Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Me mikun ha e pi por pazar mos bėj
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 144 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Muzika :: Lirio Nushi sė shpejti nė Tiranė
Postuar nga: Skampa

Muzika Mbas koncerteve te tij ne Itali, Greqi, dhe koncertit qe ai beri ne Vlore e qe me te vertete ishte nje sukses artistik, ai na thote qe po pergatitet per nje koncert ne Tirane.

Keto dite del ne qarkullim disku i dyte i kengetarit Lirio Nushi ne Athine. Ky disk ka sjelle prane bashkepunimin midis tij dhe Shtepise Diskografike EUROSTAR. Pas suksesit tė diskut tė tij tė parė te titulluar KĖNGĖ ARBĖRESHE nga Arbėreshėt e Italise se Jugut i cili qarkulloi me sukses ne Greqi, Itali dhe Shqiperi, Lirio Nushi i dhuron sėrisht dashamirėsve tė muzikės njė realizim tė ri, qė gjithsesi ndjek gjurmėt e atij tė parit. Ai prek motivet melodike arbėreshe me dy kėngė me kėto dhe nėntė tė tjera tė cilat bazohen tek folklori popullor. Disku do te qarkulloje ne fund te Tetorit nderkohe qe kjo kompani do te mbuloje edhe shperndarjen e diskut per Shqiperine dhe Kosoven. Lirio sapo ka nenshkruar kontraten e tij me ta e cila na thote ai eshte me serjozja ne Shqiperi. Me beri pershtypje thote Lirio biseda me Spartak Pecanin dhe Ermal Gozhita, te cilet jane tani edhe perfaqesuesit e kesaj kompanie.

Biseda qe beme ne Hotel Tirana ishte nje kenaqesi, jo vetem sepse nepermjet saj u be lidhja e kontrates e nepermjet se ciles do te qarkulloje edhe disku im ne tregun dhe publikun shqiptar, por sepse m’u duken njerez qe me te vertete shqetesoheshin per artin e vertete dhe cilesor ne Shqiperi. Pata pasur oferta nga kompani te tjera per shperndarjen e diskut ne Shqiperi, por ne kushtet e tanishme shumica e ketyre kompanive punojne pa leje dhe pa kontrata te rregullta. Shpresoj qe kjo gjendje te mund te rregullohet pasi do te ndikoje pozitivisht edhe per te gjithe artistet e tjere shqiptare. Ndjehem me te vertete i kenaqur thote Lirio qe kenget e mija do te degjohen nga populli shqiptar. Jam i sigurt qe do te pelqehen pasi ato jane te mbeshtetura ne tabanin e folkut shqiptar e vijne magjike me tinguj modern ne menyre qe kenga te jetoj dhe tradita te mos vdese.

Mbas koncerteve te tij ne Itali, Greqi, dhe koncertit qe ai beri ne Vlore e qe me te vertete ishte nje sukses artistik, ai na thote qe po pergatitet per nje koncert ne Tirane i cili do te kete tė papritura. Frika e mungeses se teknologjise moderne per nje koncert tė drejtpėrdrejtė eshte kapercyer pasi grupi i teknikes do te vije nga Greqia. E vetmja frike pohon ai duke qeshur eshte nderpreja e dritave. Gjer atehere do te degjohemi perseri na thote ai. Ne i urojme suksese kengetarit dinjitoz shqiptar i cili banon ne Greqi dhe me pranine e tij atje na ben qė te krenohemi pasi eshte me te vertete virtuozi i vetem qe po e perfaqeson kulturen e vertete shqiptare ne Greqi. Ai po tregon se Shqiperia dhe kultura Shqiptare jane art dhe origjine e mirfillte qe vijne nga nje qyteterim i vertete dhe i lashte. Pershendetje gjithe pėlqyesve te mij dhe pres emilet e tyre, na thote. Mesazhet e tyre me kane bere shpesh here te ndjehem me te vertete i lumtur pasi dashuria e popullit eshte e vetmja shtyse qe me jep force per te vazhduar krijimtarine time dhe eshte shperblimi me i madh per mua, thote Lirio. Lidhje me tė mund te behet nepermjet faqes www.lyrionushi.gr. Mbas kesaj nuk na mbetet gje tjeter veēse t’i urojme Lirios suksese dhe ta rishikojme se shpejti ne Shqiperi.


Arben Llalla
Revista LOBI
22 Tetor 2003


Shenim: Lirio Nushi ka kerkuar heqjen e albumit te tij nga seksioni yne i muzikes, prandaj albumi i tij nuk gjendet me ne listen tone.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.