Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ai qė shumė flet, gjė nė dritė nuk ēet
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 102 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Kulture :: Kristo Dako: Shqipėria, Ēelėsi i Lindjes sė Afėrme
Postuar nga: Skampa

Kulture Kristo Dako, studiuesi dhe patrioti korēar, bashkėkohės i ngjarjeve qė vendosėn fatin e shtetit Shqiptar pagėzuar nga Fuqitė e Mėdha. Njeriu qė shėtiti pėllėmbė pėr pėllėmbė nė “tokėn e harruar”, kėshillėtarin e presidentit amerikan Uillson, Ēarls Krejn dhe roli i tyre nė ēėshtjen shqiptare. Dėshmitė e masakrės greke qė vijnė pėr herė tė parė nė veprėn e Dakos “Shqipėria, ēelėsi kryesor i Lindjes sė Afėrme”.


“Pasi shtinė nė dorė fshatin Kodėr pranė Tepelenės, grekėrit iu bėnė thirrje tė gjithė fshatarėve, burra, gra e fėmijė qė tė mblidheshin tek kisha. Kur u mblodhėn tė gjithė, 230 gjithsej, oficerėt grekė iu dhanė udhėr ushtarėve tė hapnin zjarr mbi ta me mitralozė. U vranė tė gjithė; ua prenė kokat dhe i varėn nė muret e kishės. Gjenerali De Weer, i misionit hollandez, shkoi vetė nė atė fshat dhe pa me sytė e tij kėtė mizori greke tė tmerrshme. Nė fund tė qershorit “Lėvizja e Esadit” iarriti grekėrit, dhe filloi njė sulm i pėrgjithshėm, por mė 6 korrik 1914 shqiptarėt u detyruan tė tėrhiqen.” Kjo ėshtė dėshmia e Kristo Dakos, studiuesit dhe patriotit icili na jep kėtė peizazh gjaku nė pranverė tė vitit 1914, pikėrisht nga vendi i ngjarjes. Dhėnduri I Qiriazėve, shoku i jetės sė Sevasti Qiriazit, kreu i Partisė Nacionaliste Shqiptare, rrėfen nė veprėn e tij “Shqipėria, ēelėsi kryesor i Lindjes sė Afėrme” fatin e Shqipėrisė pas dorėzimit tė qeverisė nga Ismail Qemal Beu nė duart e njė mbreti, Princit Uilliam Vidit caktuar nga Fuqitė e Mėdha, gjendjen nė kufijtė e rrezikuar nė prag tė ardhjes sė Princit dhe rolin amerikan nė ēėshtjen shqiptare. Skena e mėsipėrme pėrshkruar nga Dako, ėshtė vetėm njė nga ato ngjarje qė ndodhėn si rrjedhojė lakmisė, intrigave dhe sulmeve qė vinin nga Serbia e Greqia, qė shkaktuan vdekjen e mijėra njerėzve tė pafajshėm, gra dhe fėmijė, viktima “tė politikanėve tė paskrupuj dhe zotėr tė luftės” siē shėnon Dako. Kjo vepėr plotėson boshllėkun e librave historikė dhe iu paraprin tė tjerėve qė marrin nė fokus periudhat mė tė errėta dhe mė tė manipuluara nga historia shqiptare deri mė tash, nga pavarėsia deri tek ikja a e Mbretit Zog.

Pasi ka bėrė njė kalim nėpėr hartėn e vendit tė tij Dako konkludon se: “megjithėse Shqipėria zotėron pozitėn gjeografike mė tė rėndėsishme nė Adriatik, megjithėse ėshtė ēelėsi kryesor i Lindjes sė Afėrme, megjithėse ndodhet tridhjetė e nėntė milje nga Italia, ende, ėshtė ndoshta, vendi mė pak i njohur i Evropės.” Me pėrvijimin qė i bėn tė kaluarės, Dako qėndron aty ku rreh ēėshtja shqiptare, dhe nė tė njėjtėn kohė ēėshtja e popujve tė Ballkanit nė kapėrcyell tė shekujve 19-20, tek ēėshtja e krijimit tė kombit sipas parimit amerikan tė presidentit Uillson, ai i nacionaliteteve. Autori i veprės “Shqipėria ēelėsi kryesor i Lindjes sė Afėrme”, arrin nė konkluzionin se, ėshtė vullneti popullor qė konstituon kombėsinė. “Por nėse ky parim do tė zbatohej pėr shqiptarėt do tė zhvillohej njė debat i vėshtirė pasi do tė duhej qė tė kishte parasysh vullnetin popullor. Por sa mė larg ta ndjekėsh historinė e kėtij populli trim, do ta gjesh atė tė karakterizuar prej dy pasionesh: nga pasioni pėr gjuhėn e tij dhe nga pasioni tjetėr pėr zakonet e lashta… Ky popull i vogėl - dhe ata janė veēse njė grusht – ka luftuar me vendosmėri tė dyfishtė, madje me sukses kundėr pabarazive tė panumėrta qė e kanė rrezikuar gjithmonė pėr ta zhdukur. Tė shtrėnguar pėrballė Adriatikut, vendstrehimi i vetėm pėr ta mbeteshin malet, kėshtu ata u pushtuan nga gotėt, hunėt, serbėt, bullgarėt dhe normanėt… ” shkruan nė parathėnien e kėsaj vepre, nė vitin 1919, Richard Gotheil nga Columbia University i Nju Jorkut.

Njė nga kapitujt interesantė tė veprės ėshtė “Evropa nis tė luajė tragjedinė e saj nė Shqipėri”, ku Dako ėshtė dėshmitar okular i ngjarjeve. Ja ēfarė shkruan ai pėr momentin e ardhjes sė princ Vidit nė Durrės: “Ai u prit me brohoritje entuziaste nga popullsia, ndėrsa tė shtėnat e mirseardhjes zbrazeshin nga porti. Akti i tij i parė ishte emėrimi i Esad Pashės Ministėr lufte dhe si Kryegjeneral i Shqipėrisė, gjė qė sigurisht ishte njė gabim fatal pėr Esadin, qė tė paktėn, ishte i padėshirueshėm pėr bashkatdhetarėt pasi emri i tij ngjalli pakėnaqėsi dhe pėrēmim nė popull. Sapo shtiu nė dorė kėtė pozitė tė rėndėsishme, nėn udhėzimin dhe ndihmėn e fqinjėve lakmitarė tė vendit, Esad Pasha nisi organizim e grushit tė shtetit kundėr qeverisė sė tij me ambicien qė tė bėhej vetė Sovran i Shqipėrisė. Ai u kap nė flagrancė, shtėpia iu bombardua dhe vetė u detyrua tė ikte nga vendi, duke u betuar se nuk do tė kthehej mė kurrė nė Shqipėri. Por me ikjen e tij “Lėvizja e Esadit” nuk pushoi, pėrkundrazi u rrit duke marrė njė karakter kėrcėnues, sepse tani mbahej gjallė akoma nga fqinjėt dhe tė afėrmit e tij, qė tė mos dėshtonte. Ndėrsa Esadi po bėhej gati pėr coup d’etat nė kryeqytetin e Shqipėrisė, grekėrit i dhanė njė goditje prej Korēės, djepit tė lėvizjes kombėtare shqiptare dhe tė arsimit, tė enjten nė mėngjes nė orėn 2:30 tė 2 prillit 1914.

”Historia e sulmit shkruar mė 25 prill 1914 nga autori qė ishte dėshmitar i gjallė bashkė me miqtė e tij amerikanė, ėshtė njė ilustrim tipik i politikės sė pėrgjithshme, tė ushtruar nga nė njė formė tė neveritshme nga fqinjėt e Shqipėrisė pėr shpėrbėrjen dhe coptimin e saj, pasi u ishte ndaluar ta pėrmbushnin haptas kėtė qėllim. Nė fund tė qershorit “Lėvizja e Esadit” i arriti grekėrit dhe filloi njė sulm i pėrgjithshėm, por mė 6 korrik 1914 shqiptarėt u detyruan tė tėrhiqen. Sė bashku me nėnpunėsit e qeverisė 350 mijė njerėz ikėn pėr tė shpėtuar jetėn. 50 mijė u grumbulluan nė Berat, 100 mijė gjetėn strehim nė Elbasan, tė tjerėt u endėn pėr ca kohė dhe pastaj shkuan tė fshihnin kokėn nėn ullinjtė e Vlorės. Duke folur pėr shkatėrrimet nga fqinjėt nė Shqipėri, i nderuari Aubrey Herbert, anėtar i Parlamentit Britanik, tha: “Kam bindjen se ky popull ėshtė shfarosur sistematikisht nė zona tė ndryshme kufitare tė Shqipėrisė, nga ata qė iu ishin betuar si fqinjė tė tyre. Pėrveē gjithė fatkeqėsive tė saja, Shqipėria e vuajti kėtė kob tė madh, sepse e gjithė bota nuk e di se ēfarė po ndodh nė atė kėnd tė Ballkanit. Shqiptarėt po shuhen nė heshtje, sepse ata nuk janė tė aftė tė ankohen ose tė bėjnė tė ditur katastrofėn e vuajtjeve tė tyre, ata janė lėnė tė vdesin urie pa i ndihmuar kush.” Shqipėria qe braktisur nė fatin e vet. Pesė Fuqitė qė e krijuan dhe i premtuan ta mbronin dhe ta ndihmonin ia kishin tėrhequr mbrapsht mbėshtetjen morale dhe Shqipėria u rrėnua si pasojė e sulmeve, qė ishin organizuar, mbėshtetur dhe zbatuar nga ata qė ju betuan solemnisht qė ta pėrkrahnin.

Dako rrėfen: “Nėse shėnimet vetiake do tė duken shumė pasionale, lexuesi tė kujtohet se incidentet e treguara janė krejt tė vėrteta dhe tė gjalla pėr shkruesin dhe se permes kėtij pasqyrimi konkret ai pėrpiqet tė portretizojė peripecitė e popullit tė tij.” Kėshtu nis rrėfimin e pėrkujtimeve, Kristo Dako, nė kapitullin e fundit tė memorialistikės “Shqipėria ēelėsi kryesor i Lindjes sė Afėrme”. Pėr herė tė parė Dako aktivizohet nė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare, jo nė Shqipėri, siē mund tė dukej nė pamje tė parė, por nė Bukuresht, ku ndiqte shkollėn bashkė me tė vėllain, pasi ishte larguar nė 1890-ėn nga vendlindja e tij, Korēa. Bukureshti kishte njė koloni tė gjerė shqiptare dhe me njė organizim tė fortė kombėtar. Nė Bukuresht doli literatura e parė propaganduese e lėvizjes kombėtare pėr Shqipėrinė. Kristo Dako zgjidhet sekretar nderi i kėsaj organizate dhe pėr disa vjet e mbajti kėtė post, duke lexuar historinė e “racės sė harruar”, duke u frymėzuar me parimin e ēlirimit tė vendit dhe tė pavarėsisė kombėtare. Ishte mjaft e natyrshme qė duke mbajtur njė pozitė tė tillė nė njė organizatė, qė pohonte si qėllim tė vetin ēlirimin e Shqipėrisė nga zgjedha turke dhe lirinė nga dominimi i klerit grek, ai tė lidhej dhe tė bashkėpunonte me pionierėt e lėvizjes kombėtare shqiptare.

Nė kėto rrathana takon zonjushėn Sevasti Qiriazi, gruan e re qė mė pas identifikohet me lėvizjen qė kishte si qėllim edukimin e fėmijėve shqiptarė me shkrimin e gjuhės amtare dhe historinė e vendit tė tyre. Interesat dhe ambiciet e tyre ishin kaq tė afėrta sa shoqėria dhe korrespondenca e tyre e dendur arriti shpejt nė njė romancė. Afrimi ishte i pashmangshėm dhe nga ky takim i paracaktuar nė kauzėn e pėrbashkėt tė lirisė, Kristo Dako gjeti nusen. Ja si e pėrshkruan ai takimin e tyre tė parė: “Kur e takova pėr herė tė parė, Sevastinė, tashmė zonja Dako, ajo kishte zėnė vendin e tė vėllait nė krye tė shkollės sė parė shqipe pėr vajza themeluar brenda kufijve territorialė tė Shqipėrisė. Filizi i romances tonė mė gjallėroi dhe mė futi nė rrugėn e madhe tė arsimit pėr emancipimin e shqiptarėve, pasi ndjeva thirrjen e pashmangeshme pėr tė shėrbyer nė kėtė fushė me perspektivė tė ndritshme pėr tė ardhmen e vendit. Majde nė rininė time ndjeva se gruaje ime do tė shenjtėrohej pėr ēlirimin e popullit tim nga zgjedha turke.”

Ndonėse vazhdonte studimet pėr gradėn shkencore nė Universitetin e Bukureshtit, ai shkon nė Shtetet e Bashkuara pėr tė plotėsuar pėrgatitjen arsimore me tė vetmin qėllim: tė ishte i aftė tė kthehej nė Shqipėri dhe tė jepte gjithēka pėr kauzėn e emancipimit tė saj. Regjistrohet nė kolegjin e Oberlinit nė pranverė tė vitit 1907. Dy vjet mė vonė kthehet nė Shqipėri. Arrestohet nga Guvernatori i pėrgjithshėm i Vilajetit tė Manastirit. Burgoset nė Manastir. Por kjo pati njė efekt negativ sa u pa e arsyeshme se Dako do tė ishte mė pak i rrezikshėm jashtė se sa nė burg. Kėshtu lirohet dhe gjatė periudhės qė meret me pėrgatitjen e librave shkollorė pėr t’i vėnė nė qarkullim nė shkollat sqhipe, takohet pėr herė tė parė me Shkėlqesinė Charles Crane (Ēarl Krejn) nga Ēikago, i cili do tė kishte nėj ndikim tė jashtėzakontė nė ēėshtjet politike tė Shqipėrisė. Falė pėrpjekjeve tė tij, Krahina e Korēės u pėrfshi, nga Konferenca e Ambasadorėve tė Londrės, brenda kufijve tokėsorė tė Shqipėrisė sė pavarur. Studiues dhe autoritet i pėrhershėm i ēėshtjeve ballkanike, vėzhgues i hollė i situatės nė Lindjen e Afėrme, njė nga njerėzit mė tė informuar tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės mbi ēėshtjet ruse, Zoti Krejn nuk e kishte vizituar kurrė personalisht Shqipėrinė. Nė maj tė vitit 1911 ai nis udhėtimin e tij. Megjithėse kishin plasur kryengritjet gjithandej ai ishte i vendosut ta vazhdonte udhėtimin e tij dhe falė kėsaj vendosmėrie, nėpėrmjet zotit Krejn mund t’i tregonim botės se nė ē’kushte gjendej vendi. Gjatė tre vjetėve pas vizitės sė zotit Krejn deri nė arritjen e pavarėsisė, nė Shqipėri ndodhėn shumė ngjarje. Autoritet greke e mbanin ende tė pushtuar Korēėn nė kundėrshtim me vendimin e Konferencės sė Ambasadorėve tė Londrės.

Shkolla “Qiriazi” ishte po aq e kėrcėnuar sa edhe nėn pushtimin turk. Nė mars tė vitit 1914, pas pesė shekujsh sundim turk, Korēa bėhet pjesė e Shqipėrisė sė Pavarur, por kėrcėnimi ishte sundimi grek, ditės sė 1914-ės ku turma thėrriste “Rroftė Greqia!”. Por sulmi i papritur helen dėshtoi duke shmangur pėrsėritjen e masakrės sė Shėn Bartolemeut. U dėshmua pėrfundimisht se sulmi ishte pėrgatitur nga oficerė tė ushtrisė greke qė vepronin nė bashkėrendim me peshkopin grek. Nga mesi i qershorit “Lėvizja Epirote u bashkua me lėvizjen e Esadit dhe pasi filloi njė sulm i pėrgjithshėm pėrgjatė kufirit ēifti Dako dhe zonjusha Qiriaz bashkė me shumė qytetarė u detyruan tė iknin pėr tė shpėtuar kokėn. Nė ndjekje kishin pas trupat e Esad Pashės dhe vetėm eskorta e Konsullit Britanik tė Manastirit, zotit Greg pėr t’i ndihmuar gjatė ikjes iu shpėtoi jetėn.

Deklarata e Ēarl Krejnit pas udhėtimit nė Shqipėri Zoti Krejn shpėrndau njė deklaratė domethėnia e tė cilės nuk mund tė anashkalohej kur u mor vesh qė ishte raporti i parė qė i jepej botės nga njė dėshmitar okular I pėrgjegjshėm dhe i paanshėm lidhur me situatėn e vėrtetė nė Shqipėri dhe me kryengritjen shqiptare kundėr sundimit turk. Thelbi i kėsaj deklarate ishte si vijon: “Nėn mbulesėn e njė amnistie dhe njė armėpushimi nė dukje, trupat turke po shkatėrrojnė sistematikisht ēdo banesė njerėzore, tė gjithė tė mbjellat dhe tė gjitha mjetet e mbjetesės nė territorin e malėsorėve shqiptarė. Shkretimi po vazhdon pa mėshirė pa u kursyer jetėt. Mjaftė nga pleqtė, gratė e fėmijėt, qė nuk patėn fatin tė shpėtonin nė Malin e Zi u masakruan. Gratė u pėrdhunuan nė mėnyrė tė lemerishme. Nė kėtė moment disa qindra gra e fėmijė janė bllokuar nga Mali i Zi dhe janė rrethuar nga turqit. Shpėtimi i tyre duket i pamundur.” Deklarata e zotit Krejn u vėrtetua dhe u konfirmua nga deklarat tė ngjashme nga zonjusha Durham, Baroni Siat Yoost de Kruyff, Kryetar i Shoqatės sė Shtypit tė Huaj nė Kostandinopojė, dhe sinjor Zoli, korrespondent i gazetės “Secolo”. Si rezultat i kėtyre dėshmive dhe publicitetit tė gjerė qė iu dha deklaratave, Turgut Shevqet Pasha, komandat i trupave turke nė Shqipėri, u tėrhoq dhe u urdhėrua dorėheqja e tij.

Elsa Demo
Shekulli, 29/12/2003



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.