėn e njė alfabeti latin qė tė shprehte besnikėrisht tėrė tingujt e gjuhės shqipe.

Televizioni Shtetėror Shqiptar
Nė 29 prill 1960 Televizioni Shtetėror Shqiptar transmetoi programin e parė eksperimental, duke nisur kėshtu rrugėn e emisioneve televizive nė Shqipėri.

Deklaratėn mbi Lirinė e Shprehjes dhe te Informacionit
Nė 29 prill 1982 Komiteti i Ministrave tė shteteve anėtare tė Kėshillit tė Europės miratoi Deklaratėn mbi Lirinė e Shprehjes dhe te Informacionit.

Anri Ogust Barbie
Nė 29 prill 1905 lindi poeti i njohur francez Anri Ogust Barbie', i cili pati njė ndikim tė madh nė letėrsinė e vendit tė tij me veprat qė shkroi: "Jambet", "Vajet", etj. Madje prej poezive tė tij u frymėzua edhe piktori i madh Delakrua pėr tė krijuar tablonė e famshme "Liria nė barrikada".

Alfred Hiēkok
Nė 29 prill 1980 u nda nga jeta njėri nga figurat e ndritura tė kinematografisė botėrore -Alfred Hiēkok, mjeshtėr dhe novator i kinematografisė dhe i filmave artistikė nė veēanti. Nė filmat e tij tė pavdekshėm , Hiēkoku , pėrveē regjisė, realizonte edhe kolonėn zanore, edhe ngjyrat, skenografinė e skenarin, madje shpesh ishte edhe aktor. Filamt mė tė mirė tė tij janė: "Lavdia e keqe" "Psikozė", "Hija e dyshimit", etj.
Intimitet :: Princi shqiptar feston 22 vjetorin
Postuar nga: Albo

Intimitet 22 vjetet e nje princi pa oborr

Princi Leka I-re ka festuar mes miqsh, pervjetorin e 22-te te lindjes se tij. Nje ceremoni festive e thjeshte me kenge popullore, ku princi eshte shfaqur edhe si valltar. Te ftuarit intime, pak vipa dhe shume thjeshtesi. Dhuratat, admirueset dhe te gjitha surprizat e ditelindjes se princit shqiptar

Anduela NIKA

Terheqes, inteligjent, 22 vjecar dhe mbi te gjitha princ. Leka i I-re ka shuar dje qirinjte e ditelindjes se tij te 22-te mes miqve: djemve hokatare dhe vajzave te "ndrojtura", qe kerkonin me ngulm veshtrimin e tij blu. Ne ceremonine festive, te mbajtur ne 'Vilen 26", ne periferi te Tiranes (rezidenca aktuale e familjes mbreterore), kane munguar te ftuarit vip, te cilet jane "snobuar" ne listen intime te personave te ftuar. Miqte e tij, kryesisht moshatare, ishin aty per ti uruar ditelindjen, e cila eshte e para qe feston 'de facto' dhe 'de jure' ne Shqiperi. I veshur thjeshte me nje triko te bardhe, xhinse dhe atlete, nuk harron te pershendese te gjithe mysafiret e tij, duke trokitur here pas here gotat plastike me pije freskuese. Nje feste shume larg mondanitetit dhe luksit, te cilin jemi mesuar ta shohim neper pervjetoret e princerve apo princesha europiane. Muzika nuk ishte ajo e Shtrausit dhe veshjet nuk kishin asgje te perbashket me Moden e Larte. Tingujt e muzikes tradicionale shqiptare kane shoqeruar nje nga "performacat" me interesante te shqiptarit me gjak blu, duke improvizuar nje valle popullore rreth tavolines ne te cilin ishte shtruar banketi i vogel. Mes batutave, buzeqeshjeve dhe pershendetjeve, princi nuk harron te merret dhe miqte e tij me te mire: pese qen te rraces "Boxer", te cilet kane shoqeruar per shume vite familjen mbreterore ne ekzilin e saj, e cila duket se po vazhdon per familjen mbreterore edhe brenda perbrenda Tiranes. Ne me pak se nje vit, familja mbreterore eshte zhvendosur ne tre vendbanime, ne pritje te marrjes se pronave qe i takojne ligjerisht. Mes seriozitetit, qe i kerkon statusi i "Princit te shqiptareve" dhe te riut qe sapo ka mbaruar shkollen e mesme, biseda vertitet here tek detyrimet e kurores e here tek perjetimet e moshes. Syte lozonjare, te mikesha te ftuara e shoqeronin ngulmues Princin. Teksa ai iu afrohej per ti pershendetur, ne fytyrat e tyre verehej nje lloj vetekenaqesie e shoqeruar dhe nje trill fantazios: "Po sikur te isha une ajo". Po ne fakt a ka nje ajo, ne jeten e Princit shqiptar. Ne nje interviste te dhene per "Korrieri", rreth nje vit me pare princi deklaronte se i pelqenin biondet e qeshuar. Ne festen e 22 vjetorit te tij, biondet maksimumi ishin ne nuancen e kafes. Nga ana e tij Leka I, deklaron se momentalisht nuk ka te dashur se impenjimi i tij momental eshte vazhdimi i Universitetit dhe impenjimet e kurores, pavaresisht se sa here qe frekuneton baret e zones se Bllokut, apo rreth Akademise ai gjendet gjithnje ne shoqerine e vajzave te hijshme. Ai gjithsesi eshte ende ne pritje te nje bukurosheje, qe ti fitoje zemren, me shume me koke se me pamje, sic eshte dhe ne traditen familjare. .

Dhuratat

Si ne cdo ditelindje qe respektohet nuk kane munguar dhe dhuratat. Per te mos krijuar rremuje, bodigardet e familjes mbreterore, i ftonin mysafiret ti vinin surprizat e tyre per princin ne nje kend te shtepise. Por nuk kane munguar dhe ata, qe kane preferuar qe dhuraten e tyre t'ia japin dorazi princit, duke marre keshtu prej tij nje buzeqeshje me shume, e cila per me teper ishte princerore. Ne pjesen me te madhe llojet e dhuratave kane qene simbolike, por nuk kane munguar parfumet, cd , apo veshje me simbole shqiptare.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.