|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Ajo qe degjon budallalleqet me te medhaja te kesaj bote eshte ndofta nje pikture muzeu.
--- Goncour
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 84 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Dhimitėr Pasko
Nė 4 maj 1966 mbylli syė Dhimitėr Pasko ose shumė i njohuri Mitrush Kuteli, shkrimtar, ekonomist, publicist dhe pėrkthyes. E pati nisur krijimtarinė letrare qysh nė vitet '30, kur botonte "Net shqiptare", "Kapllan Aga i Shaban Shpatės", "Ago Jakupi", si dhe hartonte mjaft vepra ekonomike. Pas ēlirimit, Kuteli botoi "Pylli i gėshtenjave", "Tregime tė moēme shqiptare", "Baltė nga kjo tokė" , "Nė njė cep tė Iirisė sė Poshtme", etj, si dhe bėri mjaft pėrkthime tė paarritshme tė shkrimtarėve tė mėdhenj botėrore, qė e vendosin nė piedestalin e pėrkthyesve tanė mė tė mirė.
Alberto Blest Gana'
Nė 4 maj 1830 lindi shkrimtari kilian Alberto Blest Gana', themeluesi i realizmit kritik nė letėrsinė e vendit tė vet dhe nė atė latinoamerikan. Veprat e tij mė tė mira, romane, jane: "Dashuria e parė", "Babai i familjes", "Martin Rives", "Aritmetikė e dashuri", etj. Vdiq nė vitin 1920.
Antuan Augustini
Nė 4 maj 1900 lindi nė Paris Antuan Augustini, skulptor kroat, i cili ndėrmjet veprave tė shumta qė krijoi, u dallua veēanėrisht pėr portretet. Ndėrmjet kėtyre portreteve ėshtė edhe njė portret i heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastrioti Skendėrbeu.
Xhovani Batista Graci
Nė 4 maj 1925 u nda nga jeta Xhovani Batista Graci, fiziolog, qė u mor mjaft me sėmundjet ngjitėse dhe sidomos me malarjen. Ai pėrshkroi ciklin e plotė tė zhvillimit tė mikrobit tė kėsaj sėmundjeje , duke vėrtetuar se bartėsi i vetėm i tij ishte mushkonja anofele.
|
|
|
|
| |
|
VOLTAIRE (1694 1778), Essai sur les murs et lesprit des nations et sur les principaux faits de lhistoire depuis Charlemagne jusquą Louis XIII, Tome I, Éditions Garnier Frčres, 6, Rue des Saints-Pčres, Paris, 1963.
KAPITULLI XC PĖR SKENDERBEUN, faqe 814-815
Shkrimtari, filozofi, dijetari, humoristi dhe enciklopedisti i famshėm francez, Fransua Volter 1694-1778, ka qenė njė nga iluministėt e shquar, tė cilėt besonin se me anė tė dijes shoqėria njerėzore do tė shėronte plagėt qė e mundonin. Ai e ēmonte historinė si pjesė pėrbėrėse tė njerėzimit, gjė qė ishte kundėr rrymave tė shekullit XVII, sidomos shkencave tė matematikės e fizikės, tė cilat e shpėrfillnin si diēka tė vdekur e pa vlerė. Nuk mund tė mos e duam historinė, shprehej Volteri. Pėr tiu pėrgjegjur atyre qė e pėrēmonin historinė, Volteri shkrojti njė pėrmbledhje tė historisė sė pėrgjithshme me titull Ese mbi zakonet dhe shpirtin e kombeve dhe pėr faktet kryesore tė historisė qė nga Sharlemanje deri te Luigji XIII. Nė kėtė botim ka edhe njė kapitull tė shkurtėr pėr Skenderbeun, qė jepet mė poshtė i pėrkthyer.
KAPITULLI XC PĖR SKENDERBEUN faqe 814-815
Njė luftėtar tjetėr i famshėm, tė cilin nuk di si ta quaj, osmanli apo tė krishter, pengoi pėrparimin e Muratit dhe prej kohėsh u bė ledhi i tė krishterėve kundėr fitoreve tė Muhametit II: flas pėr Skenderbeun, lindur nė Shqipėri, pjesė e Epirit, vend i shquar qė nga kohėt e quajtura heroike, dhe nga kohėt vėrtet historike Romake. Emri i tij ishte Jean (Gjergj) Kastriot. Ishte djali i njė despoti, ose i njė gospodari (princi) tė kėtij vendi, domethėnė i njė princi vassal; sepse fjalė pėr fjalė despot do tė thotė zot shtėpie; madje ėshtė paksa e habitshme, se si kjo fjalė prej kohėsh e ndryshoi kuptimin nė despotik, ēka u vishet sundimtarėve qė bėhen absolutė.
Gjergj Kastrioti ishte ende fėmijė kur Murati, shumė kohė pėrpara betejės sė Varnės pėr tė cilėn do tė flas, u mor prej Shqipėrisė pas vdekjes sė atit tė tij Kastriot. Ai e rriti kėtė fėmijė, i vetmi qė mbeti nga katėr vėllezėrit. Burimet turke nuk thonė asgjė qė kėta katėr princėr u therorizuan prej Muratit pėr hakmarrje. Nuk ėshtė pėr tu habitur qė mizori tė tilla ishin nė karakterin e njė sulltani qė abdikoi dy herė kurorėn dhe nuk ka tė ngjarė qė Murati ti kushtonte dhembshuri dhe besimin e tij atij pėr tė cilin ushqente njė mėri tė paqetėsueshme. Ai e sajdiste atė dhe e mbante pranė tij gjatė betejave. Gjergj Kastrioti u dallua aq tepėr sa sulltani dhe jeniēerėt i dhanė emrin Scanderbeg, qė do tė thotė Aleksandri i Madh, (le seigneur Alexander).
Sė fundi miqėsia fitoi mbi politikėn. Murati i besoi komandėn e njė ushtrie kundėr despotit tė Serbisė, qė ishte radhitur me tė krishterėt duke i shpallur luftė sulltanit, dhėndėrrit tė tij; kjo pėrpara abdikimit tė tij. Skenderbeu qė nė atė kohė sishte veēse njėzet vjeēar, sheshoi planin tė mos kishte mė zot mbi kokė dhe tė mbretėronte.
Qėlloi tė kalonte pranė fushimit tė tij sekretari qė mbante vulėn e sulltanit. Ai e ndaloi, i vuri hekurat dhe e shtrėngoi tė shkruante e tė vuloste njė urdhėr pėr sundimtarin e Krujės, kryeqytet i Epirit, qė tia dorėzonte qytetin dhe kėshtjellėn Skenderbeut. Pasi siguroi urdhėrin, e vrau sekretarin dhe suitėn e tij. Mė 1443 marshoi mbi Krujė; sundimtari ia lėshoi postin pa vėshtirėsi. Po atė natė ai u tha trupave shqiptare me tė cilėt mbante lidhje tė fshehta, tė afroheshin.
Sundimtarin dhe garnizonin e theri. Me luftėtarėt e vet ai e fitoi gjithė Shqipėrinė. Shqiptarėt mbahen si luftėtarėt mė tė mirė tė kėtij vendi. Skėnderbeu i udhėhoqi me zotėsi dhe diti tė krijonte avantazhe nga terreni i thyer dhe malor, aq sa me pak trupa ia doli tė ndalonte ēdo herė ushtritė e shumta turke. Moslemanėt e shihnin si besėthyes; tė krishterėt e adhuronin si hero, i cili duke mashtruar armiqtė dhe zotėrit e tij, rimori kurorėn e babait tė vet, ēka e meritoi me guximin e tij.
Pėrgatitur nga Naum Prifti, Saimir Lolja
|
|
|
|