|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Te duash burrin tend, eshte si te paguash nje furnitor. Por te duash te dashurin eshte sikur t`u japesh te varferve.
--- Paul Jean Toulet
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 94 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
| |
|
Shkrimtari i njohur i letersise per femije, Odhise Grillo ne gjendje kritike per jeten ne nje spital te Nju Jorkut. Prej tre ditesh ai ndodhet ne koma. Rrefimi i te birit, Kostandin Grillo dhe infarkti qe ka shtruar ne spital te shoqen e shkrimtarit. Deklarimi i mjekeve amerikane: ka vdekur klinikisht
Anduela NIKA
Zemra e "magjistarit" te penes, thuresit te qindra endrrave feminore eshte i vetmi organ qe rreh ne trupin e shkrimtarit Odhise Grillo. Prej me shume se 10 ditesh ai ndodhet ne gjendje te rende shendetesore ne nje spital te Nju-Jorkut (Shtetet e Bashkuara te Amerikes), ku kishte shkuar per te kaluar nje periudhe te shkurter pushimi, prane vajzes se tij. Lajmin e bere te ditur nga zyra per shtyp e Shtepise botuese "Toena" ne Tirane, ku Grillo punon si redaktor i letersise per femije, e ka konfirmuar dhe i biri. "Sapo fola me njerin prej mjekeve dhe me njoftuan qe babai eshte shume rende. Zemra eshte i vetmi organ qe jeton. Nuk di c'te them, ai eshte ne koma", thote per "Korrieri", Kostandin Grillo. Megjithe nderhyrjen e menjehershme dhe kujdesin e mjekeve amerikane ne nje prej spitaleve me te njohura te Nju Jorkut, gjendja e tij vazhdon te jete shume kritike, si rrjedhoje e nje hemoragjie cerebrale te perseritur. Prane tij ndodhet e shoqja, e cila tre dite me pare nga shoku i "vdekjes klinike" te Grillos ka pesuar nje atak ne zemer. Ajo ndodhet e shtruar ne nje nga pavionet e spitalit, ne te cilin ndodhet dhe bashkeshorti i saj. Shkrimtari Odhise Grillo ne mars te ketij viti mbushi 71 vjec. Ai eshte nje nga shkrimtaret me te dashur per femije, ndersa numeron mbi 120 tituj librash ne te gjitha gjinite e letersise per femije. Grillo, i cili mban titujt "Profesor" dhe "Mjeshter i Madh" ka punuar si redaktor ne revisten "Hosteni", ne Shtepine Qendrore te Krijimtarise Popullore, shtepine botuese "Naim Frasher" dhe se fundi si redaktor i letersise per femije ne Shtepine botuese "Toena".
|
|
|
|