Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Buka tė mban fytyrėn, yndyra tė shkėlqen fytyrėn
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 152 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Emigracion :: Diaspora nuk eshte e njerkės
Postuar nga: Skampa

Emigracion Historia jonė gjithėkombėtare zgjidhjet dhe fatet e saj nė ēastet kyēe tė historisė i ka patur tek shkollarėt e zotė tė cilėt mė shumė kanė qenė tė detyruar tė jetojnė nė dhe tė huaj dhe kjo diktuar nga faktorėt politikė brenda vetė Shqipėrisė.

Tė mos harrojmė se vėllezėrit Frashėri. Jeronin de Rada, Luigj Gurakuqi e plot pinjollė tė tjerė tė Rilindjes sone Kombėtare si dhe Ismail Qemali, Fan Noli apo Faik Konica, Gjergj Fishta, Martin Camaj e shumė tė tjerė qė s’po i pėrmendim kanė bėrė pėr ēėshtjen tonė kombėtare mė shumė se vetė politika dhe politikanėt tanė brenda kufijve tė Shqipėrisė etnike. Nė kėtė shkrim nuk po ndalemi thjesht nė kėto fakte historike qė tashmė njihen nga tė gjithė por duam tė prekim sadopak plagėt qė dhembin nė shpirtin e diasporės sonė vlerėn e tė cilave e ka injoruar edhe vetė shteti ynė.

Sė pari diaspora e vjetėr dhe ajo e re si bartėsja me e mirė e frymės patriotike, me trup jeton e shpėrndarė nė katėr anėt e globit e ngulur me rrėnjė diku thellė e diku sipėrfaqėsor, diku me njė numėr mė tė madh e diku mė pak nė numėr, diku mė gjuhėn e saj origjinale dhe diku mė gjuhė tė tjetėrsuar, shpirtėrisht jeton me afshin e tokės mėmė dhe tė njerėzve tė saj. Dihet se me dėshirė askush nuk e lėshon dheun e vet e tė marrė udhėt e botės por janė njė sėrė kushtesh objektive e subjektive qė i kanė detyruar gjithė kėta intelektualė tė zotė dhe tėrė atė pjesė tė menēur tė trurit Shqiptar tė rrjedhė duke kapėrcyer tashmė edhe oqeane. Por edhe pse larg kjo diaporė, e kėta intelektualė kurrė nuk heshtėn duke punuar qė fryma patriotike dhe ndjenja e atdhedashurisė kurrė tė mos shuhej ndėr breza shqiptarėsh.

Sė dyti diaspora jonė ėshtė bartėsja mė e madhe e trurit intelektual shqiptar qė qėllimisht ėshtė harruar apo pėrbuzur nga vetė administrata e shtetit tonė. Nuk janė tė paktė profesorėt, doktorėt, shkrimtarėt, artistėt, filozofėt, ekonomistėt, inxhinierėt qė shėrbejnė nė dhe tė huaj dhe janė mjaft tė respektuar pėr vlerėn qė kanė dhe punėn qė bėjnė. Por si ėshtė e mundur qė sot nė Shqipėri bėhet reformė dhe nuk kėrkohen apo thirren nė konsulta njerėz tė tillė qė jo vetėm njohin ekonominė e tregut apo strukturat e shtetit demokratik por ata janė tė zhveshur edhe mė shumė nga interesat private? Qeveritarėt shqiptarė udhėtojnė e shohin se si shkojnė gjėrat nė Perėndim por ata harrojne qe nė kėto administrata gjenden edhe shqiptarė tė zotė qė fare mirė mund tė shėrbenin si njė kontigjent konsultues pėr administratėn shqiptare nė kėtė periudhė tė stėrgjatur tranzicioni.

Me sa duket injoranca nė administratat tona nuk ka dėshirė qė dikush tjetėr t’u pėrzihet, e aq mė tepėr intelektualė tė diasporės pasi ua mėsojnė tė fshehtat “vjedhjet e korrupsionin” nė punėn e tyre. Sė treti ka njė koncept tė gabuar pėr diasporėn kur ajo trajtohet vetėm si burim financiar dhe i mohohet roli i saj aktiv nė reformat. Kjo ėshtė disi e habitshme dhe jo pa qėllim qė politikanė dhe individė tė caktuar tė veshur me pushtet i bėjnė vetėm thirrje diasporės: ejani tė investoni pa marrė as tė voglėn iniciativė t’u shpjegojnė apo edhe ta mbėshtesin diasporėn kur ėshtė fjala pėr organizim, transparencė apo gjithėpėrfshirje. Diaspora ka vėrtet resurse ekonomike por ajo ka edhe resurse intelektualo-njerėzore qė tė ngrejė njė akademi tė sajėn qė do tė kishte qenė mė mė interes pėr vetė qeverinė se ekzistenca e njė akademie tė tillė do t’i shėrbente si njė konsulencė e hapur transparente dhe mjaft dobiprurėse pėr reformat dhe tėrė problemet qė e preukupojnė ēėshtjen shqiptare sot. Fodullizmi i klasės politike shqiptare nuk ka dėshirė tė marrė parasysh njė fakt tė tillė pasi shumė shpejt njė pjesė tė mirė tė kėtyre politikanėve u bie vlera dhe humbin pozicionin qe kanė.

Sė katėrti ėshtė thėnė disa herė qė tė ngrihet njė ministri e cila do tė merrej me problemet e diasporės por kjo ka qenė mė shumė njė thashethemnaje sesa njė propozim qė mund tė bėhej realitet. Diaspora ka kapacitete intelektuale-financiare qė mund tė ndihmojnė por ajo njėkohėsisht ka nevojė edhe pėr ndihmė. Po tė hedhim sytė tek numri kaq i madh i shqiptarėve nė Itali, apo Greqi pėr tė mos shkuar shumė larg problemi mė madhor ėshtė ai i shkollimit tė fėmijėve nė gjuhėn amtare si njė e drejtė e sanksionuar edhe nė Kartėn e Kombeve tė Bashkuara.

Por cila ėshtė puna qė ka bėrė shteti shqiptar nė kėtė drejtim pėr tė sensibilizuar sadopak qeveritė e kėtyre vendeve? Vitin e kaluar u mbajt edhe njė konferencė nė Bern tė Zvicrės ku u trajtua me tė madhe ēėshtja e fėmijėve qė nuk mėsonin gjuhėn amtare. Madje nga Shqipėria ishte edhe njė delegacion me z.ministėr tė Arsimit, Luan Memushi ku u hodhėn mjaft ide dhe u bėnė shumė propozime konkrete. Por gjithēka mbeti nė letėr dhe askush s’e hapi mė gojėn. Duket se tė gjithė u kėnaqėn me fjalėt e bukura qė u thanė dhe pėr mė tepėr s’ka nevojė. Mungesa e njė dikasteri qė do tė merrej me riorganizimin e diasporės dhe bashkėrendimin e punės me tėrė ato klube shqiptarėsh qė nuk janė tė pakėt sigurisht do tė kishte sjellė frytet e saja edhe nė drejtim tė mėsimit tė gjuhės amtare tek fėmijėt tanė nė botėn perėndimore. Por kjo kėrkon njė trajtim ndryshe tė ēėshtjes qė diaspora pėrfundimisht tė mos trajtohet si bijė e njerkės ku pėrgjegjėsinė tė mos e marrė kush dhe interesat e grupeve politike nė Shqipėri apo edhe nė Kosovė, Mal tė Zi apo Maqedoni tė mos ndikojnė nė pėrēarjen por bashkimin dhe forcimin e saj. Vetėm kėshtu diaspora do tė kthehej edhe nė njė urė lidhje mes trojeve tona dhe Perėndimit.

Bujar Zhuri, Shekulli, 29/02/2004


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.