Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Borxhlliu i keq te kerkon parate diten e Bajramit.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 147 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Emigracion :: Largimet shqiptare dhe ku janė shpėrndarė
Postuar nga: Skampa

Emigracion Vėshtrim mbi periudhat qė i detyruan shqiptarėt tė linin vendin e tyre nė kėrkim tė njė jete mė tė mirė apo tė detyruar nga spastrimet etnike.


Pėrveē shpėrnguljeve tė hershme, qė nga koha e Skėnderbeut, apo dhe mė pėrpara, njė valė e re largimesh pėrfshiu popullsinė shqiptare pas rėnies sė perandorisė turke, e cila kishte pushtuar Gadishullin Ilirik. Njė tjetėr masakėr ndaj shqiptarėve qė jetonin nė trojet e tyre ishte dhe lėnia e tyre jashtė trungut amė nga copėtimi i Shqipėrisė nė vitin 1913 nga Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr. Krahina tė tėra shqiptare iu dhanė fqinjėve pėr tė kėnaqur orekset shovioniste tė tyre. Kėtu fillon njė serial i gjatė i spastrimeve tė kėtyre zonave nga sllavėt dhe grekėt. Mijėra familje shqiptare nė kėto zona lėnė vendin e tyre pėr tė ndėrtuar njė jetė mė tė mirė, jashtė persekutimit dhe konflikteve nacionale nė vende tė ndryshme tė Evropės, por edhe mė larg nė Amerikė, Kanada dhe Australi. Mė shumė se 200 mijė kosovarė u strehuan nė Turqi si pasojė e njė marrėveshjeje mes Jugosllavisė dhe kėsaj tė fundit.

Edhe sot e kėsaj dite, shqiptarėt janė tė dhėnė pas largimeve nga vendi i tyre, por tashmė nė mėnyrė tė rregullt me llotaritė amerikane dhe ato kanadeze, sipas kėrkesave tė vendosura nga kėto vende mike. Ajo qė do tė vuloste ikjet e ēorientuara ishte situata e krijuar nė vitin 1997, qė njihet nė histori me emrin rrėmujat e marsit, qė kėtė herė ishte i dhunshėm. Kėtė herė gjithēka nisi pas rėnies sė firmave piramidale, gjė e cila ndezi edhe revoltėn popullore, e cila precipitoi nė hapjen e depove tė armatim-municionit dhe shpėrthimit tė reparteve ushtarake nė tė gjithė Shqipėrinė. Situata e rrallė mori me dhjetėra jetė njerėzish dhe la pasoja tė pallogaritshme nė ekonominė shqiptare qė edhe sot duket se po i vuan ende ato. Familje tė tėra morėn rrugėn e emigrimit nė kėrkim tė qetėsisė dhe jetės mė tė mirė. Njė pjesė e tyre humbėn tė gjitha kursimet familjare dhe e shikonin tė pashpresė rimėkėmbjen. Biznese tė tėra falimentuan dhe drejtuesit e tyre e humbėn besimin se mund tė rimėkėmbeshin edhe njėherė, pra e kishin tė vėshtirė ta fillonin edhe njėherė nga fillimi gjithēka. Shumė shqiptarė humbėn madje edhe shtėpitė e tyre nė piramida, duke mos pasur edhe njė strehė, ku tė fusnin kokėn. Ata u detyruan tė shkojnė tė punojnė jashtė Shqipėrisė pėr tė siguruar tė ardhura pėr blerjen e njė banese tjetėr, por ndėrkohė ēmimet nisėn tė rriteshin dhe atyre u duhen vite tė tėra ta realizojnė njė objektiv tė tillė. Individė tė veēantė, qė nuk pėsuan dėm financiar nga firmat rentiere, i transferuan kapitalet e tyre jashtė vendit dhe i investuan paratė e tyre nė vendet ku vendosėn tė jetonin. Kjo solli atė situatė tė vėshtirė ekonomike qė tashmė duket se ka kaluar.

Njė nga emigrimet mė tė mėdha tė shqiptarėve ėshtė ai i viteve “96-“97 nė kohėn e rrėmujave, ku destinacionet e tyre ishin Italia dhe Greqia. Kjo lėvizje drejt dy vendeve fqinje, ėshtė influencuar nga ngjashmėritė gjeografike e kulturore qė kanė shqiptarėt me greket dhe italianėt, si dhe nga mundėsitė mė tė mėdha pėr njė emigrim legal. Sipas tė dhėnave, nė Greqi gjendet njė shqiptar pėr ēdo 25-30 grekė, ndėrsa nė Itali, njė shqiptar pėr ēdo 400-450 italianė. Megjithatė, problemet sociale, qė lidhen me emigracionin dhe me futjen e emigrantėve nė punė dhe shoqėri, janė tė ngjashme nė tė dy kėto vende. Nė vitin 1997, Shqipėria kishte njė disproporcion mes emigracionit legal dhe atij ilegal. Nė fillim tė kėtij viti, numėroheshin 62 mijė emigrantė legalė nė Itali, ndėrkohė qė sipas Karitasit, numri i emigrantėve shqiptarė nė Itali ishte 100 mijė. Gjithashtu, nė Greqi nga 350 mijė emigrantė, vetėm 10 mijė ishin legalė. Kėshtu, sipas tė dhėnave, 78.6 pėr qind e emigrantėve shqiptarė janė ilegalė. Duke filluar qė nga viti 1990, emigracioni u bė njė nga mėnyrat kryesore tė sigurimit tė tė ardhurave pėr shumė individė, familje dhe pėr shoqėrinė shqiptare nė pėrgjithsi.

Emigrimi i shqiptarėve ka filluar qė nė vitet “90, kur u hapėn amdasadat. Shqiptarėt, qė jetojnė nė shumė vende tė ndryshme tė Botės, janė mbi 13 milionė. Nė vitin 1997, njė ngjarje e dhembshme nė historinė e Shqipėrisė ishte dhe shembja e firmave piramidale. Kjo ishte njė arsye tjetėr pse njerėzit u detyruan tė emigronin me gomone pėr nė Itali. Emigrime tė mėparshme kanė qenė edhe ato tė kosovarėve, shqiptarėve tė Malit tė Zi dhe Maqedonisė nė SHBA, Zvicėr apo Gjermani, nė kohėn e Titos. Shqiptarėt, pavarėsisht nga besimi, kanė emigruar nė Itali, Gjermani, Greqi, Angli, Austri, SHBA, Kanada. Po kėshtu, qė nga viti 1945 deri nė vitin 1966, mbi 200 mijė shqiptarė nga Kosova dhe Maqedonia, kanė pasur statusin e refugjatit nė Turqi.

Faktet tregojnė se shqiptarėt kanė emigruar nė vite nė gadishullin Iberik, Turqi, Greqi, Amerikė dhe vende tė tjera. Mbėshtetur nė njė sere dokumentesh arkivorė, shpjegohen se ku u vendosėn dhe si e ruajtėn gjuhėn, kulturėn arbėreshėt e Italisė, arvanitasit e Greqisė dhe tė tjerė, deri nė ditėt tona, me gjithė trysninė e kohės pėr t“i asimiluar. Asnjėherė nuk ka patur njė regjistrim tė saktė pėr emigrantėt e hershėm shqiptarė nė Greqi, pa I ngatėrruar kėta me shqiptarėt qė ishin nė trojet e tyre, qė nė vitet 1912-1913 mbetėn jashtė kufijve tė Shqipėrisė. Po kėshtu, sipas studimeve tė paraqitura deri tani, ka versione, ku flasin pėr njė zhvendosje tė tyre nga zona e Kaukazit (ku gjithsesi ka ekzistuar njė vend i quajtur Albani). Shqiptarėt, nė periudha tė ndryshme tė historisė, kanė emigruar, duke krijuar edhe kolonitė e tyre kryesisht nė Itali dhe Greqi. Qė nga arbėreshėt, arvanitasit e deri tek emigrantėt e sotėm Nė Itali, sidomos nė Pulja, Kalabri dhe Siēili, janė pjesa mė e njohur e kolonive shqiptare nėpėr botė. Ato e kanė zanafillėn qė nė kohėn e pushtimeve tė para turke, para periudhės sė mbretėrisė sė Skėnderbeut. Numri i tyre llogaritet afėrsisht nė 110 mijė. Ekzistenca e gjuhės sė tyre (arbėreshe) ėshtė njė formė arkaike e dialektit toskė tė shqipes, qė, pėr fat tė keq, me kalimin e kohės po ndihet gjithnjė e mė i kėrcėnuar. Ashtu si edhe nė Greqi, shqiptarėt nė Itali nuk gėzojnė njė status tė garantuar pėr t“u trajtuar si pakicė. Kolonitė shqiptare, siē dihet, ekzistojnė nė tė gjithė shtetet qė u formuan pas rėnies sė Perandorisė Otomane, nė Bullgari, nė Siri dhe nė Egjipt. Njė koloni e madhe shqiptare ekziston edhe nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Pjesa mė e madhe e tyre pėrbėhet prej emigrantėve tė vjetėr, tė cilėt u vendosėn atje para fitores sė pavarėsisė. Emigranti i parė shqiptar, qė mendohet tė ketė prekur token amerikane, daton nė vitin 1876. Por, njė element i veēantė qė ja vlen tė pėrmendet ėshtė edhe ekzistenca e njė kolonie shqiptare nė Ukrainė, qė nė fakt ėshtė njė koloni e vjetėr. Ėshtė interesant fakti se katėr mijė pjesėtarė tė kėtij komuniteti vazhdojnė ta cilėsojnė shqipen si gjuhėn e tyre tė nėnės. Paraardhėsit e tyre luftuan nė vitin 1768-1774 dhe 1787-1791 nė krah tė Carit tė Rusisė, kundėr turqve dhe mbetėn mė vonė pėrgjithmonė nė tokat e Carit.

Fatkeqėsisht, pėr numrin e shqiptarėve, qė jetojnė nė Greqi, nuk ka ndonjė statistikė tė saktė. Duhet tė bėjmė dallimin midis zonės plotėsisht tė banuar nė pjesėn mė tė madhe nga shqiptarėt (Ēamėria dhe Maqedonia) dhe kolonive shqiptare mesjetare tė Greqisė sė jugut, (Atika, Boti, ishujt Egje dhe Peloponezi). Dialekti i kėtyre emigrantėve tė vjetėr (arvanitasve), ėshtė sot nė kėrcėnim tė plotė. Si theksuam edhe mė lart ėshtė i paqartė numri i popullsisė shqiptare qė jeton nė Greqinė e veriut. Deri nė luftrat ballkanike, nė vitin 1912-1913, ku Greqisė iu bashkangjitėn Epiri dhe Maqedonia, zonat e banuara me shqiptarė shkonin deri nė gjiun e Artės. Shumica e popullsisė myslimane shqiptare mė pas emigroi ose iu nėnshtrua proceseve tė asimilimit. Shqiptarėt e atjeshėm ortodoksė u greqizuan me dhunė qė para bashkimit tė Epirit dhe Maqedonisė me Greqinė. Sipas tė dhėnave zyrtare greke, deri nė vitin 1951, nė territorin e shtetit grek jetonin gjithsej rreth 23 mijė shqiptarė.

Duhet pasė parasysh se nuk ka prova pėr ndonjė regjistrim zyrtar. Por, nisur nga disa tė dhėna, sot numėrohėn rreth 15 MILIONĖ SHQIPTARĖ. Patjetėr kėtu nė kėtė numėr bėjnė pjesė shumė shqiptar qė i pėrkasin origjinės sė shqiptarėve nga ata qė ne sot i njohim, si tė asimiluar. Tė dhėnat e ofruara tregojnė se Shqipėria ka mbi 3 milionė banorė, nė Kosovė numėrohen rreth 2 milionė shqiptarė, nė FYROM numėrohen rreth 800 mijė shqiptarė. Mali i Zi numėron rreth 40-50 mijė shqiptarė. Gjeografia e vendndodhjes sė shqiptarėve jashtė trojeve tė tyre patjetėr qė duhet tė fillojė me Turqinė. Turqia zė vendin e parė nė atllasin e shpėrndarjes gjeografike tė shqiptarėve jashtė vendit. Aty ka gati mė shumė shqiptarė sesa Shqipėria dhe Kosova bashkė. Tė kthyer plotėsisht nė shqiptaro-turq, ata, sipas statistikave, janė diku aty afėr, tė regjistruar, sipas tė dhėnave zyrtare tė shtetit turk, rreth 5 milionė qytetarė shqiptaro-turq me origjinė shqiptare.

Njė tjetėr vend, ku ka shqiptarė shumė nga ata tė hershmit, janė dhe shqiptarėt e Greqisė, tė cilėt grekėrit i quajnė arvanitas. Ata janė vendosur nė rrethinat e Athinės dhe pėrgjatė shtrirjes sė kufirit me Shqipėrinė dhe numėrohen nė mbi 1 milion, duke formuar edhe rreh 50 komuna shqiptarofolėse. Arbėreshėt, qė gjenden nė jug tė Italisė, kryesisht nė Sicili dhe Kalabri, llogariten nė mbi 100 mijė. Ndėrsa nė Egjipt numėrohen rreth 200 familje me origjinė shqiptare. Nga vendet e quajtura tė lindjes sė largėt ose Misiri i njohur te shqiptarėt ėshtė edhe Siria. Pas largimit nga Egjipti, shumė shqiptarė u vendosėn nė Siri, aty numėrohen rreth 550 familje. Duke vazhduar pastaj me ata shqiptarė qė janė tė vendosur nė Bullgari. Shqiptarėt janė tė pėrqėndruar kryesisht nė Sofje dhe Pllovti dhe kapin shifrėn e 52 mijė vetėve. Nė Rumani numėrohen rreth 20 mijė. Nė Kroaci ėshtė i njohur ngulimi shqiptar i fshatit Zare i Kroacisė. Janė gjithashtu rreth 12 mijė shqiptarė nė Slloveni. Numėrohen 12 mijė shqiptarė edhe nė Ukrainė, ku janė evidentuar gjithsej 7 fshatra tė banuara nga shqiptarė. Por ende nuk ėshtė llogaritur numri i tyre.

Nė Argjentinė njė vend tjetėr ku janė ngulitur shqiptarėt dhe kryesisht ata tė pėrzier me emigrantėt italianė, qė erdhėn kėtu nga jugu i Italisė, pra janė shumica arbėreshė. Shqiptarėt e Argjentinės konsiderohen komuniteti mė i organizuar dhe kanė ruajtur shumė traditėn dhe historinė e janė diku aty rreth 50 mijė. Australia megjithse njė vend i madh pėr emigrantėt, por shqiptarėt nuk e kanė preferuar shumė. Aty numėrohen rreth 26 mijė shqiptarė, tė vendosur nė rrethinat Viktoria dhe Brisbej. Afrika e Jugut ėshtė vendi ndoshta qė ka mė pak shqiptarė, aty janė vendosur thuhet nė Kejp Taun, rreth 15 familje. Vendi mė i preferuar dhe nga mė tė populluarit kohėt e fundit kryesisht janė SHBA. Njė kuriozitet thotė se “shqiptarėt e kanė zbuluar Amerikėn”, kjo duket bėhet pėr tė treguar se sa janė tė dhėnė shqiptarėt pas emigrimit pėr nė Amerikė. Sot, kėtu flitet se gjenden mbi 500 mijė shqiptarė, shifėr kjo qė kurrė nuk ka mundur tė bėhet zyrtare, pasi qė ka munguar njė iniciativė zyrtare qė ta bėjė njė gjė tė tillė. Por gjithmonė statistikat i referohen kryesisht dhe qendrave nga mė tė banuarat me shqiptarė. Ata janė tė instaluar nė Ēikago, Detroit, Miēigan, Nju Jork, Nju Jersi, Florida, Teksas, Kaliforni, Ariziona, Ohaio dhe Kanada (konsiderohet komuniteti me intelektual).

Njė vend kryesor nė largimin e shqiptarėve tė kohėve tė fundit, ku janė tė vendosur shqiptarėt, konsiderohet Greqia, me rreth 500 mijė shqiptarė, Gjermania ka rreth 350 mijė shqiptarė tė trojeve etnike. Nė Itali rreth 300 mijė dhe nė Zvicėr rreth 180 mijė shqiptarė tė trojeve etnike. Nė Angli 40 mijė, Belgjike rreth 40 mijė. Njė numėr mė tė vogėl shqiptarėsh gjen pothuajse nė ēdo vend evropian, por tani mė nuk ka cep tė Botės qė nuk gjejmė shqiptarė.

Luan Kondi, Panorama
2 Dhjetor 2003


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.