|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 69 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Ernest Koliqi
Nė 20 maj 1903 u lind nė Shkodėr Ernest koliqi, poet, prozator, studiues e perkthyes, si dhe botues i fletores "Ora e maleve" apo i sė shumėnjohurės, revistės "Shejėzat"; organizator i Kongresit tė Studimeve Shqiptare (1940). Krijime tė tij janė: "Gjurmėt e stinėve", "Epika popullore shqipe", "Shija e bukės sė brume", "rrėnjėt lėvizin", etj. Vdiq nė vitin 1975 nė Romė.
Petraq Popa
Nė 20 maj 1878 u lind nė Elbasan mjeku u njohur Petraq Popa. Organizoi dhe drejtoi ekipin e parė shėndetėsor vullnetar(qė u vendos nė Llakatund) pėr pjesėmarrėsit e Luftės sė Vlorės. Vdiq nė vitin 1957 .
Xhejms Stjuart
Nė 20 maj 1908 u lind aktori i madh amerikan Xhejms Stjuart, i cili shkėlqeu veēanėrisht nė filmat dramatikė. Kujtojmė: "Historia e Filadelfias", "Strategjia e komandės ajrore", "Burri nga laramia", "Historia e FBI-sė" etj.
Festa kombėtare e Kamerunit
20 Maji ėshtė festa kombėtare e kamerunit, qė pėrkon dhe me shpalljen e pavarėsisė sė kėtij vendi.
|
|
|
| |
|
Tenori Josif Gjipali dhe soprano e njohur Inva Mula renditen nė kalendarėt e operave tė njohura evropiane dhe botėrore. Gjipali do tė hapė sezonin teatror tė njė nga institucioneve mė tė rėndėsishme kulturore, siē ėshtė opera e Torontos nė Kanada, ndėrsa soprano Inva Mula do tė shfaqet nė dramėn lirike me tri akte "Turandot" tė Puēinit nė Itali.
Tashmė jo vetėm tė talentuar, por edhe mjaft tė famshėm, tenori dhe sopranoja shqiptare kanė njė axhendė mjaft tė ngjeshur takimesh me publikun e huaj. Ka kaluar tashmė njė vit nga spektakli i Mulės nė Parkun e Butrintit, mė shumė kohė ka kaluar pėr tenorin Gjipali. Ende nuk dihet nėse, kėta tė mėdhenj tė operas do tė shfaqen kėtė vit edhe pėr publikun shqiptar.
Teatri i Torontos ka zgjedhur tashmė tė gjitha pjesėt qė do tė vihen nė skenė pėr sezonin e parė pėr kėtė vit nė opera dhe jo vetėm kaq. Gjipali, do tė jetė tenori qė do tė luajė poetin Rudolf nė operan e njohur tė Puēinit, "La Boheme". Kjo opera, do tė hapė dhe sezonin teatror mė 20 janar tė kėtij viti. Tenori shqiptar, fitues nė vitin 2003 tė Operalias sė Plaēido Domingos, do tė luajė njė vend tė rėndėsishėm nė kalendarin e shfaqjeve tė teatrit kanadez. Gjipali, nė rolin e poetit tė salloneve letrare pariziene tė viteve '30, do tė shfaqet pėr tė disatėn herė nė operan me pesė akte. Njė shfaqje tjetėr ėshtė llogaritur nė kalendarin e operas sė qytetit tė Kaljarit nė Itali pėr sopranon, Inva Mula. Nė fillim tė muajit mars tė vitit 2004, ajo do tė luajė rolin e Liu` nė operan "Turandot" tė Puēinit. Pekini legjendar dhe drama e dashurisė sė njė princi, ku Liu ėshtė shėrbėtorja besnike e tij. Soprano shqiptare do tė luajė rolin Liu nė kėtė dramė, sė bashku me italianen, Mina Taska.
Loziana Ibrahimi Panorama, 15 01 2004
|
|
|
|