|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Hakmarrja gezon vetem shpirtkeqinjte.
--- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 115 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
| |
|
Ndahet nga jeta (21.07.2003) studiuesi dhe shkrimtari i njohur shqiptar Dhimiter Shuteriqi. Shkrimtari vdiq nė moshėn 88-vjeēare pas atakut tė tretė nė zemėr. Dhimtėr Shuteriqi, i cili i kushtoi jetėn letėrsisė, do tė kujtohet nė sajė tė shumė veprave qė rradhiten krahas atyre tė autorėve mė tė mirė tė letrave shqipe.
Shprehim ngushellimet tona per humbjen e shkrimtarit - Stafi @Albasoul
Dhimiter Shuteriqi lindi ne Elbasan, ne vitin 1915. Ka filluar te shkruaje qe para clirimit. Ne 1935 botoi vellimin e tij te pare me vjersha "Kanget e rinise se pare" dhe me 1936 "Kange". Ka shkruar romane, tregime e novela : "Fyelli i Marsiasit" (1963) , "Tregime te zgjerdhura" (1972), "Nje mal me kenge" (1975), "Kur rendte hena neper re" (1982), "Vershimet e vjeshtes" (1984) etj. Eshte marre gjere me historine e letersise shqiptare dhe me hulumtime letrare e historiko-kulturore e gjuhesore, nder te cilat sipkatin: "Shkrimet shqipe ne vitete 1332-1850" (1976), "Autore dhe tekste" (1977), "Mbi Barletin dhe shkrime te tjera" (1979) etj. Per shume vjet radhazi ai ka qene edhe kryetar i Lidhjes se SHkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise.
Frag. nga vellimi "Nje mal me kenge", 1975)
Nena
Nenen e kishte kapitur gjumi asaj pasdreke maji, qe solli vapen e pare. Ajo kishte rene mbi divan dhe kishte mbeshtetur koken ne nje jastek roze. Kishte zgjidhur shamine e kokes, gje qe s'e kishte zakon, dhe floket e bardhe, permbi sfondin e jastekut, i dukeshin te nje bukurie te vecante. Ajo kishte ne fytyre nje qetesi te plote. Drita e pake, qe hynte prej grilave te mbyllura, e linte dhomen ne nje muzg te lehte, neper te cilin shuheshin rrudhat e fytyres se nenes, dhe fytyra e saj, me ate qetesi dhe me ate ngjyren e trandafilte qe reflektonte permbi kellefin e jastekut, me kuroren e argjendte te flokeve te perhapur, ishte e nje bukurie qe te birin e mahnitit, kur u fut ne dhome te merrte dicka...
|
|
|
|