Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Zoti eshte nje sfere e pafund, qendra e te cilit eshte kudo dhe perimetri asgjekundi.
--- Pascal

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 72 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Elita :: Qazim Komani, figure e ndritur e historise kombetare
Postuar nga: Albo

Elita Shkruar nga Dr. Hakif Bajrami

Pushkė e ngritur kundėr robėrisė

Qazim Komani (1895-1948) si ushtarak profesional ėshtė komandant i Mbrojtjes Kombetare te Kosovės dhe u angazhua pėr mbrojtjen e kufijve te saj.

Qazim Komani lindi ne Gjakovė me 1895 nė njė familje, e cila gjthmonė ishte flijuar pėr Shqipėrinė etnike dhe pėr Flamurin kombėtar.
Duke i qėndruar besnik atij parimi, duke nderuar vetėm idealin gjithėkombetar mė 1948, si i burgosur politik nė Sremaska-Mitrovicė, do t’i deklarojė Rrustem Statovcit: “gjithmonė kam qenė i gatshėm tė japė jetėn pėr dy parime tė shenjta – pėr ēlirimin e Kosovės dhe per Mėmėn Shqipėri”.

I edukuar nė njė familje tė urtė dhe bujare, Qazim Komani me propozimin e prindėrve (babait Mehmetit dhe nėnės Rukie – nga dera e fisme e Junikut) do ta marrė rrugen e ushtarakut profesional.
Prindėrit ia kishin imponuar atė rrugė te shkollimit sipas inciativės sė patriotit Haxhi Zeka.
“Vatanit i duhen oficerė tė shkolluar dhe te guximshėm. Kujtoi se djemtė qė kanė shėndet, pamje dhe shtat kreshnik, meritojnė tė bėhen oficerė”, i pat kėshilluar Bajram Curri.
Kėto tė dhėna na i ka dhėnė patrioti Ramiz Binishi me 1975, i cili kishte qenė njėherish jo vetėm pjesėmarrės nė shumė ngjarje me karakter gjithėkombėtar, por njėherit sė bashku me Ibrahim Gjakovėn, Bajram Currin, Bedri Pejanin, Hysni Currin e tė tjerė ua kishin dhėnė kahun jetėsor shumė tė rinjve shqiptarė.

Qazimi, si djalosh plot fuqi, me njė inteligjencė te pashoqe, si nxėnės i shkėlqyer do tė orientohet nė akademinė ushtarake.
Aty do tė tregohet mė i miri prej tė gjithėve ne klasėn e tij:

-Sė kėndejmi, njė djalosh plot shėndet, i pajisur me kulturė evropiane, si njohės i shkėlqyer i gjuhėve dhe i literaturės mbi strategjinė e artit ushtarak, gjithnjė e me vėmendshėm dėshmohej nė profesionin e oficerit energjik dhe parimor.
Pėr shkak te vetėmohimit dhe kryerjes sė detyrave me pėrpikėri, Qazim Komani do tė bėhet nė moshė shumė tė re major, nenkolonel dhe kolonel i Ushtrisė Shqiptare.
Nė kėtė gradė do tė emėrohet Komandant i Mbrojtjes Kombėtare tė kufirit tė sektorit tė Kosovėes ne vijėn: Bihor-burimi i Llapit-Pėrpellac (K. 1181-Bijanovc) nė tetor 1943.
Qazim Komani, ne sajė tė aftėsive profesionale, Qendrėn e Komandės sė Mbrojtjes Kombėtare tė Sektorit tė Kosovės do ta vendosė nė Prizren.

"E kam zbatuar Deklaratėn e Qeverisė, sepse ishte me pėrmbajtje dhe kėrkesa patriotike", do tė deklarojė Qazim Komani ne Tiranė me 1945 para hetuesisė.
"Unė nė punėn time shpirtėrisht kam urrejtur ēdo okupator, prandaj dhe atė jugosllav. Pėr mua si ushtarak nuk kishte asnjė arsye tė mos zbatojė kėtė deklaratė gjithėkombėtare, ne tė cilėn theksohet:
-Duke u nisur nga fakti se fisi arbėror i bashkuar pėr tė parėn herė...
-Duke parė njė pjesė tė popullit shqiptar nė anarki mendore dhe morale...
-Duke parė nevojėn e pajtimit tė mendimeve tė ndryshme qė pėrcajnė sot popullin pėr tė qenė gati tė mbrojė Atdheun me armė...
-Duke qenė tė bindur ne detyrėn e shenjtė pėr tė luftuar pėr liri – vendosėm tė lidhim BESA-BESE qė tė rrojmė tė lirė dhe tė bashkuar, a tė vdesim”.

Me kėto parime Qazim Komani do tė pranojė (sė bashku me Fuad Osmanin – kolonel) pėr tė shėrbyer dhe drejtuar forcat e Mbrojtjes Kombėtare tė Sektorit tė Kosovės duke mbrojtur me nder kufirin gjithėnjė tė rrezikuar prej forcave ēetnike, prej Bihorit e deri ne Pėrpellac-Merdar-Prapashticė drejt Preshevės.

Kodeksi i sjelljes se forcave te armatosura shqiptare

Pėr ta mbrojtur kufirin si kėrkonte thirrja e njė ushtaraku patriot, Qazim Komani, ne cilėsinė e komandantit te Mbrojtjes Kombėtare tė Kosovės, do ta parashtrojė njė kodeks sjelljesh pėr forcat e armatosura kreshnike shqiptare: “Pėr me i riorganizuar fuqitė ushtarake me pėrgaditė kombin pėr sakrifica, qė do tė kėrkohen prej tij; Pėr me u ba ballė fuqinave tė armatosuna tė kombeve fqinjė nė rast se mėsyejnė kufitė tanė me qėllim pėrvetėsimi tė ndonjė pjese te tokes s’onė Arbnore; Pėr me i dhanė Qeverisė Kombėtare ndihmėn dhe pėrpjekjen t’one morale dhe materiale; Pėr me i lanė nė njė anė ēdo armiqėsi dhe marrje gjaku gjer nė mbarimin e luftės”.

Keshtu Mbrojtja Kombetare e Sektorit te Kosoves del se ishte e pėrgatitur politikisht dhe shpirtėrisht pėr mbrojtje tė atdheut, fakt ky qė u dėshmua edhe pas nėntorit te vitit 1944, nė luftėn e Shaban Polluzhės dhe Mulla Idriz Gjilanit me shokė.
Forcat e Mbrojtjes Kombėtare tė Kosovės numėronin 3000 veta tė sistemuar nė dy regjimente, gjithnjė nė kuadėr te Ushtrisė shqipatre. Rregjimenti i parė kisht qendrėn ne Pejė (Prenk Pervizi, Ahmet Sati dhe Masar Kryeziu).
Me rregjimentin e katėrt me qendėr ne Prishtinė (deri ne qeshor) dhe pastaj me qendėr nė Gjilan (deri nė nėntor 1944) komandonte Fuat Osman Xhaferi (1895-1946, i pushkatuar nė Prizren). Si oficer ndihmės kishte: Sait Bashėn dhe Isa Kokolarin. Tė gjithė kėtyre ushtarakėve tė devotshėm shqiptarė u vinin pėr krah edhe: Sulejman Mala, Gjon Kot Martini, Ibrahim Kelmendi, Shefqet Shkupi dhe pastaj Mulla Idriz Gjilani dhe Shaban Polluzha me shokė, gjithnjė tė ushėhequr me pėrpikėri profesionale nga koloneli Qazim Komani.

Duke i mbeutr besnik “Besa-Besės”, Qazim Komani do tė vendosė qė me tė gjitha mjetet, nė nėntor tė vitit 1944, ta mbroje Kosoven nga depėrtimi i forcave ēetniko-komuniste.
Lidhur me kėtė detyrė tė shenjtė nuk do tė luhatet kurrė.
Qazim Komani, nė sajė tė vlerėsimit qė kishte bėrė, kishte vendosur qė tė gjitha forcat shqiptare tė koncentrohen nė Drenicė. Pas njė kohe do tė thirret nė Tiranė dhe atje ēuditersiht do tė arrestohet. Pas marrjes nė pyetje, pėrkundėr reagimit intern por edhe kėrcėnues tė udhėheqėsit mė tė lartė tė Kosovės Fadil Hoxha, qė Qazim Komani tė mbetet nė Tiranė (“sepse ai atje nuk do tė mund tė dėnohej nė asnjė mėnyrė”, dhe po tė mretėronte drejtėsia nuk mund tė dėnohej as nė Kosovė) komunistet e Enver Hoxhės do t’ia dorėzojnė xhelatit Sapsoje Gjakoviq, i cili do t’ia organizojė njė proces gjyqsor.
Nė atė proces patrioti Qazim Komani do tė akuzohet pse ka organizuar mbrojtjen e trojeve te Rrozhajes, Bihorit, Plavės, Gucisė, Llapit, Gjilanit – tėrė Kosovės.

Qazim Komani, do tė akuzohet pse nė fshatin Rogove nė prill 1944 kishte organizuar themelimin e Ushtrisė Shqiptare me emrin “Kreshnik”, ku pėrfshiheshin tė rinjtė prej 20 deri ne 35 vjeē, dhe njėsitė me emrin “Vullnetar” ku pėrfshiheshin personat prej 35 deri nė 70 vjeē.
Kėshtu, nė bazė te aktakuzės, qė bazohej ne parimet ēetnike, Gjykata e Prizrenit do ta dėnojė Qazim Komanin me 15.05.1946 me denimin me te rėndė - me vdekje. Por, nė sajė tė provave qė posedonte Gjyqi, nė sajė tė interesimit te shumė antifashistėve perėndimorė, me tė cilėt ishte shkolluar ne akademitė mė tė larta ushtarake, Qazim Komanit do t’i “falet” jeta dhe dėnimi do t’i shnderrohet nė njėzet vjet burg tė rėndė.

Si u mbrojt patrioti Qazim Komani para gjyqit?

Qazim Komanin dhe Fuad Osmanin, komunistet (ēetniket ne fakt) nė gjyq nuk iu lejuan tė kenė avokatė. Kėta dy ushtarakė shqiptarė ishin mbrojtur vetė.

Nė gjyq Qazim Komani do tė tregohet se nuk mbrohej me asnje fjalė, por padinė e kishte kthyer nė njė akuzė tė rėndė kundėr njė ideologjie, e cila hiqej se ėshtė pėr drejtėsi sociale dhe barazi kombėtare. Por, nė esencė pushteti komunisto-ēetnik nė Kosovė me tė gjitha mjetet maskohej pas disa frazave dhe demaskohej me terrorin e eger dhe violencėn qė pėrdorte ndaj kundėrshtarėve ideologjikė.
I edukuar qė ta thotė gjithnjė tė vėrtetėn Qazim Komani do tė deklarojė: “Me kapitullimin e Italise, Komiteti Ekzekutiv i Tiranes, mbasi likuidoi Qeverinė fashiste shqiptare, thirri Asamblenė Kombėtare tė pėrfaqėsuesve te Shqipėrisė sė Vjetėr e tė Kosovės dhe mandej mė nė fund kjo Asamble dekalroi tė rrezuar sundimin grabitės tė fashizmit, shpalli indipendencen e Shqipėrisė, ktheu nė fuqi Statutin themeltar si dhe tė gjitha ligjet shtetėrore qė ekzistonin para 7 prillit 1939. Nė bazė tė Statutit (Kushtetutės) pushteti sovran, Asambleja ia besoi Kėshillit te Nalte te Regjencės. Ndėrsa Regjenca e shpalli formimin e Qeverisė sė re kombetare”. Qeveria, thote Qazim Komani para gjyqit, bashkė me shumė masa tė tjera me karakter internacional, duke patur parasysh okupimin ushtarak gjerman tė Shqipėrisė e tė Kosovės, u orientua qė popullin shqiptar ta shpėtojė prej njė katastrofe tė pushtuesit, ku do ta pėsonte sidomos Kosova.
Tė autorizuara prej Asamblesė tė gjitha dikasteret e Qeverisė i moren ne shėrbim nėpunėsit e shtetit, kėshtu qė Komanda e Mbrojtjes Kombėtare, do t’i thėrras tė gjithė oficerėt dhe nenoficerėt qe ndodheshin nė zyra, por edhe tė gjithė ata oficerė qe gjatė okupimit nuk kishin marrė detyra (1939-1943), ose ata qė kishin qenė nė burgje dhe internim, siē ishte rasti me kolonelin Qazim Komani.

“Detyra e Komandės sė Mbrojtjes Kombėtare tė Sektorit tė Kosovės ka qenė pėr t’i mbrojtur kufijtė e Kosovės, duke mos patur asnjė preferencė tė ndonjė parite tė atėershme, duke i konsideruar kėto si rryma tė brendshme tė popujve. Prandaj, detyra e sektorit ėshtė kryer me sukses, sepse prej anės sonė nuk ėshtė provokuar asnjė incident. Pėrkundrazi, gjermanėt duke pasur SIMPATI TE MEDHA NDAJ QEVERISE SE NEDIQIT, kishin filluar sidomos nė janar te vitit 1944 pėr tė shfaqur DYSHIME me tendencė te sektorit tė Kosovės.

Sektori Kosva ka mbrojtur vijėn qė e konsideronim te demarkacionit, sepse ne okupatorin nuk e kemi pranuar kurrė. Prova me eklatante qė Forcat e beogradit (Nediqit) dhe ato gjermane bashkėpunoni ėshtė rasti i mėsyerjes sė tyre nė ballin e Kolashinit me qėllim qė tė depėrtojnė nė tėrė Kosovėn”.

Pėr atė qėllim gjermano-serb Sektori Kosova kishte marre dhe dokumente autograf tė pararojės sė fuqisė sė Nediqit. Lidhur me kėtė Qazim Komani menjėherė kishte lajmėruar Komanden e Mbrojtjes Kombėtare tė Zonės, mbi makinacionet gjermano-nediqiane, qė synon dalėngadalė tė shtrijnė sundimin e Nediqit nė tėrė Kosovėn, nė dėm tė shqiptarėve. Pa pritur zhvillimet diplomatike mes Tiranės dhe Komandės gjermane, Qazim Komani me shpejtėsi i kishte koncentruar forcat e Rakoshit, Skėnderajt, Runikut, Istogut dhe disa ēeta na vija mė lindore e tokave shqiptare, duke i dhėnė urdhėr Komandės sė Operacionit pėr ta permbysur fuqinė “nediqiste”- ēetnike pėrtej vijės sė demarkacionit, duke ēliruar atė pjesė tė tokės shqiptare dhe duke siguruar atė nga sulmet e tjera eventuale. Kėshtu, do te deklarojė Qazim Komani para gjyqit komunisto-ēetnik nė kushtet e diktaturės ushtarake, prej sė cilės tė gjithė shqiptarėt duhej tė shfaroseshin.

Mbrojtja e kufirit ishte detyre e shenjte.

Si nėpunės dhe oficer i Shqipėrisė, do tė shkruajė ne ankesėn e tij Qazim Komani, isha i detyruar pėr tė shėrbyer atje ku e kėrkonte Atdheu dhe kombi im.
Fati mė solli nė Kosovė, pėr tė shėrbyer mender.
Nga ky fakt, Gjykata Popullore e Tiranės( eshte fjala per gjyqet e pasluftes te llojit stalinist...shenimi im..brari) , as mua e as tė tjerėt, nuk i gjykoi, sepse detyra e ushtarakėve kėrkonte tė mbrohen interesat e larta tė kombit.
Me tė gjithė popujt jam sjellė njerėzisht, pa dallim race dhe feje, per ēka jam i lumtur, sepse gjate procesit gjyqėsor tė montuar nuk u paraqit askush pėr tė mė ngarkuar, kishte konkulduar Qazim Komani.
Mjerisht ajo gjykate nuk pershkohet me drejtėsinė qė ngėrthen nė gjiun e vet populli.
Ajo Gjykate e Qarkut ne Prizren, thotė mė tej Komani, mė ka cilėsuar si shėrbėtor tė okupatorit, si gjermanofil. Nė lidhje me kėtė, kėto fjalė gjykata jonė shqiptare nuk i ka pėrdorur. Prandaj, po pėrsėris, thotė Komani, se po tė kisha shėrbyer nė interes tė okupatorit, gjykata shqiptare, si e vetmja kompetente per t’i gjykuar bijtė e vet, pėr tė tilla akuza nuk do tė mė falte kurrė.

Qazim Komani, siē del nga dokumentet qe jane ruajtur, do tė dėnohet me vdekje, vetėm pse ishte shqiptar, prej njė regjimi qė kishte ndėrruar vetėm emrin por jo edhe metodat krimiale, pėr t’i shfarosur shqiptarėt. Qazim Komani do tė ankohet ndaj dėnimit bestial dhe nė mungesė tė fakteve, instanca mė e lartė gjyqėsore, do t’ia zbresė dėnimin me burgim 20 vjeēar.
Qazim Komani do tė vendoset ne burgun famkeq te Sremska-Mitrovicės, ku po dergjeshin edhe Shaqir Curri, Kolė Margjini, Rrustem Statovci e tė tjerė.

I sėmurė rėndė nga torturat, pėr herė tė fundit Qazim Komani do t’i nėnshtrohet njė kontrolli tė vonuar prej mjekėve dr.Ridelli(gjerman), dr. Franci(zviceran), dr. Llangi(holandez) – tė gjithė pėrfaqėsues tė Kryqit tė Kuq.
Kėta mjekė humanistė do tė konstatojnė diagnozėn e sėmundjes sė Qazim Komanit. Ajo sėmundje ishte robėria e kombit tė tij. Qazim Komani do tė ndėrroje jetė me 1948, nga torturat, nė duar tė patriotit Rrustem Statovci me fjalėt e fundit: “Ah sa shumė burra i ka humbe Shqipnia qe katėr vjet...”

Edhe nė burg, nė prani tė dėnuarv politikė, ku ishte edhe Nojenbaheri, Qazim Komani haptazi theksonte me njė kushtrim tė burrit tė pamposhtur:

“O Kosovė, o tokė bekue,
Gjithė pėr ty gjaku m’gufon,
S’ka shqyptar kush TY t’harron”.

Qazim Komani, qė u flijua pėr Kosovėn dhe Shqipėrinė etnike mbeti pushkė e ngritur kundėr robėrisė. Me rastin e njeqindvjetorit te lindjes, vepra e tij atdhetare nė ruajtjen e kufijve etnikė, nė ruajtjen e trojeve stėrgjyshore, mbetet shkolle e kujtesės, nderit dhe patriotizmit.
Sė kėndejmi, prpozoi publikisht qė Dogana e pare e Republikes se Kosovės ta mbajė emrin e patriotit Qazim Komani.



Shkėputur nga arshiva e Televizionit Shqiptar

Rubrika “Kujtesė”

Pėrkujtohet Patrioti Qazim Komani, Komandant i “Mbrojtjes Kombėtare tė Kosovės”

Tetor 1943 – Nentor 1944

Qazim Komani lindi ne Gjakovė nė 17 janar 1895 ne njė familje e cila gjithnjė ishte flijuar pėr Shqipėrinė etnike dhe per Flamurin kombėtar.

Duke i qėndruar besnik atij parimi dhe duke nderuar idealin gjithėkombėtar nė 1948, si i burgosur politik nė burgun e Sremska Mitrovicės te Serbisė do t’i deklarojė patriotit Rustem Statovci: “Gjithmonė kam qenė i gatshėm tė jap jetėn pėr dy parime tė shenjta – pėr ēlirimin e Kosovės dhe pėr mėmėn Shqipėri”.

Ne moshėn 17-vjeēare u bashkua e luftoi me ēetat malėsore tė Bajram Currit dhe me formimin e shtetit shqiptar iu dha bursa pėr studime nė kolegjin Italo-Shqiptar te “San Demetrio Corona” tė cilin e mbaroi nė gusht 1918 dhe mbas kėsaj kreu studimet e larta pėr oficer kėmbėsorie.
Nė shkurt tė 1922 u emėrua toger dhe 2 muaj mė vonė pėr merita te posaēme gradohet kapiten.
Pėr aftėsi dhe pėrkushtim nė detyrė do tė bėhet qė nė moshė tė re major, nėnkolonel, kolonel.
Ne 1920 mori pjesė nė forcat mbrojtėse tė Kongresit tė Lushnjės.
Nga 1925 deri 1928 punoi si mėsues nė Normalen e Elbasanit.
Nga 1928 deri 1939 ishte oficer karriere me detyra tė rėndėsishme nė ushtrinė shqiptare ku u dallua pėr frymė tė lartė patriotike dhe krenarie kombėtare.
Me pushtimin e Shqipėrisė nga Italia fashiste u burgos pėr disa muaj e nė vazhdim u internua nė Itali pėr dy vjet mbasi nuk pranoi tė bėjė betimin dhe tė shėrbejė nė ushtrinė italiane.
Me kthimin nga internimi qėndroi pa punė gjate gjithė viteve tė pushtimit italian.

Tetori i 1943 kolonel Qazim Komanin e gjeti nė Kosovė, ku kishte pranuar detyrėn Komandant i “Mbrojtjes Kombėtare tė Kosovės” me komandė ne Prizren.
Detyra e “Mbrojtjes Kombėtare te Kosovės” ishte qė me forcat e saj tė organizuara si ushtri e rregull shqiptare dhe me oficerė krejtėsisht shqiptarė tė mbrojė territorin e Kosovės duke mbrojtur kufijtė prej forcave ēetnike prej Bihorit-Plaves-Gucisė e deri nė Pėrpallac-Merdan-Prapshticė drejt Preshevės.
Duke mbetur besnik i “Besa-Beses” Qazim Komani do tė vendosė qė me tė gjitha mjetet dhe forcat njerėzore nė Nentor 1944 ta mbrojė Kosovėn nga depėrtimi i forcave ēetniko-komuniste.
Lidhur me kėtä detyrė tė shenjtė nuk do tė luhatet kurrė. Nė bazė tė vlerėsimit qė kishte bėrė, kishte vendosur qė forcat shqiptare tė pėrqėndroheshin nė Drenicė. Pas njė kohe thirret nga komanda eprore nė Tiranė dhe atje mbas disa ditėsh arrestohet nga komunistėt e ne 1945 nxirret nė gjyqin special.

Ne 1945 dėrgohet ne Jugosllavi sipas kėrkesės jugosllave.

Komunistėt e Enver Hoxhės do t’ia dorėzojne patriotin Qazim Komani xhelatit Spasoje Gjakoviē i cili do t’ia organizojė njė proces gjyqėsor nė Prizren.
Nė kėtė gjyq cetniko-stalinist do te akuzohet pse ka organizuar mbrojtjen e trojeve te Rozhajės, Bihorit, Plavės, Gucisė, Llapit, Gjilanit – tėrė Kosovės.
Do tė akuzohet gjithshtu pse nė fshatin Rogovė ne Prill 1944 kishte organizuar themelimin e Ushtrisė shqiptare me emrin “Kreshnik” ku pėrfshiheshin te rinjtė prej 20 deri ne 35 vjeē dhe njėsitė me emrin “Vullnetar” ku pėrfshiheshin personat prej 35 deri ne 70 vjeē.

Gjykata e Prizrenit ne 15.05.1946 e dėnoi me vdekje, dėnim i cili u shndėrrua nė 20 vjet burg tė rėndė, nė sajė tė interesit te disa personaliteteve antifashiste perėndimore me tė cilėt ishte shkolluar ne Evropė.

Kosova do t’i jetė mirėnjohėse birit tė saj Qazim Komani, mjafton tė pėrmendet trimėria dhe aftėsia e ketij patrioti i cili nė krye tė forcave shqiptare, theu pėr turp nė njė front prej disa dhjetėra kilometrash nė frontin e Kolashinit, ushtrinė e Beogradit (Nediēit) prej disa divizionesh dhe e smbrapsi atė. Kjo qe njė fitore e armėve shqiptare, njė disfatė e Ushtrisė Jugosllave dhe Kosova shpėtoi ndoshta nga shfarosja e plotė.

Qazim Komani haptazi ne burgun e Sremcka-Mitrovices theksonte me njė kushtrim burri tė pamposhtur:

O Kosovė, o tokė bekue
Gjithė pėr ty gjaku m’gufon
S’ka shqyptar kush TY t’harron.


Ai vdiq nė gusht 1950, varri tij nuk dihet.

Nė letrėn e tij tė fundit qė i drejtonte nga burgu gruas sė tij besnike mes tė tjerash shkruante:

“...Une jam nė spital ka tre muaj dhe pėrveē fatkeqėsive ēdo dite mė asht mė keq. Ndonjė lajm katastrofik pėr mua mos tė tė kapi nė befasi, sepse pėr ju ka kohė qė nuk jam.

Nuk tė kam lėnė as pasuri, as borxh.

Te jeni nė mėshirėn e Zotit

I yti...

Zoti pati mėshirė pėr atė familje, por jo regjimi i Enver Hoxhės i cili kėtij patrioti ia nxorri gruan me 6 fėmijė tė vegjėl nė rrugė tė madhe. Pėr ta do tė vazhdonte dėnimi jugosllav, por tashmė nė shtetin shqiptar.


Ishte i njėjti fat si pėr qindra e mijėra familje tė tjera shqiptare.

Me dekretin nr. 547 date 3.VI.1993, presidenti Sali Berisha dekoroi Qazim Komanin me urdhėrin “Pėr veprimtari Patriotike tė Klasit tė I-re” me motivacion: “Udhėheqės, organizator i penės dhe pushkės pėr realizimin e programit tė Komitetit Kombėtar tė Mbrojtjes sė Kosovės.


* Familja e mirenjohur atdhetare Komani e Gjakoves thirret ne Popull dhe Komoni por eshte e njeta Familje..


Shkrimi eshte marre nga Gazeta Rilindja


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.