|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Shteti eshte nje turirze (museliere) qellimi i te cilit eshte te beje te parrezikshem kafshen mishngrenese, qe eshte njeriu, e ta beje ne nje menyre te atille duke i dhene pamjen e nje barngrenesi.
--- Schopenhauer
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 109 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Dhimitėr Pasko
Nė 4 maj 1966 mbylli syė Dhimitėr Pasko ose shumė i njohuri Mitrush Kuteli, shkrimtar, ekonomist, publicist dhe pėrkthyes. E pati nisur krijimtarinė letrare qysh nė vitet '30, kur botonte "Net shqiptare", "Kapllan Aga i Shaban Shpatės", "Ago Jakupi", si dhe hartonte mjaft vepra ekonomike. Pas ēlirimit, Kuteli botoi "Pylli i gėshtenjave", "Tregime tė moēme shqiptare", "Baltė nga kjo tokė" , "Nė njė cep tė Iirisė sė Poshtme", etj, si dhe bėri mjaft pėrkthime tė paarritshme tė shkrimtarėve tė mėdhenj botėrore, qė e vendosin nė piedestalin e pėrkthyesve tanė mė tė mirė.
Alberto Blest Gana'
Nė 4 maj 1830 lindi shkrimtari kilian Alberto Blest Gana', themeluesi i realizmit kritik nė letėrsinė e vendit tė vet dhe nė atė latinoamerikan. Veprat e tij mė tė mira, romane, jane: "Dashuria e parė", "Babai i familjes", "Martin Rives", "Aritmetikė e dashuri", etj. Vdiq nė vitin 1920.
Antuan Augustini
Nė 4 maj 1900 lindi nė Paris Antuan Augustini, skulptor kroat, i cili ndėrmjet veprave tė shumta qė krijoi, u dallua veēanėrisht pėr portretet. Ndėrmjet kėtyre portreteve ėshtė edhe njė portret i heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastrioti Skendėrbeu.
Xhovani Batista Graci
Nė 4 maj 1925 u nda nga jeta Xhovani Batista Graci, fiziolog, qė u mor mjaft me sėmundjet ngjitėse dhe sidomos me malarjen. Ai pėrshkroi ciklin e plotė tė zhvillimit tė mikrobit tė kėsaj sėmundjeje , duke vėrtetuar se bartėsi i vetėm i tij ishte mushkonja anofele.
|
|
|
|
| |
|
Historiani Paskal Milo deklaroi dje se Ahmet Zogu i dhuroi Serbisė njėrėn prej perlave natyrore tė Shqipėrisė, Shėn Naumin, pasi serbėt e mbėshtetėn atė pėr t'u rikthyer nė pushtet.
Nė fundin e vitit 1925 Ahmet Zogu i fali mbretėrisė sė Serbisė Shėn Naumin, njėrėn prej perlave natyrore tė Shqipėrisė. Ky dhurim atėherė u bė nėpėrmjet njė marrėveshje qė u ratifikua edhe nė parlamentet e dy vendeve, ku Shqipėria i dhuronte Serbisė Shėn Naumin, ndėrsa serbėt na jepnin ne disa kullota nė Vermosh, nė veri tė vendit. Ky shkėmbim ndodhi atėherė kur Ahmet Zogu ishte President i Shqipėrisė. Tre vjet mė vonė, ai u vetėshpall mbret i shqiptarėve.
Njėri prej historianėve mė tė shquar, Paskal Milo, tregoi pėr Gazetėn se e vėrteta pėr dhurimin e Shėn Naumit nuk ėshtė ajo qė ėshtė pretenduar gjithmonė nga Zogu dhe oborri mbretėror. Zakonisht nuk ėshtė praktikė dhurimi i tokave tė njė shteti dhe ky ishte njė veprim i gabuar dhe i dėnueshėm. Aq mė tepėr qė Konferenca e Londrės e njohu Shėn Naumin si tokė shqiptare. Por, nė fakt, Ahmet Zogu e paraqiti kėtė akt nė vitin 1925 si njė marrėveshje mes dy vendeve. E vėrteta ėshtė qė Zogu i ktheu Serbisė nderin qė ata i bėnė duke e sjellė nė pushtet, deklaroi Milo. Sipas tij, dhurimi i Shėn Naumit u bė nėpėrmjet njė marrėveshjeje, tė cilėn Zogu e paraqiti pėr miratim edhe nė Parlamentin Shqiptar. Udhėheqėsi i serbėve, Pashiq, e mbėshteti Zogun tė vijė nė pushtet me forca tė armatosura, mjete financiare dhe armė. Mbreti i serbėve e mbėshteti edhe politikisht rrėzimin e kryeministrit tė atėhershėm, Theofan Noli, dhe ngritjen nė pushtet tė Ahmet Zogut. Aktualisht, Shėn Naumi ėshtė pjesė territoriale e Maqedonisė dhe ndodhet vetėm pak kilometra larg Ohrit dhe Strugės.
Nė librat shkollorė tė Historisė sė Shqipėrisė dhurimi i tokave nė juglindje tė Shqipėrisė tek mbretėria serbe trajtohet si njė nga tradhtitė mė tė mėdha qė i ėshtė bėrė ndėr vite kombit shqiptar. Qė nė bangat e shkollave fėmijėve u ėshtė mėsuar se presidenti i vetėshpallur dhe mė pas mbreti i vetėshpallur, Zog, ėshtė satrap, tradhtar i interesave tė shqipėtarėve dhe diktator i popullit. Nė fakt, figura e Ahmet Zogut eshte diskutuar edhe nga historianėt e paspluralizmit, por nga disa tė tjerė ai ėshtė njohur si themeluesi i shtetit modern shqiptar. Zogu u bė i njohur edhe pėr krijimin e xhandarmėrisė, njė organ policor i cili kontrollonte rreptėsisht ruajtjen e rendit nė Shqipėri. Nė vitin 1939 Shqipėrinė e pushtuan italianėt dhe Zogu me familjen e tij e braktisi vendin. Kjo u quajt njė tjetėr akt tradhtie nga shteti shqiptar i pasluftės.
Diktatura e E. Hoxhės e ka akuzuar vazhdimisht familjen e Zogut se disponon njė pjesė tė madhe tė thesarit tė shtetit shqiptar, qė sipas disa historianėve ėshtė marrė nga Ahmet Zogu pasi ai la Shqipėrinė. Familja mbretėrore e ka hedhur poshtė pretendimin se Zogu kur la vendin ka marrė edhe thesarin e shtetit me vete. Sipas tyre, ky thesar u grabit nga pushtuesit italianė dhe nazistė. Familja e Ahmet Zogut ka qenė vazhdimisht e ndaluar tė hyjė nė Shqipėri. Me ardhjen e pluralizmit nė vend, Parlamenti vendosi tė mirėpresė kthimin e familjes Zogu nė vend dhe miratoi dhėnien e disa privilegjeve pėr anėtarėt e kėsaj familjeje, si kthimin e disa tokave dhe pajisjen me pasaporta diplomatike. Dhurimi i Shėn Naumit nuk ėshtė trajtuar shumė nga historianėt dhe akademikėt nė Shqipėri. Njė nga tė paktėt njerėz qė janė marrė me kėtė ēėshtje eshte profesor Paskal Milo, i cili flet gjerėsisht pėr kėtė nė librin e tij "Shqipėria dhe Jugosllavia", ku trajtohen marrėdhėniet shqiptaro-jugosllave nė kohėn e Ahmet Zogut.
Gazeta Shqiptare, 29 Gusht 2003
Shenim: Javen qe vjen do tu percjellim nje kendveshtrim tjeter historik mbi rolin e Mbretit Zog, qe eshte krejtesisht antagonist nga ai i historianit Milo.
|
|
|
|