Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Nje burre mund te jete i lumtur me cdo femer, per aq kohe sa ai nuk e do.
--- Wilde

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 139 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Lajme :: Raporti paraprak i nderkombetareve per zgjedhjet lokale
Postuar nga: Albo

Lajme Raporti Paraprak i MNVZ: Listat problem nė 71 pėrqind, numėrimi 37 pėrqind negativ

Misioni Ndėrkombėtar i Vėzhgimit tė Zgjedhjeve (MNVZ) pėr zgjedhjet e pushtetit vendor mė 12 Tetor 2003, nė Republikėn e Shqipėrisė ėshtė njė perpjekje e pėrbashket e Zyrės sė Organizatės pėr Sigurinė dhe Bashkėpunimin nė Europė pėr Institucionet Demokratike dhe tė Drejtat e Njeriut (OSBE/ODIHR) dhe me Kėshillin e Kongresit Europian tė Autoriteteve Vendore dhe Rajonale. (KEAVR).

Pėrfundime paraprake

Zgjedhjet e 12 Tetorit pėr organet e qeverisjes vendore nė Republikėn e Shqipėrisė shėnuan njė progres tė mėtejshėm nė pėrputhje me standardet dhe angazhimet e OSBE-sė, Kėshillit tė Europės dhe organizmave tė tjerė ndėrkombėtarė pėr zgjedhjet demokratike. Megjithate, mbeten pėr t'u trajtuar njė sėrė mangėsish pėrpara zgjedhjeve tė ardhshme parlamentare, veēanėrisht nė lidhje me listėn e votuesve, qė vazhdoi tė mbetet problematike.

Zgjedhjet u zhvilluan nė njė mjedis tė pėrmirėsuar politik, duke ndjekur konsensusin midis qeverise dhe opozitės nė trajtimin e rekomandimeve te Raportit Pėrfundimtar tė OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare 2001. Karakteristikat qė ndihmuan nė kėtė vlerėsim pozitiv pėrfshijnė:

-Zgjedhjet u zhvilluan sipas Kodit tė ri Zgjedhor, i cili iu adresohet nje vargu shqetėsimesh, qė dolėn nga zgjedhjet parlamentare tė vitit 2001, veēanėrisht lidhur me proēedurat e ankimimit dhe apelimit;

-Presidenti, qeveria dhe udhėheqėsit e partive politike dhanė ndihmesėn e tyre pėr njė mjedis tė pėrmirėsuar politik;

-Fushata zgjedhore u zhvillua nė njė atmosferė tė qetė, partitė politike e kanė trajtuar njėra tjetrėn si kundėrshtare legjitime dhe pa retorikėn e nxehtė qė dėmtonte fushatat e kaluara;

Transmetuesit kryesorė duke pėrfshirė TVSH, u janė pėrmbajtur dispozitave ligjore pėr raportim tė barazpeshuar duke kontribuar nė njė pėrmirėsim tė ndjeshėm nė pasqyrimin e fushatės;

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka administruar zgjedhjet, pėrgjithėsisht, nė mėnyrė profesionale, transparente, madje edhe objektive, pavarėsisht nga kundėrshtimet e fuqishme pėr mungesėn e presupozuar tė barazpeshės politike;

Policia u ėshtė pėrmbajtur udhėzimeve pėr tė qendruar larg qendrave tė votimit ditėn e zgjedhjeve duke pėrmirėsuar atmosferėn zgjedhore.

Vėzhgimi nga monitoruesit vendas ka qenė mė i plotė krahasuar me zgjedhjet e mėparshme;

Kolegji Zgjedhor ka marrė vendime, nė kohė dhe me efikasitet, mbi ankimimet dhe apelimet.


--------------------------------------------------------------------------------

Disa mangėsi tė vėrejtura gjatė proēesit pėrfshijnė:

-Korniza ligjore pėrmban disa dispozita problematike, qė kanė tė bėjnė me krijimin dhe funskionimin e komisioneve zgjedhore dhe ka mungesė qartėsie pėr disa ēėshtje tė tjera;

-Mungesa e rregullave efikase tė proēedurės sė KQZ sollėn vonesa nė miratimin e vendimeve dhe udhėzimeve tė rėndėsishme, shpėrndarjen me vonesė tė materialeve tė zgjedhjeve dhe shtyrjen e trajnimit pėr anėtarėt e komisioneve tė nivelit tė tretė;

-Anėtarėt e Komisioneve Zgjedhore tė Qeverisjes Vendore (KZQV) dhe Komisionet e Qendrave tė Votimit (KQV), nė pėrgjithėsi kanė patur njohuri tė pakta tė Kodit tė ri Zgjedhor dhe tė udhėzimeve kryesore tė KQZ-sė;

Njė vonesė nė lėvrimin e fondeve publike pėr fushatat politike krijoi pėrparėsi per kandidatėt, aktualisht nė detyrė, si dhe atyre qė zotėronin burime private;

Rishikimi jokoherent i listės pėrfundimtare tė votuesve nga KZQV-tė dhe Gjykatat e Rretheve, pėrfshire dhe amendamentet nga KQZ, te kryera deri nė prag tė zgjedhjeve, solli pasiguri dhe konfuzion nė ditėn e zgjedhjeve;

Kutitė e votimit ishin shumė tė vogla pėr pėrmasat e fletėve tė votimit, si pasojė kerkohej dėrgimi i kutive tė tjera dhe zgjatja e orarit tė votimit me njė orė nė Tiranė;

Partitė politike dhe kandidatėt ngurronin tė pėrdornin mekanizmat pėr ankimim dhe apelim nė Kodin e ri Zgjedhor;

Tendenca e uljes sė pėrfaqėsimit tė femrave, si kandidate, ka vazhduar; pėrfaqėsimi i femrės si anėtare e komisioneve zgjedhore ka qenė mjaft i ulėt. Votimi i nje anėtari pėr tė gjithė familjen ėshtė vėzhguar nė mbi 30% tė qendrave tė votimit tė vizituara nga vėzhguesit.

Dita e zgjedhjeve ishte pėrgjithėsisht e qetė, me njė pjesėmarrje prej 52% tė votuesve tė regjistruar.

Proēesi i votimit u zhvillua kryesisht, sipas proēedurave tė vendosura, por janė vėrejtur parregullsi veēanėrisht nė lidhje me mospėrdorimin e rregullt tė bojės pėr tė parandaluar votimin dy herė.

Ka patur shumė raportime pėr probleme me listat e votuesve si dhe votues qė ktheheshin mbrapsht nga komisioneret ne qendrat e votimit.


--------------------------------------------------------------------------------

Nė Himarė kanė ndodhur incidente tė dhunshme.

Numėrimi i votave ėshtė vlerėsuar negativisht nė njė numėr tė madh qendrash votimi.

Vlerėsimi pėrfundimtar i kėtyre zgjedhjeve do tė varet, pjesėrisht, nga pėrfundimi i numėrimit dhe pėrpilimi statistikor i rezultateve, shpallja perfundimtare e rezultateve paraprake dhe finale nga KQZ, si dhe proēesi i ankimimeve dhe apelimeve.

Arritjet e zgjedhjeve vendore 2003 kanė ardhur si rezultat i vullnetit politik nga tė dy krahėt e spektrit politik pėr trajtimin e ēėshtjeve tė ngritura nga zgjedhjet e mėparshme.

OSBE dhe Kėshilli i Europės janė tė gatshėm tė asistojnė autoritetet dhe shoqėrinė civile tė Republikės sė Shqipėrisė pėr tė vazhduar nė pėrmirėsimin e proēesit zgjedhor.

Nė kėtė kėndvėshtrim, ėshtė e rėndėsishme qė puna tė fillojė pa vonesė me adresimin e mangėsive tė identifikuara nė kėto zgjedhje dhe nė aspektet e mbetura tė Kodit Zgjedhor, qė kėrkojnė pėrmirėsime tė mėtejshme nė kohė para zgjedhjeve tė ardhshme parlamentare.


--------------------------------------------------------------------------------

INFORMACIONE PARAPRAKE

Historik

Zgjedhjet pėr organet e pushtetit vendor 2003, ishin zgjedhjet e katėrta te zhvilluara nė Shqipėri, qė nga vendosja e pluralizmit nė vitin 1991.

Zgjedhjet u zhvilluan pėr anėtarė tė kėshillave dhe kryetarė bashkie nė 65 bashki, 308 komuna dhe 11 njėsi bashkiake tė Tiranės.

Zgjedhjet u zhvilluan nė njė mjedis politik me pėrmirėsime tė konsiderueshme, qė prej zgjedhjeve tė qeverisjes vendore nė vitin 2000 dhe ato parlamentare nė vitin 2001.

Njė periudhė gjashtė mujore konsensusi mes Partisė Socialiste (PS) nė pushtet dhe Partisė Demokratike nė opozitė, gjatė gjysmės sė dytė tė vitit 2002, ndihmoi nė krijimin e njė dinamike pozitive nė politikėn shqiptare dhe hapi rrugė komunikimi nė disa nivele tė strukturave partiake. Domethėnėse nė kėtė periudhė ėshtė zgjedhja konsensuale e Presidentit tė Republikės.

Komisioni parlamentar bipartizan, i ngritur pėr tė trajtuar shqetėsimet e dala nga zgjedhjet parlamentare tė vitit 2001, u mblodh pėr njė vit.

Deri nė prill 2003 komisioni trajtoi me sukses shumicėn e rekomandimeve tė pėrfshira ne Raportin Pėrfundimtar tė OSBE/ODIHR pėr zgjedhjet e vitit 2001.

Nė zgjedhjet e fundit u vėrejt njė pėrparim nė zhvillimin e fushatės, media dhe administratėn zgjedhore, por mbeten problematike, veēanėrisht nė mungesėn e ndryshimeve efektive ligjore.

Pėr rrjedhojė nga tė gjitha partitė politike u kuptua gjerėsisht se njė pėrmirėsim i dukshėm nė zhvillimin e kėtyre zgjedhjeve do tė kishte ndikim shumė tė madh nė Proēesin e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Europian, qė ka nisur nė 31 Janar 2003.


--------------------------------------------------------------------------------

Korniza Ligjore

Zgjedhjet u zhvilluan sipas Kodit tė ri Zgjedhor tė miratuar nga Kuvendi i Shqipėrisė nė 19 Qershor 2003 mbi bazat e amendamenteve tė pranuara me konsensus nga komisioni bipartizan dhe dy marrėveshje protokollare midis PS e PD.

Komisioni bi-partizan pati asistencen e Prezences sė OSBE-se ne Shqiperi, OSBE/ ODIHR dhe Keshillit tė Europes. Si PS ashtu edhe PD e kanė mbėshtetur publikisht Kodin e ri, duke i dhėnė fund njė periudhe shtatėvjeēare kontestimi tė legjislacionit zgjedhor.

Mbi tė gjitha, Kodi i ri Zgjedhor ka pėrmirėsuar ndjeshėm kornizėn ligjore tė zgjedhjeve dhe i ėshtė adresuar pjesės mė tė madhe tė rekomandimeve nė Raportin pėrfundimtar tė OSBE/ODIHR pėr zgjedhjet parlamentare tė vitit 2001.

Njė pėrmirėsim kyē lidhet me proēedurat e thjeshtėzuara dhe mė transparente pėr ankimimet dhe apelimet kundėr vendimeve tė komisioneve zgjedhore.

Gjithsesi, Kodi pėrmban njė numėr papajtueshmėrish tė afateve kohore joreale si dhe detaje te pamjaftueshme mbi nje varg ēėshtjesh, si bėrja publike e financave tė partive politike dhe kandidatėve, siē ėshtė vėrejtur nė protokollin e dytė PS-PD.

Njė fushė tjetėr kryesore qė pėrbėn shqetėsim ėshtė pėrbėrja dhe vendim-marrja nė komisione zgjedhore tė ndryshme. Kjo u mundesoi partive politike te bllokonin efektivisht vendim-marrjen nė komisione zgjedhore tė tė gjitha niveleve.

Nė 1 Tetor, Kėshilli i Ministrave nxori njė akt normativ, amendoi ligjin pėr Policinė e Shtetit, duke zgjeruar grupin e forcave tė policisė, qė do tė pėrdoreshin gjatė periudhės sė ditės sė zgjedhjeve. PD e kundershtoi fuqimisht natyrėn e njėanshme tė veprimit tė qeverisė.

KQZ mė vonė nxori njė Udhėzim duke theksuar se policia do tė lejohej nė dhe rreth qendrės sė votimit, vetėm me kėrkesė tė shkruar qartė nga kryetari dhe nėnkryetari i KQV-sė. Ky vendim u miratua me votė unanime.


--------------------------------------------------------------------------------

Administrata Zgjedhore

Zgjedhjet u administruan nga njė administratė zgjedhore me tri nivele: KQZ; 384 KZQV, nė ēdo bashki e komunė; dhe 4,688 KQV, nė ēdo qendėr votimi.

KQZ i administroi zgjedhjet, pėrgjithėsisht, nė mėnyrė profesionale, transparente dhe objektive. Pėrbėrja e KQZ ishte njė ēėshtje debati gjatė gjithė fushatės zgjedhore, me akuzat e opozitės pėr mungesė tė barazpeshės politike, por kjo nuk i pengoi anėtarėt pėr pėrmbushjen e detyrave tė tyre.

Anėtarėt e KQZ-sė u mbėshtetėn nga njė Sekretariat i pavarur dhe pėrgjithėsisht kompetent, megjithėse kishte mungesė tė planifikimit nė kohė tė fazave kyēe nė administratėn e zgjedhjeve, veēanėrisht nė shpėrndarjen e materialeve.

Ndėrhyrje tė shumta nga pėrfaqėsues tė partive politike pa tė drejtė vote nė sesionet e KQZ-sė, ndikuan negativisht nė proēes dhe shaktuan vonesa serioze nė miratimin e udhėzimeve tė rėndėsishme.

Shumė afate kohore u shtynė pėr ēėshtje tė rėndėsishme, tė cilat kėrkonin njė vendim nga KQZ, duke pėrfshirė regjistrimin e kandidatėve, rishikimin e listave paraprake, vendndodhjen e qendrave tė votimit, dhe proēedurat pėr numėrimin.

KQZ nuk arriti tė miratojė amendamente pėr rregullat e proēedurės, te cilat do te ndihmonin ne pėrshpejtin e punės se tij, duke i dhėnė mundėsi Kryetarit tė kufizonte debatin.

Pavarėsisht nga vėshtirėsitė e fillimit pėr caktimin e sekretarėve, KZQV-tė nė pėrgjithėsi funksionuan nė mėnyrė kolegjiale dhe efektive. Megjithatė, me afrimin e ditės sė zgjedhjeve, disa KZQV pushuan sė funksionuari pėr shkak tė mosmarrveshjeve midis anėtarėve. KQZ nuk ndėrhyri nė kėto mosmarrveshje, duke e lėnė trajtimin e tyre nė dorė tė partive politike.

Nė pėrgjithėsi, KZQV-tė vepruan nė mėnyrė pasive dhe nuk arritėn t'u pėrmbahen afateve kohore tė kėrkuara nga Kodi Zgjedhor pėr rishikimin e listave paraprake tė votuesve dhe vendndodhjen e qendrave tė votimit.

Anėtarėt e KQV-ve u caktuan ne shumicen e rasteve me vonese nga partitė politike. KZQV-tė shpesh shmangnin edhe marrjen e vendimeve pėr ankesat qė u adresoheshin atyre, duke i kaluar ato nė KQZ pa marre nje vendim zyrtar.

Shumė anėtarė tė KZQV-ve shfaqėn njohuri tė kufizuara tė kodit tė ri zgjedhor, pavarėsisht nga trajnimi qė kanė marrė. Caktimi me vonesė dhe trajnimi i shumė anėtarėve tė KQV-ve si dhe shpėrndarja me vonesė e udhėzimeve nga KQZ, shkaktoi njė mungesė njohurie nė shkallė tė gjerė pėr proēedurat nė ditėn e zgjedhjeve. Kjo u shoqėrua me zėvendėsimin e shume anėtarėve tė KQV-ve nė prag tė zgjedhjeve.

Edhe pse u shty pėr shkak tė printimit me vonesė tė materialeve, trajnimi i anėtarėve tė KQV-ve, siguruar nga KQZ nė bashkėpunim me IFES (Fondacioni Ndėrkombėtar pėr Sistemin e Zgjedhjeve), ishte pėrgjithėsisht i mirė, pavaresisht nga pjesėmarrja e ulėt ne disa zona.

Ankesat pėr proēesin e rishikimit tė listės sė votuesve u vėrejtėn gjerėsisht.

Me qellim permbushjen e kerkesave te partive politike, KQZ shtyu afatet kohore pėr proēesin e rishikimit dhe udhėzoi KZQV-tė tė bėnin pėrpjekeje shtesė pėr tė kontrolluar emrat e votuesve edhe kur KZQV-ve nuk u paraqiteshin evidenca vėrtetuese.

Megjithėse partitė politike i paraqitėn ankesat pranė OSCE/ODIHR dhe KQZ pėr vendimet e KZQV-ve pėr listat paraprake, shumė pak prej tyre i ēuan ato nė gjykatat e rrethit siē e pėrcakton edhe kodi zgjedhor. Pėr rrjedhojė, u vonua publikimi i listės pėrfundimtare tė votuesve.

Edhe pas daljes sė listės, dhe me kėrkesė tė partive politike, KQZ bėri hetime dhe ndryshime tė mėtejshme nė listėn pėrfundimtare tė votuesve, duke shkaktuar njė vonesė nė shpėrndarjen e tyre si dhe shtuar mė tej paqartėsinė e pėrgjithshme pėr saktėsinė e tyre. Nė total nė listėn pėrfundimtare u pėrfshinė 2,703,608 votues.


--------------------------------------------------------------------------------

Fushata Zgjedhore

Rreth 1,750 kandidatė u regjistruan pėr tė marrė pjesė nė garėn pėr kryetar bashkie dhe pothuaj 4,000 lista tė veēanta u paraqitėn nga partitė dhe kandidatė tė pavarur pėr zgjedhjen e kėshilltarėve.

Fushata u zhvillua nė njė atmosferė tė rregullt e tė qetė me njė reduktim tė retorikės sė nxehtė qė dėmtonte fushatat e kaluara me vetėm pak raportime tė izoluara pėr tentativė shantazhi me presion pėr humbje tė vendit tė punės. Debati u bė mė i dukshėm se nė zgjedhjet e mėparshme.

Ndėrkohė qė gara pėr bashkinė e Tiranės ka zėnė pjesėn mė tė madhe tė vėmendjes, fokusi i fushatės shpesh ishte nė platformėn kombėtare tė partisė.

Veprimtaritė dhe materialet e fushatės kishin pjesėmarrjen e udhėheqėsve tė partive ndaj kandidatėve shpesh u duhej t'u lėshonin terren nė pasqyrimin mediatik, deri nė javėn e fundit, kur kandidateve iu kushtua mė shumė vėmendje.

Nė nivel vendor, sfidantėt pretendonin pėr korrupsion tė kandidatėve qė ishin aktualisht nė detyrė.

Si rrjedhojė e vonesės nga qeveria, fondet publike pėr fushatėn u lėvruan pėr partitė politike vetėm gjatė javės sė tretė tė fushatės dhe shumė degė lokale paraqesin pretendime se nuk kanė marrė asnjė fond.

Pėr pasojė, partitė nė pushtet dhe kandidatėt me fonde private patėn njė avantazh tė ndjeshėm karshi kandidatėve tė tjerė. Partitė e vogla tė opozitės pretenduan se vonesa ishte e qėllimshme dhe se kufizonte mundėsitė e tyre pėr tė bėrė fushatė.

Disa kandidatė, shumė prej tė cilėve biznesmenė, e financuan fushatėn me fondet e tyre. Janė marrė ankesa tė shumta se kandidatėt nė detyrė pėrdorin pozitėn qė kanė pėr pėrfitime tė fushatės sė tyre. Pėrveē kėsaj, partitė e opozitės pretendojnė se PS shfrytėzoi nė maksimum kontrollin mbi qeverisjen qendrore pėr tė promovuar fushatat e kandidatėve tė vet vendorė.

Vėzhguesit OSBE/ODIHR raportojnė disa incidente ku kandidatėt qė janė aktualisht nė detyrė, duket se pėrfitojnė nga avantazhet e pozicionit zyrtar qė kanė.


--------------------------------------------------------------------------------

Media

Njė spektėr i gjerė i medias elektronike dhe tė shkruar u siguroi votuesve njė informacion tė zgjeruar rreth fushatave tė partive politike dhe kandidateve te tyre, si dhe aktiviteteve tė administrates elektorale.

Mbulimi mediatik kryesisht u perqendrua nė aktivitetet e Partise Socialiste dhe Demokratike.

Mbulimi televiziv, nė njė zhvillim vlerėsues, u permiresua dukshem ne krahasim me zgjedhjet e meparshme. Pothuajse te gjithe transmetuesit mediatikė tė monitoruar nga OSBE/ODIHR kanė vepruar nė pėrputhje me detyrimet e tyre ligjore pėr tė dhene mbulim te balancuar dhe korrekt tė partive dhe kandidatėve kryesor.

Pėrgjithėsisht, toni pasqyrues i mediave elektronike nuk ka qenė as agresiv, as emocional. Tė gjitha stacionet televizive tė monitoruara nga OSBE/ODIHR i kane pasqyruar partite politike dhe kandidatėt me tone pozitive dhe neutrale.

Si TV kombėtare ashtu dhe ato lokale kanė organizuar debate midis partive dhe kandidatėve. Megjithatė, OSBE/ODIHR ka verifikuar ankesat e partive tė vogla se nė debatet e zhvilluara nė televizionet kombėtare janė pėrfshirė vetėm pėrfaqėsues nga PS dhe PD.

Nė perputhje me detyrimet e veta si transmetues i shėrbimit publik, TVSH caktoi 24% tė lajmeve kryesore dhe programeve informative per PD, 22% per PS, 20 pėrqind pėr qeverine dhe kohen e mbetur 34% pėr partite e tjera politike.

Koha falas e transmetimit eshte ndare sipas rregullave te percaktuara ne Kodin Elektoral. PS dhe PD moren perkatesisht nga njė orė transmetim, ndersa partitė e tjera parlamentare me mė pak se 20% vend nė parlament morėn 30 minuta secila.

Dy stacione televizive private tė monitoruara nga OSBE/ODIHR, TV Klan dhe TV Arbėria caktuan pėrgjithėsisht mbulim tė balancuar.

Mbulimi elektoral nė median e shkruar ishte mė agresiv dhe negativ ne krahasim me median elektronike. Megjithatė mbulimi ishte mė i moderuar ne krahasim me zgjedhjet e kaluara dhe nje hapesire mė e gjere u sigurua per pasqyrimin e opinioneve dhe kėndvėshtrimeve tė ndryshme.

Mbulimi mediatik shpesh drejtohej ndaj polemikave dhe lajmeve sensacionale.

Sipas gazetave tė monitoruara nga OSBE/ODIHR, PS ka marrė 34% tė hapėsires sė caktuar per zgjedhjet, PD 31% dhe qeveria 18%.

Disa media shkelen heshtjen elektorale, prej 48 orėsh, tė pėrcaktuar ne Kodin Elektoral, kryesisht nga pasqyrimi i konferencave per shtyp te dhena nga partitė politike dhe kandidatet per denoncimin e parregullsive nė procesin zgjedhor, i cili shpesh pėrfshinte propagande elektorale.

KQZ, ne kuadrin e pergjegjesive shtese sipas Kodit te ri Elektoral, ngriti Bordin e Monitorimit te Mediave per te rregulluar pasqyrimin mediatik.

Pavaresisht se veprimtaria e BMM u pengua nė fillim nga nje vonese ne caktimin e anėtareve te saj, anėtarėsi tejskajshmėrisht e politizuar si dhe mungesa e burimeve, hartoi raporte progresive dhe nė pėrgjithėsi perfshiu transmetuesit TV sipas rregulloreve.

Ngritja e njėsive monitoruese tė mediave lokale nė KZQV nuk u arrit pėr shkak tė vonesės nė organizimin e BMM si dhe mungesės sė burimeve njerėzore dhe financiare. Megjithatė BMM mundi tė kryente disa monitorime tė rastit nė nivel lokal.


--------------------------------------------------------------------------------

Ankesat dhe Apelimet Parazgjedhore

Sistemi i ankesave dhe apelimeve tė pėrcaktuara nė kodin e ri elektoral pėrgjithsisht ka funksionuar mire kur ėshtė pėrdorur.

Megjithatė koncepti i mbushjes formale tė ankesave nuk eshte pranuar ende gjeresisht nga partitė politike, kandidatet dhe administrata zgjedhor ne nivelet vendore.

Nė periudhen parazgjedhore, partite politike kanė shfaqur tendencen e anashkalimit tė sistemit tė ankimit dhe apelimit siē ėshtė pėrcaktuar nė Kodin Elektoral.

Si rezultat, KQZ duhej tė trajtonte ēėshtje qė sipas Kodit Elektoral nuk janė pėrgjegjesite e veta primare. Per shembull, partitė politike paraqiten listen e emrave tė votuesve, qe mendohej se mungonin nga lista e votuesve, shpesh pa dokumentat e duhura pėr evidentimin e ankesave, pranė KQZ nė vend tė KZQV dhe Gjykatėn e rrethit.

Apelimet e pakta tė paraqitura nė Gjykatat e Rrethit shpesh janė paraqitur ne prag tė dites sė votimit, jashte afateve kohore tė pėrcaktuara nė Kodin Zgjedhor.

KQZ nuk i trajtoi ankesat dhe apelimet e adresuara nė mėnyrėn e duhur. Si rezultat, nė raste tė ndryshme KQZ nuk mundi t'u pėrmbahej afateve kohore tė percaktuara nė Kodin Elektoral pėr tė vendosur mbi apelimet dhe ankimimet.

Pėrpara dites se zgjedhjeve, Kolegji Elektoral gjykoi rreth 20 apelime kundėr vendimeve tė KQZ nė njė mėnyrė tė shpejtė dhe efikase, duke ruajtur parimet e procesit korrekt.


--------------------------------------------------------------------------------

Pjesėmarrja e grave nė procesin elektoral

Megjithėse struktura ligjore pėr zgjedhjet siguron tė drejta tė barabarta pėr pjesėmarrjen e grave, vetėm 70 (3.5%) e 1,948 kandidatė pėr kryetar bashkie, apo kėshillave tė komunave ishin gra.

OSBE/ODIHR, nė takimet me gra aktiviste politikane, u informua se shumė drejtues tė partive politike janė plotėsisht kundėr pėrfshirjes sė tyre nė jetėn politike. Njė numėr kandidatesh femra raportuan tėrheqjen e kandidaturės sė tyre, pėr shkak tė presionit nga selia qendrore e partive tė tyre.

Grate janė pėrfaqėsuar shumė dobėt edhe nė administratėn zgjedhore. Edhe pse 40% e Sekretariatit tė KQZ janė gra, nė shtatė anėtarė pėrkatėsisht tė KQZ dhe BMM, njė anėtare nė KQZ dhe dy anėtare nė BMM janė femra.

Nė ditėn e zgjedhjeve, vėzhguesit ndėrkombėtar raportuan se 23% e anėtarėve tė KQV-ve janė femra.

Gratė janė tė pėrfaqėsuara mė mirė nė organizatat e shoqėrisė civile tė pėrfshira nė zgjedhje.

Njė numėr organizatash kanė bėrė fushatė pėr rritjen e aksesit nė vendimmarrje si dhe pėrfshirjen mė tė madhe nė jeten politike, ndersa nje shoqate shqiptare pėr gratė mori pjese ne vėzhgimin e dites se zgjedhjeve.

Nė njė zhvillim pozitiv, pothuajse te gjithe kandidatet dhe partite iu referuan ēeshtjeve tė grave ne programet e tyre politike dhe disa organizuan veprimtari zgjedhore te fokusuar veēanerisht tek femra. Megjithate, kandidatet femra raportuan se media nuk do tė mbuloje fushatat e tyre.


--------------------------------------------------------------------------------

Pjesėmarrja e Minoriteteve Kombėtare nė Procesin Elektoral

Grupet minoritare nė Shqipėri njihen zyrtarisht tė klasifikuara nė dy kategori, kombėtare dhe kulturore. Minoritetet kombėtare janė greke, maqedonase, dhe malazeze. Grupet e klasifikuara si kulturore janė Rome dhe Arumune/Vllahe.

Nuk janė marre raportime direkte mbi diskriminim tė ushtruar ndaj minoriteteve te njohura gjate procesit zgjedhor.

Megjithate, per shkak te diskriminimit tė vazhdueshem ne shoqeri, Romėt hasin pengesa nė pjesėmarrjen e tyre ne zgjedhje. Shumė romė nuk kane dokumentet e duhura te identifikimit dhe si rrjedhim nuk rezultojnė ne listat e votimit.

Ka pak evidenca se partite politike kane trajtuar ēėshtje qe lidhjen me komunitetin e romėve.


--------------------------------------------------------------------------------

Vėzhguesit vendas

Kodi i ri elektoral ka zgjeruar te drejtat e vėzhguesve vendas te cileve u ėshtė siguruar akses ne te gjitha aspektet e procesit elektoral.

Nė njė zhvillim pozitiv, nje grup prej 18 organizatash tė shoqerisė civile, tė mbėshtetura nga Prezenca e OSBE-se nė Shqipėri organizuan njė vėzhgim mė tė gjerė se nė zgjedhjet e meparshme duke vendosur 2,200 vezhgues ne diten e zgjedhjeve tė qendrave tė votimit tė vizituara.

Shumė kanė raportuar se nuk u ėshtė lejuar hyrja nė qendren e votimit, ose nuk u ėshtė dhėnė kopje e proces verbalit tė rezultateve, duke shkelur ligjin.


--------------------------------------------------------------------------------

Dita e Zgjedhjeve

Vėzhguesit e MNVZ, edhe pse ka njė atmosferė pergjithesisht te qete ne diten e zgjedhjeve, raportuan tension ne 9% dhe presion ne 6% te qendrave te votimit qe kane vizituar.

Njė varg incidentesh te dhunshme kanė ndodhur nė qendrat e votimit ne Himarė. Mosmarrėveshjet ndermjet dy anetareve tė KQZV ndaluan votimin nė Lurė dhe Vau i Dejės.

Pati njė vlerėsim pozitiv ne 88% tė qendrave tė vizituara te votimit, raportime mbi procedurat kryesisht tė respektuara, me pėrjashtim tė mosaplikimit tė bojės per tė parandaluar votimin dy herė (16%), apo te dokumentave tė kerkuara te identifikimit (14%).

Njė problem i vazhdueshem eshte votimi nė grup (36%). Nė krahasim me zgjedhjet e meparshme, pati nje ulje te prezences se personave te paautorizuar ne qendrat e votimit (6%), ndersa policia kryesisht iu mbajt udhezimeve te reja duke qendruar larg qendrave te votimit duke rezultuar se ka patur shume pake pretendime per nderhyrje tė policise ne procesin zgjedhor.

Vezhguesit e partive, apo kandidatėve ishin tė pranishem ne 85% te qendrave te votimit. Njė e katerta e qendrave te votimit kishin pengesa qe kufizonin, apo ndalonin hyrjen e votuesve me aftesi tė kufizuar.

Vėzhguesit ndėrkombėtarė raportuan njė numėr tė larte rastesh ku votuesit ishin larguar nga qendrat e votimit (71%) sepse emrat e tyre nuk ishin perfshire ne listat e votuesve.

Megjithese numri i personave te prekur ishte shumė i vogel, shume ankesa iu benė prezente vezhguesve te MNVZ se perjashtime te tilla ishin te qellimshme.

Votimi u nderpre ne nje numer qendrash votimi, sepse kutite e votimit ishin shume te vogla ne permasa per te mbajtur te gjitha fletet e votimit.

Problemet me shume serioze u vezhguan pas mbylljes sė qendrave te votimit, me 37% te qendrave te votimit duke patur nje vleresim negativ te procesit te numerimit, dhe 42% gabime dhe fshirje proceduriale te dukshme.

Ka patur debate mbi vlefshmerine e fletave te votimit ne 45% te qendrave te votimit, duke rezultuar ne nje perqindje relativisht te larte te fleteve te pavlefshme te votimit.

Megjithate, numėrimi u bė nė mėnyrėn mė transparente (96%) dhe ka patur vetėm katėr raste ku njė anėtar i KQV refuzoi tė firmoste protokollin e rezultateve zyrtare.

Ka patur vonesa ne perpilimin statistikor te rezultateve nga KZQV, shume prej te cilave nuk kane filluar deri ne momentin e kesaj Deklarate. MNVZ do te vazhdoje te vezhgojė kete proces qe mund te zgjasė per ca kohe.

Deshtimi i KQZ per te rene dakord ne shpalljen e rezultateve paraprake ka lenė terren tė hapur qė partitė politike tė paraqesin pretendimet e tyre diten pas zgjedhjeve.


--------------------------------------------------------------------------------

Informacioni dhe vlerėsimet e Misionit

Ambasador Robert Barry (SHBA) shef i Misonit tė Vėzhgimit tė Zgjedhjeve (MVZ) OSCE/ODIHR. zj. Helene Lund (Danimarkė) kryeson delegacionin e vėzhguesve afatshkurtėr tė KE/KEAVR.

MNVZ nxjerr kėtė deklarate pėrpara publikimit pėrfundimtar te rezultateve tė zgjedhjeve dhe pėrpara nje analize te plote mbi tė dhenat e vezhguesve.

OSBE/ODIHR dhe KE/KEAVR do tė nxjerrin raportin e plote rreth njė muaji pas pėrfundimit tė procesit elektoral.

Kjo deklaratė ėshtė bazuar mbi vėzhgimet nga njėmbėdhjetė ekspertėt zgjedhorė tė MVZ OSBE/ODIHR tė vendosur nė Tiranė si dhe tetėmbėdhjetė vėzhgues afatgjatė tė vendosur ne Shkoder, Kukės, Peshkopi, Tirane, Elbasan, Durres, Korēė, Vlorė dhe Gjirokastėr pėr kater jave para dites se zgjedhjeve.

Deklarata perfshin gjithashtu edhe te dhenat per diten e zgjedhjeve nga 230 vezhgues afat shkurter duke perfshire 10 nga KEAVR, te raportuara nga mbi 1000 qendra votimi nga 4,688 qendra votimi ne total ne te gjithe vendin.



Shenim: Falenderojme gazeten Tema e cila ishte e vetmia gazete e perditshme shqiptare qe e publikoi te plote raportin nderkombetare duke u dhene mundesi gjithe shqiptareve qe ta lexojne ate.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.