Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Njeriu s`ka miq. Ka lumturine e vet ne vend te tyre.
--- Naploeon Bonapart

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 104 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Kongresi i Dytė i Napolit
Nė 29 prill 1901 me nismėn e arbėreshėve tė Italisė u zhvillua Kongresi i Dytė i Napolit, i cili nuk doli jashtė kuadrit gjuhėsor, madje diskutoi kryesisht ēėshtjen e alfabetit unik tė shqipes, duke shtruar nevojėn e njė alfabeti latin qė tė shprehte besnikėrisht tėrė tingujt e gjuhės shqipe.

Televizioni Shtetėror Shqiptar
Nė 29 prill 1960 Televizioni Shtetėror Shqiptar transmetoi programin e parė eksperimental, duke nisur kėshtu rrugėn e emisioneve televizive nė Shqipėri.

Deklaratėn mbi Lirinė e Shprehjes dhe te Informacionit
Nė 29 prill 1982 Komiteti i Ministrave tė shteteve anėtare tė Kėshillit tė Europės miratoi Deklaratėn mbi Lirinė e Shprehjes dhe te Informacionit.

Anri Ogust Barbie
Nė 29 prill 1905 lindi poeti i njohur francez Anri Ogust Barbie', i cili pati njė ndikim tė madh nė letėrsinė e vendit tė tij me veprat qė shkroi: "Jambet", "Vajet", etj. Madje prej poezive tė tij u frymėzua edhe piktori i madh Delakrua pėr tė krijuar tablonė e famshme "Liria nė barrikada".

Alfred Hiēkok
Nė 29 prill 1980 u nda nga jeta njėri nga figurat e ndritura tė kinematografisė botėrore -Alfred Hiēkok, mjeshtėr dhe novator i kinematografisė dhe i filmave artistikė nė veēanti. Nė filmat e tij tė pavdekshėm , Hiēkoku , pėrveē regjisė, realizonte edhe kolonėn zanore, edhe ngjyrat, skenografinė e skenarin, madje shpesh ishte edhe aktor. Filamt mė tė mirė tė tij janė: "Lavdia e keqe" "Psikozė", "Hija e dyshimit", etj.
Letersi :: Lasgush Poradeci rrefen...
Postuar nga: Albo

Letersi Ne ditet tona, Poradeci ka permasat e nje poeti kombetar. Por, pervec kesaj, ai ka qene edhe publicist dhe perkthyes i njohur. I lindur ne Pogradec ne 22 dhjetor te vitit 1899, ai mori atje per here te pare edhe arsimin fillor. Shkollen e mesme e kreu ne Manastir dhe ne Athine, ndersa te larten ne Rumani ne Akademine e Arteve te Bukura ne Bukuresht.

Krahas kesaj, ndoqi me bursen e Nolit edhe filologjine romane dhe ate gjermane ne Universitetin e Gracit ne Austri. Me 1934 erdhi ne Atdhe, ku filloi pune si mesues ne Liceun e Korces. Pak me vone erdhi ne Tirane, ndersa pas vitit 1944, ka punuar ne Institutin e Shkencave dhe ne Shtepine Botuese "Naim Frasheri", ku u mor me perkthime, derisa doli ne pension. Krijimtarine e ka nisur qe ne vitin 1915, me vjershat e tij te para. Pas lufte, botoi vjersha dhe ndermori perkthime cilesore nga Hajne, Mickievici, Breht dhe Pushkini.... Nga veprat e tij, jane me te njohurat "Vallja e yjeve" (1933), "Ylli i zemres" (1937). Vdiq ne vitin 1987. Shume vite me vone do te merrte "Penen e Arte" dhe nje nderim te madh nga bashkekohesit, teper indiferente ndaj tij ne te gjalle. Ky grup lirikash nga Lasgush Poradeci, sjell nje grimce te veprimtarise se tij, aq te respektuar ne Shqiperi.

Syt' e tu vetetimtaret

Syt' e tu, vetetimtaret, i mbulon pluhur i zi.

Syt' e tu vetetimtaret ndezin yj mi vala detesh.

Me veshtrim te perenduar, kaq hirplote ti me mbetesh

Si t'i fshen qipall' e rende te pacmuarat stoli.

Kur i pash' oh! ne nat' helmi, hen' e large-ish derdhur n'ar.

Kur i pashe ne nat'helmi, ar i derdhur m'u be zija:

M'u be gas ndaj ferfellonte vgjeri-i shent' hijen e tija:

Mi shtrat flete sapo shtruar...na shij qjelli zilitar...

Syt'e tu-enigm' e kohes; syt'e tu-cudi pa cmim;

Syt'e tu-ckelqim gazmuar i sketerres dhembshurishte.

Kish durim yll'i zhuritur , yll me zjarr durimi kishte,

Qe krijoj kaq drite djelli, qe mbaroj kaq desherim.

Syt'e tu, vetetimtaret, sillen qark gjeratorisht.

Syt'e tu vetetimtaret enderojne-aq te qetuar.

Ndaj shtron hijen vgjeri-i shente kur i putha-i llaftaruar,

Syt'e tu vetetimtaret buzeqeshne dhemshurisht.

Dora jote ledhatarja

Dora jote ledhatarja, esht-e zbete si qiri.

Dora jote ledhatarja leshon driten e debores.

Kur t'a ndjeu magjine-e paster qe te shtrydheshe prej dores,

Shpirti im i frymezuar regetiu ne llaftari.

Se me lende magjistare u pat bere tul'i saj;

Tul'i saj u pat gatuar me vaj ere-e brume dylli;

I tha hena pak te ndezur, pluhur t'arte-i fali ylli,

E keshtu m'u duk hirplote-haj! o dor'e vashes, haj!

Ne veshtrim te dores s'ate c'pat, o! balli qe m'u vdar?

C'pat qepall'e perlotur q'i ra pika tatepjete?-

Dor'e bryllt'e vashes s'ime, dor'e paqme, dor'e e zbete,

Vetetiu me prush magjije e me beri mendimtar.

Dora jote qe me dhimset, dora jote qe me cik;

Dora jote qe me shtrihet siper temblave gjumshe;

Dora jote: zemra jote qe t'u nda me pese fashe...

Dh'u be dore te me ndali ndaj dyshoj se mos ik.

Pamja (kenge)

Sot u pame-e sot u ndame

Dhe nuk thame njeze fjale;

Kur u ndame vame'e qame,

Qame shpejt ca lot me vale.

Edhe shpejt kur me te dale,

Vame-u pame-e shume thame,

Thame fjale, fjale, fjale,

Pastaj kurre me s'u ndame.

Nuk u ndame-e vete thame:

C'keto fjale? C'keto lote?

C'ky vajtim q'u vrame-e rame

Shkrumb e pluhur nen bote?

Ah kur rame, kur u dhembme,

Ndritej dhembja drite-e arte...

Kur u dhembme, kur u shembme,

Shkrepej yll ne gjell te larte...

Yll e drite bukurija,

Qiell i larte perendija,

C'vjen e shkon e vjen si hija,

Plas e s'plas kjo dashurija.

Flaka

E rishmi jeta

M'u trend mi koke,

Dh'u shemba dhe mbeta

Si shkemb per-toke.

Si shkemb i rrexuar

Ne vrull shtergate,

Pa ndrynj ner duar

Kaq mall qe vate.

Kaq krejt, o jete,

M'u dhemb kujtimi

Dh'u ngrita perpjete

Si ngrihet mendimi;

Mendim i qetuar,

Kujtim i trazuar,

Nje flak'e harbuar,

Nje vash'e pushtuar,

Nje zjarr i shkrumbuar,

Plot iskra pa shuar.

Plot vrer kjo jeta

M'u trend mi koke,

Dh'u shemba dhe mbeta

Permbys per-toke.

Permbys shoh shkrumbin-

Ca iskra pa shuar,

Ca yj qe s'humbin

Nga jet'e mbaruar.

Permbys, o jete,

M'i fal stolite:

Kujtim te qete,

Plot zjarr, plot drite.

Dhe rish rrexohem,

Si plumb rendohem,

Si shkrumb shkrumbohem,

Ne varr varrohem.

Nga varr'i natuar

Del flake-e harbuar,

Ndrit vash'e kulluar

Ne flake e pushtuar.

Kujtimi

Edhe ne mungove,

Edhe ne ndryshove,

Edhe ne dredhove,

Ne me gjarperove:

Kujt j-a dhe mungimin?

Kujt j-a dhe ndryshimin?

Kujt j-a dhe dredhimin?

Kuja gjarperimin?

Mungime-e ndryshime,

Ndryshime-e dredhime,

Dh'ato gjarperime-

Hon per zemren t'ime.

Zemr'e mall i pare,

Zemerez-e vrare

Kujton dyke qare,

Pushton me llaftare

Lulen e pavdare,

trupin e pangare.

Pa ri pshoj qetuar

Dyke enderruar

Ndaj po puth ner duar-

Si ndaj koh'e shkuar-

Fort i desheruar,

Fort i dhemshuruar,

Fort i lumteruar

Ballin drite-gruar,

Syrin qjell-kulluar,

Gjirin-vajzeruar,

Trupin-qumeshtuar.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.