Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Lavdia eshte resultat i pershtatjes se shpirtit me budallallekun kombetar.
--- Baudelaire

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 102 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Kongresi i Dytė i Napolit
Nė 29 prill 1901 me nismėn e arbėreshėve tė Italisė u zhvillua Kongresi i Dytė i Napolit, i cili nuk doli jashtė kuadrit gjuhėsor, madje diskutoi kryesisht ēėshtjen e alfabetit unik tė shqipes, duke shtruar nevojėn e njė alfabeti latin qė tė shprehte besnikėrisht tėrė tingujt e gjuhės shqipe.

Televizioni Shtetėror Shqiptar
Nė 29 prill 1960 Televizioni Shtetėror Shqiptar transmetoi programin e parė eksperimental, duke nisur kėshtu rrugėn e emisioneve televizive nė Shqipėri.

Deklaratėn mbi Lirinė e Shprehjes dhe te Informacionit
Nė 29 prill 1982 Komiteti i Ministrave tė shteteve anėtare tė Kėshillit tė Europės miratoi Deklaratėn mbi Lirinė e Shprehjes dhe te Informacionit.

Anri Ogust Barbie
Nė 29 prill 1905 lindi poeti i njohur francez Anri Ogust Barbie', i cili pati njė ndikim tė madh nė letėrsinė e vendit tė tij me veprat qė shkroi: "Jambet", "Vajet", etj. Madje prej poezive tė tij u frymėzua edhe piktori i madh Delakrua pėr tė krijuar tablonė e famshme "Liria nė barrikada".

Alfred Hiēkok
Nė 29 prill 1980 u nda nga jeta njėri nga figurat e ndritura tė kinematografisė botėrore -Alfred Hiēkok, mjeshtėr dhe novator i kinematografisė dhe i filmave artistikė nė veēanti. Nė filmat e tij tė pavdekshėm , Hiēkoku , pėrveē regjisė, realizonte edhe kolonėn zanore, edhe ngjyrat, skenografinė e skenarin, madje shpesh ishte edhe aktor. Filamt mė tė mirė tė tij janė: "Lavdia e keqe" "Psikozė", "Hija e dyshimit", etj.
Lajme :: Deklarata e Serbisė, provokim pėr Kosovėn
Postuar nga: skampa

Lajme Pėrfaqėsues tė institucioneve tė Kosovės i kanė quajtur provokime irrituese paralajmėrimet e Beogradit zyrtar pėr miratimin e njė deklarate, me tė cilėn thuhet se do tė rikonfirmohet e drejta mbi Kosovėn, tani, nė prag tė fillimit tė bisedimeve.



Provokimet e sojit tė njė deklarate pėr Kosovėn qė vijnė nga Beogradi i pamundėsojnė bisedimet pėr ēėshtje praktike qė mund tė kemi nevojė t’i zgjidhim, ēėshtje qė kanė mbetur si trashėgimi e luftės, sepse pėr to duhet vullnet reciprok - tha dje Muhamet Hamiti, zėdhėnės i Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova. Autoritetet e Beogradit kanė paralajmėruar se nė fillim tė javės sė ardhshme do tė pėrfundojė hartimi i njė projektdeklarate mbi Kosovėn, e cila do tė dalė pėr shqyrtim nė mbledhjen e parė tė Kuvendit tė Serbisė, I cili fillon punimet nė shtator. Deklarata thuhet se do tė jetė sintezė e qėndrimeve ndaj Kosovės tė partisė sė Koshtunicės, kabinetit tė kryeministrit tė Serbisė dhe e ‘Kaheve mbi Kosovėn, qė ėshtė hartuar nga kryetari i sė ashtuquajturės qendėr koordinuese pėr Kosovėn, Nebojsha Ēoviē.

Zėdhėnėsi i kryetarit Ibrahim Rugova i quan provokime irrituese paralajmėrimet pėr pėrfshirjen e Kosovės nė kushtetutėn e Serbisė, jo vetėm pėr institucionet kosovare, por edhe pėr bashkėsinė ndėrkombėtare dhe pėr dokumentet ndėrkombėtare. Ata nuk mund tė vendosin mė pėr Kosovėn. Kjo ka marrė fund njė herė e mire - shton ai. Hamiti thekson se lufta ka mbaruar, megjithėse konflikti i Kosovės me Beogradin vazhdon, siē shprehet ai, pėr njė gjė tė thjeshtė, por thelbėsore: Ne nė Kosovė duam ta sundojmė veten, tė jemi tė pavarur nė shtėpinė tonė; ata vazhdojnė tė shohin ėndrra nė pikė tė ditės pėr rikthimin e sundimit mbi ne. Mė herėt, Kosova ishte futur nė preambulėn e Unionit Serbi dhe Mali i Zi, si pjesė e kėsaj krijese tė re dhe kjo ishte pėrkrahur edhe nga BE-ja. Anėtarėt e kryesisė sė koalicionit serb ‘Kthimi’ nė Kuvendin e Kosovės gjithashtu i kanė dhėnė mbėshtetje strategjisė serbe pėr Kosovėn, nė njė takim qė zhvilluan kėtė javė nė Beograd me njėrin nga liderėt serbė, Vojisllav Koshtunica. Njė pėrkrahje tė tillė pėr ‘Kahet pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės’ ka nxituar ta japė edhe kisha ortodokse serbe nė Kosovė.

Kėshilltari i kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės, Ramush Tahiri, po ashtu thekson se politika serbe ndaj Kosovės bie nė kundėrshtim dhe me pėrpjekjet e bashkėsisė ndėrkombėtare nė Kosovėn e pasluftės. Misioni I UNMIK-ut kėtu nuk ėshtė t’i pacifizojė shqiptarėt dhe t’ia kthejė Kosovėn Serbisė. Pėrkundrazi, ėshtė ta largojė sistemin serb njėherė e pėrgjithmonė nga Kosova dhe t’i parandalojė mundėsitė qė nė Serbi tė dale ndonjė forcė hegjemone, e cila do ta torturonte prapė rajonin - vlerėson ai.

Ai vlerėson se ekziston njė tendencė e kahmotshme nė Serbi, qė tė mos pranohet realiteti i ri nė Kosovė si dhe qėllimi i intervenimit tė NATO-s nė tė, qė tė mos kuptohet se gabimi i politikės serbe solli deri te dėnimi i Serbisė dhe deri te administrimi ndėrkombėtar i Kosovės, i cili do tė krijojė parakushte qė statusi i Kosovės tė vendoset nė njė tė ardhme, kur tė krijohen rrethanat demokratike si nė Kosovė, ashtu edhe nė rrethinė. Ky status do tė zgjidhet nė bazė tė vullnetit tė shprehur lirshėm tė popullit tė Kosovės.

Njohės tė mirė tė rrethanave politike kanė theksuar gjithashtu se, nė rast se Bashkimi Evropian e toleron miratimin e Kushtetutės sė re tė Serbisė, sipas sė cilės Kosova konsiderohet si pjesė e kėsaj republike, mund tė vijė deri tė bllokada e plotė e dialogut midis Prishtinės e Beogradit, nė tė cilin ėshtė duke insistuar BE-ja, sepse pėrfaqėsuesit e shqiptarėve tė Kosovės nuk do tė rrijnė duarkryq nė kėtė rast.

Por Tahiri thotė se institucionet kosovare janė tė gatshme tė shkojnė nė bisedime pėr ēėshtje teknike tė interesit tė dyanshėm, ndėrsa beson se BE-ja do tė reagojė ndaj pėrfshirjes sė Kosovės nė preambulėn e Kushtetutės sė Serbisė. Kjo iniciativė nuk prodhon efekte sa i pėrket dialogut, pėr arsye se pala kosovare ėshtė e gatshme ta nisė dialogun dhe pala serbe do tė bllokohet nga bashkėsia ndėrkombėtare, nėse fillon tė vėrė parakushte. Po tė jetė statusi i Kosovės i paragjykuar nė Serbi, atėherė nuk ka nevojė pėr bisedime - tha tė premten Tahiri. Ai thotė se, nė lidhje me raportet e Kosovės me Serbinė, duhen ndarė dy ēėshtje: ajo e bisedimeve dhe ēėshtja e sė ardhmes sė Kosovės.

Me Serbinė mund tė bisedohet pėr ēdo gjė, por jo pėr statusin e Kosovės – thotė Tahiri, sipas tė cilit, statusi do tė ndėrtohet duke marrė parasysh rezultatet e administrimit ndėrkombėtar nė Kosovė dhe jo duke marrė pėr bazė qėndrimet serbe ndaj vendit tonė. Ndėrsa i pyetur, nėse edhe pala kosovare duhet tė arrijė njė konsencus dhe njė strategji tė pėrbashkėt, sikurse duket se po vepron pala serbe para fillimit tė bisedimeve, kėshilltari i kryeparlamentarit tė Kosovės vlerėson se kjo ėshtė e panevojshme. Politika kosovare duhet tė jetė origjinale, jo tė jetė reagim i politikės serbe - shprehet ai. Sipas tij, subjektet politike shqiptare e kanė arritur konsensusin me marrėveshjen pėr formimin e qeverisė.

Zėvendėskryeministri i Serbisė, Nebojsha Ēoviē, thotė se deklarata e kryeministrit tė Kosovės, Bajram Rexhepi, sipas sė cilės, pėrmendja e Kosovės nė kushtetutėn e re tė Serbisė ėshtė provokim i rėndė, dėshmon se disa struktura politike shqiptare nuk kanė aspak dėshirė pėr dialog. Rexhepi deklaroi ditė mė parė se paralajmėrimet, sipas tė cilave, Kosova do tė pėrmendet nė kushtetutėn e Serbisė si pjesė e saj, janė provokim i rėndė, qė do tė pamundėsojnė dialogun e Prishtinės dhe Beogradit. Nebojsha Ēoviē thotė se Kosova, sipas Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit, ėshtė pjesė e Serbisė e Malit tė Zi, duke shtuar se, po tė mos jetė ashtu, tė gjithė duhet tė na thonė se si ėshtė. Ėshtė e saktė se me Rezolutėn Kosova ėshtė protektorat ndėrkombėtar, por nuk ėshtė e saktė se Kosova ėshtė e pavarur - thekson Ēoviē.

Kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi, ėshtė shprehur se Bashkimi Evropian duhet tė ushtrojė presion dhe ta pengojė Beogradin tė pėrfshijė Kosovėn si pjesė tė saj nė Kushtetutėn e re tė Serbisė, e cila ėshtė duke u hartuar. Nė tė kundėrt, sipas tij, njė gjė e tillė do tė nxiste reagime dhe do ta bėnte edhe vetė procesin e bisedimeve tė parealizueshėm. Qeveria e Kosovės, me gjithė vėshtirėsitė, do tė vazhdojė pėrgatitjet serioze lidhur me bisedimet. Nė Kosovė tashmė ekziston njė
pajtueshmėri mė e mirė institucionale, veēmas pas deklarimit nga Kuvendi I Kosovės pro procesit tė bisedimeve pėr ēėshtje praktike me Beogradin - ėshtė shprehur kryeministri Rexhepi, dje, gjatė njė takimi qė pati me shefin e zyrės gjermane nė Prishtinė, Peter Rondorf.


Shkruar nga Faton Osmani

Gazeta Shekulli, 9 Gusht 2003





© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.